Reflektime Filozofike


Të ecim vetë apo të na terheqin? ‘’Nëse do të pranojmë se gjendemi në rrjedhën e Zhvillimit,duhet të marrim parasysh se të gjitha rrethanat  në të cilat ndodhemi janë të drejta për ne’’    H.P Blavatski Një gjë është të lihemi të na terheqin dhe tjetër gjë është të ecim me mjetet tona: kjo e fundit , sipas fjalëve të frazës së mësipërme,do të thotë të pranojmë se  ndodhemi në rrymën e zhvillimit. Do të thotë të përceptojmë se jeta nuk mund të jetë një  total rrethanash të padobishme që përsëriten vazhdimisht, shumica e të cilave  na sjell më tepër dhimbje se sa kënaqësi. Përkundrazi, cdo ngjarje,sa do që e vogël të jetë, merr një rëndësi të vecantë  dhe na transmeton një mësim të drejtë: atë që kemi nevojë, në këtë moment të ekzistencës sonë. Cfarë dua të bëj në jetën time? Cdonjeri duhet të mund ti përgjigjet vetes së tij se cfarë kërkon nëjetën e tij. Është e pamundur të përparojmë nëse nuk dimë se ku duam të arrijmë. Cfarë dua të bëj në jetën timë? Kjo është një pyetje e rëndësishme. Dhe nëse nuk kemi një ide relativisht të qartë, atëhere cfarë fitoresh duam të arrijmë? Pasi të kemi caktuar pikënisjen tonë, na mbetet dicka tjetër po aq erëndësishme: të kryejmë  rrugën. Nuk mjafton të shikojmë qiellin,nevojitet të ndërtojmë një shkallë që do të bëjë të mundur arritjen deri atje. Këtu luajnë rolin e vet, fitoret e mëdha dhe të vogla,fitoret e përditshme, që të shumëzuara dhe të ngritura në fuqi do të na lejojnë të arrijmë në qëllimin tonë të dëshiruar. Përse lindëm në këtë botë? Përse lindëm në këtë periudhë dhe jo në një tjetër? Sepse është e drejtë, ose nga nevoja personale, ose nga nevoja për të ndihmuar të tjerët … Vazhdoni leximin e Reflektime Filozofike

Jeta dhe Vdekja


Tju jetojё! Sapo lindi njё fёmijё! Fёmija ynё sapo erdhi nё jetё! Kёshtu festojnё shfaqjen e njё qёnieje tё re nё tokё.  Gjithçka duket  pak pёr atё trup tё vockёl qё ka nevojё mbrojtjen absolute dhe pёrkujdesimin mё tё madh. Puthje, dhurata, lotё gёzimi dhe mallёngjimi shoqёrojnё kёtё fakt jetёsor. - Çfarё dhimbjeje!  Sa dhimbje mund tё nxejё … Vazhdoni leximin e Jeta dhe Vdekja