Shqisa e 6-të


Filozofia Lindore na mëson se kur njeriu vdes shkon në një vënd i cili quhet Kama Loka. Është një vënd i cili i jep mundësi mbartësit tonë emocional (Astral) që të përjetojë të gjitha ato që dëshiron ose dëshironte gjatë kohës që ishtë gjallë në tokë, me qëllim që, ose të çlirohet nga dëshira ose për të kuptuar se sa e padobishme ishte ajo që e shqetësonte. Prandaj dhe quhet kështu Kama Loka që përkthehet “Vëndi i Dëshirave”.

Ky është një filmi i cili ka shumë kërkime për sa i përket lidhjes midis jetës dhe vdekjes. Na paraqet se sa të padallueshëm janë shpesh herë kufinjtë midis këtyre dyve gjëndjeve, pavarësisht se njerëzit kanë tjetër opinion mbi këtë temë. Sidoqoftë kemi të bëjmë më një skenarë shumë të zgjuar, me huazime të shumta nga tradita esoterike lindore mbi temën e vdekjes.

Le ti shohim nga afër.

Është një djal i vogël i cili ka ankthe dhe frika të forta, që sheh përreth tij fantazma, , shpirtra të vdekur që përpiqen që të thonë diçka por si përfundim ai plagoset vazhdimisht psikologjikisht dhe fizikisht nga ato. Si përfundim do ta ndihmojë një doktorë psikolog i cili shohim në fund të filmit se është i vdekur.

Interesantja është se protagonisti- psikolog në fillim të filmit, goditet me armë nga një ish pacient i tij në momentin që po gëzohej nga një çmim që i kishin dhënë. Dhe pas sulmit, ndërsa ne mendojmë se ai duhet te ketë vdekur, shohim se ai vazhdonë të jetojë në shtëpinë e tij, vazhdon të punojë, të jetojë normalisht. Vetëm në fund të filmit do të vetdijisohem bashk me protagonistin, se ai në të vërtet ka vdekur. Dhe athere shpjegohen mjeshtërisht të gjitha ato detaje që duhet të na kishin bërë të kuptonim  se diçka nuk shkonte(p.sh. doreza e një dere të cilën nuk e hapte dot, fakti që asnjëherë nuk bashkbisedonte me gruan e tij etj.) por të cilat nuk i vumë re. Pikërisht të njëjtën gjë bën edhe Shpirti. Shikon gjëra dhe ngjarje të veçanta nga ato që do të shohë, nga ato të cilat ka nevojë të shohë. I lidh më njëra tjetrën, skarcon ato gjëra të cilat do ta bënin që të shohë të vërtetën. Në këtë mënyrë fiton kohë gradualisht, që të kalojë dalë ngadalë nga padija tek dija e vdekjes kur ai të jet gati, në mënyrë që të mos pësojë një shok të menjëhershëm.

Por Kama Loka traditat na thonë se nuk është destinacioni përfundimtarë. Pasi të kalojë nga kjo fazë dhe të çlirohet nga gjërat që e lidhnin me tokën, ngjitet në një nivel më të lartë i cili quhet “Devakan”. Gjatë filmit dëgjojmë për gjyshen e djaloshit e cila gjithashtu ka vdekur por nuk e shohim pasi ajo ndodhet në një vënd në të cilin është e lumtur dhe komunikon prej ati vëndi, sipas thënieve të djaloshit – medium.

Ky rast i fëmijës – medium është një tjetër pikë interesante e filmit. Shohim se ajo që të tjerët quajnë “dhunti”, aftësia për të parë përtej fenomeneve, për të parë përtej botës material, ka shumë pasoja sidomos kur shfaqet në një botë të tillë si e jona. Pra në një botë që është totalish materialiste dhe që s’ka as idenë më të vogël të botës Astrale. Shokët e tij e ngacmojnë dhe arrin në pikën që e torturojnë, meqënëse zakonisht njerzit bëhen agresivë ndaj gjërave të cilat nuk i kuptojnë. Kjo gjë sjell pasoja të tëmerrshme tek familja e djaloshit, që e ka të pamundur që ta kuptojnë gjëndjen e tij, kanë frikë dhe shqetësohen për këtë “ndryshueshmëri”, dhe më e keqja është se nuk ekziston asnjëri që të mund të ndihmojë.

Sektorin real të një qytetërimi i cili nuk pranon se nuk mund ta shpjegojë këtë fenomen, e paguan vogëlushi që ka turp, ka frikë dhe që as ai vet nuk mund ta shpjegojë atë që poi  ndodh.

Përfundimish i vetëm dhe me ndihmën e fantazmës – psikiatër (ka më të vërtet një humor të çuditshëm skenaristi) do të arrijë të gjej vetveten, të pranojë dhe të kuptojë shkakun e të gjitha atyre gjërave të cilat i ndodhin, me rezultatin që në fund të përdorë aftësinë e tij për të bërë mirë. Kaq shuma do ta ndihmojë psikiatri, aq sa gjatë jetës së tij pavarësisht përpjekjeve dhe dëshirës së mirë, nuk kishte arritu që të ndihmonte asnjë thellësisht. Ndoshta nuk ishte faji i tij që ndërkohë që gjatë jetës së tij merrte çmime të mëdha devijonte nga tema më e fuqishme që ishte lidhja e njeriut me vdekjen. Sepse nëqoftëse mendojmë se Shpirti është me të vërtet i pavdekshëm, si mund që dikush të kuptojë dhe të njohë misteret e tij nëse në rradhë të parë nuk e kuptonë këtë pavdeksi? Ose në rastet më të shumta as që i intereson kjo temë?

Por në fund vjen Çlirimi. Dy shpirtra të përvuajtur – një i gjallë dhe tjetri i vdekur – dalin sit ë thuash dor prej dore fitimtarë kundrejt luftës të mosdijes dhe frikës. Dhe megjithëse filmi prek makthet tona më të frikshëm, dalim nga salla e kinemasë te kënaqur dhe me ndjenjën se ato që na prekën do të sorrollaten në mëndjen tonë për disa ditë, dhe ndoshta kush e di… edhe në shpirtin tonë.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 26 Qershor, 2010.

7 Përgjigje to “Shqisa e 6-të”

  1. Shumë i bukur shpjegimi.

  2. shpjegim i mire ky ….faleminderit

  3. Kjo nuk duhet te jet e ver8 perndryshe shum njerz do te devijojn.

  4. Çfar filmi eshte ky? Si e ka titullin?

  5. Titulli eshte Shqisa e gjashte. Shkruhet mbi artikull
    admin

  6. vertet nje mrekulli mendoj se keto faza kane momentet e tyre per te gjithe por shumica mendojne se jane vetem endrra nderkohe duhet te kete se sben dicka tjeter qe ka ngel pezull .faleminderit

  7. vetem vetedija e pafundme e arrin shqisen e 6 dhe ate te 7

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: