Tolkin – John Ronald Rowell Tolkien


Tolkin – John Ronald Rowell Tolkien

 

John Ronald Rowell Tolkien u lind mё 3 Janar të vitit 1892, ne Blumfonteinte Qytetit tё Lirё tё Orangit (pjesё e Afrikёs sё Jugut tё sotme). Pas vekjes sё parakohshme tё tё Atit, kur ai ishte vetёm 4 vjeç, u kthye pёr tё jetuar nё Angli, nё qytetin Searhool tё Birmingamit sё bashku me tё ëmёn dhe tё vёllain.

Ronaldi i influencuar nga e ёma, qё ishte kaligrafe, filloi tё krijonte dalёngadalё mёnyrёn e hijshme tё tё shkruarit qё nё moshёn fёminore tё tij.  Nga e ёma mori edhe bazёn e gjuhёs latine dhe mё vonё edhe të gjuhёs franceze. Nё pёrgjithësi Tolkinit i pёlqente shumё tё dёgjonte, tё lexonte dhe tё recitonte, pa i interesuar shumё pёrmbajtja e kёtyre teksteve. Ishte shumё i talentuar edhe nё pikturё. I pёlqente jo vetёm pёr tё pikturuar pemёt , por i pёlqente edhe tё ndodhej afër tyre. Dhe ajo qё i pёlqente mё shumё qё kur ishte i vogё,  ishin pёrrallat. Pas shumё vitesh , nё njё lektur qё dha nё Skoci , tha ‘’ Mё pёlqenin pёrrallat qё atëherё kur fillova tё mёsoja tё lexoja, dhe dëshiroja shumё tё lexoja pёr dragonjtё, pavarёsisht se nuk i doja nё lagjen time’’. Nё moshёn 7-vjeçare filloi tё shkruante njё histori tё tijёn me njё dragua.

Vajti nё shkollё nё moshёn 8-vjeçare dhe filloi tё mёsonte greqisht, njё gjuhё qё i pёlqente shumё. Atёherё erdhi nё kontakt me Chauser, gjuha e tё cilit i tёrhoqi vёmendjen jashtё mase.

E ёma vdiq kur Tolkin ishte vetёm dymbёdhjetё vjeç. Humbja e saj i kushtoi shumё  dhe ishte dashuria pёr fenё ajo qё do tё zevёndёsonte dashurinё e sё ёmёs. Kujdestarinё e dy vёllezёrve i mori pёrsipёr njё prift i krishterё i kishёs lokale i cili ishte dhe njё mik i familjes.

Tolkin vazhdoi studimet e tij nё shkollё dhe filloi tё tregonte interesim tё madh  për parimet mbi tё cilat ndёrtohen dhe funksionojnё gjuhёt. Filloi tё kёrkonte skeletin e pёrbashkёt  tё tё gjitha gjuhёve, domethёne filloi tё merrej me Filologjinё, me shkencёn e fjalёs. Studioi gjuhёn Anglosaksone dhe gjuhёn e lashtё Norvegjeze. Nga kjo dashuri qё kishte pёr fjalёt, filloi tё krijojë gjuhё tё tija. Gjuhёn e parё qё shpiku quhej ‘’Animalic’’ dhe pёrbёhej sidomos nga emra kafshёsh. Mё vonё do tё krijojë fjalё tё bazuara nё modelin grek dhe do tё krijojё gjuhё pёrsёmbrapshti.

Nё verёn e vitit 1911 do tё udhёtojë nё Europё. Aty do tё blejë disa kartolina, midis sё cilave ndodhej dhe njё pikturë e Madelener, me titull “Shpirti i Malit”. Nё kёtё kartolinё  shfaqej njё plak me mjekёr tё bardhë  dhe njё kapele tё gjërë, i veshur me njё mantel. Plaku po i fliste njё dreri. Shumё mё vonё do tё shkruante nё kёtё kartolinё: ‘’Prejardhja e Gandalfit’’.

Nё vazhdim, vajti tё studionte nё Oksford, atje ku dhe do tё mёsojё dhe gjuhёn Kelte dhe atё Finlandeze. Nga gjuha e vjetёr Finlandeze mё vonё do tё lindte dhe gjuha ‘’Quenya’’, gjuha superiore e elfëve. Nё vitin 1913 u fejua me Edithin, e cila do tё ishte modeli i saj pёr Luthienёn e ‘’Simarrilion’’(?). Nё tё njёjtin vit filloi tё studionte gjuhёn Angleze tё Mesjetёs. Atёherё do tё binte nё duart e tij  teksti i Crist of Cyneëulf, njё antologji poezish fetare anglosaksone, ku njё varg i bёri shumё pёrshtypje:

‘’Eala Earendel engla beorthtast
Ofer middandeard monnum sended’’

‘’Pёrshёndetje Earendel, mё i ndrituri nga engjёjt

Mbi mes-tokёn i dёrguar tek njerёzit’’.

Mё vonё do tё merret me studimin e Norvegjishtes sё lashtё , qё sollёn Norvegjezёt nё Islandё. Aty lexoi oluvspa, Profecinё e Proftidës, qё tregon historinё e botёs që nga krijimi i saj e deri nё fatin e saj pёrfundimtar. Ky tekst e influencoi thellë imagjinatёn e Tolkin.

Fillimi i mitologjisё sё tij, filloi me ‘’Udhёtimin e Earendel, yllit tё mbrёmjes’’, me njё poezi qё shkruajti. Ishte udhëtimi  i yll-anijes nё qiell dhe ideja e yje-detarit qё me anijen e tij shfaqet nga Dyert e Natёs  dhe udhëton nё qiell. Ishte nё kohёn kur filloi dhe Lufta e Parё Botёrore. Nё atё periudhe Tolkin shkruajti dhe poezi tё tjera, qё mё vonё do tё botoheshin nё librin , ‘’Aventurat e Tom Mbandill’’.

Nё vitin 1915 , u rimor me poezinё e Earendel duke e ripёrpunuar dhe duke e zgjeruar . Gjuhёn ‘’Quenya’’ qё kishte krijuar fillimisht e quante si njё ‘’hobi tё çmendur’’, por mё vonё konkludoi se nё kёtё gjuhё i flisnin Earendelit elfët dhe zanat qё takonte nё udhёtimin e tij tё çuditshёm. Nё kёtё poezi ndodhen shumё elemente qё mё vonё do tё shohim tek Silmarrilion.

Kur shkruajti Silmarrilion, ai vetё besonte se po shkruante tё vёrtetёn. Nuk besonte se qёniet qё ai pёrshkruante , elfët, xhuxhat, Orket, ekzistonin ndonjёherё, por ndjente se historitё e tij nё njё farё mёnyre ishin mishёrimi i njё tё vёrtete tё thellё. Pёrsa u pёrket emrave tё personazheve dhe tё vendeve, ato erdhёn nga gjuhёt qё kishte shpikur Tolkin. Gjuhёt qё kishte krijuar, mё fillimtare ‘’Quenya’, pёrmbanin qindra fjalё.

Disa probleme shёndeti e larguan nga vija e parё e luftёs nё Angli, ku edhe qëndro i deri nё fund tё luftёs. Nё spital shkruajti historinё e fёmijёve të Hurin. Xhirot e tij me Edithin nё njё pyll te vogёl, i frymëzuan historinë e Berenit dhe tё Luthienes. Edithi ishte Luthiena dhe pёr kёtё arsye kёmbёnguli tё shkruhej tek pllaka e varrit tё saj edhe ky emer dhe mё vonё Beren tek varri i tij.

Tolkin la frymёn e tij tё fundit nё moshёn 81-vjeçare, mё 2 Shtator tё vitit 1973. U varros pёrkrah gruas sё tij, nё varrezat e Oksfordit.

Pёr shumё vite me radhë punonte mbi Silmarrilion, tё cilin kurrё nuk arriti tё mbaronte  por qё vazhdimisht e pёrmirësonte dhe e rikonsideronte. Sipas tij “Silmarrilion” ishte vepra kryesore e tij.

Shumё njerёz e akuzuan Tolkin se pёrse nuk ekzistonte Zoti nё veprat e tij. Por duhet tё mos harrojmё se bota e pёrrallave nuk ёshtё njё botё fetare dhe se Tolkin respekton shumё kёtё botё dhe hyn me kujdes pasi nuk dёshiron ta ndot duke i shtuar elementё tё huaj kundrejt kёsaj bote. I pёlqenin shumё pёrrallat dhe  pёr kёtё, tё gjithё ata qё gjithashtu u pёlqejnё  dhe duan tё lexojnё njё pёrrallё qё nuk ёshtё pёr fёmijё, le tё lexojnё Zotin e Unazave.

Hobi fillon si njё pёrralle pёr fёmijё tё vegjёl dhe arrin nё histori pёr të rritur. Zoti i Unazave pёrfundon si diçka shumё mё e thellё dhe mё madhёshtore. Silmarrilion vjen pёr tё na dhёnё prehistorinё e Zotit tё Unazave, por edhe Mitologjinё e mes-tokёs.

Sensacionale ёshtё mёnyra e vёnies sё datave tё fakteve qё ndodhin nё veprat e profesor Tolkin, qё kanё tё bёjnё me Mes-Tokёn.  Nё pёrgjithësi bazohet nё idenё e epokave tё botёs. Epokat pra janё njё mёnyrё me tё cilёn njerёzit e mençur dhe kronografёt  e Mes-Tokёs masnin vitet. Duke llogaritur bazёn  e supozuar tё krijimit tё Diellit dhe tё Hёnёs nga Valaret. Sipas  traditave tё elfёve, dhe pёr kёtё  dhe quhen epoka tё Diellit. Dihen dhe tre tё tjera qё erdhёn nё vijim. Mё pёrpara kёtyre ishin dy epoka tё tjera : Epoka e Valareve, qё zgjat gati 35.000 vite dhe Epoka e Pemёve.

Karakteristika  e librave tё tij ёshtё kujdesi i madh qё Tolkin ka pёr detajet mё tё vogla, dhe pёr kёtё arsye i duhej tё rikthehej shpeshherё mbrapa pёr tё korrigjuar gabime tё mundshme. Kujdesej edhe se sa ditë kishin kaluar, nё mёnyrё qё tё mos pёrshkruante  gabimisht fazat e Hёnёs.

Por mё e rёndёsishmja ёshtё dashuria e tij pёr botёn imagjinare qё ai pёrshkruan, tё cilёn arrin tё transmetojё tek lexuesit e tij.  Nuk shkruan me qёllim pёr tё dhёnё mesazhe tё veçantё, por shkruan pёr tё shprehur atё qё lind brenda tij nё njё mёnyrё krejt spontane dhe ndoshta kjo ёshtё arsyeja qё i bёn librat e tij  kaq joshёs. Akoma dhe Mitologjia dhe Prehistoria e tij tek Simarrilion kanё diçka spontane dhe reale.

Pёrdor enkas kombinime tё pazakonshme fjalёsh dhe shprehjesh dhe, sigurisht, kjo gjё ka krijuar probleme tё mёdha tek pёrkthyesit, pasi fjala e tij fillimisht duket e ngurtё, nёsё vet lexuesi nuk koncepton  nё kohёn e duhur  kёtё formё tё shkruari tё Tolkin. Pёrdor gjithmonё fjalёt e tij  me kuptimin më tё rrallё dhe zanafillёs nё kombinime tё  tij, diçka qё fenomenikisht  duket sikur ёshtё nё dёm tё hijeshisё sё fjalёs letrare ashtu siç ёshtё bёrё zakon.

Tolkin nuk priste kurrё qё librat e tij do tё bёheshin kaq tё famshёm, pёrkundrazi besonte se do tё lexoheshin nga njё pjesё shumё e vogёl e lexuesve tё kёtij lloji. Dhe megjithatё, vizioni i Mes-tokёs, duke pasur rrёnjёt e tij tek dashuria e tij pёr bukurinё engjёllore tё pyjeve tё gjelbёrta tё Oksfordit e deri tek kodrat e lulёzuara tё Jorkshairit, kapi frymёn e kohёs dhe u bё njё burim frymёzimi pёr shumё shkrimtarё , artistё dhe filmbёrёs bashkёkohorё.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 2 Tetor, 2008.

2 Përgjigje to “Tolkin – John Ronald Rowell Tolkien”

  1. fantastike libvat e tij, sidomos LOTR.
    NUK E PRISJA TE GJEJA NJE BIOGRAFI TE TIJ NE SHQIP.
    congratulazioni

  2. Bravo per artikullin! Tolkin eshte per mendimin tim nje nga shkrimtaret me te mire te shek. XX. Do te deshiroja te lexoja dicka edhe per mitologjine e tij Lord Of The Rings. Mirulexofshim.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: