Oskar Uailld – Oscar Wilde 1856 – 1900


Oskar Uailld  ishte një shkrimtar dhe poet  Anglez. Lindi në Dublin në vitin 1856 dhe vdiq në vitin 1900 në Paris. I ati ishte kirurg ndërsa e ëma ishte poete dhe shkrimtare. Uailld studioi në Kolegjin ‘’Trinity’’  të Dublinit dhe në Oksford për shkenca klasike.

Ishte përkrahës i dogmës ‘’arti për artin’’. Pavarësisht se kjo dogmë takoi shumë kundërshtarë, u bë shpejt i famshëm dhe shumë e kërkuar  nga ciklet letrare. Ecuria e tij e shkëlqyer  ndërpritet  në vitin 1895 , ku dënohet me dy vjet punë të detyrueshme. Del nga burgu në vitin 1987 dhe jeton në Paris deri kur vdes, shumë i varfër dhe i braktisur.

Libri i parë që boton, është një kolazh poezish , që botohen në vitin 1881. Një vit më pas, do të fillojë një turne  në Amerikën e Veriut me një seri të madhe me leksione. Atëherë shkruajti dramën ‘’Vera’’. Vijojnë më pas libra si , ‘’ Princi i lumtur dhe përralla të tjera’’, ne 1888, ‘’Krimi i lord Savili dhe tregime të tjera’’, në vitin 1891, ‘’Shtëpia e Shegëve’’ dhe ‘’Dukesha e Paduas’’, në vitin 1892 u botuan ‘’Portreti i Dorian Greit’’.

Por veprat  që e bënë më të njohur ishin: ‘’Freskuesja e Leidi Uendermir’’ e vitit 1892, ‘’Një grua e parëndësishme’’ e vitit 1893. Në burgjet Riding shkruajti dhe dy libra të tjerë: ‘’De profundis (nga thellësia’’ dhe ‘’Balada e Burgut Riding’’

U influencua shumë nga edukimi që mori nga prindërit e tij, sidomos në formimin e karakterit, ashtu si edhe të interesimeve të tij. E ëma , një poete e njohur e asaj kohe, organizonte cdo javë festa në shtëpinë e tyre, në të cilat ftonte shkrimtarë të famshëm  dhe bisedat kishin të bënin me artin dhe qytetërimin.

I ati i tij, përvec se një doktor i famshëm, ishte edhe një studiues i mirëfilltë i qytetërimeve, arkeologjisë dhe miteve të Keltëve. Dashuria e tij për gjuhën greke i solli shumë nderime në Universitet. Së bashku me profesorin  e tij që studionin shkrimet e lashta greke, filluan një turne në Greqi, për të njohur vëndin ku lindën shkrimtarët e tij të preferuar.

Kishte nje mendjemrehtësi të madhe, dhe inteligjenca e tij u njoh shumë herët. Uailld vetë dallohej nga ecentrizmi i tij dhe provokonte  shumë veset konservatore  të Anglisë viktoriane. Pavarësisht se ishte një anëtar i shoqërisë së lartë, nuk bënte dallime, dhe në leksionet e tij mblidhte njerëz nga të gjitha klasat, akoma edhe minoritete. Në vitin 1884 martohet, dhe me vonë do të lindin dhe dy fëmijët e tij, tek të cilët do të përkushtohet. Atyre u dedikohen edhe përrallat simbolike që shkruajti në atë periudhë.

Ishte kundër cdo lloj dogme (ashtu sikur e shprehte shoqëria viktoriane). Shpeshherë e ironizonte  deri në cinizëm, hipokrizinë e njerëzve të asaj kohe: ‘’Ajo që  është  interesante për njerëzit e botës së mirë, është maska që cdonjëri nga ata do të veshë dhe jo realiteti që ndodhet poshtë maskës’’.

Ndjente një neveri të madhe për  mediokritetin  të intelektualizmit që në atë periudhë mundohej të mbizotëronte. Kritikat që merrte  i përballonte me shumë humor. Ftonte Anglinë konservatore të ndryshonte sjelljen e saj hipokrite dhe të luftonte tabutë e saj.

Ishte mbështetës i zjarrtë i metafizikës, besonte tek fuqitë e errëta  që përrethojnë  jetën tonë. Konsideronte se e ardhmja mund të parashikohej. Nga prindërit e tij u edukua me mite dhe tradita  të qytetërimeve të tjera. Mori pjesë  në shumë grumbullime shpirtërore, sidomos tek ato që organizonte e ëma në shtëpinë e tij. Xhaxhai i tij, Carls Maturin ishte nga shkrimtarët  e parë të historive fantastike dhe tmerri.

Interesat e tij metafizike duken thellë tek Portreti i Dorian Greit që shokoi kritikët e kohës së tij. Tek kjo vepër,  duket qartë  ndarja e vetvetes se jashtme dhe atë të brendshme. Përpjekja e Heroit për të mbajtur të ri  vetveten  e tij të jashtme, domethënë duke ndjekur ambicjen që e bën si të huaj ndaj shpirtit të tij. Duke mos duruar këtë përcarje, heroi shkatërron pikturën – idhull, domethënë vetveten inferiore së bashku më ambicjen e tij. Kështu çlirohet duke kuptuar se pavdekshmëria dhe bukuria janë  karakteristika të Shpirtit dhe jo të formës shprehëse të tij. Duket qartë ngjashmëria me doktor Faust.

Oskar Uailld merret gjithmonë me të bukurën. Shikon artin por edhe jetën me syrin e të sapolindurit dhe refuzon  fuqinë e dijes se dorëzuar. Beson se si dija ashtu edhe arti duhet të përjetohen. Besonte se jeta nuk është shkolla e duhur për Artin, por është vetë arti , domethënë arti për artin. E kishte integruar në një realitet tjetër, që nuk kishte të bënte me përditshmërinë. Ishte kundërshtar i cdo përshkrimi ose rishfaqjeje realistike. Ishte dakort me Platonin se arti udhëheq në një lloj çmendurie hyjnore. Ndihmon më vonë në  lindjen e rrymave  të reja  ose ripërjetuese të shkollave të vjetra.

Oskar Uailld ishte një shkrimtar i madh i cili provokoi pseudo – etikat e epokës së tij. Ishte një njohës dhe një admirues  i shkrimeve të grekëve të lashtë. Besonte se Qytetërimi i lashtë grek mishëronte bukurinë dhe harmoninë.  Ishte jokonfromist dhe ecentrik, por këto karakteristika nuk e penguan të studiojë filozofinë klasike. Veprat e tij mbeten të freskëta dhe aktuale akoma edhe në ditët e sotme.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 2 Nëntor, 2008.

Një Përgjigje to “Oskar Uailld – Oscar Wilde 1856 – 1900”

  1. princi i lumtur dhe tregime

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: