4 Burimet e Stresit


4 BURIMET E STRESIT

Ankth, stres, presion….. janë fjalët  kanë zënë vend  fort  fjalorin e përditshmërisë sonë. Për fat  keq nuk janë vetëm fjalë, por gjendje  jetojme pothuajse  gjithë. Ritmi i pandalshëm i jetës, problemet, komunikimi jo rezultativ, mosnjohja e vetes sonë, përplasjet me njëritjetrin, i zmadhojnë këto gjendje.

Por, përtej zakoneve  jashtme dhe situatave stresuese  secilit, ekzistojnë dhe burime endogjene stresi,  do ti quajmë  mënyrë simbolike “Zërat e Vegjël”  na çojnë  sjellje  gabuara dhe  pakonfirmuara. Por, le ti shohim  mënyrë më analitike  artikullin  vijon.

 

4 BURIMET E STRESIT : ZËRAT E VEGJËL DHE TË MËDHENJ

Që njeriu të zbulojë veten e tij, veten e tij të vërtet, të zbulojë se cila është esenca e tij në të vërtet, është një gjë e vështirë, edhe pse është veprimi më me vlerë dhe më i rëndësishëm që mund të bëjë gjatë jetës së tij.

Shumë prej nesh ecim në botë pa e ditur se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Nuk e njohim identitetin tonë të vërtet, nuk e dimë se çfarë ka vlerë dhe çfarë nuk ka, çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme.

Prandaj është e dobishme që të merremi me Filozofi. Me Filozofi nuk nënkuptojmë studimin e historisë së rrymave filozofike, të filozofëve më të mëdhenjë të të gjitha kohërave dhe teorive të tyre, por nënkuptojmë hetimin e të gjitha atyre vlerave që janë të vërteta, të rëndësishme dhe të dobishme për ne dhe për të gjithë njerëzit.

Pra, në një udhëtim të tillë kërkimi ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të kërkojmë, duke filluar nga vetë vetja jonë dhe nga natyra jonë njerëzore.

Njeriu është një qënie e shumëfishtë dhe më e ndërlikuara në krahasim me mbretëritë e kaluara të qënieve në natyrë (kafshë, bimë, sende). Dallohet për formën e tij, për forcën dhe shumëllojshmërinë e emocioneve të tij, aftësine e të menduarit dhe të kuptuarit të ideve, për kalitjen e vlerave më të larta, vetëdijes dhe moralit.

Përgjithësisht, do të mund ti gruponim këto 2 elementë në dy kategori, Personalitetin, që e formonë forma jonë materiale, energjia gjallëruese, ndjenjat dhe mendimet tona, dhe Njësia, që përmbanë një Intelekt më të lartë, një force përjetimi të menjëhershëm të natyrës së vërtet të gjërave (Parandjenja) dhe së fundmi Vullneti, forca që lëviz gjithçka në një rrugë ngjitëse zhvillimi drejt formave më të larta. Platoni përdorë në dialogjet e tij një figurë shumë karakteristike për këtë strukturë bazike të njeriut. Paralelizon Personalitetin me një kalë dhe Njësinë me kalorësin e kalit, duke theksuar në këtë mënyrë se brenda nesh ekziston një pjesë më e lartë dhe më me vlerë që duhet të drejtojë dhe të ngasë mjetin që kemi në dispozicionë që të lëvizim dhe të “udhëtojmë” në jetë. Një karakteristikë tjetër e këtij “kalorësi” mitik, është se dallohet gjithashtu nga Vetëdija. Vetëdija si kuptim lidhet ngushtë me Shkencë e Psikologjisë dhe një nga përcaktimet më të pastra që kemi për të është se, përbën Diturinë e gjërave rreth nesh dhe të vetes sonë. Deklarimi “unë kam vetëdije” lidhet shumë me frazën “kam dituri”. Di se kush jam, si jetoj, si sillem, çfarë nevojash kam, kam dije të së drejtës, të vërtetës etj.

Gjithashtu, mund ta përngjasojmë Vetëdijen me një llambë. Llamba në realitetin tonë të përditshëm është një vegël shumë e dobishme në rastet kur nuk ka mjaftueshëm dritë përreth nesh. Na nevojitet llamba që të shohim në errësirë, që të ndriçojmë vendin që na rrethon, që të perceptojmë se çfarë ka përtej nesh, në mënyrë që të mund të lëvizim dhe të bëjmë atë që kemi zgjedhur. Duke e përdorur kështu llambën – vetëdije mund ta drejtojmë në botën tonë brendësore dhe të mund të njohim gjëra, objekte, vende të këtij “përbrënda” që nuk është edhe aq i padukshëm sa i “jashtmi”, por në esencë ,është po aq i rëndësishëm sa edhe bota jonë materiale që ndikon mbi të dhe ndërhynë në të, në një masë të madhe.

Gjithashtu, duke patur parasysh se si qënie kemi një strukturë të komplikuar, dallohemi për një gamë të madhe nevojash, që janë ndryshe për çdo element të vetes tonë. Masloë, ky psikolog i rëndësishëm Amerikanë, studioi nevojat njerëzore dhe i vendosi në mënyrë hierarkike në një piramidë, duke filluar me bazën që përbënin nevojat materiale dhe duke arritur në majë që zinin vënd ato shpirtërore. Kështu, do të mund të njihnim tek vetja jonë:

a) Nevoja biologjike: përmbushja e tyre na lejon të mbijetojmë dhe të jemi të gjallë.

b) Nevojat e sigurisë: përmbushja e tyre na bën të ndihemi të sigurt në mjedisin ku jetojmë, të sigurtë, pa u rrezikuar prej tij.

c) Nevoja për dashuri dhe njohje shoqërore, që të bëjmë pjesë në një grup dhe të bashkëjetojmë me antarët e tjerë të këtij grupi : kur ata janë të kënaqur, ne ndihemi të dashur dhe të pranuar nga anëtarët e grupit për atë që ne jemi.

d) Nevoja për vetbesim dhe pavarësi: kënaqësia e tyre na jep ndjenjën e të qënit me vlerë si njerëz dhe konfirmimin që mund ta kontrollojmë ambjentin tonë, të bëjmë zgjedhje dhe ti japim drejtim jetës tonë.

Ankth, stres, presion….. janë fjalët që kanë zënë vend të rëndësishëm në fjalorin e përditshmërisë sonë. Për fat të keq nuk janë vetëm fjalë, por gjendje që i jetojmë pothuajse të gjithë. Ritmi i pandalshëm i jetës, problemet, komunikimi jo efikas, mosnjohja e vetes sonë, përplasjet me njëri-tjetrin, i zmadhojnë këto gjendje.

Por, përtej zakoneve të jashtme dhe situatave stresuese të secilit, ekzistojnë dhe burime endogjene stresi, që do ti quajmë në mënyrë simbolike “Zërat e Vegjël” që na çojnë në sjellje të gabuara dhe të pakonfirmuara. Por, le ti shohim në mënyrë më të detajshme në artikullin që vijon.

 

4 BURIMET E STRESIT: ZËRAT E VEGJËL DHE TË MËDHENJ

Që njeriu të zbulojë veten e tij, veten e tij të vërtetë, të zbulojë se cila është esenca e tij në të vërtetë, është diçka e vështirë, edhe pse është veprimi më me vlerë dhe më i rëndësishëm që mund të bëjë gjatë jetës së tij.

Shumë prej nesh ecim në botë pa e ditur se kush jemi, nga vijmë dhe ku po shkojmë. Nuk e njohim identitetin tonë të vërtetë, nuk e dimë se çfarë ka vlerë dhe çfarë nuk ka, çfarë është e rëndësishme dhe çfarë është e parëndësishme.

Prandaj është e dobishme që të merremi me Filozofi. Me Filozofi nuk nënkuptojmë studimin e historisë së rrymave filozofike, të filozofëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave dhe teorive të tyre, por nënkuptojmë hetimin e të gjitha atyre vlerave që janë të vërteta, të rëndësishme dhe të dobishme për ne dhe për të gjithë njerëzit.

Pra, në një udhëtim të tillë ka shumë gjëra mbi të cilat duhet të kërkojmë, duke filluar nga vetë vetja jonë dhe nga natyra jonë njerëzore.

Njeriu është një qënie e shumëfishtë dhe më e ndërlikuara në krahasim me mbretëritë e kaluara të qënieve në natyrë (kafshë, bimë, sende). Dallohet për formën e tij, për forcën dhe shumëllojshmërinë e emocioneve të tij, aftësine e të menduarit dhe të kuptuarit të ideve, për kultivimin e vlerave më të larta, vetëdijes dhe moralit.

Përgjithësisht, do të mund t’i gruponim këto 2 elementë në dy kategori, Personalitetin, që e formon forma jonë materiale, energjia gjallëruese, ndjenjat dhe mendimet tona, dhe Njësia, që përmbanë një Intelekt më të lartë, një forcë përjetimi të menjëhershëm të natyrës së vërtetë të gjërave (Intelekti) dhe së fundmi Vullneti, forca që lëviz gjithçka në një rrugë lartësuese zhvillimi drejt formave më të larta. Platoni përdor në dialogjet e tij një figurë shumë karakteristike për këtë strukturë bazike të njeriut. Paralelizon Personalitetin me një kalë dhe Njësinë me kalorësin e kalit, duke theksuar në këtë mënyrë se brenda nesh ekziston një pjesë më e lartë dhe më me vlerë që duhet të drejtojë dhe të ngasë mjetin që kemi në dispozicion që të lëvizim dhe të “udhëtojmë” në jetë.

Një karakteristikë tjetër e këtij “kalorësi” mitik, është se dallohet gjithashtu nga Vetëdija. Vetëdija si kuptim lidhet ngushtë me Shkencën e Psikologjisë dhe një nga përkufizimet më të pastra që kemi për të është se, përbën Diturinë e gjërave rreth nesh dhe të vetes sonë. Deklarimi “unë kam vetëdije” lidhet shumë me frazën “kam dituri”. Di se kush jam, si jetoj, si sillem, çfarë nevojash kam, kam dije të së drejtës, të vërtetës etj.

Gjithashtu, mund ta përngjasojmë Vetëdijen me një llampë. Llampa në realitetin tonë të përditshëm është një vegël shumë e dobishme në rastet kur nuk ka mjaftueshëm dritë përreth nesh. Na nevojitet llampa që të shohim në errësirë, që të ndriçojmë vendin që na rrethon, që të perceptojmë se çfarë ka përtej nesh, në mënyrë që të mund të lëvizim dhe të bëjmë atë që kemi zgjedhur. Duke e përdorur kështu llampën – vetëdije mund ta drejtojmë në botën tonë brendësore dhe të mund të njohim gjëra, objekte, vende të kësaj “brendësie”.

Për shkak se ka errësirë dhe drita e vetëdijes-llampë nuk është aq e fortë sa për ta ndriçuar të gjithë personalitetin, krijohen cepa që mbeten të panjohura, të padukshme dhe të pakontrolluara. Meqënëse nuk ndriçohen nga Vetëdija, veprojnë brenda nesh në mënyrë të pavetëdijshme. Do ti quajmë në mënyrë simbolike këto sjellje të gabuara “Zëra të Vegjël”, sepse pa e kuptuar na bëjnë që të veprojmë në mënyrë të pakonfirmuar.

Kështu nga cepi i nivelit fizik/material të personalitetit tonë, del “zëri i vogël”: “Ji i Fortë”. Njeriu që zotërohet nga ky zë, është i shkëputur nga ndjenjat e tij dhe mendon se të gjitha duhet ti bëjë vetë. Bëhet i ashpër. Nuk i shpreh lehtë ndjenjat e tij. Nuk kërkon ndihmë, kjo për shkak se mendon se vetëm të dobëtit kanë nevojë për ndihmën e të tjerëve, ndërsa ai vetë është i fortë, ose pasi mendon se vetëm ai mund ti bëjë gjërat mirë dhe në rregull. Që kjo gjëndje të ekuilibrohet, është thelbësore që njeriu ta ndriçojë këtë sjellje të pavetëdijshme me Vetëdije. Nëqoftëse e kupton saktësisht se çfarë po bën dhe pse po e bën, nëqoftëse kupton motorët e fshehur dhe shkaqet, në qoftë se e kupton qëndrimin e tij të gabuar, atëhere do të ketë mundësinë të zgjedhë, nëse do të vazhdojë të sillet në atë mënyrë ose të ndryshojë dhe ta shndërrojë këtë “zë të vogël” në të kundërtën e saj në “zë të madh” “Ji i qetë”. Të qënurit i qetë do t’i lejojë që të pranojë se ka mangësi, që nuk mund t’i bëjë të gjitha vetëm dhe që përfundimisht është gjë e bukur të pranosh ndihmën e të tjerëve.

Nga cepi i errët i personalitetit tonë që lidhet me energjinë tonë jetëdhënëse dëgjohet zëri i vogël “Rraskapitu”. Njeriu që zotërohet nga ky zë, nuk e njeh kuptimin e ritmit në veprimtaritë e tij. Ndjen se është i frytshëm nëse ato që arrin, i arrin me stërmundim, sepse punoi shumë për atë. Është një tip manjaku pune që do tu tregojë të tjerëve se punon shumë, edhe pse disa herë mundimi që ai derdh është i panevojshëm, sepse jo të gjitha gjërat kanë nevojë për një stërmundim. Pasiguria brendësore mund ta udhëheqë drejt ekzagjerimit të gjërave, në mënyrë që vetëdija e tij të jetë e zënë që të mos shohë ato që duhet të shikojë, domethënë disa të vërteta për veten e tij që me shumë mundësi janë të dhimbshme. Ndonjëherë të jep përshtypjen se ka lindur për të punuar.

Shmangia nga ky qëndrim me anë të vetëdijes dhe vullnetit, na çon tek zëri i madh “Gjej ritmin tënd”. Jo të gjitha gjërat kanë nevojë që të stërmundohemi për t’i realizuar dhe gjithashtu në kuptimin ritmik nuk është vetëm puna por edhe pushimi.

Nga cepi i errët i nivelit tonë sentimental, del zëri i vogël “Bëji qejfin”. Njeriu që zotërohet nga ky zë nuk di ose nuk mundet të thotë jo. Përpiqet gjithnjë që të pëlqehet dhe të pranohet nga të tjerët. Vesh maska që i konsideron si të pranueshme nga mjedisi i tij. Kështu shndërrohet në diçka të rreme dhe jo autentike, duke mos mundur që të jetë vetvetja. Ky lloj qëndrimi vjen si rezultat i frikës se nuk do pranohet nga të tjerët. Nga kjo gjëndje dalim vetëm nësë zhvillojmë zërin e madh “Kij besim”, që do të thotë ti besosh atij që je, ji i vërtetë përballë të tjerëve dhe ki besim se të tjerët do të të pranojnë dhe të duan pa maskat gënjeshtare dhe të kënaqshme, por me fytyrën tënde të vërtetë.

Nga cepi i errët i nivelit mendor del zëri i vogël “Nxitohu”. Ky zë e çon njeriun në një stres të vazhdueshëm, në ndjesinë se koha asnjëherë nuk është e mjaftueshme për të bërë ato që do. Nuk mundet që të qetësohet fare dhe është gjatë gjithë kohës në një gjendje ankthi plot tension. Bën shumë gjëra njëkohësisht duke pasur përshtypjen se po bën diçka të rëndësishme, por njëkohësisht i shmanget pyetjeve thelbësore dhe përgjigjes së tyre. E shpërndan vetëdijen e tij jashtë vetes duke humbur kështu në një shkallë të lartë, lidhjen me qendrën brendësore të vetvetes.

Ndryshimi i kësaj sjelljeje bëhet nëpërmjet zhvillimit të zërit të madh “Shtendosu”. Pra duhet që ta ulë stresin dhe tensionin, në mënyrë që të jet më natyral dhe të mund ta shijojë jetën në një nivel më të lartë.

Së fundmi, nga qëndra e personalitetit, nga vetë Uni ynë, del zëri i vogël “Ji perfekt”. Ky njeri do që ti dijë të gjitha, ti kontrollojë të gjitha. Do që të jetë më i miri. Do që ta konsiderojë veten si njeri i madh, të ndihet i pazëvendësueshëm dhe i domosdoshëm, bën me përsosmëri çfarë ka marrë përsipër sepse do që të duket perfekt në sytë e të tjerëve. Që të çlirohemi nga pesha e këtij zëri, do të duhet që të zhvillojmë zërin e madh “Ji krijues”. Të jesh krijues do të thotë të mos jesh perfekt që të dukesh si i rëndësishëm në sytë e të tjerve, por ti drejtohesh perfeksionit tek gjërat sepse interesohesh për to dhe i konsideron si përgjegjësinë tënde që të gjitha të bëhen ashtu siç duhen. Ka modesti, përkujdesje, entuziazëm dhe dashuri kundrejt të gjitha veprimeve. Një qëndrim i tillë na bën pozitivë, të gëzuar dhe njerëz krijues, që duan që tu ofrojnë shumë gjëra të tjerëvë, por edhe vetë vetes së tyre.

Pra siç është e qartë, zhvillimi i të ashtuquajturve simbolikish “Zërave të mëdhenj” tek vetja jonë, është një proçes brendësor ndryshimi dhe vetpërmirësimi. Shfaqja e tyre i lejon personalitetit tonë të konfirmohet, të forcohet, të zgjerojë kufijtë e tij dhe të ndriçojë me ndriçimin e një Vetëdijeje që udhëheq drejt vetënjohjes, vetkontrollit dhe zotërimit të të metave tona.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 29 Nëntor, 2010.

5 Përgjigje to “4 Burimet e Stresit”

  1. pershendetje
    un jam flori jam i lindur ne shkup dhe jetoj ne holland prej vitit 1992 e kuptoj ghuhen holandeze mirpo jam i knacur qe edhe ju e keni mundesu ne gjuhen shqipe ne internet dhe ju faleminderoj shum
    un kam deshir te lexoj ne gjuhen shqipe per SATSANG po nuk po mundem te xhej mirpo jam i lumtur si ju xheta juve te fala flori

  2. un dua te di se si mud njeri te sherohet nga kto gjera

  3. Thjesht duke njohur veten dhe duke e zoteruar ate. Nuk eshte aq thjesht sa degjohet por me deshire te mire dhe me pune arrihet
    admin

  4. Nese ke nje pune nje jete normale dhe njerz qe te rrethojne me dashuri nuk ka pse te ket stres .

  5. politika dhe stresi………..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: