Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kish një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur të tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet kundruar si roja … Vazhdoni leximin e Zjarri në Mitologjinë Shqiptare
Etiketë: katallani
Shurdhi në Mitologjinë Shqiptare
Demon znafillor i bestytnive të Veriut, Hyj i shtrëngatës dhe i breshërit. Emrin e tij Baron Nopca e lidh me pjesën e dytë të emrit thrak të Zibelthiur-dosit, hyjut të motit të keq dhe të stuhive. Madje sipas Cabejt, edhe vetë fjala shqipe perëndi i përket gjinisë së emrave indoeuropianë të perëndive të stuhive: në … Vazhdoni leximin e Shurdhi në Mitologjinë Shqiptare
Syqenëza në Mitologjinë Shqiptare
Këtë figurë të besimeve popullor të Toskërisë e përmend sëpari Hahani, dhe e përkthen dhe gjermanisht si “Hundsauge”. Është nga ato figura të demonologjisë, që përcaktohen për nga vetia e tyre antropofage. Përfytyrohet si një shtigë me katër sy, dy përpara e dy prapa. Sytë e prapme nuk i duken, sepse i mbulon me shaminë … Vazhdoni leximin e Syqenëza në Mitologjinë Shqiptare
Floçka – Nusja e Ujërave në Mitologjinë Shqiptare
Nimfë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë e bukur me flokë të gjatë. Ajo ruante ujërat e lumenjve dhe të liqeneve. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Lugati në Mitologjinë Shqiptare
Figurë e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i të vdekurit, burrë a grua qoftë, që ka qenë njeri i keq, me veti e zemër të ligë, ngrihet Lugat. Mbase këtë do të thotë edhe ajo pjesë e besë së Mujit, që mbaron me vargun: “Zirma, tokë, përjashta në natë të vorrit!” Lugati pra është kufomë, dhe … Vazhdoni leximin e Lugati në Mitologjinë Shqiptare
Katallani në Mitologjinë Shqiptare
Katallani në Mitologjinë Shqiptare Personazh mjaft i njohur i demonologjisë primitive, të cilin e ndeshim me emra të ndryshëm në shumë popuj e shumë kultura. E gjejmë në Jug e në Veri të Shqipërisë, herë si Tatëgjysh i parë, herë si Katalla e herë si Syqenhenjeri. Përfytyrohet si një farkëtar div nga shtati, i egër e … Vazhdoni leximin e Katallani në Mitologjinë Shqiptare