Shen Gjergji, kavalieri qe vret dragoin


 

Shёn Gjergji lindi midis viteve 275 dhe 289 nё Kapadoki nga njё familje e krishterё. Pas vdekjes sё tё atit u shpёrngul nё Palestinё, ku u edukua dhe u dallua pёr  zgjuarsinё , bukurinё dhe xhentilesёn e tij. Qё nё moshёn 18 vjeçare u detyrua tё merrte pjesё nё ushtri ku dhe shumё shpejt do tё dallohej pёr burrёrinё dhe maturinё e tij. Mori nderime, grada dhe poste tё ndryshme, dhe mё nё fund edhe titullin e kontit.

Dallohet pёr kavalierizmin e tij qё nё moshёn e tij tё re, pasi pavarёsisht se ishte oficer i legjeoneve romake, ai ishte i thjeshtё, i afrueshёm dhe i sjellshёm, ndihmonte njerёzit e dobёt dhe u jepte kurajo njerёzve tё dёshpёruar. Ikonat fillimisht e paraqesin si kёmbёsor, bukurosh, me uniformё ushtarake. Me vonё, qё nga shekulli i 13, e paraqesin si oficer kavalier qё vret dragoin.

Nё moshёn 30 vjeçare arrestohet pёr arsye se ishte kristian. Torturohet nё mёnyre qё tё braktistё besimin e tij, por ai nuk pranon tё bёjё njё gjё  tё  tillё, gjё qё bёn mbretin Dioklitian ti presё kokёn. U deklarua si Shёnjtor nga Kisha dhe shumё shpejt fama e tij u pёrhap. Tempujt tё tij ekёzistonin nё Siri, mbi 40 tё tillё dhe 3 manastire nё Egjipt, por edhe nё perёndim e konsideronin si shenjtor.

Emri i Shёn Gjergjit ёshtё i lidhur ngushtё me eleminimin e dragoit. Pёr kёtё dragua  thuhen shumё gjёra. Disa thonё se ishte njё bishё nga anёt e Lindjes dhe kishte shpellёn afer burimit tё vetёm tё njё qyteti tё madh dhe pengonte njerёzit tё merrnin ujё. Thuhet se dragoi ndodhej nё krahinёn e Atalisё nё qytetin e Allajas. Mbret aty ishte Selviou, njё kundёrshtar i tё krishterёve.

Dragoi pёr shumё vite me rradhё tmerronte qytetin, duke e detyruar ti jipnin ushqime por edhe njerёz, fёmijё, dhe vajza tё reja. Shumё burra tё qytetit u munduan ta vrisnin por asnjёri nga ata nuk ja arriti. Shpella e tij ndodhej pёrtej njё liqeni, dhe dragoi jetonte brёnda njё vendi qё ngjante kёnetё. Erё e keqe perhapej nё tё gjithё vendin perrёth. Ndersa fryma e tij, e nxehtё dhe e pisёt helmonte çdonjeri qё ju afronte. Zgjidhja qё kishte propozuar mbreti i zonёs, kur banorёt u drejtuan tek ai, ishte se çdo familje duhet tё jepte njё fёmi pёr dragoin, nё mёnyrё qё tё ishte vazhdimisht i ngopur dhe nё kёtё mёnyrё qyteti nuk do tё ishte nё rrezik nga sulmet e papritura tё dragoit. Kёshtu filluan çdo ditё njё familje sakrifikonte  njё fёmi  pёr dragoin, me zemёr tё rёndё, pasi tё gjitha pёrpjekjet  e tjera kishin dёshtuar. Njё dite erdhi dhe rradha e bijёs sё mbretit pёr tё vajtur pёr tu sakrifikuar.

E zbukuruar ashtu siç i kishte hije njё princeshe, u nis pёr tё takuar vdekjen, ndёrsa i ati po pёrgatiste anijen mbretёrore qё do tё pershkonte liqenin qё ndante qytetin nga shpella e dragoit, dhe njё turmё e madhe njerёzish e ndiqnin nga pas, duke e shoqёruar nё udhetimin e tij tё fundit. E  vetme do tё shkonte tё takonte dragoin, dhe kur arriti jashtё shpellёs sё tij, shikoi njё oficer tё ri duke ardhur drejt saj  mbi kalё. E pyeti se çfarё bёnte atje e vetme? Princesha ju pёrgjigj  se po priste dragoin qё ta gёlltiste nё kembim me qetёsinё  e qytetarёve tё tjerё. Shёn Gjergji atёherё, pasi kёrkoi ndihmen e Zotit u hodh nё luftё kundёr dragoit dhe arriti ta mundte atё. E  nxorri jashtё shpellёs sё tij  dhe e  tёrhoqi zvarrё deri nё sheshin e qytetit. Aty pasi  deklaroi se arriti tё burgoste dragoin me ndihmёn e Zotit, dhe kёrkoi nga tё gjithё tё pranishmit tё ndiqnin besimin e tij, vret dragoin dhe shpёton banorёt nga rreziku i zhdukjes. Nё kembim pёr kёtё tё mirё qё bёri,  mbreti i dha vajzёn e tij pёr grua.

Miti i Shёn Gjergjit ёshtё njё mit mijravjeçar qё ekziston nё shumё mitologji dhe shumё fe nё tё gjithё botёn. Kёshtu ekziston miti i lashtё grek pёr çlirimin e Andromedёs nga Perseu, Apolloni qё vret gjarpёrin, miti i Zigfridit nё mitologjinё gjermane, Uicilopocli tek Azteket qё vret gjarpёrin qё nxjerr flakё nga goja, etj.

Dragoi ёshtё  njё simbol mbarёbotёror. Kombinon gjarpёrin dhe zogun, lёndёn materiale dhe shpirtin njёkohёsisht. Nё lindje  quhet i dobishёm, ndёrsa nё Perёndim mori kuptimin e ligёsisё dhe shkatёrrimit, kuptim tё cilin ka marrё dhe nё kёtё mit. Dragoi kёtu ruan burimin me ujё, symbol i diturisё brёndёsore dhe i pavdekshёmrise, burimi i jetёs.

Beteja me dragoin simbolizon vёshtirёsitё qё ekzistojnё pёr tё arritur dikush tё fitojё frutet e dijes brendёsore. Vrasja e dragoit ёshte perplasja brendёsore midis dritёs dhe errёsirёs. Ёshtё njeriu qё  lufton pёr tё mundur natyrёn e tij tё erret dhe arrin Vetёzotёrim. Shpёtimi i princeshёs nga dragoi simbolizon çlirimin e fuqive tё pastra shpirtёrore si rezultat i eliminimit tё fuqive negative. Simbolizon çlirimin e Shpirtit qё pergaditet tё ёelltitet nga pasionet inferiore dhe dёshirat.

I gjithe ky mit simbolizon proçedurёn e luftёs sё brёndshme qё çdonjeri qё kёrkon tё pёrmisohet si njeri, tё bёhet mё virtuoz dhe i Vetёdijshёm nё mёnyrё qё Shpirti dhe trupi i tij tё bashkёpunojnё si njё njёsi e vetme.

Dragoi nё kёtё mit simbolizon ligёsinё,  tё gjitha dobёsitё dhe defektet njerёzore. Princesha e burgosur simbolizon botёn psikologjike tё njeriut qё jeton nё errёsirёn e shpellёs sё Platonit dhe nё njё moment tё caktuar del nё dritёn e vёrtetё. Pёr tё arritur tё shkёputet  nga Dragoi – defektet, nevojitet njё betejё brendёsore. Heroi, Shёn Gjergji, simbolizon Botёn Shpirtёrore, tё mirёn, forcёn pozitive, qё simbolizon diellin, botёn e vёrtetё tё dritёs qё na thotё Platoni.

Shpirti ёshtё ai qё vendos ndёrgjegjen – vetёdijen dhe bёn njeriun  tё fillojё rrugёn brendёsore, apo udhёn filozofike siç quhej nga traditat e qytetёrimeve tё lashtё.  Njё proçedurё qё transformon njeriun e thjeshtё nё njё hero, nё njё njeri tё vetёdijshёm  dhe te dobishёm si pёr veten ashtu edhe pёr kolektivin qё ka pёrreth.

Nuk ёshtё  rastёsishme qё personazhi i Shёn Gjergjit ёshtё kaq i dashur  dhe i famshёm nga njerёzit, pasi çdonjeri e di se e mira dhe e keqja, drita dhe errёsira, nuk ekziston vetёm nё botёn e jashtme por edhe brёnda çdonjёrit nga ne. Ёshtё Vetvetja superiore (Shёn Gjergji) i cili lufton me personalitetin tonё (dragoi), nё mёnyrё qё tё çlirojё Psikinё tonё (princeshёn).Brenda nesh ndodhet njё dragua por edhe njё Shёn Gjergj, i gatshёm pёr ta vrarё atё. Mjafton qё ne tё duam ta bejmё njё gjё tё tillё…

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

3 mendime mbi “Shen Gjergji, kavalieri qe vret dragoin

  1. Albani thotë:

    ky eshte i njejti mit me ate te Mardukut ne Mesopotami, por eshte me te vertete shume pedagogjik. Nderime. Albani

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s