Ashtu si Djalli, Xhindet kanë hyrë në demonologjinë shqiptare nga sfera e demonologjisë së feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame, duke zëvendësuar figura më të hershme të mitologjisë primitive. Xhindet e betytnisë popullore shqiptare gjenden natën gjithkund, jashtë në kopësht, apo në nevojtore. Vendet ku u pëlqen të mblidhen janë cipat e rrëkeve, aty ku derdhen cikat a gjerbat e shiut nga pullazi. Ndaj njeriu nuk duhet të ecë apo të derdhë ujët e hollë natën pa thënë destur dhe bismillah. Për po këtë arsye bënin kujdes edhe gratë që të mos hidhnin ujët e nxehtë me të cilin kishin larë kënanë e nuses, se po të digjnin ndonjë xhind, nusja do të shkallohej.
Në krahina të ndryshme besohet se zbresin netëve nëpër përrenj, duke u rënë daulleve dhe duke bërë potere të madhe. Në Korcë nuk e lënë ujin e të vdekurit vetë në zjarr, se thonë se e pinë Xhindët. Kurse në Tiranë, kur e fusin foshnjën në djep për herë të parë, nën shtroja i shtinë një gozhdë dhe një qese përplot me fara liri, që kur të vinë Xhindet për të marrë foshnjën, të harrohen dyke numëruar kokrrat e melit e të mos i bëjnë keq fëmijës. Në labëri, lehonën nuk e lënë të dalë jashtë për dyzet ditë: thonë se po të dalë përpara kësaj kohe do të shuplaket, sepse do t’i shkelë e kështu të sëmuret e të dalë mendsh.
Kur janë duke kënduar, nuk duhet të thuhet se po këndojnë Xhindet, por Shtojzovallet (Shtoj-Zot-Vallet). Edhe këta zhduken me të dëgjuar këngën e këndezit: ‘…këndoi kokoshi dhe iknë xhinërit’ [Pedersem, Maro Përhitura]. Në Veri, një njeriu të cilit i bie sëmundja e tokës, i thonë “Mos ke shkelë kund në trevezë zanash?”. Shëmbëllyeshëm, sipas besimit popullor, një njeri mund “të shuplaket po të shkelë në sofër (trevezë) të Xhindeve.
Nisur nga kjo e dhënë, ne na duket se Xhindi i besimeve popullore s’është, vec se një Zanë e rrëgjuar dhe e kontaminuar prej një prej figurave më të njohura të demonologjisë islame Xhindi (‘xhini’ në njëjës). Dhe rastet kur nën emrin e krishterë apo islam fshihen mbeturina të figurave më të lashta mitologjike nuk janë të rrallë. Thërriten edhe Mirazt (p. sh., t’shplakin t’mirazt” , Shpat-Elbasan) e Xhine.
Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.
Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Pa dashur te ngacmoj se nese nuk i sheh xhinnet se ne etimologjine arabe xhinn do te thote i padukshem, nuk do te thote se ata jane vetem bestytni por jane qenie inteligjete qe jetojne paralele me njeriun dhe njerzit duke mos i njohur mire u kane vene shume emra si elf qe ne arabisht do te thote njemije sepse jetojne deri sdisa mijera vjet ndryshe nga njerezit qe jetojne mesatarisht 60 vjec.Ata jane si njerezit meshkuj dhe femra, lindin, vdesin, udhqehen, dhe kane sistemet dhe gjuhet e njerezve dmth mund te jene musliman, kristian,budiste, komusite,shejtan etj.Ndersa largimit te tyre kur kendon gjeli eshte per shkak se afrohen engjejt dhe gjeli i sheh(engjejt). Normalisht qe nga moskomunikimi i shpeshte i dy boteve ka edhe trillime per ta.
E ku shkojn xhindet kur vijn engjejt