Luani, simboli i fuqise


luani

Luani simbolizonte fuqinë dhe sovranitetin si dhe është shoqëruar me diellin, me floririn dhe me forcën penetruese të dritës dhe fjalës.

Krishna është luani midis krijesave të egra, Buda është luani i Shakyas dhe Krishti është luani i Judës. Buda përdor luanin si fron. Është fuqia e Shakti-të, që është energjia hyjnore. Është  forma e avatarës  “Nara-Simba” (njeriu-luan), simbol i forcës dhe kurajos dhe shkatërrues i së keqes dhe injorancës. Si fuqi e Darmës, Luani korespondon me Vairochana-në dhe me Manjushri-në, mbartësi i diturisë. Kur Buda mësoi Darman, zëri i tij ishte hungërima e luanit duke nxjerrë në dukje forcën e ligjit.

Simbol i fuqisë, por Luani është gjithashtu dhe simbol i drejtësisë. Kjo është arsyeja që Luanët dekoronin fronin e Solomonit, po ashtu dhe fronet e Mbretërve të Francës si dhe ato të peshkopëve mesjetar. Është gjithashtu simbol i Krishtit si gjykatës dhe emblemë e Shën Mark Ungjillorit. Sipas ikonografisë mesjetare, vetëm koka dhe pjesa e përparme e luanit të Judës janë shoqëruar me natyrën hyjnore të Krishtit.

Një kuptim negativ  i është  bashkangjitur gjithashtu  Luanit: sipas Shën Gjonit të Kryqit, çregullimi i urisë së tërbuar të Luanit është simbol i instiktit  dhe forcës së pakontrolluar.

Në Lindjen e Largët, Luani ka lidhje të madhe me Dragoin. Luan rolin mbrojtës kundër influencës së keqe.

Ikonografia Hinduiste e sheh Luanin si kafshë diellore dhe si pasqyrim të fjalës. Pasqyron  aspektin tmerrues të Majas, fuqinë e manifestimit.

Në Egjiptin e Lashtë, luanët konsideroheshin kafshë diellore, zakonishtë të vizatuar në çift, njëri duke parë nga lindja dhe tjetri nga perëndimi, në boshtin e drejtimit  të diellit, duke simbolizuar të djeshmen dhe të nesërmen. Zakonisht ato përfaqësojnë forcën që siguron ciklin e ditës dhe natës, të përpjekjes dhe çlodhjes.Si rrjedhim luani simbolizon kthimin e diellit dhe ripërtëritjen e forcës, por gjithashtu dhe vetërilindjen. Kalorësi me Luanin, në legjendat Arturiane, është praktikishtë e vetmja evidencë e prezencës së luanit në simbolizmin Kelt.

Muslimanët shohin te Aliu, djali i Muhamedit, luanin e Allahut. Pseudo-Dionisi Aeropagiti shpjegoi se teologjia i dha Ëngjëjve të caktuar formën e luanit sepse forma shfaqte autoritetin dhe forcën e parrezistueshme të inteligjencës së shenjtë. Ai gjithashtu përmendi tek Libri i Zbulesës se i pari nga katër krijesat e gjalla që i janë dhënë sytë para dhe mbrapa, që rrethonte fronin e parajsës, është përshkruar si Luani.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

4 mendime mbi “Luani, simboli i fuqise

  1. renis thotë:

    po eshte shum e vertet dhe un vertet e shoh luani nje kafsh me fuqi te madhe dhe me demshmeri te vogel dhe gjithashtu me nje fuqi psikologjike te madhe,kam nje simpati te madhe per luanin,se e shoh dhe veten te till hahaaha

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni /  Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni /  Ndryshoje )

Po lidhet me %s