Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1403- 1468 )


 

Gjergj Kastrioti, Heroi Kombëtar i Shqipërise lindi në vitin 1403.  i përkiste familjes mbretërore të Kastriotëve. I ati ishte Gjon Kastrioti, udhëheqës i qyteteve më të mëdha të asaj kohe, Krujës dhe Mirditës dhe e jëma ishte Vojsava.

U mor si janicer (rob) gjatë përhapjes se perandorisë otomane, së bashku me tre vëllezërit e tij  si një garanci besnikërie dhe nënshtrimi të të atit të tij ndaj sulltanit turk. Gjergji, falë zgjuarsisë dhe trimërisë së tij, fitoi favorizimin e sulltanit. U edukua në oborrin e Muhamedit B’ , dhe u emërua si Sanxhak Bej (komandat trupash) më i ri në të gjithë ushtrinë otomane. Që nga mosha e tij fëminore , Sulltani e admironte  trimërinë e tij  por edhe karakteristika të tjera që ebënin të ngjashëm me  Aleksandrin e Madh dhe për këtë arsye i dha titullin Skënderbeu (iskender Bej), domethënë Aleksandër Beu.

Pas vdekjes së të Atit të tij, vëndlindja e tij ju dha një tjetër komandanti, dicka që e bëri Skënderbeun të zemërohej. Megjithatë mbajti inatin e tij duke pritur shansin më të mirë  për tu kthyer në atdhe. Ky shans erdhi në vitin 1443. Arrestoi sekretarin e sulltanit dhe e detyroi të shkruante  dhe të firmoste një urdhër të sulltanit  kundrejt komandantit turk të Krujës, me të cilin  ai do ti dorëzonte Skënderbeut kalanë  dhe gjithcka përreth  , dhe më pas ai do kthehej në tek sulltani. Kështu me një trupë të vogël 300 kalorësish shqiptarë besnikë dhe me urdhrin e sulltanit  takoi komandantin i cili ja dorëzoi menjëherë kalanë dhe kështu gjatë natës, luftëtarët shqiptarë vranë të gjithë ushtarët turq që ndodheshin brënda kalasë.

Kryengritja që filloi në Krujë u përhap menjëherë në të gjithë Shqipërinë, ku kudo u përzunë ushtarët turq. Vetëm në qytetet e mëdha turqit rezistuan pak më shumë. Skënderbeu  ftoi të gjithë prijësat  e forcave shqiptare dhe në një kuvend të përgjithshëm ku u zgjodh dhe si komandanti i përgjithsëm i forcavë shqiptare, dhe si rezultat i këtij kuvendi në pak ditë do të mblidheshin në Krujë 12.000 luftëtarë të armatosur dhe kështu do të fillontë ekspedita antiturke.

Fitoret filluan të kurorëzojnë ekspeditat, duke bërë turqit të mos arrijnë as të mos rezistojnë , madje në shumë  qytete turqit u dorëzuan pa luftuar. Në të gjithë Shqipërinë, Skënderbeu u bë i njohur si Cliruesi dhe flamuri i tij, Shqiponja Dykrenare  në fondin e kuq inkurajonte luftëtarët shqiptarë.

Korrikun e vitit 1443, Mbreti i Hungarisë kërkon ndihmë nga prijësi shqiptar i cili mblodhi një ushtri që përbëhej nga 15.000 luftëtarë. Vuri forcat e tij në ngushticat e Devrës, sepse besonte në një pushtim të Maqëdonisë nga turqit.  Parashikimet e tij dolën të vërteta sepse 40.000 turq nën urdhrat e Ali Pashës u shfaqën përpara ushtrisë së tij. Skënderbeu sulmoi i pari. Turqit u masakruan dhe pasi u tërhoqën, lanë pas 22.000 të vdekur. Gushtin e të njëjtit vit, Skënderbeu, komandant i 30.000 luftëtarëve filloi aleancën me Ladislavin. Despoti i Serbisë i frikësuar nga kjo ushtri e madhe nuk i lejoi të kalonin nga tokat e tij, dicka që bëri Skënderbeun të vonohej në betejën e Varnës ku ushtria kristiane ra dhe bashkë me të edhe  Mbreti Ladislav. Për tu hakmarrë për mosbesnikërinë  e despotit të Serbisë, Skënderbeu mori me luftë Serbinë Jugore  dhe pastaj u kthye në Shqipëri. Pas kësaj akoma edhe Venecia ju kthye kundër, e frikësuar për fuqinë e tij por Papa dhe mbretërit e tjerë nuk pushuan së bazuari tek ai për luftën kundër turqve.

Në vitin 1445 sulltani turk dukë parë se nuk kishte asnjë shpresë kundër tij, i propozoi një paqe dhjetëvjecare në të cilën ra dakort dhe Skënderbeu, por sulltani sapo firmosi, dërgoi forcat speciale të tij  të përbëra nga 9.000 luftëtarë. Skënderbeu e kishte parashikuar një gjë të tilë dhe kishte ngritur pritë. Ishte një masakër e vërtetë, ku ishin shumë të paktë turqit që arritën të shpëtonin nga luftëtarët  shqiptarë. Të njëjtin fat kishin edhe  trupat shumë më të mëdha që sulltani dërgoi pak më vonë. Kështu sulltani e kuptoi se nuk mund tja dalë dot mbanë dhe kështu urdhëroi Gjeneralët e tij që kishte në Maqedoni, të kufizoheshin duke siguruar pozicionet e tyre aktuale.

Ndërkaq Skënderbeu prishi marëdhëniet me Venecian, e cila kërkoi disa territore Shqiptare, dhe kështu  duke lënë pas një pjesë të vogël të ushtrisë së tij, filloi të sulmonte Venecianët, në një betejë që ushtria shqiptare fitoi. Ndërkaq, nipi i tij Hamzai, e tradhëtoi duke marrë anën e Venecianëve, që i kishin premtuar ta bënin mbretin e Krujës kur të mbaronte lufta.  Atëherë turqit u futën përsëri në Shqipërinë Lindore. Skënderbeu menjëherë la një komandat tjetër  në perëndim dhe me një ushtri  vetëm 6.000 burrash u drejtua nga Lindja.  Beteja bëri që turqit të arratiseshin për të shpëtuar jetën e tyre. Shqiptarët lanë pas 10.000 kufoma turke, dhe morën rob komandantin  dhe gjithashtu 12 prijësa të tjerë, të cilët liruan në cmimin e 25.000 dukateve. Pas kësaj beteje, Skënderbeu u kthye përsëri në luftën kundër Venecianëve, të cilët duke parë se nuk mund të rezistonin shumë akoma i kërkuan paqe. Skënderbeu pranoi  dhe Venecianët e emëruan  Qytetar i Demokracisë Veneciane dhe Kryekomandant të Shqipërisë.

Në vitin 1449 sulltani bëri një tjetër ekspeditë, me një ushtri që numëronte 150.000 ushtarë, por me strategjinë e sulmeve të vazhdueshme të Skënderbeut, akoma dhe kjo superfuqi u tërhoq. Por Sulltan Murati u rikthye një vit më pas me  160.000 burra, të cilët kishin me vete  topa dhe makineri për të prishur muret me qëllim pushtimin e Krujës së shumë dëshiruar. Të gjitha sulmet me gurëhedhset e turqve dështuan dhe i zhgënjyer Murat B’ , dërgoi ambasadorë ti kërkonin taksa nënshtrimi. Skënderbeu jo vetëm që refuzoi kategorimatikisht por, i ndoqi deri tek kampi i turqve ku dhe bëri dëme të mëdha. Të dëshpëruar tashmë, pas 5 muajsh rrethimi turqit u larguan, me Skënderbeun që i sulmonte vazhdimisht gjatë tërheqjes së tyre. Ishte një fitore e madhe që dha gëzim jo vetëm shqiptarëve por edhe të gjithë europianëve që e konsideroi këtë fitore si fitore të botës Kristiane.

Në vitin 1451 sulltan Murati ndërroi jetë dhe luftrat i vazhdoi i biri Muhamedi Pushtuesi. Filloi me Azinë e vogël dhe shumë shpejt arriti në kufinjtë Shqipëtarë. Skënderbeu me luftëtarët e tij  përballuan të gjitha sulmet e vazhdueshme. Por turqit me dinakëri, blenë komandantit  e Dibrës dhe ai la një pjesë të madhe të ushtrisë  të kalojë nga territori i tij derisa  arritën afër  ushtrisë shqiptare. Skënderbeu kërkoi duel por tradhtari nuk pranoi. Megjithatë lufta mbaroi shpejt me turqit që kishin pësuar humbje të mëdha. Me fitore të tilla të rëndësishme, Skënderbeu  i mbushi mëndjen Prijësve gjitonë që ti dërgojnë  mekanikë dhe luftëtarë.

Paratë turke nuk vonuan të blejnë dhe nipin e Skënderbeut, Hamzanë, i cili shkoi në Stamboll  dhe i kërkoi sulltanit një ushtri 50 000 burrash për të luftuar kundër atdheut të tij. Sulltani ja dha ushtrinë por ama  nën urdhrat e Isa Beut. Ushtria shqiptare që u mblodh për të përballur trupat turke ishte vetëm 11.000 luftëtarë dhe Skënderbeu vendosi  të shmangte  luftën e hapur dhe të provokonte armikun në pjesën e brendshme të kufinjve, ku dhe do ti rrethonin në vazhdim.  Ndërsa fenomenikisht filloi një betejë e hapur, Skënderbeu dha urdhër ushtrisë që të tërhiqej, të ndjekur nga hordhitë turke të cilat ranë në grackën e Shqiptarëve. Ndërsa ushtria turke festonte emërimin e Hamzait  si komandant të përgjithshëm të Shqipërisë, Skënderbeu me luftëtarët e tij, bëri një sulm   duke i zënë në befasi  dhe thuhet se atë ditë vdiqën 25.000 turq. Hamzai u kap i gjallë ndërsa Isa Beu arriti të shpëtonte fale shpejtësisë së kalit të tij. Edhe për një herë tjetër Skënderbeu u kthye fitimtar në Krujë. Duke parë dobësinë e tij, sulltani kërkoi paqe, por Skënderbeu tha se do të pranonte vetëm nëse ai do të lironte pa luftë dy qytete.

Kështu që lufta u vazhdua edhe verën e ardhshme. Turqit me një ushtri 14.000 ushtarësh arritën në kufinjtë e Shqipërisë por nuk filluan luftën, duke u munduar të merrnin një marrëveshje paqeje, dicka që Skënderbeu nuk do të pranonte kurrë derisa edhe këmba e fundit turke të largohej nga territori shqiptar. U krijua një paqe jozyrtare.  Hamzai u dërgua në Napoli ku mbahej i siguruar. Pas vdekjes se mbretit të Napolit, Hamzai do të kthehej për të organizuar një tradhëti të re kundër atdheut të tij. Dërgoi familjen e tij në Stamboll ku dhe e helmuan dhe vdiq.

Fitoret e njëpasnjëshme të Skënderbeut sollën admirimin e liderave europianë, të cilët përvec se i dhanë një ndihmë të vogël financiare nuk vajtën kurrë ta ndihmonin. Madje i kërkonin atij të vente dhe ti ndihmonte në luftën kundër turqve.

Muhamed Pushtuesi, i cili u inkurajua nga fitoret e ushtrisë së tij në tokën greke, filloi të dërgonte forca të njëpasnjëshme kundër Shqipërisë. Forca 20.000 , 30.000 dhe  50.000 ushtarësh, të cilat u mundën nga luftëtarët shqiptarë nën udhëheqjen e Skënderbeut. Kështu, pa asnjë shpresë të mbetur sulltani i ofroi Skënderbeut  kushte paqeje përsëri, nga të cilët Skënderbeu ra dakort vetëm më njërin nga ato. Në vitin 1461 Skënderbeu dhe sulltani nënshkruan një traktat paqeje, të cilin turqit do ta thyenin edhe një herë tjetër. Skënderbeu do të vazhdonte triumfin e tij ndaj turqve deri në vitin 1466, derisa sulltani nuk rezistoi më dhe vendosi të vinte ai vetë në krye të një ushtri 200.000 ushtarësh për të rrethuar Krujën. Skënderbeu ndoqi strategjikën e kaluar, doli jashtë mureve dhe bezdiste vazhdimisht ushtrinë turke me sulme të njëpasnjëshme, derisa sulltani vendosi të tërhiqej  duke lënë pas 80.000 ushtarë, me urdhrin për të vazhduar rrethimin deri ne fund. Komandanti i turqve mori një plagë vdekjeprurëse, dicka që bëri ushtarët të braktisnin rethimin.

Pas gjithë ketyre luftrave, kaq shumë fitoresh dhe triumfeve u gjend një armik që e mundi, nuk ishte gjeneral por një temperaturë e cila në moshën 65 vjecare do ti merrte jetën. Kështu Skënderbeu  vdiq në vitin 1468, pasi më parë kishte emëruar trashëgimtar djalin e tij Gjonin dhe vendin nën mbrojtjen e Venecias, të cilën konsideronte si të vetmen të aftë për ta mbrojtur derisa të rritej  i biri. Skënderbeu u varros ne Lezhë, në tempullin e Shën Ndoit. Kur Muhamedi pushtoi Shkodrën, urdhëroi të hapej varri i tij, jo për ta shkatërruar por për të shfaqur kockat e tij, në mënyrë që ti admironin njerëzit. Shumë turq e konsideronin si nder të madh të merrnin një copë nga eshtrat e Skënderbeut.

Vdekja e Skënderbeut nënkuptoi fundin e pavarësisë së Shqipërisë, që vetëm falë tij arriti të shfaqej si një shtet i bashkuar dhe i pavarur. Kruja që për shumë vite u quajt si Akropoli i Kristianizmit, rezistoi vetëm një rrethim tjetër pa Prijësin e saj.  Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Heroi Kombëtar i Shqipërisë vulosi me veprat e tij rezistencën kundër turqve pushtues  në shekullin e 15 dhe ishte një shembull për imitim për të gjithë heronjtë e mëvonshëm.

Mbeti ne histori si luftëtar, si gjeneral njeri me principe dhe me ideale. Gjergj Kastrioti ishte personaliteti më i madh politik dhe ushtarak i kohës së tij. U njoh si komandant i të gjitha fiseve Shqiptare dhe mbrojtës i Kristianizmit. Arriti të ndalonte për 25 vite me rradhë përhapjen e hordhive turke  në Ballkan pa humbur qoftë edhe një betejë. Me luftën e tij heroike arriti të fitonte admirimin e të gjithë Europës Kristiane.

Në Shqipëri, Skënderbeu është një legjendë, imazhi i vërtetë i një heroi, një gjysëmperëndie që gjithmonë ndodhej në vijën e parë të luftës, që kurrë nuk ngurroi të sakrifikonte   jetën e tij për idealet e tij, për ato që ai besonte, për atdheun dhe bashkëluftëtarët e tij. Sot në Shqipëri  kujtimi i tij është mjaft i gjallë, dhe kështu në nder të tij, që nga dita kur ai vdiq, mbiemri i tij u kthye ne emër nderi për djemtë.  Dhe kështu njerëzit emërojnë fëmijët e tyre, në mënyrë që këta fëmijë ti ngjajnë ketij Heroi. Për këtë në Shqipëri është një nder  të quhet dikush Kastriot, por edhe një përgjegjsi e madhe  që të mund ta nderojë dikush këtë emër në cdo moment.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

65 mendime mbi “Gjergj Kastrioti – Skenderbeu (1403- 1468 )

  1. anhelika thotë:

    skenderbeu heroi kombetar na nderoi se keta te tjeret po na frikesojne. ai skenderbe na ndihmoi te jemi te cliruar . njeriu nga kruja na nderoi dhe keshtu do e therrasim gjithmone.njeri krujan njeri hero. e kam fjalen per skenderbeun. (Gjergj Kastriontin)

  2. ana thotë:

    skenderbeu ishte dhe do te nbetet prijesi ose heroi i trevave shqitare ai ishte dhe do te mbetet heroi yne heroi shqiptar qe beri qe ballkanasit ose te tjeret te njihnin shqiperine si nje vend qe nuk e pranon pushtimin

  3. erza thotë:

    skenderbeu ishte nj luftetar i fort që luftoi per ta mbrojtur vendlindjen dhe atdheun e tij bashk me luftetaret e pushtuna osmanet dhe u rikthue prap paqja ne vendin e tij

  4. Pingback: Lajmet
  5. iksi thotë:

    Gjergj Kastioti beri ate qe i thoshte zemra dhe e beri per veten e vet,samir do te ishte sikur te gjith te te bejne ate qe do tu pershtatet duke plotesuar deshirat e verteta te vetvetes dhe ne kete menyr nuk vdes kurr,klm

  6. nita thotë:

    Aii ishte hero i gjith popullit shqiptar.Ne krenohemi qe kemi pass nje hero te till dhe qe do ket edhe me shumme te tjer qe do luftojn per te miren ton dhe atedheun tone.

  7. nita thotë:

    mii thon intelegjent normal qe osht..Mii thon trimm pa dyshimm se osht mi thon lufetar e meriton mii thon mendje madh nuk bon po mi thon veqq fjal te mira qdo kush ii kupton..Skenderbeu trimii jon dhe krenaria jonn

  8. Salih morina thotë:

    Zgjuarsia,trimeria,patrotizmi eberi ate te fort te pathyeshem dhe neve na mbajti gjalle trims e te guximshem edhe sot si atehere.

  9. arlind thotë:

    si skenderbeu sot jo jane te rralle por nuk ka fare gjera te vogla e mbajten te zgjuar te ditur dhe madje skenderbeu do te ngelet legjenda e historise shqipetare

  10. burimi thotë:

    luftoi per interesat e shqipetareve apo te evropes ,padyshim se ishte prej kapedaneve me te medhenje dhe se e donte vendin e vet,dihet se pengoi shtrirjen e perandoris otomane drejt perendimit ,sot shume qytete te medha te evropes kan rruge e sheshe me emrin e tij (Bruksel,Paris etj.), por mendimi im personal pa keqekuptime sipas analizes time vetjake kontributi i tij shkoi me shume ne favor te shteteve fqinje e me large se sa te shqiperis siq e dime ai me trimat e vet beri shume per kete evrope po c`beri evropa per skenderbeun apo pasaardhesit e tij? e coptoi, dhe ende sot po na copton.

  11. Klesti thotë:

    Skenderbeu eshte krenaira e kombit tone dhe i Dibres gjithashtu duke qene se bashke me shume DIbrane arriten marrjen e principatave nga pusthimi otoman 🙂

  12. shaban thotë:

    Gjergj Kastioti beri ate qe i thoshte zemra dhe e beri per veten e vet,samir do te ishte sikur te gjith te te bejne ate qe do tu pershtatet duke plotesuar deshirat e verteta te vetvetes dhe ne kete menyr nuk vdes kurr

  13. mirela thotë:

    eshte 1 nder heronjte me te medhenj te popullit shqiptar dhe ne krenohemi mes popujve te tjere per kete figure nderkombetare.
    🙂

  14. Blerta thotë:

    SKENDERBEU eshte nje prej luftetareve qe kane luftuar per truallin ku ne tani jetojme te lire . Ai kaloi neper shume beteja dhe ne secilen prej tyre doli fitimtar dhe mbrojtes i atdheut te vet .SKENDERBEU eshte i pavdekshem per te gjithe shqiptaret.

  15. hazir thotë:

    Pse është flamuri Shqiptar i kuq dhe pse ka shqiponjen në të? Flamuri eshte i kuq se liria nuk u fitua as me meshir as nuk na fali askush po e fituam me gjak e kka shqiponjen ne te se shqiponja eshte e fort

  16. Rinor Fetahu thotë:

    Ishte nje njeri i paharrueshem… Respect per komandantin ton Gjergj Kastrioti – Skenderbeu

  17. eni thotë:

    bisha e shqiperise 😛
    ..Te falemi, o Gjergj, o princi ynë i shekujve, na dhe një emër të madh me të cilin nderohemi ndër popujt e tjerë të Europës, emri e vepra jote na bën të mbajmë kokën lart e të ndjehemi krenar si shqiptar.

  18. Gerald thotë:

    Ky zoreri i vertete u mor peng nga pushtuesi, i lindur ne shpirt besnik, ja njihte fuqine Sulltanit, kjo u vertetua pas shkuarjes ne parajse te tij, pasi Osmanet ishin pothuajse superfuqi e kohes dhe tere fuqine e tij e dha per kombin shqiptar, prandaj me te drejte ne shqiptaret jemi krenar per kete trim,besnik,strateg dhe burre shteti. Edhe sistemi totalitar krenohej me te, prandaj kohet e fundit psh ne Kosove dhe disa sharlatane besimtare te pandershem edhe ketu ne shqiperi megjithese nen ze, mundohen ta pershtjellojne figuren e ketij njeriu evropian qe para 500 e kusur vjetesh.

  19. KLEVENTINA thotë:

    Skenderbeu ringjalli edhe nje here shpresat e shqiptareve per te mbrojtur NENEN SHQIPERI

  20. Zeni thotë:

    Ndihem krenar ne emer te ketij heroi si emri i,, gjergj kastriot skenderbeu,,me bindje patriotike dhe gjak shqiptari,ishte trim dhe i mencur,,

  21. Kujtim thotë:

    na nderrojne historine gjergj kastrioti isshte nga pak njeres qe e donin shqiperine. e moren qe te vogel turqit po ai kurre nuk harroj. kurse ne tani harrojme te gjitha ai luftovi per ne dhe ne jemi bere vellezer me turqit kur te vdesim besoj se do na peshtyje edo ket te drejte. flamurin shqiptar te shumtit nuk e dime cdo me thene qe na i dha. nuk e marrim akoma vesh qe shqiponja ishte ne bizant ai u rrit ne turqi po kurre nuk harrovi ishte krishter e shqiponja ate na thoshte e na thot. na trregon gjithmon car ishim. asnje shqiptar nuk eshte musliman se muslimanet nuk duan demokraci. gruaja ne shqiperi e ka vendin larte nuk eshte si kafshe. asnje shqiptar nuk e jep te bijen e tij 7 e 8 vjec per martese as per grua te 4 ose te 5 as te dyte nuk e jep shqiptari as te pare ne nje plak. ne turqi behen akoma ne shume vende kto. kosovaret vetem jane musliman te shumtit e me shume pjekin me turkun se sa me shqiperine. u gezova qe kosova eshte cliruar po ne vent te gezohet per clirimin e seje mendjen ne lufte e kane.

  22. Kujtim thotë:

    shqiponja e flamurit shqiptar qe na beri dhurate heroi gjergj kastrioti eshte shqiponja e bizandit eshte nje simbol krishter.

Lini një koment