Zjarri në Mitologjinë Shqiptare


Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kish një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur të tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet kundruar si roja … Vazhdoni leximin e Zjarri në Mitologjinë Shqiptare

Gishtoja në Mitologjinë Shqiptare


Figurë e përrallave. Gishtoja apo Gjishtoja është i njohur në shumë vende të Europës: në Francë quhet “Le Petit Poucet”, në Rusi “Malciks Palcik”, në Greqi “Revithi”, në Rumani “Neginice”, ndër gjermanë “Daumling” etj. Edhe pse kudo është i vogël sa një gisht, veprimet e tij ndryshojnë nga përrallat e njërit vend në ato të … Vazhdoni leximin e Gishtoja në Mitologjinë Shqiptare

Bariu i Shenjtë në Mitologjinë Shqiptare


Ky është emri poullor i Shën Martinit , mbrojtësit të ujqërve dhe njëherazi të bagëtisë. Në mendësinë popullore shqiptare ai ushqente një nderim të vecantë, sepse për të ndizeshin qirinj në të kremte me karakter fisnor. Bariu i Shenjtë ka disa ngjashmëri me Panin, hyun-bari me brirë dhe me këmbë cjapi, por ka edhe veçoritë e tij, … Vazhdoni leximin e Bariu i Shenjtë në Mitologjinë Shqiptare

Xhindët në Mitologjinë Shqiptare


Ashtu si Djalli, Xhindet kanë hyrë në demonologjinë shqiptare nga sfera e demonologjisë së feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame, duke zëvendësuar figura më të hershme të mitologjisë primitive. Xhindet e betytnisë popullore shqiptare gjenden natën gjithkund, jashtë në kopësht, apo në nevojtore. Vendet ku u pëlqen të mblidhen janë cipat e rrëkeve, aty ku … Vazhdoni leximin e Xhindët në Mitologjinë Shqiptare

Shtojzovallet në Mitologjinë Shqiptare


Figura të njohura të përrallave të Shqipërisë së veriut, që përfytyrohen si vajza shumë të bukura e me fuqi mbinatyrshme që duan këngë e valle. Vendbanimi i tyre i parapëlqyer ishin bjeshkët dhe pyjet e dendura, ku ato e shkonin kohën duke kënduar e vallëzuar. Quhen edhe Shtozorreshta, Shtozote. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe … Vazhdoni leximin e Shtojzovallet në Mitologjinë Shqiptare

Dhevështruesi në Mitologjinë Shqiptare


Figurë e mitologjisë popullore shqiptare, qëparaqitet në trajtë antropomorfe. Në Mirditë besojnë se netëve të pranverës ai i vë veshin dheut, për të përgjuar në mos vjen njeri për së largu, apo për të dëgjuar zhaurimën e ujrave të nëndheshëm. Del gjithnjë kaluar në vithe të Dhamsutës, pelës së pagojë që kalon male e dete … Vazhdoni leximin e Dhevështruesi në Mitologjinë Shqiptare

Bajlozi në Mitologjinë Shqiptare


Bajlozi apo balozi, figurë e rapsodive popullore shqiptare; përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti dhe bënte të këqija. Fillimisht fjala ka patur kuptimin e ambasadorit. Ngandonjëherë ngatërrohet me Arapin a Harapin. Si Bajlozi, ashtu edhe Arapi simbolizojnë stuhitë, natyrore a shoqërore qofshin. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më … Vazhdoni leximin e Bajlozi në Mitologjinë Shqiptare