Sokrati dhe metoda e tij dialektike


Sokrati me personalitetin e tij  të vecantë dhe stilin e tij krejtësisht të ri do të përbëjë një stacion shumë të rëndësishëm në historinë e Filozofisë. Mendimi Sokratian është një nga nga fazat kryesore të filozofisë botërore. Me filozofinë e Sokratit  hapet një cikël i ri dhe mbyllet një tjetër. Për këtë asye filozofia greke ndahet në Presokratiane dhe Postsokratiane. Filozofia Presokratiane përbën një fazë ndërmjetëse që lejon kalimin nga mendimi mitik në atë racional, atë që quajmë filozofi. Sokrati u përgjigj me përpikshmëri të madhe  kërkesave të  drejtimit njerëzor të cilin kishte marrë  shkenca greke, duke zhvendosur qëndrën e  interesimit të saj, nga njohuria e natyrës  tek  njeriu dhe aktivitetet brendësore të tij , ndërsa njëkohësisht  humbte karakterin teorik të saj, duke marrë kryesisht rëndësi praktike. Me Sokratin kemi një  fillim të ri të Filozofisë. Pra kemi të bëjmë më filozofin e parë, me kuptimin e sotëm të fjalës, me kuptimin e kërkuesit.

U lind në Athinë (469 – 399 para erës sonë), në një kohë ku kombi grek pasi kishte kaluar nëpërmes  betejave të mëdha të brendshme dhe të jashtme, kishte humbur besimin tek traditat dhe kërkonte përgjigjje mbi pyetjet e jetës së përditshme, ndërsa dekadenca e qytetërimit të lashtë grek kishte filluar të dukej. Revolucioni Filozofik i Sokratit lind si një nevojë ndërgjegjësimi etik, në momentin  ku besimi fetar dhe zakonet e vjetra ishin tronditur dhe epoka e pranimit të padyshueshëm të sistemit kishte tashmë kaluar. Sokrati u mor me  elementin i cili kishte rëndësi vendimtare  për qytetërimin e periudhës së tij: etikën, politikën, dhë rëndësinë e madhe të dijes dhe shkencës.

Ishte kundër Sofistëve që kishin vendosur njeriun dhe ambicjet e tij personale në qëndrën e aktivitetit të tyre. Sokrati kërkonte  Një të Vërtetë të vetme,  drejtësinë dhe  të vërtetën në vetvete, përtej opinioneve  personale  që  cdonjeri mund të mbështesë. Kështu, pavarësisht se merrej me të njëjtat  probleme me Sofistët, ndërsa sofistët binin në një skepticizëm  që i udhëheq në një aktivitet jorezultativ dhe akoma ofronin  argumente  për paligjshmërinë  dhe anarkinë. Sokrati me një kriter të pastër dhe të shëndoshë gjen përsëri  idetë e etikës dhe të besimit tek Arsyeja.

Dëshmitë që  kemi na japin një imazh të saktë të personalitetit të tij. Sokrati shfaqet  si një njeri i thjeshtë i popullit, i biri i statujbërësit Sofroniskut dhe mamisë  Fenareti. Fillimisht u mor  më gdhëndjen e skulpturave, duke ushtruar  profesionin e të atit. Sokrati nuk ishtë shumë i shkolluar, nuk i përkiste asnjë shkolle filozofie, dhe as ishte mbështetës i ndonjërës. Nuk kishte asnjë lloj lidhjeje me Shkollat e Mistereve të njohura të asaj periudhe. Sokrati ishte me të vërtetë  një filozof i jetës së përditshme.  Fliste në Pazar, duke mbledhur  përreth tij ajkën e të rinjëve që e respektonin si mësues i virtytit. Konsideronte si misionin e tij ti përkushtohej tërësisht  kërkimit të së Vërtetës dhe të edukojë vetveten e tij dhe bashkëqytetërët e tij drejt vetënjohjes dhe vetëkontrollit.. ‘’Njih Veteveten’’ e tij u bë  emblema e mësimdhënies së tij. Ashtu sikur na e  paraqet Platoni tek ‘’Apologjia ‘’ e tij, se për Sokratin asnjë  funksion tjetër nuk ishte më superior  se sa ai që i ishte dhënë nga Perënditë, për këtë, u përpoq ta ekzekutonte më besnikërinë më të madhe.

Vlera e madhe e Filozofisë së Sokratit gjëndet tek sfera etike e jetës. Denjësia e individit, për Sokratin , gjëndet tek dija e tij. Dija (Shkenca) është themeli i të gjitha virtyteve dhe vetënjohja është  mënyra e njohjes së të gjithave. Virtyti, për Sokratin,  është dije, dhe më saktë është dituria e të mirës. Gabimi është mungesa e dijes. Me metodën e tij dialektike  vërtetoi se jeta etike, përpjekja e pandaluar e njeriut  për përmirsimin  e tij etik, dhe se pjesmarrja e tij tek gjithcka  e mirë dhe e bukur është e vetmja mënyrë për të arritur dikush Fatmirësinë (evdemonia – demon/fat i mirë) e vazhdueshme.   Sokrati përputhi Fatmirësinë si një pasojë e nevjshme e virtytit. Njeriu  mund të arrijë dijen që udhëheq tek Fatmirësia, vetëm me Filozofinë, domethënë me testimin e vazhdueshëm  të vetvetes, të të tjerëve, ashtu si edhe  të kushteve të jetës njerëzore. Nuk theksonte asnjë virtyt tjetër si atë të  Vetëpërmbajtjes, duke e shprehur me vetë jetën  e tij. Me të drejtë konsiderohet si themeluesi i Shkencës Etike.

Metoda e mësimdhënies së Sokratit bazohej tek dialogu, shkëmbimi i reflektimeve me qëllim  për të gjetur rrugën drejt Arsyes, drejt së Vërtetës. Sokrati ishte i gatshëm të fillonte dialogun me cdonjeri që dëshironte të bisedonte me të. Paraqitej si dikush që dëshironte  të mësonte dhe  me pyetjet e duhura merrte  opinionin e bashkëbiseduesit të tij dhe në këtë mënyrë arrinte të zbulonte pikat e dobta  të tij.  Përfundimisht udhëhiqte  bashkëbiseduesin e tij të ndërgjegjësohej  mbi paditurinë e tij, hap ky që është  fillimi i cdo dijeje, ‘’një gjë di që sdi asgjë’’. Për Sokratin diferenca midis njeriut të ditur dhe atij injorant , ndodhet se i dituri  njeh mangësinë e dijes së tij dhe dëshiron të mësojë, ndërsa ai injorant  kujton se di  dhe  konsideron  vetveten  të aftë të japë opinionin e tij për gjithcka. Në vazhdim udhëhiqte  bashkëbiseduesin e tij, hap pas hapi, nëpërmes një sistemi zingjir pyetjesh-përgjigjjesh, që të mund  të zbulojë  atë që ndodhet brënda tij në një gjëndje latente.  Dialogu kishte si qëllim të heqë mantelet e paditurisë,  por ky ‘’pastrim mendor’’ nuk ishte i mundur pa një qëndrim   modestie  shpirtërore, për të braktisur  dikush bindjet e tij të rreme përpara saktësisë të së vërtetës. Këtë art të ‘’lindjes’’ së shpirtrave, Sokrati e quante obstetrikë, pasi nëpërmes kësaj  dijeje, përgaditet esenca që njeriu  fsheh brënda tij. Përgaditja me të cilën fillonte  obstetrikën, ishte ironia.

Sokrati besonte se ekzistojnë  situata ku dija, vetëm, nuk shtë e mjaftueshme për të na udhëhequr në vendimet e drejta. Në këto situate Sokrati degjonte ‘’demonin’’ që ndodhej brënda tij, një zë këshillues, që  shumicën e rasteve e frenonte. Pavarësisht  se ai edukoi  historianë, filozofë, politikanë, dhe konsideronte  se pjesmarrja e tij në këto sektorë ishte shumë larg  ambicjeve të tija  shpirtërore, dhe një gjë e tillë do ti merrte shumë kohë  nga vepra e tij. Kështu ai bëhet një udhëheqës i një aristokracie të shpirtit, dicka që i krijonte përplasje me demokratët që ishin në atë kohë  në pushtet.

Rivaliteti personal në kombinim më shtrembërimin e mësimdhënies së tij e udhëhoqën në gjyq. Ligjshmëria e tij e rreptë e bëri që të përcmojë dhe të vazhdojë jetën e tij duke kaluar nga një vendim gjyqësor i padrejtë. Mësimdhënia e tij thonte se është më mirë të të bëhen padrejtësi se sa të bësh padrejtsi ti vetë. Pavarësisht se kishte mundësinë për tu arratisur , zgjodhi vdekjen, duke pirë helmin. Kështu akrediton, si me jetën ashtu edhe me vdekjen e tij, mësimdhënien e tij etike, se përmbajtja e vërtetë e jetës  konsiston  në veprimin pozitiv, domethënë në kryerjen e pandalueshme  të veprimeve te drejta.  U dënua me vdekje por megjithatë  kjo gjë  ndihmoi jashtë mase në lavdinë e tij të madhe. Madhështia e Sokratit ndodhet  se dhe jeta dhe mësimdhënia e tij ishin e njëjta gjë.

Pavarësisht se Sokrati nuk themeloi ndonjë shkollë, filozofia e tij u zhvillua nga nxënësit e tij drejt drejtimeve të ndryshme, dhe doktrina e tij etike  ishte rrënja që  ushqeu shume sisteme filozofike të rëndësishme të historisë  së Filozofisë. Sokrati la shenjën e tij jo vetëm në filozofinë greke por edhe në të gjithë Filozofinë Perëndimore, pasi ishte ai që vuri bazën e Etikës dhe Dialektikës.

Të mos harrojmë se si Platoni, njëri nga nxënësit më të rëndësishëm të Sokratit, u influencua shumë nga mësuesi i tij, të cilin e kishte si model dhe e bëri të pavdekshëm  nëpërmes veprave të tij, duke e vënë të fliste  për një botë të tërë diturie.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

5 mendime mbi “Sokrati dhe metoda e tij dialektike

  1. Nexhat thotë:

    Është Filozof që më lënë shumë mbresa, por nuk e kam të kjartë se si kan ditur që në atë kohë të meren me studime të ndryshme të cilat edhe sotë merren si model për studime të mëtutjeshme.

  2. sokrat thotë:

    sokrati edh filozofi ma i mir ne bot per mu dhe kam nderin te mbaj emrin e tina si kujtim ju pershendes sokrati ii riiiiii…………

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s