Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kish një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur të tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet kundruar si roja … Vazhdoni leximin e Zjarri në Mitologjinë Shqiptare
Etiketë: kucedra
Shurdhi në Mitologjinë Shqiptare
Demon znafillor i bestytnive të Veriut, Hyj i shtrëngatës dhe i breshërit. Emrin e tij Baron Nopca e lidh me pjesën e dytë të emrit thrak të Zibelthiur-dosit, hyjut të motit të keq dhe të stuhive. Madje sipas Cabejt, edhe vetë fjala shqipe perëndi i përket gjinisë së emrave indoeuropianë të perëndive të stuhive: në … Vazhdoni leximin e Shurdhi në Mitologjinë Shqiptare
Syqenëza në Mitologjinë Shqiptare
Këtë figurë të besimeve popullor të Toskërisë e përmend sëpari Hahani, dhe e përkthen dhe gjermanisht si “Hundsauge”. Është nga ato figura të demonologjisë, që përcaktohen për nga vetia e tyre antropofage. Përfytyrohet si një shtigë me katër sy, dy përpara e dy prapa. Sytë e prapme nuk i duken, sepse i mbulon me shaminë … Vazhdoni leximin e Syqenëza në Mitologjinë Shqiptare
Floçka – Nusja e Ujërave në Mitologjinë Shqiptare
Nimfë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë e bukur me flokë të gjatë. Ajo ruante ujërat e lumenjve dhe të liqeneve. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Lugati në Mitologjinë Shqiptare
Figurë e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i të vdekurit, burrë a grua qoftë, që ka qenë njeri i keq, me veti e zemër të ligë, ngrihet Lugat. Mbase këtë do të thotë edhe ajo pjesë e besë së Mujit, që mbaron me vargun: “Zirma, tokë, përjashta në natë të vorrit!” Lugati pra është kufomë, dhe … Vazhdoni leximin e Lugati në Mitologjinë Shqiptare
Katallani në Mitologjinë Shqiptare
Katallani në Mitologjinë Shqiptare Personazh mjaft i njohur i demonologjisë primitive, të cilin e ndeshim me emra të ndryshëm në shumë popuj e shumë kultura. E gjejmë në Jug e në Veri të Shqipërisë, herë si Tatëgjysh i parë, herë si Katalla e herë si Syqenhenjeri. Përfytyrohet si një farkëtar div nga shtati, i egër e … Vazhdoni leximin e Katallani në Mitologjinë Shqiptare
Hyjria E Detit në Mitologjinë Shqiptare
Një lloj sirene e mitologjisë popullore shqiptare. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Gishtoja në Mitologjinë Shqiptare
Figurë e përrallave. Gishtoja apo Gjishtoja është i njohur në shumë vende të Europës: në Francë quhet “Le Petit Poucet”, në Rusi “Malciks Palcik”, në Greqi “Revithi”, në Rumani “Neginice”, ndër gjermanë “Daumling” etj. Edhe pse kudo është i vogël sa një gisht, veprimet e tij ndryshojnë nga përrallat e njërit vend në ato të … Vazhdoni leximin e Gishtoja në Mitologjinë Shqiptare
Gogoli në Mitologjinë Shqiptare
Gogomel. Rron në toponimet: Gogole (Vidhgar-Ana e Malit), Ne Goglit (Bobot-Ana e Malit). Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Gërshetëza në Mitologjinë Shqiptare
Nimfë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një vashë e bukur e me flokë të gjatë, që rrinte në ujërat e liqeneve e të lumenjve. identifikohet me Floçkën. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Fierkuqja në Mitologjinë Shqiptare
Qenie mitologjike, <<rrëshqanuer i gjatë nji metër e gjysë, me lëkurë të kuqme, me krye sa nji kuti burrnoti, jeton ndër vende ma të shkretat, i helmatuem, ka fuqi lidhëse sa me tha nji lis, hidhet me shtat edhe për së largu për ajri, lidhë bagtin e njerëzit, u shpon kryet tue u lëshue mbë … Vazhdoni leximin e Fierkuqja në Mitologjinë Shqiptare
Fatet në Mitologjinë Shqiptare
Figura të besimeve popullore dhe përrallave, që përfytyrohen si tri gra që vijnë natën e tretë te djepi i të posalindurit dhe i caktojnë fatin e jetës. Në veriun e Shqipërisë këtë detyrë e kryejnë Orët. Çdo pësim i njeriut i mvishet vendimit të tyre, ndaj njerëzit ngushëllohen duke thënë: kështu e shkruan Fatet. Natën … Vazhdoni leximin e Fatet në Mitologjinë Shqiptare
Dordeleci në Mitologjinë Shqiptare
Edhe sot e kësaj dite, në kopshte e në ara shqiptarët vendosin një shëmbëlltyrë njeriu: me trup, kahë, këmbë dhe kokë, të veshur me rroba, më shpesh me rrecka. Në zanafillë Dordoleci ka përfaqësuar një shëmbëlltyrë të hyut të bujqësisë, i cili, edhe pse u shndërrua në brëndësi, si trajtë u ruajt deri në ditët … Vazhdoni leximin e Dordeleci në Mitologjinë Shqiptare
Bariu i Shenjtë në Mitologjinë Shqiptare
Ky është emri poullor i Shën Martinit , mbrojtësit të ujqërve dhe njëherazi të bagëtisë. Në mendësinë popullore shqiptare ai ushqente një nderim të vecantë, sepse për të ndizeshin qirinj në të kremte me karakter fisnor. Bariu i Shenjtë ka disa ngjashmëri me Panin, hyun-bari me brirë dhe me këmbë cjapi, por ka edhe veçoritë e tij, … Vazhdoni leximin e Bariu i Shenjtë në Mitologjinë Shqiptare
Pupëza në Mitologjinë Shqiptare
Legjenda për Pupëzën shëmbëllen në shumë anë me legjendën e shndërrimit të motrës në qyqe, vetëm se kësaj here, ajo që kthehet në pupëz nuk është motra, por nusja, kurse i vrari nuk është vëllai, porse dy dhëndurrë, dy mëtues, që duan të venë kurorë me të njëjtën vajzë. Ata ndeshen në udhëkryq në krye … Vazhdoni leximin e Pupëza në Mitologjinë Shqiptare
Amëlsima në Mitologjinë Shqiptare
Është mënyra që përdoret për të shëruar ndonjë që ka marrë një shuplakë nga hijet, nga Të shuplakurit a Shuplakja. Një plakë e vesh të sëmurin me petka të pastra e të bardha dhe e shpie në ndonjë vend të qetë e të veçuar, apo në ndonjë shtëpi të boshatisur. Sa mbërrijnë atje, ajo i … Vazhdoni leximin e Amëlsima në Mitologjinë Shqiptare
Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
Një nga shpendët mitikë më të nderuar nga shqiptarët, e rrethuar prej gjithfarë besimesh e tabush. Thuajse të gjithë shqiptarët vrasjen e saj e konsideronin mëkat të madh. Por edhe në rastet kur vrisnin ndonjë, trupin e saj e hapnin në pozë fluturimi mbi ndonjë dru në kopësht a në arë, sepse besonin se kësisoj … Vazhdoni leximin e Shqiponja në Mitologjinë Shqiptare
Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
Ashtu si Djalli, Xhindet kanë hyrë në demonologjinë shqiptare nga sfera e demonologjisë së feve monoteiste, konkretisht nga demonologjia islame, duke zëvendësuar figura më të hershme të mitologjisë primitive. Xhindet e betytnisë popullore shqiptare gjenden natën gjithkund, jashtë në kopësht, apo në nevojtore. Vendet ku u pëlqen të mblidhen janë cipat e rrëkeve, aty ku … Vazhdoni leximin e Xhindët në Mitologjinë Shqiptare
Shtojzovallet në Mitologjinë Shqiptare
Figura të njohura të përrallave të Shqipërisë së veriut, që përfytyrohen si vajza shumë të bukura e me fuqi mbinatyrshme që duan këngë e valle. Vendbanimi i tyre i parapëlqyer ishin bjeshkët dhe pyjet e dendura, ku ato e shkonin kohën duke kënduar e vallëzuar. Quhen edhe Shtozorreshta, Shtozote. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe … Vazhdoni leximin e Shtojzovallet në Mitologjinë Shqiptare
Orët në Mitologjinë Shqiptare
Figurë e mitologjisë shqiptare. Në besimet popullore, Ora “paraqitet si një gjë e padukshme, përgjithësisht pa trup dhe pa formë, përvec se kur është e trupëzuar”, si një vashë a gjarpër që ruan një njeri, një shtëpi, një fis etj. Kështu, Shala e di se Orën e vetë e ka në majën e Rrshellit. Ajo … Vazhdoni leximin e Orët në Mitologjinë Shqiptare
Dhevështruesi në Mitologjinë Shqiptare
Figurë e mitologjisë popullore shqiptare, qëparaqitet në trajtë antropomorfe. Në Mirditë besojnë se netëve të pranverës ai i vë veshin dheut, për të përgjuar në mos vjen njeri për së largu, apo për të dëgjuar zhaurimën e ujrave të nëndheshëm. Del gjithnjë kaluar në vithe të Dhamsutës, pelës së pagojë që kalon male e dete … Vazhdoni leximin e Dhevështruesi në Mitologjinë Shqiptare
Divi në Mitologjinë Shqiptare
Përbindësh i përrallave dhe i besimeve popullore shqiptare, me trup jashtëzakonisht të madh e me fuqi mbinjerzore, gjigand. Përfytyrohet si llupës i madh, që ha mish njeriu, rrëmben vajza dhe i shpie nën dhe, ku ka banesën e tij. Në Elbasan thonin se Divat kishin për detyrë të vlonin ujët e Llixhës nëpër kazanë të … Vazhdoni leximin e Divi në Mitologjinë Shqiptare
Bleta në Mitologjinë Shqiptare
Sipas besimeve popullore, Bleta dikur ka qenë njeri; për këtë thuhet vdiq e jo ngordhi. Ajo nuk nëmet, sepse është mëkat i madh të nëmësh Bletën. Përpara se t’i merrnin mjaltin, njerëzit laheshin, pse besonin se në të kundërtën Bleta nuk do të jepte më mjaltë, madje dhe se mund të “vdiste”. Nopca e lidh … Vazhdoni leximin e Bleta në Mitologjinë Shqiptare
Bajlozi në Mitologjinë Shqiptare
Bajlozi apo balozi, figurë e rapsodive popullore shqiptare; përfytyrohej si një vigan, i cili vinte nga deti dhe bënte të këqija. Fillimisht fjala ka patur kuptimin e ambasadorit. Ngandonjëherë ngatërrohet me Arapin a Harapin. Si Bajlozi, ashtu edhe Arapi simbolizojnë stuhitë, natyrore a shoqërore qofshin. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më … Vazhdoni leximin e Bajlozi në Mitologjinë Shqiptare
MITOLOGJIA SHQIPTARE
Për të dhënë një pasqyrë më të gjerë, më të plotë të mitologjisë së një populli, nevojitet kohë më e gjatë dhe punë sistematike hulumtuese në terren në vise të ndryshme, përveç studimit të literaturës ekzistuese për këtë temë shumë të gjerë dhe shumë të lashtë. Tek ne, mjerisht, nuk ekziston ende të paktën një … Vazhdoni leximin e MITOLOGJIA SHQIPTARE
Shen Gjergji, kavalieri qe vret dragoin
Shёn Gjergji lindi midis viteve 275 dhe 289 nё Kapadoki nga njё familje e krishterё. Pas vdekjes sё tё atit u shpёrngul nё Palestinё, ku u edukua dhe u dallua pёr zgjuarsinё , bukurinё dhe xhentilesёn e tij. Qё nё moshёn 18 vjeçare u detyrua tё merrte pjesё nё ushtri ku dhe shumё shpejt do tё dallohej pёr burrёrinё … Vazhdoni leximin e Shen Gjergji, kavalieri qe vret dragoin