DY TRASTAT
Prometeu , kur krijoi njerëzit, vari dy trasta në qafën e cdonjërit. Njëra trastë ishte e mbushur me defekte të njerëzve të tjerë, dhe trasta tjetër ishte e mbushur me defektet e atij që mbante trastën e parë. Trasta me defektet e huaja ishte përpara, dhe tjetra ishte pas. Dhe kjo është arsyeja se përse njerëzit shikojnë defektet e të tjerëve nga larg, ndërsa të tyret as që i kuptojnë.
MAJMUNI DHE PESHKATARËT
Një majmun, i ulur në një pemë të lartë, vëzhgonte disa peshkatarë që hidhnin në lum rrjetat e tyre, dhe ndiqte lëvizjet që ata bënin. Kur ata tërhoqën rrjetat dhe ikën pak më tutje për të ngrënë, majmuni zbriti nga pema , dhe po përpiqej të bënte dhe ai të njëjtat lëvizje, pasi sic dihet majmuni është një kafshë imituese. Por kur preku rrjetën, ngeci në të dhe i tha vetes:
‘’Mirë të më bëhet. Meqënëse nuk mësova të peshkoj, përse përpiqem të bëj peshkatarin?’’
GAFORRJA DHE E JËMA
Gaforres e jëma i thonte të mos ectë diagonalisht dhe të mos kruante brinjët e saj në shkëmbin e lagur. Dhe ajo ju përgjigj:
‘’mama, ti që po më mëson, ec drejt dhe unë duke të të parë mund të kem mirësinë për të bërë të njëjtën gjë’’.
NJERIU DHE DHELPRA
Një njeri kishte shumë inat një dhelpër, pasi ajo i bënte dëm, dhe një herë që e kapi me presh në dorë, donte ta ndëshkonte shumë rëndë. Kështu i lidhi të bishti i saj një top leckash të vajisur dhe i vuri zjarr. Por një perëndi e dërgoi dhelprën drejt livadheve të njeriut që i vuri zjarr. Gjithcka u dogj. ishte koha e korrjes dhe i zoti i livadheve vraonte pas dhelprës duke qarë sepse nuk i kishte mbetur asgjë më për të korrur.
I PËRMBYTURI
Një Athinas i pasur po udhëtonte së bashku me të tjerë në një anije. Por, papritmas filloi një stuhi e madhe dhe dhe anija u përmbys. Të gjithë të tjerët filluan të notojnë që të shpëtohen, por Athinasi i pasur i lutej Perëndeshës Athina dhe i premtonte gjëra të pafund, nëse do ta shpëtonte. Dhe një nga të përmbyturit e tjerë, që notonte afër tij, i tha: ‘’E aftë Perëndesha Athina, por luaj edhe ti duart e tua’’.
Pra, duhet edhe ne , përvec se ti lutemi Zotit për ndihmë, të bëjmë edhe dicka për veten . Më e duhura do të ishte të gjenim mbështetjen e Zotit , mbi përpjekjen tonë, dhe jo duke lënë pas dore veten , dhe duke pritur si lypsarë të na shpëtojë ai.
ASTRONOMI
Një astronom e kishte zakon të dilte natën jashtë dhe të vëzhgonte yjet. Dikur, duke ecur në periferi të qytetit , me mendjen e tij në qiell, i hutuar ra në një pus. Qante dhe thërriste, dhe një kalimtar, duke dëgjuar dëshpërimin e tij i shkoi afër, dhe pasi mësoi se cfarë ndodhi , i tha:
‘’ti miku im, përpiqesh të shikosh ato që janë në qiell, kur nuk arrin të shikosh as ato që janë në Tokë’’.
Ky mit i shkon për shtat njerëzve që u pëlqen të merren me cështje të mëdha, në momentin kur nuk janë të aftë as të bëjnë gjërat e zakonshme që bëjnë të tjerët.
ERA VERIORE DHE DIELLI
Era Veriore dhe Dielli po grindeshin se cili nga të dy ishte më i forti, dhe kështu vendosën se do të quhej më i forti ai i cili do të zhvishte një njeri udhëtar. I pari filloi Era Veriore dhe frynte shumë fort. Njeriu mbështillej në rrobat e tij dhe Era bëhej akoma më e furishme. Njeriu, duke parë që era dhe i ftohti sa vinte e keqësohej, veshi edhe një rrobë tjetër, derisa Era u tërhoq nga misioni i saj dhe ja dorëzoi Diellit. Dielli në fillim lëshoi një shkëlqim të mesëm dhe njeriu hoqi rrobën e tepërt që kishte vënë pak më parë. Në vijim Dielli shtoi vapën, derisa njeriu , duke mos e duruar, u zhvesh dhe vajti për të notuar në lumin që ishte aty afër.
Miti tregon se bindja shpesh herë është më efikase se imponimi
URITHI DHE E JËMA
Një urith i thonte të jëmës se shikonte. Ajo, për ta testuar, i dha një copë temjani dhe e pyeti se cfarë është.
‘’Gur’’ tha ai. Dhe e jëma e tij i tha:
‘’biri im, nuk mjafton që të mungon shikimi, por ti ke humbur edhe nuhatjen’’.
Disa njerëz që krenohen premtojnë gjëra të pamundura dhe paaftësia e tyre vërtetohet edhe në gjërat më të vogla.
UDHËTARËT DHE ARUSHA
Dy shokë po ecnin në një rrugë në pyll. Papritmas u shfaqet përpara një arushë. Njëri nga të dy arriti ti afrohej një peme dhe të ngjitej në të dhe të rrinte i fshehur. Tjetri, duke parë se kafsha do ta gllabëronte, ra në tokë dhe bënte si i vdekur. Kur arusha afroi hundën e saj për të nuhatur përreth, ai mbante frymëmarrjen, pasi thonë se kafsha nuk prek kufoma. Kur arusha u largua, shoku që ishte mbi pemë zbriti dh pyeste shokun tjetër se cfarë i tha arusha në vesh. Ai ju përgjigj:’’ më tha se tani e tutje të mos udhëtoj më me shokë që në orën e rrezikut më lënë në rrugë dhe ikin’’.
LUANI DHE MIU QË TREGOI MIRËNJOHJEN E TIJ
Ndërsa një luan po flinte, një mi filloi të ecte mbi trupin e tij. Luani u zgjua dhe e kapi dhe ishte gati ta copëtonte. Miu po i lutej që ta linte të lirë dhe nëse do ti falte jetën, ai do tja shpaguante. Luani qeshi nga këto fjalë dhe e la të lirë. Nuk kaloi shumë kohë dhe ngjarjet rodhën luanin e kapën gjahtarët dhe e lidhën në një pemë, dhe miu sapo dëgjoi rënkimin e luanit, vajti afër tij dhe me dhëmbët e tij të mprehtë preu litarit që lidhte luanin. Pasi e cliroi, i tha: ‘’ti atëherë qeshe me mua, pasi nuk prisje të shihje mirë nga unë. Por tani e di se mirënjohja ekziston edhe tek minjtë’’.
Miti na tregon se , koha është e tillë, saqë dhe të fortit mund të kenë nevojë për ndihmën e më të dobtëve.
Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Shumë interesante , sidomos ajo me astronomin .
SHUM BUKUR
interesante
shume te bukur mitet!!!! Interesante!!!!!
shume interesate dhe te bukura
t them t drejtn kto jan fabula
verrrrryyyy nicceeee
pjesa me e madhe e ketyre shkrimeve ishin fabula