Bleta në Mitologjinë Shqiptare


Sipas besimeve popullore, Bleta dikur ka qenë njeri; për këtë thuhet vdiq e jo ngordhi. Ajo nuk nëmet, sepse është mëkat i madh të nëmësh Bletën. Përpara se t’i merrnin mjaltin, njerëzit laheshin, pse besonin se në të kundërtën Bleta nuk do të jepte më mjaltë, madje dhe se mund të “vdiste”.

Nopca e lidh këtë nderim për Bletën me mitraizmin, por do të ishte më afër mendsh ta shpjegonim me traditat e lashta vendase, që mbase na kthejnë te Melisa e lashtësisë, te nimfa e shndërruar në bletë, pra te stërgjyshja e të gjitha bletëve dhe nëna e Dyrrahut.

Quhet edhe mblet/ë-a, gjet/ë-a, mjacëzë , mjaltëz, fryma e shenjtë, mizë, mizë mjalti, mizare, punëtoret. Del edhe në toponimi: Guri i Bletës (Kryezi-Pukë), Shteku i Bjetës (Apripë e Gurit-Pukë), Lugu i Bjetës (Skavinë-Pukë), bleta e Marcolit (Kroni i Madh-Shllak), Curri i Bletës (Benë-Shllak), Rrethi i Bletës (Vukël) etj.

Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Një mendim mbi “Bleta në Mitologjinë Shqiptare

  1. astrit thotë:

    aty ku nuk jeton me bleta nuk jeton me as njeriu. sepse ne qofse nuk do kemi me blet. nuk do kemi me fruta perime lulet sepse te gjitha kto i nmpolizon bleta..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s