Figurë e mitologjisë popullore shqiptare, qëparaqitet në trajtë antropomorfe. Në Mirditë besojnë se netëve të pranverës ai i vë veshin dheut, për të përgjuar në mos vjen njeri për së largu, apo për të dëgjuar zhaurimën e ujrave të nëndheshëm. Del gjithnjë kaluar në vithe të Dhamsutës, pelës së pagojë që kalon male e dete dhe shpie larg atë që do të shpëtojë nëpërmjet saj. Ata i ndjek mëzi i saj, që me hingëllimat e tij lajmëron Dragojtë për kalimin e pelës.
Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.
Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu: