Matrix : Filmi nga pikepamja filozofike


MATRIX

Filmi që i kishte të gjitha. Aksion, komplot mbreslënës, protagonistë të bukur, muzikë

që të mbante në tension, dhe efekte të larta kinematografike. Ndoshta do shiste po aq bileta nëqoftëse nuk do të përmbante thellësinë e skenarit. Dhe kjo thellësi ishte realisht aq e madhe sa që dikush pyet veten, po sikur krijuesit e filmit të kishin vetëdijen e të gjitha atyre apo nëse përfundimisht filmi (kjo ndodh në art zakonisht) ishte thjesht një vëzhgim i frymëzuar.

Filmi përmbanë të gjithë elementët e një Eposi Heroikë. Pika qëndrore është gjithmonë Heroi, i cili është një njeri si gjithë të tjerët, e vetmja gjë që fillimisht e dallon është qëndrimi i tij ndaj hetimit, kërkimit të së vërtetës. Por tek asnjë Mit nuk arrin tek e vërteta vetëm. Gjithmonë ekziston një mësues, një Qënie që e udhëheq. Në rastin e Heroit tonë, Mësuesi është Morfeus (Perëndia e gjumit në Mitologjinë Greke, këtu zgjon Heroin nga gjumi letargjik.)

Zakonisht gjithçka nis nga një Vendim. Kjo është prova e parë e nxënësit. Asnjëri nuk mund të marri mësimdhënje nëse më parë ai vetrë nuk ka vendosur se ka dëshirë. Prandaj nxënësia është një veprim energjitik. Madje ka disa të dhëna se kadeti tek Misteret e Mëdha të Egjiptit, duhet të zgjidhte midis dy gotash me verë. Njëra nga ato të dyja përmbante helm. Në këtë mënyrë provohej jo vetëm nëse e ka kaluar frikën e vdekjes duke pasur besim në pavdeksinë e Shpirtit, por edhe nëse ka zhvilluar aftësi të tilla në mënyrë që të parandjejë se kush është vera që do ta çojë në vdekje. Sepse vetëm një budalla do të vdiste nëse s’do të ishte e nevojshme. ( Sigursht që ndoshta nuk e linin të pinte verën e helmuar nëse zgfjitdhte gotën e gabuar, por thjesht e dërgonin pas në shtëpinë e tij duke e përqeshur).

Kështu edhe këtu, kandidati për Initacionin, domethënë tek dija, duhet të zgjedhi midis pilulës të kuqe ose asaj blu. Të zgjedhi midis rehatisë që ofron mosdija, mungesës së vetëdijes nga njëra anë dhe mallkimit të dijes nga ana tjetër, peshës së lirisë dhe përgjegjësisë nga ana tjetër. Kështuv edhe këtu, protagonisti zgjedh të dytën dhe aksioni fillon. Lind për herë të dytë në botën reale kësaj rradhe. Nuk është rastësi që të initacionuarit në Misteret e Mëdha i quanin “dy herë të lindur” ose “tremadhështorët”. Sepse një herë lindën në materie si të gjithë ne dhe një herë lindën tek Shpirti.

Në këtë gjëndje të re që ndodhet mundohet tashmë me një ritëm të ngadaltë dhe me ndihmën e atyre që e bën përpara tij dhe të cilët do të jenë bashkudhëtarët e tij, të zgjohet dhe të mësojë që të jetojë në realitet.

Përsëri sipas Esoterizmit ekzistonë një zinxhir i madh mësuesish dhe nxënësish tek i cili kudo që ndodhet dikush, është një nxënës i vogël por edhe nje mësues i vogël për pasardhësin.

Një tjetër pikë interesante është se kur lind i dhëmbin sytë e tij dhe Morfeus i thotë se i dhëmbin për shkak se po i përdorë për herë të parë. Këtu kemi një simbolizëm të pastër, thjesht le të përmendim se edhe Platoni thotë se është e rëndësishme që ai që do të dalë nga shpella, ta bëjë dalë ngadalë që ti mësohen sytë, përndryshe do të verbohet nga drita. (Domethënë se Nxënësi duhet ta përvetësojë dijen dalë ngadëlë, përndryshe do të verbohet dhe do ta përdori për ti bërë keq të tjerve duke u bërë egoist).

Por pasi dikush ta njohi të vërtetën, që është bukuria dhe drita e botës jashtë shpellës, do të dëshirojë që tra ndajë atë me të burgosurit e tjerë. Do dëshirojë që ti ndihmuar që të thyejnë vargonjtë e tyre. Të njëjtën gjë bën edhe heroi jonë. Pasi zbul Matrixin (këtu na vjen ndër mend emri sanskrit për botën “majia” = iluzion, Indianët mendojnë se të vërtetën nuk mund ta kapim me shqisat tona), përpiqet pra Heroi ynë, pasi të ket hyrë përsëri në Matrix të bindë edhe të tjerë që të zgjohen. Me rezultatin që të zëvendësojë banditin për zotërit e shpellës që në filmin konkretë janë makineritë. (Ky është një tjetër simbolizëm për pozicionin teknokratik të shoqërisë në të cilën jetojmë.) Këto makineri ushqehen me mendimet dhe ndjenjat e njerëzve. Platoni thotë se padronët e shpellës që janë qënie të lira pa zinxhira (pra më të zhvilluara) krijojnë mekanizma brënda shpellës që ti mbajnë njerëzit sa më shumë që të jet e mundur në padituri, sepse i kanë nevojë në mënyrë që të ushtrojnë mbi ta pushtetin e tyre. Përndryshe nuk ka kuptim ekzistenca e tyre. Kështu që në film nis një luftë e fuqishme midis të mirëve dhe të këqinjve. Kjo luftë midis “Bijve të Diellit” dhe “Bijve të Hënës” është një motivë arketipikë dhe mund ta gjejmë në mite shumë të lashtë dhe në shumë qytetërime.

Një tjetër temë e rëndësishme që prek filmi është Tradhëtia. Tradhëtari zotëron diçka nga dija. Zgjedh që ta sakrifikojë atë për pasurinë dhe lavdinë e famës. Tek filmi ai tradhëtonë mësuesin e tij, bashkëudhëtarët e tij dhe qëllimin e tyre, që të bëhet një Star i Hollivudit (një sarkazëm e paparë e regjizorit). Nxënësi duhet të kalojë shumë prova përpara se përfundimisht të përballet me kundërshtarin e tij më të madh, vetveten e tij, dyshimet e tij, mungesa e besimit të tij, egoizmi i tij. Duhet të bëhet si Shën – Gjergji që vret Dragoin, hijen e tij. ( Le të kujtojmë Tundimin e fundit të Kazanzakit që i referohet pikërisht kësaj prove të fundit.)

Kjo është arsyeja se pse gjatë gjithë stërvitjes së tij Heroi – Nxënës mundohet të mësojë Virtytin e Besnikërisë. Duhet ti besojë forcave të tij, ti besojë misionit të tij dhe të besojë tek Shpirti i Pavdekshëm. Vetëm atehere mund të bëhet i pathyeshëm nga padronët e Matrixit. Për shka se siç e thotë dhe Morfeus karakterikisht “nëqoftëse shpirti jot vdesë, vdesë dhe trupi”. (të Kujtojmë fjalët e Krishtit që thoshte se mund ti bëni malet që të lëvizin nëqoftëse e besoni me të vërtet.) forca e këtij besimi do të vërtetojë se është i Zgjëdhuri. Këtu përsëri gjejmë lidhje me traditën Indiane për Avatarat, të zgjedhurit që vijnë që të ndihmojnë botën kur ajo largohet nga e vërteta.

Me të vërtet që janë të shumta pikat në të cilat do të mund të ndalonte dikush për ti analizuar. Por qëllimi i këtij artikulli, është një prezantim i vogël i filmit që të nxisim interesin e spektatorit. Të gjitha të tjerat ja lëjmë shikuesit që ti njohë ose ti kujtojë vet…

Sido që të jetë pyetja e madhe që gjithnjë do të presë një përgjigje është:

Çfarë është MATRIX ?

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 21 Shtator, 2010.

Një Përgjigje to “Matrix : Filmi nga pikepamja filozofike”

  1. Ju lutem vendosni shprehje te bukura , SHUME TE BUKURA

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: