Minority Report : Filmi nga pikepamja filozofike


Minority Report

Ky film na vë përballë me një dilemë shumë të lashtë që ka lidhje me kuptimin e drejtësisë dhe pushtetit.

Kjo temë e ka munduar njeriun që nga lindja e kohës të historisë që ne njohim.

Platoni, që të fliste për drejtësinë, iu desh fillimisht të analizonte brënda dy volumesh shtetin ideale, duke kaluar dhe duke thithur idetë e kohërave të shkuara (psh. Si e drejta e me të fortit) arriti në përfundimin se Dretësia është ti japësh secilit atë që i takon. Por që të ndodhi kjo nevojitet struktura e shtetit ideal me qytetarë të vetëdijshëm dhe gjithashtu shpjegon se si do të funksiononte.

Tek ky film, shohim të paraqitet një lloji shteti ideal, të paktën nga ana e jashtme. Krimi nuk ekziston, pasi kanë arritur ta parandalojnë duke arrestuar kriminelin përpara se ai ta kryejë atë. Të gjitha duken në rregull, asnjëri nuk duket se dyshon mbi sistemin, derisa gjuetari kthehet në pre. Por sa fajtor mund të jetë dikush, kur ndoshta as që e ka menduar akoma për ta kryer krimin që teorikisht do ta kryej? Nëqoftëse Vullneti i lirë është ai që përcaktonë lartësinë e moralit të një njeriu, sa i lirë mund të jetë një njeri për sa kohë që nuk i jepet mundësia për tu “provuar”. Sa ideale mund të jetë një shoqëri e cila ka qytetarë të mirë vetë e vetëm sepse ata nuk e kanë shansin për tu bërë të këqinj? Kur nuk ka Vullnet të Lirë a mund të ketë Nxënësi, Dije, Vetëdije, Objektiva, retrospektivë të perceptimet tona mbi botën tonë dhe së fundmi për çlirimin?

Vëndin e Pitias në këtë film e kanë diagnostët .Janë 3 individë (ashtu sikurse Trekëmbësh i Pitias që janë të zhytur në ujë (simbolizon pastërtinë, dhe gjithashtu uji është një përcjellës i mirë për energjinë midis tyre) që duke komunikuar sëbashku zbulojnë krimin. Figura qëndrore dhe më e fuqishme midis atyre të treve është një grua, pikërisht siç ka qënë në lashtësi, pasi parandjenja është më shumë një element femëror.

Shikojmë protagonistin e filmit të jetë i sigurt për drejtësinë e sistemit për shkak të një drame personale që ka kaluar (i kanë rrëmbyer të birin dikur). Por zilja e sistemit nuk përjashton asnjërin dhe një moment bie edhe për atë.

Duhet që të arrëestohet. Atij i mbeten 2 mundësi, të presë që ta arrestojnë (përderisa ka besim tek drejtësia e sistemit) ose të arratiset. Ai zgjedh të dytën sepse ndoshta dëshira për liri dhe (ndoshta drejtësi – tek e fundit ndihet i pafajshëm) është më e fortë. Në përpjekjen e tij për të vërtetuar se është i pafajshëm, fillon një kërkim që e udhëheq në ndërmarrjen e krimit.

Pikërisht ashtu sikurse Idipodi ja mbath nga shpia e tij, kur mëson nga Pithia, se do të vrasë të atin e tij dhe do të martohet me të ëmën, dhe si përfundim duke mos njohur se ata që besonte se ishin prindrit e tij, nuk ishin, arrin përfundimisht të vras të atin e tij të vërtet dhe të martohet me mamanë e tij të vërtet. Si përfundim Fati është i pashmangshëm. Atëhere kur ka Vullnet të Lirë?

Ndoshta është diçka e ndërmjetme. Domethënë mënyra me të cilën do të arrijmë në përfundimin e paracaktuar do të jetë ai që ne vetë do të zgjedhim. “E pse duhet të jetë e rëndësishme kjo”, do të mund të pyeste dikush. Sepse nga mënyra që dikush do të zgjedhë ta bëjë këtë rrugë, do të varen mësimet dhe eksperiencat që ai do të marrë. Dhe kjo duket edhe tek filmi. Protagonisti duke u përpjekur për të shmangur fatin e tij zbulon një komplot të madh, vihet përballë mosdijes së tij dhe në fund arrin që të çlirohet prej saj.

Mos ndoshta Platoni ka pasur të drejtë kur ka thënë se që një shoqëri të bëhet më e mirë do të duhet se secili nga ne të bëhet më i mirë?

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Advertisements

2 mendime mbi “Minority Report : Filmi nga pikepamja filozofike

  1. Mandi thotë:

    Urime! Shume i bukur artikulli. Me pelqen shume analiza filozofike qe i beni filmit.
    Mezi pres te lexoje artikullin e radhes qe flet per filma….

  2. DhedheToke thotë:

    Ju lumte, nese ka mundesi edhe sa me shum artikuj te shkruani per filmin dhe filozofin qe e perbajn filmat

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s