Bariu i Shenjtë në Mitologjinë Shqiptare


Ky është emri poullor i Shën Martinit , mbrojtësit të ujqërve dhe njëherazi të bagëtisë. Në mendësinë popullore shqiptare ai ushqente një nderim të vecantë, sepse për të ndizeshin qirinj në të kremte me karakter fisnor. Bariu i Shenjtë ka disa ngjashmëri me Panin, hyun-bari me brirë dhe me këmbë cjapi, por ka edhe veçoritë e tij, të cilat i gjejmë vetëm tek shqiptarët. Sipas besimeve popullore ai është hyu  maleve e pyjeve, gjegjësi mashkullor i Zanës. Përfytyrohet si një njeri vigan që banon i vetëm në pyje. Ai është zotërues i ujqërve, të cilët i ushqen, i drejton, por edhe i dënon. Kur do t’i ushqejë, shenjti u hedh ca kokrra misterioze jeshile, me madhësinë e frutit të dëllenjës , ose i urdhëron që të venë të hanë aksh bagëti të aksh malësori. Por po deshi, ai ua “lidh” gojën e ndonjëherë, edhe i ndëshkon për prapësitë që bëjnë. Njihet edhe me emrat Bariu Hyjnor, Shën Marti, Shmarti, Shmartuku, Hazreti apo Hazëri (a Hezri), Njeriu i Mirë, Njeriu i Shenjtë apo Njeriu Jeshil.

Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

2 mendime mbi “Bariu i Shenjtë në Mitologjinë Shqiptare

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s