Fjale te urta filozofike Shqiptare


SAMI    FRASHERI

Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate, kujdesu ta shkruash mirë,

sepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin.

 

Njeriu duhet të përpiqet të mësojë çdo gjë, jo të tregojë veten e tij.

 

Zgjuarësia është një dritë hyjnore, ndriçimi i së cilës ndrit jo vetëm sipërfaqen e

sendeve, por edhe brendinë e tyre.

 

Më i forti i njerëzve është ai që është i zoti të përmbajë vetveten

 

Ajo që qeveris botën nuk është as forca, as ligji, por është mirësjellja dhe edukata.

 

Bota është një shesh i ekspozuar shiut dhe erës; ai që në këtë shesh e ruan dritën e

përpjekjes e të kuptimit dhe nuk e shuan, është filozof i vërtetë.

 

 

S’ka njeri të pafajshëm në botë; i mëncuri  nuk i thotë djalit mos gabo, por e këshillon

të gabojë sa më pak.

 

Nuk i takon gjë dhëmbit të skiles që qëndron e mbyllur në strofkun e vet.

 

Njerëzit ndryshojnë nga njëri-tjetri nga koka, jo nga këmbët

 

Miqësia është si drita e shkrepëtimës; sa më i errët të jetë vendi, aq më shumë

ndriçon.

 

Rruga e jetës është drejtësia, mos u ndaj nga rruga për të hyrë nëpër rrugica.

 

Njeriu mentar nuk flet për veten e tij dhe për punë që i përkasin atij vetë.

 

Kush ve interesat e përgjithshme mbi të tijat, është njeri me të vërtetë.

 

Jeta e njeriut është një pe i dredhur nga lumturia dhe fatkeqësia. Po të ishte

dredhur vetëm nga fatkeqësia, do të ishte këputur shpejt, po të ishte përbërë vetëm

nga lumturia, do të ishte tepër i ashpër dhe nuk do të hynte në punë.

 

Gabimi i atij që punon me dëshirë dhe endje, është më i mirë se të qëlluarit e atij

që punon pa dashur.

 

Grada e qytetërisë dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e

tij.

 

E vërteta është një lloj ujë i nxehtë që del nga toka, i cili shkrin dëborërat dhe

akujt që ka përqark, i bën për vete dhe shtohet duke shkuar dhe sado që mund të

ngrijë duke u ftohur ajri, pa kaluar shumë kohë prapë bëhet siç ka qenë (ujë i

rrjedhshëm).

 

Gjithësecili dëshiron t’i shohë njerëzit e mëdhenj, por më mirë është të shohësh

veprat e tyre, d.m.th. të shohësh ata vetë, sepse idetë e tyre s’kuptohen nga fytyrat

e tyre, por dallohen nga veprat e tyre.

 

Kush nuk merret vesh me vëllanë, s’merret vesh fare me bashkëqytetarët e tij.

 

Njeriu të mos ketë frikë nga ligji, të ketë turp nga bota, të ketë frikë nga

ndërgjegjeja e tij.

 

Mendojmë se njeriu vdes dhe shkon, mirëpo të vdekurit janë ata që edukojnë

fëmijët tanë, që na mësojnë dituritë dhe shkencat, kur marrim në dorë një libër

dhe e lexojmë në vetmi në një çip dhe, sipas rastit, ata na bëjnë të qeshim apo të

qajmë.

 

Ai që pranon këshilla, është më i madh se ai që jep, sepse, sa lehtë është të japësh

këshilla. aq rë-ndë është t’i pranosh.

 

Dyshimi është gur argjendari i së vërtetës, kush dyshon në marrëdhëniet e

përditshme, s’gabon asnjëherë, kush dyshon në veprimet e veta, bëhet filozof.

 

Një kokërr gruri nuk e mbush dot hambarin, por ndihmon kokrrat e tjera që e kanë

mbushur.

 

Ai që i përgjigjet me ligësi mirësisë sate, bëhet mjet për të bërë të njohur mirësinë

tënde dhe ligësinë e vet.

 

Forca e mendimit hy në punë më shumë se tehu i shpatës; prandaj ruaje atë dhe

mbaje gati për ta përdorur në kohën e duhur.

 

Shkalla e parë e marrëzisë është të kujtosh se je i mençur.

 

Njeriu ka nevojë për arsim ashtu si bima për ujë. Ashtu sikundër që thahet pema

kur është e njomë, po nuk u vadit, edhe njeriu thahet shpirtërisht po nuk u edukua

qysh në fëmijëri (vogëli), sepse nuk i mbetet gjë për t’i shërbyer njerëzimit.

 

Njeriu nuk është i përjetshëm, le të përpiqet të jetë e pavdekshme ajo që do të

thotë dhe ajo që do të bëjë.

 

Gjërat që numërohen të shenjta, si mendja, njohuria dhe dituria, nga shkaku i

lakmisë për famë e madhështi, s’mund t’u qëndrojnë disa dëshirave të kota,

ndërsa dashuria mund çdo gjë. Dashuria duron varfërinë, nevojën, urinë,

mundimin, poshtërimin — çdo gjë. Dashuria e ndryshon skëterën në parajsë. Në

qoftë se kërkohet një shenjë e botës shpirtërore në botën lëndore, ajo shenjë është

dashuria.

 

Fjalët dhe punët e njerëzve të mëdhenj nuk janë sipas vendit e kohës së tyre, ata

mund t’i përshtaten çdo kohe dhe çdo vendi.

 

Kush bazohet në forcën, bie për tokë po sa të thyhet forca, por ai që bazohet në

drejtësinë, është i mbështetur në një godinë të fortë që nuk shembet kurrë.

 

 

Mendja e një kombi është arsimi, zemra e tij — morali i përgjithshëm.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

154 mendime mbi “Fjale te urta filozofike Shqiptare

  1. valon zymeri thotë:

    mir gjithher te besh krahasime sepse kur ben krahasimim me te kaluarene e keqe dhe me te ardhmen e mir sepse mendon se kemi arritur shum she puna dhe interesimi per te punuar bije me te madhe .

  2. ardian thotë:

    i madh ka qen Naimi por te mdhej jan edhe njerzit qe ndimojn per tju treguar te tjerve.keshtu qe bravo per te gjitha.respekt ardi…

  3. Pr. thotë:

    Të gjithë jemi te çmendur, e vetëm ai që dinë ta kontrooloj çmendurinë e tij është i mençur!

    By:Bradhi

  4. kjf thotë:

    Po te iu permbanim ketyre maksimave te medha dhe shume domethenese te teoricienteve te njohur me siguri se jeta do te na shkonte me mbare por ja qe e tere bota eshte materializuar dhe realiteti po flet ndryshe nga ne e per kete me se miri tregon edhe kjo thenje e ketij djaloshi Bardhi i cili ia ka qelluar me kete spostimin qe ka bere lidhur me natyren e njerezve te cilet sillen dhe veprojne si te qmendur.

    Shuki

  5. vigan thotë:

    sikur vijat ne dor qe jan aq personale dallojn jan te drejta apo te lakuar ashtu edhe jeta i ka udhet mendo mir se kah duhet te shkosh

  6. E.D. thotë:

    te mendosh nga duhet te shkosh eshte gjeja me e thjeshte… mjafton te shikosh ke ke lene pas!!!
    ata qe udheheqin lindin te tille te tjeret duhet te rrijne ne rresht!
    jeta eshte me e eger se kaq! duhet te mundesh te gjith ata qe lindin per te udhehequr si te keqinje, dhe te vazhdosh te rrish ne rresht. dhe nuk duhet as te merzitesh!

  7. E.D. thotë:

    i dini formulat mbi teorite e ndryshme.
    eshte per te qeshur:
    1
    lumturia=__________
    dituri

    ka kuptim dhe eshte e vertet. do te thote qe lumturia eshte ne perpjestim te zhdrejte me diturine!

    ja dhe nje tjeter:
    jeta= llogjik + emocion
    ndoshta jane te thella per ju pilivesa!
    mendjemadhesia kontrollohet nese jeton jeten tende dhe jo te te tjereve!
    ju q.rr.g. teorive. ju jeni te humbur po u moret me teori, ju siguroj!

  8. zaza thotë:

    mendoj se keto thenje jane fantastike fare dhe mendoj se ju qe i kritikoni as nuk keni ide se qfare po mundohet te thote ai atje

  9. AGRONI thotë:

    shum mir
    NAIMI KQ QEN DHE DO TE MBETET NJE LEGJEND PER GJITHE NE; NGA NJE HER DHE NJERZIT E VEGJEL FLASIN FJAL TE MDHAJA MIRPO SDIN NE CILIN VEND TI SHPREHIN

  10. orges ,g. thotë:

    nese don me korre 1 vjet mbjelle miser e grure,nese don me korr 100 vjet mbjell arsim e kulture. date 28 prill 2009. eshte plagjiat i thenjes kineze ; nese doni investime te shpejta investoni ne oriz,nese doni investime te qendrueshme investoni ne drunje,.nese doni investime afatgjate investoni ne arsim .

  11. bardha thotë:

    jon tamon per me i vedisu te rrinjët tan spse mendoj shumica nga ata se jan en rrug te mir ama gabim e kan me keqardhje :S:S

  12. krenarja thotë:

    sa te mira qenkan keto ffjale per te gjith popullin qe te kuptoj sa me mir sepse vetem ather do jete nje bote shum e mir

  13. Selami thotë:

    keto fjal, filozofi ose thenje, jane me te vertet me vend edhe ashtu jane me te vertet po sa ju permbahemi ketyre teorive shtrohet pyetja? Nejse mos t’behem edhe une filozof. Supper eshte ky Website veq po i mungon Chati. Rrespekt per t’gjith qe keni shkruar.

  14. ardit tidra cepele thotë:

    jetojme mes enderrash mbyllim syte dhe na duket sikur jemi zgjuar!! aa\h sikur te ishte vertet keshtu … sdo kishim nevoj per te enderuar

  15. Aida thotë:

    Jeni te mrekullueshem,shembull per njerezimin e meritoni kartonin e kuq te gjith ju qe u munduat per neve.Munges integrimi ketu qesht me kryesorja nuk paska.Njeshe fare qenkenit.Pergezime

  16. elma thotë:

    te gjith vrapojn pas pasuris e nuk e din qe pasuria jan ata vet.po tju thoshte dikush ju jap milionat e botes me jep njerin krah ose syt apo njeren kemb jam e sigurt qe ato sdo ti ndrronit me asnje flori ne bot sa do qe te ket vler aj flori

  17. elma thotë:

    disa kan merzi te lexojn libra dhe preferojn te rrijn me njerz te rrugeve.por per mua libri asht shoki im i vetum i cili kurr nuk me genjen,nuk me le vetem,i cili me ngushllon qdo her,i cili me jep dituri dhe fitoj dituri prej tij,i cili asnjeher nuk meqon ne rrug te gabuar,nuk kerkon asgje prej meje por vetem me jep,i cili me tregon qka ndodh rreth botes dhe i cili nuk me hidhrohet e as nuk pret falje prej meje,i cili me pret qdo her edhe kur une vonohem shum …

  18. besa thotë:

    ja pra ka shum njerz qe dijn te vlersojn por edhe te bejn shum dhe nuk esht i menqur vetem ai qe thot nje fjal te mir por i menqur esht edhe ai qe din ta vlersoj at fjal te mir apo at veper te mir.
    FALEMINDERIT shumë per keto thenie sepse ver8 te ndihmojn te kthjellesh mendjen.

  19. klaudio gramsh lushnje thotë:

    dashuria nuk blihet por fitohet dhe duhet te jesh i zoti ta mbash ne vend te sigurt…

  20. njomza thotë:

    shumë fjalë të mençura,me të vërtetë ne kemi nevojë ndonjëherë më shumë për t’u bërë ballë më shumë problemeve që na rrethojnë në jetën e përditshme dhe që ndonjëherë apo çdoherë janë më të vlefshme se një mik që mundohet të të ndihmojë,kështu që i kisha sygjeruer të gjithë të rinjët dhe moshatarët e mi të lexojnë më shumë këso lloj veprash që i kanë krijuar njerëzit më të mençur,jam shumë e lumtur që mësova dhe se do tl më duhen më shumë për jetën që do ta bëj…

  21. sose thotë:

    pasuria nuk esht gjithqka…….zoti esht ai qe ti dhuron te hjitha…….gjdo gje fshin koha por jo edhe kujtimet…dy gjera nuk harrohen kurr ne jet jan,,emira dhe ekeqja,,,gjdo minut neket jet qe nuk shijohet esht pendes per ne,,,te varfrit nuk duhet mi perbuz por me ju dhan forc me jetu,,,nje gabim mund te shkakton dhembje te perjetshme,,,faji ihap rrugen se keqes,,,jeto qe te jetosh edhe ateher kur nuk jeton,,,,askund nuk ka jet nese ska dashuri,,,merzia esht me erand se vdekja,,,duhet ta falesh dikend qe zoti te fal ty,,,morali esht gjeja epar qe lypset ne jet,,,te shkruara vet nga sosa

  22. sose thotë:

    asgje ne jet nuk esht eperjetshme por eperkoshme,,,,,,gjdo gje qe kalon nuk mund te harrohet,,,loti esht shpres,,,,,me krenari nuk fiton asgje por humb gjithqka,,,,koha isheron disa plag por ishton edhe disa te tjera,,,njeriu duhet me luftu per te arritur diqka ne jet sepse,,jeta esht luft,,,,,,,pritja egjat ta helmon shpirtin,,,edhe te verbrit eshohin driten jo me sy por me zemer,,,,paraja nuk te ben te lumtur as nuk mund ti ngjall te vdekuritnjerun nuk mund ta njohesh per nje or,,,,aj qe eharron zotin nuk itakon kesaj bote as botes tjeter,,,,nuk jam liber as gazet nuk jam thenje epa vertet nuk jam storje emerzitshme nuk jam ngjarje ebefasishme,nuk jam dikush qe nuk jam,,sflas per diqka qe nuk kam,nuk ekam trunin emashtust,nuk jam simbol ideshtusitnuk jam ajo qe jep premtime,por asnjeher nuk thej betime nese doni me dit per mu gjitha kto nga zemra ime ikam shkru perchendetje per gjith ata qe ilexojn me vemendje dhe dashuri shkrimet emia

  23. Musli-Halitaj thotë:

    ,,Ah ksaj jete nuk i dihet eshte si terr fundi si shihet”
    ,, Pasurija me e madhe e njeriutt eshte Dituriaa”
    ;;Mendjemadhsia eshte krenariaa e njerzve te dobet” THENJE TE BUKURA FILOZOFIKEE QENKAN

    PERSHENDETJEE T’GJITHVE

  24. nita thotë:

    shum shum thenje te mira me te vertet konplimente.i lexov te gjitha dhe me lan shum pershtypje sidomos kjo thenje”Çdo ditë e jetës sate është një faqe e biografisë sate,kujdesu ta shkruash mirësepse një faqe e keqe ndyn gjithë librin” ju pershendes perzemersisht, NITA

  25. nita thotë:

    pershendetje te gjitheve.kam deshir qe te shprehni opinionin tuaj lidhur me kete pytje.Si mendoni, a eshte jeta e drejte e njeriut apo detyr?pres opinionin tuaj klm nga Nita…

  26. erigona syla thotë:

    krejt i keni bo mir por do jon palidhje i lumt atij qe i ka ba qato fjal te urta se pato nuk kisha dit sen veq dashta me than se edhe ne ekonomi edhe ne bashkjetes edhe ne infrastuktur poashtu edhe ne arsim te ket fjal te urta lidhur me to

  27. nesaa thotë:

    shum shum miir knaqesi asht per ata qe nuk i dien keto thenja hala mesojn shum nga keto like shum mit mekan pelqy shummmm…………

  28. Bimi thotë:

    Shum Mir Shum Knaqesi Që Kemi Sadopak Nje Dijeni DHe Mesojm Me sHUM SsE sI Ta Kalojm Jetten Dhe si Ta kAlojn Brezat e ri Jeten E Tyre

  29. burimi thotë:

    ne nje fabrike ne nje qytet te kosoves ne te cilen punohet ne tre ndrrime ndodhi nje replik kunder fjaleve te Naim frasherit “pune, pune nate e dite qe te shohim pakez drite” me keto fjale shefi donte qe ti motivonte puntoret e ndrrimit te nates per te punuar .” o Naim o i shkrete ti ende se ke provu ndrrimin e trete” u pergjigj njeri nga puntoret ne forme shakaje , eshte veq nje vic(barsolet).Ne cdo penges gjate jetes fjalet e urta jane ato me te vertet qe me japin kurajo qe te kaloj pengesat.

  30. berta thotë:

    Them te drejten ndihem shum e lumtur qe jom kosovare ,falenderoj te gjith ata qe gjejn koh per lexim nji ashtu dhe per shkrime shum te bukura ,,,

  31. Ilyrida thotë:

    Por siç ka than njaj Avdi Pasha, “paska mbet Shqypnia m’vasha” e nuk paska Burra me e ngre at çark pushket e me i kallxu ktij gjak flliqunit se ka prap Shqyptar Shqypnia. plot zemrim e plot fymje e asnji prej nesh nuk çon doren atje ku duhet……..vlen per ata qe shiten vajzat tek sllavet …

  32. Ajlina thotë:

    Njeriu nese nuk njen per shoqeri, kenaqesi, dhimbje, gaz, shprese e as dashuri nje gje po ju’a them me ndershmeri: LERENI TE VDES !!!

  33. BY.ILFETA thotë:

    SHUME TE BUKURA KETO FJALE SA QE ME LANE SHUME MBRESA .KETO NA NEVOITEN NE.:D

  34. besim thotë:

    jan shum te bukra per ata qe i lexojn.kan ne te vertete nje peshe te madhe /kur njeriu per nje jete perbadhet me te gjitha keta.

  35. benda preshev thotë:

    te medhenj kan qen ata qe ikan thene keto fjal por te medhenj jane edhe ata qe e kuptojn domethanjen e tyree…

  36. Agnesa Rexhepi thotë:

    Theniet qe jane nga Sami Frasheri e Naim Frasheri me lene gojehapur! ka qe prej klases se pare mbaj mend thenien e pare qe ishte ketu e di permendesh dhe fare nuk e harroj!!

  37. Bel thotë:

    Samiu i ka thene keto fjal e jo Naimi!!!!
    Dhe shume prej ketyre fjaleve jan ,fjal te profetit Muhamed a.s.

  38. milazimi thotë:

    trimi e ruan familjen,miqasin,shoqrin far e fisin e vet.Kurse budallas i qet vorri bari dhe jet pa ner

  39. fitimi thotë:

    mesojeni diturin por kurr nuk do te paguheni tek Zoti per derisa nuk e zbatoni ate…………….

  40. tini thotë:

    fjalit qe ikeni konntri bu jan shumm te bukura te shum ndikojn per populaten shqipetar dhe ju baj apel te rinjeve qe ti ngjiten kesaj programi apo ktire lexime qe jan kaq te bukura ju lumt

  41. Dafina thotë:

    M’pelqejne shum kto thenine dhe me te vertete jane te drejta por besoj se disat veq i lexojn e asnjeher nuk mundohen ti zbatojn 😉

  42. Sadiku thotë:

    Me te vertet per te dhene nje Koment ne Kete rast eshte shume e veshtir,sepe ktu kemi te bejm me nje njeri shume te madhe,komenti im do ishte ky,sikur Kurani qe eshte per Musliman,ashtu edhe Sami frasheri eshte per ne,me veprat e tija te medha,te jetojm pa menduar per pasuri Sepse pasurija shkon dhe vjen,Kurse mendja nje here iken dhe nuk kthehet,

  43. toni thotë:

    Nuk u tha kot . vdiq naimi. Vdiq naimi moj e mjera shqiperi. Te gjith vdesin si perfundim por ai eshte trazhgimlensi dituris se shqiperis

  44. toni thotë:

    Nese i jepni nje te varferi 1kg peshk
    ather i keni siguruar atij nje oft
    Por nese e mesoni ate se si te peshkoj
    ather i keni siguruar atij ushqimin e perjetshem

  45. I.S.Larti thotë:

    Fjalët dhe shprehjet e “urta”, janë me vlerë për ata që i lexojnë dhe reagojnë për të përmirësuar vijën e sjelljes, në marrdhënie me vet-veten dhe me të tjerët..! I.S.Larti, 31.12.2015

  46. Genta thotë:

    Fjalet e urta jan gjithmon te bukura dhe shum domethenese! Ne momente te veshtira mund te ndihmojn per te qartesuar idet! Sepse e kan bazen nga nje jet e shkuar reale po ti studiosh mir! Shqiperia ka kultur te bukur, jemi popull mikprites qe veshtir e gjen ne shtetet e tjera! 😊

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s