Gjenerali Patton
Një nga strategët më të komplikuar e misterioz të të gjitha kohërave, George Smith Patton u lind më 11 Nëntor të vitit 1885 në San Gabriel, California. Në moshë fëminore vendosi se qëllimi i jetës së tij është që të bëhej një Hero. Për herë të parë u frymëzua për këtë gjë kur dëgjonte për trimëritë e Heronjëve të Greqisë së lashtë që ia lexonte i ati. Iliada dhe Odisia ishin të preferuarat e tij. Regjistronte pjesë të ndryshme përmendësh përpara se të mund të mbante një shpatë në dorë. U rrit në një ambient ku stërgjyshit e tij e frymëzonin për këto gjëra, pasi kishin luftuar në luftërat civile. Në vitin 1910 martohet me Beatrice Ayer, ndërsa në vitin 1912 përfaqësoi SH.B.A-n në Lojrat Olimpike në pesëgarëshen moderne (hedhje me shtizë, luftë me shpata, not, hipizëm dhe vrapim).
Nëpërmjet misioneve të ndryshme që ju ngarkuan për shkak të trimërisë së tij dhe efektivitetit të veprimit të tij, nderohej dhe ngjiste shkallët e hierarkisë së ushtrisë. Një mbështetës i tankeve, Patton pa tek to të ardhmen e luftrave moderne. Pavarësisht mosmbështetjes së Kongresit, studioi, shkruajti gjerë e gjatë dhe eksperimentoi që të rregullonte radiotelekomunikacionin midis tanqeve dhe ndihmoi në vendosjen e këndit të topave dhe armëve.
Gjatë shërbimit të tij në ushtrinë Amerikane, bindjet e tij mbetën të palëkundura, i qëndrueshëm duke iu drejtuar ushtrisë së tij thoshte : “Nuk shoh mesazhe që shkruajnë se po mbajmë vendin tonë, por që përparojmë në mënyrë të qëndrueshme”.
Fama e ardhshme e Patton si strateg, bazohet tek forca e tij në sulm. Në vitin 1916 i erdhi në ndihmë strategut Pershing kundër Pancho Villa në Meksikë. Fjalët e tij të famshme “të përgjakshme dhe tërë shpirt”, filluan në vitin 1930 në një amfiteatër që kishte ndërtuar që të përmblidhte të gjitha divizionet. Aftësia e tij që të paraqitet, të vij rrufeshëm dhe papritur në të gjithë divizionin,u bë mitike.
Njësitë e Pattoni bartnin emrin e Moralit të Lartë, për të cilën u bënë të famshme. Në Nëntor të 1942 Patton dhe burrat e tij morën pjesë në zbarkimin në Afrikën Veriore.
Pas humbjes shkatërruese për SH.B.A.-të në Kasserine Pass, Pattoni u zhvendos atje. Puna e tij e parë ishte që të risillte moralin e lartë dhe disiplinën tek ushtarët e dëshpëruar. Filloi nga poshtë, duke urdhëruar një zbatim të rreptë të rregullave ushtarake, me veshje të rregullta dhe të pastra ushtarake. Këta ushtarë tashmë përbënin shembull dhe i udhëhiqnin të tjerët në vend që ti ndiqnin.
Sipas Pattonit, një person frikacak kurrë nuk do të frymëzonte respektin. Disiplina dhe madhështia e tij “zgjuan” burrat e tij, duke fituar respektin e tyre. Vishte vazhdimisht jelekun me revolverin e tij si dhe medaljet, duke dashur që t’u tregonte ushtarëve të tij se udhëhiqeshin nga një luftëtarë. E dinte që përkushtimi ndaj një komandanti do t’i frymëzonte burrat.
Pavarësisht fitores së tij në Palermo, u gjend përballë problemeve me superiorët e tij pasi goditi një ushtarë që e konsideronte si frikacak. Por treguan mirëbesim në aftësitë e tij dhe nuk pranuan që ta hiqnin nga detyrat e tija. Një shembull i heroizmit të tij personal, ndodhi kur shpëtoi dy Francezë nga një ndërtesë që po shembej. Nuk ishte asnjëherë i gatshëm që të shtrihej mbi dafinat e tij, dëshironte që gjithmonë të shihte përpara.
I paçmueshëm në betej, por temperamenti i tij nënshtronte faj në paqe. Do t’i shkonte më për shtat luftëtarit Patton të vdiste heroikisht në luftë, por nuk qe e shkruar. Pavarësisht ekspozimit të tij të vazhdueshëm ndaj rrezikut të luftrave, u plagos në një aksident automobilistik në Dhjetor të vitit 1945 duke dhënë shpirt nga plagët e tij. Akoma edhe mbas vdekjes së tij, fama e tij vazhdoi të rritej, duke u konsideruar sot si strategu më i mirë në historinë e ushtrisë Amerikane.
Hero i vërtet është ai që lufton edhe kur është i frikësuar. Nuk e lë frikën e tij për vdekje, të ndosë nderin e tij, ndjenjën e detyrës ndaj vendit të tij dhe ndaj njerëzimit.
Gadishmëria është e nevojshme kundrejt çdo ushtari, që të qëndrojë i gjallë, fizikisht dhe moralisht. Secili në ushtri luan një rol jetësor. Secili është një hallkë e çmuar në zinxhirin e madh. Secili i shërben totalit.
Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Mua me pelqen shum ky Biograf sepse eshte nje nder me te miret ne botë…(L)…Dhe dua ti Pershendes te gjithë qe te Bashkohen me muaa Tung ju Pershendes shumm Dhe Ju Duaa shum….(D)
Mua me pelqej shum ky Biograf sepse eshte nje nder me te mirettt…(L)