Gishtoja në Mitologjinë Shqiptare


Figurë e përrallave. Gishtoja apo Gjishtoja është i njohur në shumë vende të Europës: në Francë quhet “Le Petit Poucet”, në Rusi “Malciks Palcik”, në Greqi “Revithi”, në Rumani “Neginice”, ndër gjermanë “Daumling” etj. Edhe pse kudo është i vogël sa një gisht, veprimet e tij ndryshojnë nga përrallat e njërit vend në ato të vendit tjetër. Në përrallat shqiptare, ashtu si dhe te variantja e vllezërve Grim, ky është personazh i shkathët e i zgjuar. Për të mashtruar kusarët, ai futet në veshin e kaut, në barkun e ujkut dhe, si shpëton grigjën e bagëtisë së disa barinjve, kthehet shëndoshë e mirë pranë prindërve të tij. Njihet edhe me emrat Koçomi (Elbasan), Kusar Arra (Labovë-Gjirokastër), Arka (Korcë), Kocelmici (Përmet), Kacabiso (Vlorë), Kacimucrri, Kacimucri, Kacel-mici, Kokërmeli (të gjitha në Veri), Cinxami (Gjirokastër), Kacipuc (Delvinë) etj.

Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s