Hyrje » Filozofi » PROJEKSIONI ASTRAL (video)

PROJEKSIONI ASTRAL (video)


Çfarë është Projeksioni Astral?

Pavarësisht se janë shkruar shumë gjëra mbi këtë temë, akoma kjo çështje është e panjohur mirë, dhe sidomos në vëndin tonë. Projeksion Astral konsiderohet çdo lloj eksperience jashtëtrupore që kryhet me anë të trupit astral, i cili është i aftë të braktisë trupin fizik të njeriut dhe të udhëtojë jashtë tij në botën ose dimensionin astral.

Projeksioni astral përbën një nga mundësitë e ekzistencës njerëzore. Dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një projekson astral me ose pa dashje janë të panumërta, akoma edhe në ditët tona. Por pasi gjykimi racional i botës tonë mban fort frerët e jetës tonë, dhe rrallë herë i japim të panjohurës vënd për tu shfaqur, të paktë janë ata që e dinë me të vërtet se çfarë u ndodhi kur papritur braktisën trupin e tyre dhe e panë veten duke bërë një udhëtim magjepsës astral. Por megjithatë… po ti hedhim një sy traditave të lashta do të na zbulojnë, se ky udhëtim jo vetëm që është i arritshëm, por dhe natyral për njeriun.

Trupi astral

Duke kërkuar në Traditat Esoterike të gjithë qytetërimeve shohim se njeriu përmban një trup që në Tratidën Perëndimore u quajt “astral”, i cili është mbartësi i ndjenjave, pasioneve dhe emocioneve të tij. Gjithashtu ky mbartës quhet “shëmbëlltyrë e dyfishtë”, pasi përbën një kopje ekzakte të trupit tonë fizik, por me ndjesi më të holla. Falë këtij trupi, ekzistojnë dhe shfaqen ndjenjat njerëzore, duke na lejuar një jetë emocionuese, si dhe një komunikim me botën rrethuese nëpërmjet ndjenjave që përbejnë shtrirjen e kësaj shëmbëlltyreje.

Duke bërë një udhëtim të shkurtër në qytetërimet e lashta vërejmë se secili nga ata kishte një emër për trupin astral. Kështu, Egjiptianët flisnin për Ka, Indianët e quanin Liga Sarira, dhe hindutë e përmbanin në Pranamajia Kosa. Budistët flisnin për aftësitë e Rupas, ashtu sikurse Kinezët e quanin Thanghi. Në vëndet skandinave përmëndej si Xhidel, ndërsa keltët e quanin Fets, Guaft ose Favi. Gjithashtu, në Greqi ishte i njohur me emrin Idholo, “Είδωλο”, ose shëmbëlltyra, dhe në Romë me emrin Larva.

Projeksioni astral

Pra një nga aftësitë e trupit astral është dhe aftësia e projeksionit të tij në botën astrale ose në zona të tjera të kohës dhe vëndit. Ky fenomen quhet projeksion astral. Sipas studimeve që janë bërë, ekzistojnë katër lloje të projeksionit astral.

1. Projeksioni që bëhet pa dashje dhe pa vetëdije, e cila përjetohet si një ëndërr intensive. Kur zgjohemi ndihemi shumë të lodhur, dhe me ndjesinë se gjatë gjumit kemi qënë intensivisht aktivë.
2. Projeksioni që bëhet pa dashje dhe me vetëdije, gjatë së cilit trupi ynë astral shtyhet jashtë si rezultat gjëndjeve dëshire të madhe, tensioni, frike, ankthi ose dhimbjeje te fortë. Te ky tip renditen shembujt e njerëzve që u ngritën astrikisht mbi trupin e tyre fizik gjatë një operacioni, ose që u gjendën afër njerëzve të tyre të dashur.
3. Projeksion që bëhet me dashje por pa vetëdije, e cili arrihet nëpërmjet teknikës, por nuk e kemi vetëdijen e plotë të këtij udhëtimi. Megjithatë, më vonë jemi në gjëndje të kujtojmë disa pjesë të kësaj experience.
4.Projeksion që bëhet me dashje dhe vetëdije, gjatë së cilës e përjetojmë daljen nga fillimi deri në fund, dhe jemi në gjëndje që të kthehemi mbrapa tek trupi ynë fizik me dëshirën tonë. Të njohura janë rastet e njerëzve që udhëtojnë nëpërmjet astralit me qëllim që të paralajmërojnë njerëzit e tyre të dashur mbi ngjarje të rëndësishme.
Në këtë pikë duhet të theksojmë se, projeksioni astral që bëhet me dëshirë është një praktikë që përmban shumë rreziqe. Rrezikshmëria qëndron te fakti që personi që ka bërë këtë projeksion mund të mos jetë në gjëndje që ta kthejë trupin e tij astral në trupin fizik, dhe në këtë rastë shkaktohet vdekja, ose ta lërë trupin e tij fizik të pambrojtur gjatë mungesës së trupit astral, me rezultat që trupi fizik të jetë i hapur ndaj ndikimive të jashtme. Për këtë arsye nevojitet një përgatitje e mirë, të stërvitesh, por edhe kultivimi brendësor i njeriut, në mënyrë që të jetë i mbrojtur ashtu siç duhet.

Gjate projeksionit astral, trupi astral qëndron i lidhur me trupin fizik nëpërmjet nje fije gri ose të argjendë, e cila lejon kthimin e trupit astral. Vetëm gjatë vdekjes kemi një shkëputje të plotë. Kjo fije lidhëse shpesh herë përmendet si litar ose fill. Në disa fise të Amerikës ngjasohet me gjarpërin ose pemën, Aziatikët e shohin si shigjetë qiellore dhe aborigjenët e Vorneut si shkalla. Tek Bibla e takojmë me si “fija e argjendë”, por edhe si shkalla e Jakobit. Të gjitha këto shfaqje reflektojnë mitin e lashtë të ngritjes të njeriut drejt qiellit dhe Perëndive, siç shprehet nëpërmjet traditave dhe ceremonive të atyre popujve.

Një fleshbek i shkurtër historik dhe kulturor

Projeksioni është pjesë e traditave dhe initacioneve e të gjitha shoqërive tradicionale të planetit tonë. Sipas studimeve antropologjike, shamanët e ketyre shoqërive realizonin udhëtime astrale me dëshirën e tyre, pasi e kishin përgatitur trupin dhe shpirtin ashtu siç duhej. Në Siberinë Lindore përgatitja përfshinte një periudhë që mbahej kreshmë, purifikimi trupor, dhe meditimi. Në vazhdim, mernin pjesë në një ceremoni te veçantë gjatë së cilës i binin një daulleje ritmikisht duke improvizuar psalme të cilat ndihmonin në shkëputjen e astralit nga trupi fizik. Shamanët e Amerikës Jugore përdornin gjithashtu një pije haliçunogjene të përgatitur nga bimë natyrale e cila e lejonte që të lartësonte perceptimin e tij para se të nisnin udhëtimin e tyre. Pije haliçunogjene përdornin dhe fiset e Perusë, ku grupe të mëdhaja njerëzish udhëtonin sëbashku në vënde të largëta. Akoma është e njohur aftësia e Afrikanëve, Indianëve Amerikanë dhe e Australianëve autoktonë që quheshin shërues – magjistarë, aftësia që të bëjnë projeksion astral me qëllim që të shërojnë pacientët, por edhe që të marin informacione të dobishme për mbrojtjen e fisit të tyre nga pushtuesit. Duke vazhduar me botën perëndimore gjejmë dëshmi të kësaj eksperience në veprat e Herodotit, Platonit, Plutarkut, Pliniut dhe Suetoniut. Kisha gjithashtu ka regjistruar eksperienca të ngjashme jashtë trupore, ku Apostulli Pavlo i përshkruan dhe analizon në Letrat e tij dhe Shën Agustini vendos histori interesante në veprat e tij. Të njohura janë akoma pikëpamjet e idhujve të shenjtorëve të ndryshëm të traditës së krishterë, siç janë ato të Antonios, të Padovait dhe të Alfonso Liguori. Një tregues tjetër është dhe vdekja e Napoleonit, i cili do që të udhëtojë para vdekjes së tij nga Helena e Shenjtë në Romë, që ti thotë mamasë së tij se ka vdekur.

Projeksioni astral dhe kërkime

Kërkimi shkencor i projeksionit astral filloi me themelimin e Kompanisë Britanike të Kërkimeve Psikike në vitin 1882, kur kërkues të degëve të ndryshme mblodhën dëshmi nga njerëzit e tyre, i krahasuan midis tyre dhe pastaj arritën ti vëzhgojnë nëpërmjet intervaleve psikike të kontrolluara. Më pas vijuan eksperimente të ngjashme nga kërkues Francez dhe Amerikanë të shekullit të XX, të cilët regjistruan ndryshimin e valëve që rrezaton truri gjatë eksperiencave jashtë trupore.

Sot në botë, ekzistojnë institucione dhe organizata që meren me studimin e fenomeneve parapsikologjike. Edhe pse dëshmitë e njerëzve që kanë pasur një eksperiencë jashtë trupore shtohen, “shkenca” moderne nuk e pranon këtë fenomen. E njëjta gjë ndodh edhe me shkencën e psikologjisë ku, sipas parimit frojdian, bota e ëndrrave konsiderohet si një skenë fantastike tek e cila përplasen pasionet e atij që ëndërron me frenimet e atij që është i vetëdijshëm. Një përjashtim përbën psikiatri i njohur Karl Gustav Jung, i cili jo vetëm e studjoi këtë fenomen, por edhe ai vetë kishte eksperienca të tilla astrale.

Shkenca konsideron si “reale” vetëm atë që është e dukshme në sytë e trupit tonë fizik dhe që është e mundur të vërtetohet në kushte të rrepta laboratorike. Ndoshta janë ritmet e shpejtë të jetës tonë, ndoshta tendencat tona mikroborgjeze, ndoshta disa shtysa të kontrolluara, ndoshta akoma edhe disa frikëra të brëndëshme, që na kanë bërë të besojmë se njeriu është vetëm ajo që duket dhe jo ajo që është. Paraardhësit tanë më siguri që do të qeshnin me “eksperimentet” tona, sepse e dinin shumë mirë se nuk ekzistonte “specialist” që të mundë të vinte kabëlla tek Shpirti, ose të peshojë jetën. Pikërisht prandaj ishin në gjëndje të udhëtonin ashtu sikurse shumë pak njerëz modernë munden.

Sot shfaqet në mënyrë të theksuar nevoja e kthimit të një konsiderate tërësore të qënies njerëzore. Kështjellat e shkencës konservtore avash-avash po ndalojnë së qëni të pamposhtura, pasi kërkues të rinj kërkojnë të vërtetën në dijen e lashtë dhe guxojnë të ecin mbi udhë të harruara. Po fillojmë përsëri të vetëdijësohemi, se njeriu përbën një pjesë të natyrës dhe ndjek ritmin e universit. Jeton në tokë, por mund të lartësohet drejt qiejve që të marrë pjesë në misterin e Shenjtë që na rrethon. Pra le të përpiqemi të zbulojmë natyrën tonë brendësore, duke qënë të hapur në udhëtimet e mrekullueshme të Shpirtit tonë…

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Advertisements

26 Komente

  1. Irma thotë:

    uau nuk e dija se ekzistonin tema te tilla ne gjuhen shqipe. BRAVO stafit

  2. elona thotë:

    Jane shune interesante keto shkrime filozofike dhe lehtesojne mendimin filozofik te secilit qe ka nje te tille.

  3. Etmond thotë:

    Pershkrim shume i sakte ne shqip, urime dhe keshtu shpjegofshit nga hera, ka nevoje shume lexuesi per nje shqipe te kthielluar e te tejet te paster, pa qene e nevojshme bastardimi i saj…..

  4. Violina thotë:

    Është e çuditshme se si shkënca nuk merret me këtë dukuri. Unë kam lexuar diçkanë këtë lëmi dhe unë e besoj dukurinë astrale.Madje besoj se çdo njeri së paku disa herë në jetën e tij ka dalur jashtë trupit të tij në ëndërr.
    Jo vetëm në këtë lëmi,por literatura shqipe është jaswhtëzakonisht e varfër edhe në shkencë edhe në psikologji.
    Trupi i njeriut ka edhe trupin astral dhe kjo është e vërtetë. Njeriu nuk vdes kurrë,por vetëm e lë trupin fizik dhe shpirti hyn në një trup tjetër.Feja nuk jep kurrfarë argumentesh me atë çka thotë sa që ligjerimet e hoxollarve ju ngjajnë përrallave të Eyopit e më shumë fatastikës.

  5. besarta thotë:

    Bravo stafit,më vjen shumë shumë mirë që gjeta këtu gjëra të filozofisë që aq shumë më interesojnë.Vazhdoni kështu më tutje se ka njerëz shqiptarë që iu intersojnë këto tema edhe pse për disa është e çuditshme.

  6. besarta thotë:

    Ju lutem stafi,mund të gjeni informacion për fisin Maja?
    Faleminderit shumë.

  7. ilir thotë:

    un tre te parat i kam provuar por kjo e fundit besoj se eshte shume facjonuse dhe e nevojshme per njerzit pozitive , nese mundeni per me shume informacjone mbi projeksioni astral do ju ishem falenderues.

  8. okan thotë:

    prejeksioni astral eshte hija e te gjaleve…pak a shume

  9. okan thotë:

    po te besohet ne forcen e te padukshmes ajo behet reale……

  10. vili thotë:

    nqs trupi fizik me ate astral jane te lidhur me nje fije te argjendte
    ath -> pse nje person qe ka bere nje projeksion astral me deshire e vetedije (ne ndojne rast) nuk mund te ktheje trupin e tij astral ne trupin e tij fizik?!

  11. dituri thotë:

    Mund ta ktheje, mjafton te dije se si. Per shembull nese nje person ben nje xhiro ne nje qytet qe nuk njeh dhe humb rrugen, kjo vjen si arsye se ai nuk e njeh qytetin. Nuk eshte faji i qytetit por i personit. Pasi dikush tjeter qe e njeh qytetin, nuk do t ahumbte rrugen…

    Admin

  12. Arian thotë:

    hmm ne kete shemullin tend ¨njohjen e rruges¨ si mund ta dijm ne se e dijm rrugen per tu kthyer ne trupin tone apo kuptohet ashtu mos te ikim larg nga trupi, jo me shume se ku mund te humbemi. Ju faleminderit per te gjitha tekstet jane mahnitese dhe shume sqaruese e disa besa te panjohura per mu.

  13. dituri thotë:

    Arian pershendetje
    Ai qe ka mesuar te largohet, di dhe si te kthehet. Nese dikush nuk di, eshte me mire te mos eksperimentoje kot, se perndryshe ”do e humbe rrugen”. Te humbesh rrugen ne nej vend qe nuk njeh eshte 99% me e lehte se sa te gjesh te duhuren.
    Admin

  14. Eda thotë:

    Flm per info e kam perjetuar edhe vete. U trembla shume e nuk i tregova njeriu. Nje dite vendosa ta diskutoja me nje miken time e me udhezoi te kerkoja mbi ( voyage astrale )

  15. anxhelo thotë:

    cfare praktike duhet te kryej nje njeri qe te perjetoj kte (projeksion astral ) >?

  16. dituri thotë:

    Eshte nje proces i tere Anxhelo. Nuk eshte aq e thjesht. Qe te kemi eksperienca jashtetrupore, fillimisht duhet te kontrolloje eksperiencat trupore……
    admin

  17. anxhelo thotë:

    flm

  18. harbinrfl thotë:

    admin shpjego diqysh ma let qysh me bo kta ?
    shum mduhet ni shpjegim i vogel …

  19. real thotë:

    nqs vetedija shkeputet nga trupi dhe ajo qe quhet fija e argjente keputet,cfar ndodh me vetedijen ose (shpirtin)…

  20. dituri thotë:

    Njeriu bie ne koma. Thjesht vetedija dhe shpirti jane dy gjera krejt te ndryshme.
    admin

  21. zzzz thotë:

    Neqofte se keni deshire te dilni jashte trupit dhe te exploroni te padituren, perdorni (binaural beats). Per mendimin tim para se ti hysh ketyre gjerave paranormale duhet te largoni friken, egon, sepse kur te lini trupin fizik do te perlesheni me gjera te frikshme. C’do gje te frikshme qe shikon jasht trupit fizik nuk eshte asgje, eshte vetem reflektim I (egos).

  22. xhesi thotë:

    Une e kam perjetuar vet . Nderkoh qe trupi im astral endej ne dhome shihja se ne tavan fiks ne drejtimin ku gjendesha e shtrire un ne shtrat ishte nje engjell qe ndriconte shum dhe gjat kesaj kohe degjoja dhe nje melodi qe nuk di si ta shpjegoj . Ishte ky vertet nje engjell admin?

  23. Saim thotë:

    Astral a e din dikush shkurt me nje fjali me spjegue ?

  24. dituri thotë:

    Astral = yllor, i referohet dimensionit psikologjik ose emocional te njeriut
    admin

  25. Urim thotë:

    Pershendetje. Me behet qefi qe po shikoj se po e trajtoni kete teme si dicka serioze sepse ne fakt dicka serioze eshte dhe ja vlen qe te trajtohet. Shume individe nuk e besojne se eshte dicka reale por perderisa nuk e provon vete nuk ke si ta mesosh nese eshte dicka e vertete apo thjesht nje enderr (sepse ata qe nuk e besojne enderr e quajne). Dhe sa per “vertetimin e shkences” kjo nuk mund te studiohet kurre ngaqe nuk eshte dicka materiale qe mund te preket dhe studiohet dhe si pasoje nuk ka menyra te vertetohet nga shkenca. Sic e tha ne nje interviste dhe Robert Monroe “Nuk keni nevoje te prisni shkencen ta vertetoje kur mund ta vertetoni juve kurdo te deshironi…” E keni pershkruar mjaft mire por ne disa detaje per fat te keq nuk jeni te sakte, si prsh “mund te vdesesh” , Astral Body ose ne shqip “trupi hyjnor” eshte i paprekshem ne ate dimension, i vetmi rrezik qe mund te te ndodhe atje eshte qe mund te kthehesh me nje frike absurde nga ajo qe shikon apo perjeton ne ate univers, trupin fizik me ate hyjnor lidhen me nje litar te argjend (sic shume e quajne) dhe ky litar nuk mund te keputet ne cfaredolloj rrethane apo rreziku qe mund te perjetosh ne ate dimension. Nuk mund te vdesesh ne nje kohe kur trupi fizik eshte ne gjendje shume te mire dhe cfaredolloj eksperience te jetosh andej kjo nuk e prek trupin tend fizik. Shume kane frike se mund te ngelin ne ate dimension dhe mos te kthehen me kurre ne trupin fizik, por e verteta eshte se ti mund te kthehesh gjithmone e kjo ndahet ne dy kategori , me vullnet dhe pa vullnet, me vullnet kthehesh kur ti je ne ate dimension dhe e imagjinon sikur kthehesh ne trupin tend fizik dhe ne disa sekonda arrin te hapesh syte dhe te shikosh se je ne realitet. Ndersa pa vullnet kthehesh kur ti po perjeton dicka te frikshme andej dhe nese ndjen frike ,urrejtje,emocion,ankth, direkt trupi jot fizik e terheq trupin tend hyjnor ne realitet. Dicka eshte e sigurte ne kete eksperience, qe ne ate dimension mund te jesh kushdo qe deshiron te jesh, mund te besh ato cka ne realitet nuk mund ti besh, mund te shkosh ku te duash dhe te shikosh ate qe do, ktu po perfshij dhe te dashurit apo familjaret qe nuk jetojne me. Mund te rrish dhe te flasesh me ata. Dhe e gjitha kjo ndodh me vetedije. Ti e di kush je , e di cfare po ben, e di ku ndodhesh dhe cfare ke qellim te besh.
    “Eksperience jashte trupit” eshte nje fenomen qe kushdo mund ta realizoje, mjafton te besosh qe eshte e mundur dhe me ndihmen e disa metodave qe duhet te praktikohen mund te perjetosh nje eksperience jashte trupore , me fjale te thjeshta (Mund te ngrihesh nga krevati dhe te shikosh trupin tend ndersa fle i qete). Qe te perjetosh qe eksperience te tille duhet ta provosh ne nje dite ku nuk je shume i ngarkuar psikologjisht , ku nuk je i stresuar , apo keq nga ana emocionale. Nje dite ku mund te arrish te fokusohesh pa shume mundim. Nuk eshte e thene qe arrihet ne 1 nate apo 1 jave , kjo varet nga personi ne person , disa ja kane arritur edhe ne 2 jave, ndersa te tjer ne 2 muaj. Sekreti qendron vetem te mos dorezohesh , dhe me besoni se nje dite mundi dhe besimi do ju shperblehen.
    Une vete e kam vertetuar qe eshte dicka reale po aq sa realiteti , por kjo eshte dicka shume me e madhe se realiteti qe na rrethon.
    Dhe nje here ju falenderoj per kete teme qe e trajtuat , mendoja se ne Shqiperi askush nuk ishte i vetedijshem per kete fenomen.
    Dhe ju falenderoj qe me vertetuat te kunderten e asaj qe mendoja une 🙂

  26. Aryan Brand thotë:

    un gjat meditimit nuk shoh kurgjo edhe pse kyqna ndimenzion astral,Masi qe dal prej dimenzioni Filloj mi pa figura si kompjuteri libra masi qe i qeli syt

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: