Mark Aureli – Marcus Aurelius


Mark Aureli

 

Perandori dhe filozofi  romak (121- 180 p.K) kishte prejardhjen  nga një familje spanjolle senatorësh. U adoptua nga xhaxhai i tij  që më pas do të bëhej perandori Antonio Pio (Antonius Pius), me urdhër të perandorit Adrian. Që në moshën 8-vjeçare u pranua nga Këshilli Klerikal i Romës. U edukua në retorikën greke dhe atë latine nga Frodo dhe Herod Attiko. Filozofia Stoike, e joshi tej mase, dhe që në moshën 12-vjeçare  veshi uniformën stoike, duke adoptuar mënyrën e thjeshtë të jetesës së tyre. U bë njëri nga filozofët stoikë më të njohur .

Kryesisht e kishte influencuar mësimdhënia e Epiktitit. Forma  që zgjodhi për t’i dhënë veprave të tija, duhet të ketë prejardhje nga Herakliti, pasi Mark Aureli me gjithë qejf  i afrohet filozofisë së tij dhe zhvillon edhe më tej  mendimet e filozofit, në një formë meditimi personal.

Për jetën dhe mënyrën e të menduarit  të tij, shumë informacione dalin nga libri i tij ’’ Mbi Vetveten’’ që ai vetë shkruajti  në greqisht, gjatë periudhës 170 – 178 para erës sonë, tashmë si perandor,  libër i cili përmban fjalë të urta , me xhentilesë në shprehje, natyrale, se në mënyrën që përdor dhe një thjeshtësi  klasike. 12 librat e meditimeve të tij vërtetojnë se sa qetësi brendësore dhe lehtësim mund t’i ofronte Doktrina Stoike dhe sidomos në kohë të vështira me përplasje  dhe trazira.

Veprat e tija janë shpëtuar në minimumin e mundur, që në realitet nuk është asgjë tjetër përveç ditarit të tij personal, i cili nuk është i shkruar në mënyrë që mund të lexohet lehtë, por megjithatë  duket dëshira e përgjegjshme e këtij filozofi – perandor për të ofruar shërbimet e tij  kundrejt njerëzve, dhe detyrimi pozitiv të bashkëpunojë nga posti i tij dhe me të gjitha forcat e tij për mirëmbajtjen e komunitetit, anëtar i të cilit ndjehej  dhe ai vetë. Nëpërmes kësaj dëshmie të shkëlqyer të tij, filozofi, i cili nga kalimi i tij nga Athina, ishte initacionuar  në Misteret e Elevsinës, guxon të zhytet në rrënjët gati të paarritshme për të vdekshmit, të ‘’Detyrës’’, me një Vetëdije  të thellë të jetës njerëzore, por nga ana tjetër dhe të përjetësisë së parashikimit të Botës.

Ky qëndrim nuk e bën heremit dhe as jashtokësor, por përkundrazi  një njeri thellësisht shoqëror që deklaron pa rezervimin më të vogël se : ‘’ Të gjithë ne jemi krijuar për arsye të bashkënjerëzve tanë, të cilëve u detyrohemi ose ti ndihmojmë të kultivohen ose ti  pranojmë ashtu siç janë’’.

Si perandor ishte tej mase i drejtë, i dashur me njerëzit dhe i durueshëm, pavarësisht se përballonte të përmbledhura kundër tij problemet më të vështira.

– Armenia pëson epidrominë e Parthëve dhe atje lufta zgjat deri në vitin 166 p.K. vit në të cilin Perandoria pëson pushtimin nga murtaja shkatërruese që vjen nga Armenia, e cila shkatërroi Botën Klasike duke shfarosur pjesën më të madhe të popullsisë.

– Komandanti i Legjeonëve të Sirisë, Avid Kasio, po përparon në një qëndrim përçarës, pasi është vetëquajtur në Antioki ‘’Perandor i Lindjes’’.

– Markomanët Gjermanë po hyjnë me forcë në kufijtë veriore dhe që atëherë perandori po shpenzon të gjithë jetën e tij atje, me përjashtim ekspeditën e tij të shkurtër në Lindje për kontrollimin e qëndrimit të Kasjit, deri në vdekjen e tij më 17 Mars të vitit 180 në Vindobona ( Vjena e sotme), duke mbrojtur vijën kufitare të Dunabit, me vizita të shkurtra të tij në Romë.

– Uria, shkatërimet natyrale dhe dramat e tij familjare, pasi nga 13 femijët e tij nuk mbijetuan përveç se 5, plotësojnë skenën brenda së cilës thërritet ky burrë  i madh të zbatojë praktikisht urdhërat Stoike.

Trajtoi njerëzit gjithmonë si qënie etike, formoi legjislaturën e vështirë të asaj kohe dhe u përpoq të kompozonte një shumë ligjesh që të kishte si qëllim barazinë ligjore dhe lirinë  e fjalës ( për barazinë e ligjit brënda qytetit, për barazinë e nështetasve…’’ shkruan ai vetë, A, 14) , formoi një arkë të veçantë financash për varrimin e qytetarëve të varfër, kufizoi prostitucionin dhe veset jo etike, krijoi këshillin e përkujdesshmërisë për jetimët, imponoi mbajtjen e  detyruar të regjistrit  të lindjeve  dhe të popullsisë, përgjithësoi çlirimin e skllevërve dhe ju dha aftësi të plota për akte legale por edhe të drejtë trashëgimnie  nga pronarët e tyre nëse mungonin njerëzit e afërm , ndaloi ndëshkimet trupore dhe ndoqi penalisht shpifjet dhe vrasjet e skllevërve nga pronari i tyre, organizoi një sistem perfekt  të rezervave ushqimore me të cilin bëri të pamundura, të paktën në gadishullin apenin,  krizat e urisë. Parashikoi shfajësimin e të akuzuarve me sëmundje mendore, legalizoi ‘’ Favorizimin e lirisë’’ dhe u përpoq – por pa sukses –  të largonte  popullin nga spektaklet e amfiteatrove.

Konceptet e tij filozofike nuk e ndaluan të bëhej ndjekës i të krishterëve, pasi i konsideronte si kërcënimin më të madh të shtetit Romak. Kështu realizoi dy ndjekje të krishterëve që zgjatën pak vite , nga 166 e deri në 168 dhe 177 deri në 180, që përbëjnë një dëshmi të mirë historike për madhësinë e kriminalitetit të aktivitetit të krishterë të asaj kohe, të cilët  sulmonin hapur akoma dhe simbole dhe tempuj por edhe kundër të gjithë rrjetit shoqëror.

Njëkohësisht, apologjisti i Kristianizmit, Tertiliani, në librin e tij ‘’Apologji’’ quan Mark Aurelin  ‘’ mbrojtës i të Krishterëve’’. Kjo shpjegohet pasi Mark Aureli në 15 vitet e para të perandorimit të tij mbronte të krishterët dhe madje krijoi dhe një ligj që dënonte të gjithë ata që i bezdisnin jo për arsye penale por për shkak të veçorisë së besimit të tyre.

Me të vërtetë, Mark Aureli, qëndroi gjithmonë mbi gjërat dhe me subjektivitetet, u soll gjithmonë me Drejtësi dhe duke mos mbajtur inat, akoma dhe me armiqtë e tij: atëherë kur tradhëtari Kasjo u vra nga një oficer i tij, e varrosi me të gjitha nderet ushtarake.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 2 Tetor, 2008.

Një Përgjigje to “Mark Aureli – Marcus Aurelius”

  1. i bikur artikulli, nese dikujt tjeter i pelqeu, i keshilloj te lexoje librin ”Meditime” te Mark Aurelit, shume i bukur

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: