Heri Poter: Filmi nga pikepamja filozofike


Harry potterBOTA MAGJIKE E HERRY POTTER

Harry Potter është një fëmijë që e ka prejardhjen nga prindër të cilët janë magjistarë,por ka diçka që e dallon që në moshën foshnjore.

Është i damkosur me forcën shkatërruese të së keqes. Vajti shumë pranë vdekjes,por mburoja mbrojtëse e dashurisë amësore nuk e la helmin të depërtonte brenda tij. Nga kjo përplasje u formua në ballin e tij një rrufe e kuqe nga gjaku, si ajo e Perëndisë Zeus, simbol i lavdisë dhe fitores së dëshirës për të jetuar mbi vdekjen.

Dhjetë vitet e para të jetës së tij i kaloi fatkeqesisht për të, me familjen e tezes së tij…vite të vështira dhe jo të shijshme. Në një prej shëtitjeve të rralla në kopshtin zoologjikë të qytetit, u gjend përballë një boce, me të cilin mundi të fliste në gjuhën e gjarpërinjve…ishte një gjarpërfolës!…diçka të cilën nuk mund ta shpjegonte akoma.

E ndërsa rridhnin ditët e zakonshme dhe pa shije të jetës së tij, një mëngjes, i vjen në mënyrë postare një ftesë e papritur për regjistrim në shkollën “Hoguarts” për magji.

Që nga ai moment, e papritura zë vend dhe jeta rutinë e Harit, mbushet me ndodhitë nga më të çuditshme që do të mund të imagjnonte, jo vetëm ai vetë, por dhe miqtë e tij që gjenden përkrahë këtij nxënësi të vogël magjistarë”, (?)futen në një realitet emri i të cilit është…Hoguarts! Dhe magjia është kudo…akoma dhe muret, kanë sy dhe veshë, armatura boshe që ecin si të gjalla, fantazma si “Niku gati pa Kokë” që bëjnë parti, elf shtëpishë si Dobi, që gatuajnë në kuzhinat, portrete-rojtarë në korridoret e shtruara me gurë, që ndonjëherë ikin nga kornizat e tyre dhe që detyra e tyre është që të ruajnë kalimtarët, korniza e Zonjës së shëndoshë, apo të Baronit të Gjakosur, të cilët që të lejojnë të hysh, duhet të dish fjalkalimin p.sh. “turi derri” që është ndryshe në çdo ditë…

Mësues magjie, specialistë në fusha të ndryshme, u mësojnë të rinjve dijet e tyre: mësime për bimë magjike dhe ndërtimin e porcioneve kimike, mësime transformimesh, fluturime me fshesa magjike janë disa nga lëndët e shumta.

Si çdo fëmije me gjërat e tij personale, edhe Hari, ka bufin e tij, Heduig, që transmeton letërkëmbimet e tij.

Armatoset me një Shkop Magjik që zbaton praktikisht fjalët magjike që ai thotë, fjalët e fuqisë që mëson nga Mësuesit e tij…

“Hari tërhoqi me një lëvizje të rrufeshme shkopin e tij. Dhe para se Loghart të arrinte të nxirte shkopin e tij, bërtiti: “Afoplisius!” Loghart u hodh në ajër dhe ra mbrapa në senduqet e tij”

Këtu gjen miq të vërtet, Ronin dhe Hermionën që do ta shoqërojnë dhe do ta mbështesin si vëllezër në momentet e vështira, meqënëse edhe ata i përkasin së njëjtës shtëpi si dhe ai, tek Grifardët, fëmijë që dallojnë për guximin dhe bujarinë e shpirtit të tyre…do tu japë çmimin e fitimtarit në lojën ajrore më mahnitëse, Kudiç, ku me “Nimbus 2000”, fjalën e fundit e teknologjisë magjike të fshesave flturuese…çan ajrin me një zhytje pingule dhe kap topin e vogël të artë i cili gjithashtu fluturon me një shpejtësi marramendëse!

Zë miqësi me Hagrid gjigandin, që e ka prejardhjen nga një nënë që është një gjigande dhe që ka dobësi për krijesa të veçanta të cilat i rrit fshehurazi, me Nobert dragoi Norvegjez me krahët e tij të zeza e me gjëmba, Flafin qeni trekokësh, rojtari i bodrumit ku gjendet guri filozofikë, centaurë, si Bein dhe Ronan që dinë të interpretojnë lëvizjen e yjeve dhe planeteve…

Merr –trashëgiminë e babait të tij- një mantel që kur e vesh bëhesh i padukshëm dhe që e përdori në disa raste që të futej në sallat e ndaluara të Hoguarts, të gjendej për shembull përpara pasqyrës “Erized” që projekton prindërit e tij të vdekur si të gjallë,që kaq shumë dëshironte…

Në një skenar të tillë, Hari pas çdo vështirësie të madhe apo të vogël, i duhet që të përballet me forcat e errwta të “Ti- E Di – Kushit”, të Voldemortit, padronit të Errësirës, vrasësin e prindërve të tij, dhe shkaktari i shenjës që mbartëte në ballin e tij.

Që t’ia arrijë, përdorë elementet magjikë dhe shoqërinë e tij, guximin dhe zgjuarsin e tij, mburojën mbrojtëse, forcën e dashurisë që i la mamaja e tij pak para se të vdiste, por sidomos…duke pasur përkrahë tij Dambëlldorin, drejtorin e Shkollës Hoguarts, një njeri shpirtmirë, i drejtë dhe i mençur… me të vërtet një Magjistarë i Bardhë  që me forcat e tij shumë të pastra si dhe me metodat e tij të zhvilluara, mund të ketë akses në informacione që i përkasin së shkuarsë apo së ardhmes së largët. Di se çfarë ndodh brenda dhe jashtë Shkollës duke ruajtur sigurinë nga sulmet e shpeshta të forcave të kaosit.

Bashkë me Dabëlldorin, ka në anën e tij dhe aleatë me të cilët bashkwpunon, si Foks, Feniksin e artë, zogun e zjarrtë, që me zërin e tij aktivizon forcat e Dritës dhe të Jetës dhe që me lotët e tij, shëroi Harin nga vdekja e sigurt në një prej aventurave të tij.

Fjalët çelës:

Magëllsat: Janë njerëzit e sotëm, jeta e të cilëve është e automatizuar. Funksionet e tyre janë të droguara nga komfortet e jetës materiale.

Nuk shohin asgjë përtej kufizimeve të shqisave të tyre që përcaktojnë realitetin… nuk besojnë se ekzistojnë gjëra të tjera në jetë. Magëllsat nuk mund të deportojnë në botën e magjistarwve, ekzistencën e të cilëve nuk e pranojnë, sepse brenda vetes i kanë frikë.

Magjistarët: Maja, është bota e iluzionit në filozofinë Lindore. Ky dimension i referohet botës së ndjenjave, ku gjithçka është e shpërbëshme dhe relative. Loja e dualizmit është loja e magjistarëve. Magjistari është ai që luan si jeta iluzionare… krijon realitete të figurshme ,por të besueshme dhe të “vërteta” nga ndjenjat.

Por kurthi i magjistarit gjendet tjetërkund, gjendet në anën tek e cila luan, tek skuadra që është futur… qëllimeve të cilat u shërben. Prandaj flitet për magjinë e “Bardhë” dhe të “Zezë”.

Hoguarts:  Është Shkolla e Magjisë tek e cila gjenden mësues magjie dhe shkojnë vetëm  fëmijë të cilët trashëgojnë nga prindërit e tyre një perceptim magjik të jetës. Fantazia e tyre është e gjallë dhe mund ta shohin jetën me një sy pozitiv, ku gjithçka është e mundur… në Hoguarts mësojnë se si ta bëjnë realitet ato që duan, ato që shohin më sytë e fantazisë…

Fantazia aktivizon pikwpamjen pozitive për jetën, ku gjithçka është e mundur, mjafton që të përpiqesh…

Magji, është shkenca, dija me anë të së cilës dikush mund të realizojë atë që sytë e fantazisë ëndërrojnë.

Vetëtima: Simbol qiellor i fuqisë së zjarrtë shpirtërore . Fuqia e vullnetit të lirë. Është forca e pastër.

Gjarpëri: Si zvarranik horizontal, simbolizon materien në  shprehjen e saj të errët. Vertikal, si tek pema e protoplast, është simbol i Vëmendjes dhe Diturisë. Si dragonjtë e diturisë, gjarpërinjtë fluturues, që hedhin zjarrë, që do të thotë se përdorin shkëndijën mendore.

Volldemort: (mort ç vdekja) është padroni i vdekjes. Fuqia shkatërruese.

Dabëlldor: Emri i tij do të thotë dy-dyersh, shprehje alegorike e Initacionantit, që është i lidhur me dimensionin apokrifik të jetës.

Fjalët e Magjisë: skeptomorfoza të drejtuara që çlirojnë fuqitë e tyre me fjalë që shqiptohen me një mënyrë të theksuar.

Pasqyra: realitet fenomenal që projekton dëshirat tona. Një dimension gënjeshtarë që burgos shpirtin dhe nuk të çon asgjëkundi.

Feniksi: Simbol i lavdisë dhe fitores së jetës mbi vdekjen. Zogu i artë e i zjarrtë ringjallet nga hiri i tij. Përpjekja e drejtë që kurorëzohet me gjethet e dafinës.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Lini një koment