Labirinti i Panit : Filmi nga pikepamja filozofike


Labirinti i Panit

Është një histori që zhvillohet në dy nivele. Në një nivel real (në Spanjën e Frankos me strategët që përballen me rezistencën e rrebelëve të majtë) dhe në një nivel simbolik që është bota brendësore e protagonistes së vogël. Realja ngatërrohet me fantastiken, dhe shpeshherë bota simbolike ngjan më e vërtet. Elementi qendror i të dyja historive është lufta. Lufta e jashtme për pushtet dhe lufta brendësore për shpëtimin e Shpirtit.

Vendi i zhvillimit të ngjarjes është gjithashtu i ngjashëm. Në botën e jashtme është një pyll dhe në botën e brendshme është një labirint. Pylli që ekziston tek pwrrallat dhe labirinti që ekziston tek mitet, simbolizojnw shumwllojshmërinë e jetës. Çdo njeri mund të zgjedhë shumë rrugë, por mund të humbasw brenda tyre, dhe kur të zgjedh udhën e drejtë, ajo do ta udhëheq në përballjen me hijen e tij, Minotaurin e tij apo ujkun e tij të keq…

Në një pyll të tillë, vjen çdo njeri që të jetojë jetën e tij dhe të marrë eksperienca. Vajza e vogël që është protagonistja, në nivelin simbolikë, është psikika. Sipas një tradite të vjetër esoterike, ekziston një mësimdhënie që tregon për burgosjen e psikikës, i cili duhet të kalojë prova të ndryshme që të çlirohet dhe të rikthehet tek atdheu i saj që është Shpirti. Kështu ndodh edhe tek kjo histori. Vogëlushja është një princesh që ka humbur mbretërinë e saj dhe duhet që të kalojw  prova të ndryshme që ta rifitojë.

Një rol të rëndësishëm luan një Faun. Është gabim përkthimi i fjalës Pan. Këtu kemi një Faun. Në mitologjinë Greke  shfaqet si ndjekësi i Perëndisë më mistike, Dionisit. Në Evropën Veriore dhe Perëndimore e gjejmë si një hyjni të Natyrës Ceres, po aq i frikshëm sa edhe i bukur, si vet natyra. Ai udhëheq psikikën, meqënëse është edhe më i vjetri, i vë prova, por i jep edhe ndihmë. Mjafton që psikika të ketw besim tek ai, pa e humbur Dallimin e saj.

Janë 3 prova që i jepen.

Tek e para duhet të marrë një çelës nga një bretkosë që ruan pemën e jetës. Bretkosa simbolizon rilindjen. Është një amfib që mundet të jetojë paralelisht në të dyja botët, të tokës dhe të ujit. Në Egjiptin e lashtë paraqitej si Perëndia Heket, mbrojtësja e lindjes. Pra prova e parë fillon me vendimin për të rilindur. Prandaj duhet që të heqë rrobat e saj të bukura, të bëhet pisë, të fitojë miqwsinw. Pra e shohim të bëhet pisë me baltë, rërë dhe ujë, këto dy elemente nga të cilat është ndërtuar trupi brenda së cilit duhet të hyjë Shpirti kur zbret në botën materiale.

Në provën e dytë Fauni i kërkon që të shkojë e të marri një thikë nga një vend. Atje do të gjejë një tavolinë të shtruar me ushqime por nuk duhet të hajë nga ato sepse ruhen nga një Qënie shumë e rrezikshme, që nuk është njeri. Por ajo nuk e dëgjon këshillën dhe nuk arrin që ta marrë thikën. Si një tjetër Persefonë që ha nga frutet e botës së nëndheshme dhe lidhet më atë. Për shkak të këtij veprimi të Persefonit kemi krijimin e cikleve të natyrës Verë – Dimër dhe Perëndesha duket se vdes dhe lind çdo Pranverë. Por vdekja e saj është për ata që janë në tokën e sipërme, sepse për të është mbretëria e saj në një nivel tjetër(?). Për të nuk ka fund ashtu sikurse edhe për protagonisten e vogël. Nga jashtw duket sikur dështoi, por në esencë nuk solli në botën e sipërme thikën. Është sikur të zgjedhë jetën dhe jo vdekjen. Gjasme nuk dëgjon por ky mosdëgjim është brenda kuadrit të veprimit të saj. Nuk është një qënie e pandershme përballë atij që e udhëheq. Do të provojë, të shijojw, domethënë të njohë dhe le t’i kushtojë parajsën…

Prova e tretë që të fitojë mbretërinë e saj është që të sakrifikojë vëllain e saj të vogël. Duhet që të derdhet gjak i pafajshëm në labirint që të hapen portat e tij. Është prova më e vështirë. Vogëlushja e mohon parajsën nëse si kusht i duhet që të ndyj duart e saj me gjak. Ka fituar brenda saj Dashuria dhe Dhembshuria. Por kjo sakrificë e saj do të bëj qwPortat të hapen. Që psikika të çlirohet duhet që të tejkalojw akoma edhe egoizmin e saj që e bëri të dëshironte shpëtimin.

Filmi mbaron me protagonisten përballë tre fronesh dhe mbi ta shkëlqen një Diell i artë. Psikika u kthye dhe gjendet pranë tre elementëve të Shpirtit: Vullnetit, Dashurisë, Intelektit. Arriti që t’i mposhte provat e saj duke përdorur këto tre element,kur u kujtua se kishte prejardhjen prej tyre…

 Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Lini një koment