Shqiponja, simboli i Perendise


Shqiponja është një nga simbolet më të vjetra që ka njohur njerëzimi. Grekët dhe Persianët e shenjtëruan atë me diellin, si simbol i lartësimit dhe i shpirtit i shoqëruar me Perëndinë supreme të qiellit, duke përfaqësuar  parimin shpirtërorë. Për grekët shqiponja ishte emblema  e Zeusit. Druidët e konsideronin atë si simbol i të Gjithëpushtetëshmit i cili vështron nga gjëndjet më të larta shpirtërore.

Shqiponja është nje shpend i ditës jeta e të cilit është lidhur me dritën dhe me elementin e zjarrit dhe të ujit. Shqiponja karakterizohet me guximin që ka në fluturim, shpejtësinë dhe familjaritetin që ka me bubullimen dhe vetëtimën, të cilat janë atributet e perëndive të krijimit. Shqiponja gjithashtu përfaqëson fisnikërinë e trashëguar, fuqinë dhe luftën. Si luani në tokë, Shqiponja është mbreti i qiellit. Si nje shpend ndërmarrës, fluturon nga një botë në tjetrën dhe ripërtërihet për të udhëhequr shpirtrat.

Që në kohët parahistorike, është një simbol i përbashkët i fortësisë dhe fuqisë. I përhapur tek Kristianët në kohën e kryqëzatave, është përfshirë në gëzofet e perandorëve dhe mbretërve të europës si emblemë, për shkak të rëndësisë që gëzon. Shqiponja me dy-krerë ose dy-koka është një fuqizim i simbolit dhe një dyfishim i fuqive të saj.

Ne bibël, Shqiponja është shoqëruar me Shën Gjonin,  Ungjillorin për shkak të kuptimit të tij të drejtë per dritën frymëzuese të intelektit.

Ne Indinë e lashtë, Garunda, nje shpend i madh mitik, nje shpend diellor, përmendet në Ramajana si kali i Vishnusë, Vishnu duke qënë i dyti i trinisë së shenjtë indiane e përbërë nga Brahma, Vishnu dhe Shiva.

Në Rome, Shqiponja qëndron mbi skeptrin e Jupiterit dhe e bën vullnetin e tij te ditur kundrejt qënieve njerëzore. Nëpër monedha, shfaqet si simboli emblematik i legjioneve dhe i fuqisë së perandorisë.

Në Persi (Iran), simbolizonte fitoren e Persianëve mbi Medean, nga e cila ishte bërë një ogur (shenjë) kur fluturonte mbi fushëbetejë.

Në Meksikë, Shqiponja është një perëndi e vjetër e bimësisë, e shoqëruar me xhaguarin, simbol i forcave telurike (tokësore), nga errësira e botës materiale, kurse perëndia-shpend përfaqëson qiellin dhe dritën, shpirtin hyjnor. I dhuron  fuqinë  e saj Luftëtarëve-Shqiponjë, elita e luftëtarëve Aztekë. Perandori Aztek vishej me pendë shqiponje që gjithashtu zbukuronin fronin ceremonial.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Advertisements

6 mendime mbi “Shqiponja, simboli i Perendise

  1. Etmond thotë:

    Se cfare simbolizon SHQIPONJA per shqiptaret nuk keni dhene asnje spiegim!?
    Ku te pakten jemi nga popujte me te “lashte”, keshtu pertendojme dhe mbi se gjithash kemi thuajse te vetmin FLAMUR ne bote qe mbane e valezon shgaben dy krenare, pra shqiponjen dykokeshe.
    A eshte shqiperia vendi i shqiponjave dhe a i karakterizon ajo shqiptaret? Nese po, atehere sa te denje jane ata per te mbajtur kete titull?

  2. dituri thotë:

    Pershendetje Etmond
    Flamuri yne nuk eshte i vetmi qe ka shgaben dykrenare. Flamuri yne eshte marre nga Skenderbeu i cili e ka sjelle nga Konstandinopoja. Shqiponja dykrenare ka qene simboli i Bizantit, dhe vazhdon te jete flamuri zyrtar i Kishes Ortodokse. Persa i perket Shqiptareve, nese ata jane te denje per te mbajtur kete titull, mund te them se nuk jam une ai qe mund ta gjykoj nje gje te tille. Por sugjeroj se nese secili nga ne do te bente maksimumin e tij ndoshta nje dite edhe do ta meritonim kete titull.
    Me respekt
    Admin

  3. albi thotë:

    Shqiponja ka qenë dikur në periudhën e Romës antike symbol i këtij shteti. Edhe sot të dy klubet e njohura të futbollit në Romë si: Roma dhe Lacio mbajnë përkatësisht simbole antike, nga ku i pari kokën e ulkonjës së kapitalit dhe i dyti shqiponjën me krahë të hapur. Si simbol i Romës shqiponja u përdor edhe nga strategët e saj si Kaj Mari, Luç Serg Katilina, Pompeu i madh, Çezari, etj. Psh: ky i fundit përdorte si simbol të tij shqiponjën e artë të vendosur në një fushë të kuqe. Po kështu veproi me stemën e Çezarit edhe i nipi Oktavian Augusti, i cili u pasua më vonë edhe nga Kostandini i madh. Me ndarjen e Perandorisë Romake në vitin 395 shqiponja u transformua me dy koka, duke simbolizuar njëra Perandorinë e Perëndimit me qendër Romën dhe tjetra Perandorinë e Lindjes me qendër Kostandinopojën (Bizantin). Ndërkohë Perëndimi u pushtua nga barbarët në vitin 476 duke humbur traditat më të vyera të antikitetit, e bashkë me to edhe simbolin e tij. Ndërsa Lindja (Bizanti) vazhdoi të jetojë edhe për 10 shekuj të tjerë duke ruajtur këtë simbol që vinte prej “qytetit të amshuar”, (Romës). Formën dhe ngjyrat e tij, flamuri Bizantin i mori gjatë sundimit të Justinianit (527-562) Perandorit me origjinë Ilire.

  4. albi thotë:

    Shqiponja dykrerëshe është përdorur për herë të parë nga perandori me origjinë iliro-shqiptare, Kostandini (306-337), themelues i Kostandinopojës, duke i krijuar perandorisë romake dy qendra administrative; Romën dhe Kostandinopojën dhe shqiponja simbolizonte keto dy vende. Gjatë sundimit të perandorit iliro-shqiptar Justiniani I (527-565) u bë bashkimi i dy kishave dhe si simbol i përbashkët kishtar u bë shqiponja dykrenare, prandaj gjendet si simbol nëpër kishat mesjetare të Shqipërisë dhe Ballkanit. Në shekullin XX në Perandorinë Bizantine shqiponja dykrenare shfaqet me krahë gjysmë të hapur dhe vazhdoi të shfaqej ashtu.

  5. xheladin thotë:

    deshta ta pyes adminin,mos ndoshta din diqka rreth asaj se a luftojne shqiponjat ne qiell apo ne toke ne mese veti ,dhe a ka shqiponje me ngjyre te kuqe apo te verdhe apo ndonje ngjyre tjeter.ju pershendes

  6. SHPETİM PUCA thotë:

    Shqiponja eshte shprehje e lartesise drites lirise se nji populli .Me shqiponjen ne kuptojme forcen guximin deshiren e tij per te qene ilire i pamposhtur i paarrritshem. Çdo komb ka simbol, ka nevoje te kete nji te tille qe te dallohet nga te tjeret. Shiponja fluturon ne token e shqiptareve .ajo eshte aty me vendbanimet me te hershme İlire eshte rritur me vuajtyet dhe deshirat e tyre ka jetuar me to eshte bere nji me jeten e shqiptareve eshte bere simbol dhe tani eshte flamuri i enderave te tyre SHPETİM PUCA

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s