Hyrje » Filma Filozofikë » The Truman Show : Filmi nga pikepamja filozofike

The Truman Show : Filmi nga pikepamja filozofike


THE TRUMAN SHOW

Një film thellësisht shoqëror. Një kryevepër në llojin e saj. Shumë kritikë e cilësuan si një pikë referimi kur doli në kinemat e botës për herë të parë. Në përgjithësi ishte një film i cili krijoi fansa dhe kundërshtarë. Gjendje të ndërmjetme nuk ekzistonin. Atyre që u pëlqeu e adhuruan, ndërsa atyre që nuk u pëlqeu, e urryen. Por, asnjëri nuk flet për të, pa interes.

Nëse “Frankenstain” i M. Selly shprehte fillimin e problemeve të epokës së re që po lindte, një epokë në të cilën njeriu do të përdorte teknologjinë për herë të parë, këtu kemi pjesën e dytë të këtij problemi. Njeriu shndërrohet në Perëndi (nëpërmjet televizorit) dhe arrin në pikën ku kontrollon jetën e një njeriu tjetër, ta skenografojë, ta përkufizojë, të zgjedhë për të dhe të gjitha këto për mbështetjen e publikut të pangopur.

E keqja është se “Perëndia – regjizor” nuk arrin të vetëdijësohet për të keqen që po shkakton dhe vazhdon të besojë (të kuptojë diçka të tillë në dialogun e tij në fundin e filmit), se të gjitha ato që bëri ishin në të mirë të protagonistit. Pra, vesh në mënyrë ideologjike, dëshirën e tij për pushtet dhe para, duke u fshehur kështu nga vet vetja e tij.

Historia është e thjeshtë, dhe për fat të keq, shumë familjare për brezin që rritet me telenovela dhe Reality Shoë. Një fëmijë lind, lindja e tij filmohet dhe shfaqet në televizorë, si dhe çdo sekondë e jetës së tij, që nga lindja e tij e më pas. Regjizori i krijon teksa ai rritet një botë tërësisht të rreme, dhe e lë që të besojë se është e vërtet. Gjithçka ndodh, është një gënjeshtër. Familja e tij, shokët e tij, shkollën që mbaroi, qyteti në të cilin punon dhe jeton, gjithçka është një inskenim dhe njerëzit janë aktorë, e cila është puna e tyre. Është plotësisht i izoluar në një botë të rreme dhe nuk është i vetëdijshëm për gjendjen në të cilën jeton. Jeton pa entuziazëm brenda rutinës së tij, çdo ditë takon të njëjtat gjëra dhe kjo i sjell një lloj sigurie, duke mos kërkuar diçka më thelbësore.

Ata që e kanë lexuar Platonin, fillojnë të kuptojnë se ku do të dalë regjizori i filmit. Platoni në Mititn e njohur “Miti i Shpellës”, shfaq këndvështrimin, që bota në të cilën jetojmë dhe perceptojmë është një Shpellë e madhe në të cilën njerëzit jetojnë të lidhur. Shikojnë përpara tyre hijet që bien mbi një mur përballë tyre sikur të ishte një ekran. Këto hije formohen nga drita që futet nga hyrja e shpellës. Të lidhurit mendojnë se hijet janë realiteti. Gjithashtu, vazhdon Platoni, aty poshtë jetojnë dhe “Zotërit e Shpellës” – Shiko regjisorin e jetës së Trumanit – që i modifikojnë këto hije, duke u dhënë shumë forma nga kalimi kundrejt dritës, në mënyrë që të lidhurit të kenë më shumë arsye për t’u marrë me to, në mënyrë që të mos arrijnë asnjëherë të shohin zinxhirët e tyre dhe për më tepër që t’i shqyejnë dhe të dalin nga shpella.

Në mënyrë të ngjashme tek filmi, Truman jeton një realitet ëndërrimtar, ku gjithçka është në vendin e vet, të sistemuara, nuk ka frikëra, ankthe, por… larg së Vërtetës.

Në një moment fillon të dyshojë (edhe këtu dashuria luan një rol të rëndësishëm, sikurse në shumë Mite, bëhet shkaku i kërkimit) dhe dalëngadalë lindin brenda tij dyshimi dhe “përse-ja”. Në Lindje besojnë se ky është momenti i lindjes së Nxënësit të Jetës – domethënë të filozofit – kur njeriu fillon të vrasë mendjen për përse-të dhe si-të e gjërave.

Që të thyejë dikush zinxhirët e tij dhe të dalë jashtë, drejt dritës, drejt botës së vërtetë sigurisht që lyp një Vullnet të madh (një nga virtytet më të lartë Shpirtërorë). Që të lërë dikush sigurinë e shtëpisë së tij dhe të familjarëve ( qoftë në nivelin fizikë apo në atë psikologjikë) është një arritje shumë e vështirë. Kështu Nxënësi burrërohet, tejkalon frikat e tij, sepse dëshira për Liri, domethënë dije, është një pasion që e shndërron në një Hero ( siç e përmend shumë bukur Xhordano Bruno në librin e tij Pasionet Heroike, apo siç e tregoi Homeri që vuri Odisenë të kaloi 10 vite prova për shkak të Dashurisë së tij për Atdheun dhe Penelopën e tij). A nuk është kjo karakteristika e Heroit? Që të ketë Burrëri, Durim dhe Këmbëngulje, që të përpiqet për t’i tejkaluar vështirësitë, të jet i vërtet, larg çdo hipokrizie, dhe të jetë nën veprim në mënyrë që t’i ndihmojë të tjerët, duke u dhënë një shembull atyre?

Pra, është shumë e vështirë që të dalë dikush nga shpella, një provë e vërtetë. Kështu është edhe për Truman. Është shumë e vështirë të dalë nga skena e rreme që i ka vënë regjizori. Ne që e shohim nga jashtë, na duket për të qeshur se si për pak mbytet në një det të trazuar (përsëri si tek Odisea), e krijuar nga regjizori që të mos arrijë në murin prej kartoni që e ndanë nga bota reale.

Por le të mendohemi paksa këtu. Sa herë kemi pasur frikë nga diçka e thjeshtë që na është dukur si diçka e pakalueshme. Le të kuptojmë se kush e skenaron jetën tonë dhe na kushtëzonë me nevojat (kaq zinxhirë do të thoshin filozofët Lindorë). Çfarë është ajo që na bënë të vrapojmë gjatë gjithë jetës sonë duke ndjekur gjëra materiale dhe duke mos e pyetur veten asnjëherë se çfarë do Shpirti jonë, kush është kuptimi i ekzistencës sonë, esenca e njeriut, kush janë misteret që fsheh Universi? Dhe ndërsa të gjitha këto na tingëllojnë shumë të bukura në vesh, dhe Shpirti jonë preket nga këto pyetje sikur të jenë duke u kujtuar për diçka të vjetër, vjen përditshmëria (Reality Shoë jonë) duke trazuar Shpirtin me mendime të tilla si, ku të gjej një celularë më të ri, kush është bursa më e lartë për të shkëmbyer lekët. Kështu, duke qënë rehat nën mbrojtjen që na jep skena e rreme, ndoshta nuk do të arrijmë asnjëherë në momentin e madh të Trumanit, kërkimi për daljen nga muri i rremë, hapi i parë drejt Lirisë Brendësore.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Advertisements

1 Koment

  1. burimi thotë:

    shume ineresante

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: