Adhurimi i zjarrit ishte baza e ceremonive fisnore shqiptare. Njerëzit besonin se zjarri në vatër kish një fuqi të madhe shëruese dhe pastruese. Për këtë arsye, përpara ndonjë feste, atë e mbanin ndezur të tërë natën, verë a dimër qoftë. Ai që kujdesej për të, ati, pra i pari i shtëpisë, duhet kundruar si roja … Vazhdoni leximin e Zjarri në Mitologjinë Shqiptare
Etiketë: dordoleci
Shurdhi në Mitologjinë Shqiptare
Demon znafillor i bestytnive të Veriut, Hyj i shtrëngatës dhe i breshërit. Emrin e tij Baron Nopca e lidh me pjesën e dytë të emrit thrak të Zibelthiur-dosit, hyjut të motit të keq dhe të stuhive. Madje sipas Cabejt, edhe vetë fjala shqipe perëndi i përket gjinisë së emrave indoeuropianë të perëndive të stuhive: në … Vazhdoni leximin e Shurdhi në Mitologjinë Shqiptare
Syqenëza në Mitologjinë Shqiptare
Këtë figurë të besimeve popullor të Toskërisë e përmend sëpari Hahani, dhe e përkthen dhe gjermanisht si “Hundsauge”. Është nga ato figura të demonologjisë, që përcaktohen për nga vetia e tyre antropofage. Përfytyrohet si një shtigë me katër sy, dy përpara e dy prapa. Sytë e prapme nuk i duken, sepse i mbulon me shaminë … Vazhdoni leximin e Syqenëza në Mitologjinë Shqiptare
Floçka – Nusja e Ujërave në Mitologjinë Shqiptare
Nimfë e mitologjisë popullore shqiptare, që përfytyrohej si një vajzë e bukur me flokë të gjatë. Ajo ruante ujërat e lumenjve dhe të liqeneve. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Lugati në Mitologjinë Shqiptare
Figurë e besimeve popullore shqiptare. Shpirti i të vdekurit, burrë a grua qoftë, që ka qenë njeri i keq, me veti e zemër të ligë, ngrihet Lugat. Mbase këtë do të thotë edhe ajo pjesë e besë së Mujit, që mbaron me vargun: “Zirma, tokë, përjashta në natë të vorrit!” Lugati pra është kufomë, dhe … Vazhdoni leximin e Lugati në Mitologjinë Shqiptare
Katallani në Mitologjinë Shqiptare
Katallani në Mitologjinë Shqiptare Personazh mjaft i njohur i demonologjisë primitive, të cilin e ndeshim me emra të ndryshëm në shumë popuj e shumë kultura. E gjejmë në Jug e në Veri të Shqipërisë, herë si Tatëgjysh i parë, herë si Katalla e herë si Syqenhenjeri. Përfytyrohet si një farkëtar div nga shtati, i egër e … Vazhdoni leximin e Katallani në Mitologjinë Shqiptare
Hyjria E Detit në Mitologjinë Shqiptare
Një lloj sirene e mitologjisë popullore shqiptare. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Gishtoja në Mitologjinë Shqiptare
Figurë e përrallave. Gishtoja apo Gjishtoja është i njohur në shumë vende të Europës: në Francë quhet “Le Petit Poucet”, në Rusi “Malciks Palcik”, në Greqi “Revithi”, në Rumani “Neginice”, ndër gjermanë “Daumling” etj. Edhe pse kudo është i vogël sa një gisht, veprimet e tij ndryshojnë nga përrallat e njërit vend në ato të … Vazhdoni leximin e Gishtoja në Mitologjinë Shqiptare
Gogoli në Mitologjinë Shqiptare
Gogomel. Rron në toponimet: Gogole (Vidhgar-Ana e Malit), Ne Goglit (Bobot-Ana e Malit). Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Gërshetëza në Mitologjinë Shqiptare
Nimfë e mitologjisë shqiptare, që përfytyrohej si një vashë e bukur e me flokë të gjatë, që rrinte në ujërat e liqeneve e të lumenjve. identifikohet me Floçkën. Marrë nga Fjalori i Mitologjisë dhe Demonologjisë Shqiptare. Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:
Fierkuqja në Mitologjinë Shqiptare
Qenie mitologjike, <<rrëshqanuer i gjatë nji metër e gjysë, me lëkurë të kuqme, me krye sa nji kuti burrnoti, jeton ndër vende ma të shkretat, i helmatuem, ka fuqi lidhëse sa me tha nji lis, hidhet me shtat edhe për së largu për ajri, lidhë bagtin e njerëzit, u shpon kryet tue u lëshue mbë … Vazhdoni leximin e Fierkuqja në Mitologjinë Shqiptare
Fatet në Mitologjinë Shqiptare
Figura të besimeve popullore dhe përrallave, që përfytyrohen si tri gra që vijnë natën e tretë te djepi i të posalindurit dhe i caktojnë fatin e jetës. Në veriun e Shqipërisë këtë detyrë e kryejnë Orët. Çdo pësim i njeriut i mvishet vendimit të tyre, ndaj njerëzit ngushëllohen duke thënë: kështu e shkruan Fatet. Natën … Vazhdoni leximin e Fatet në Mitologjinë Shqiptare
Dordeleci në Mitologjinë Shqiptare
Edhe sot e kësaj dite, në kopshte e në ara shqiptarët vendosin një shëmbëlltyrë njeriu: me trup, kahë, këmbë dhe kokë, të veshur me rroba, më shpesh me rrecka. Në zanafillë Dordoleci ka përfaqësuar një shëmbëlltyrë të hyut të bujqësisë, i cili, edhe pse u shndërrua në brëndësi, si trajtë u ruajt deri në ditët … Vazhdoni leximin e Dordeleci në Mitologjinë Shqiptare