Korbi, ne qyteterimet e ndryshme


korbi

E zeza e pendëve të tij dhe thirrjet e zymta, e bëjnë korbin, i cili ushqehet me kalbësira, një zog të ogurit të keq. Ky reputacion mund të gjendet gjithashtu në Kinë, pavarësisht se Kinezët e shikojnë korbin si simbol të mirënjohjes bijërore, duke konsideruar faktin se ushqen prindërit e tij.

Ne Japoni, korbi  merret si pasqyrimi i dhembshurisë së familjes. Konsiderohet gjithashtu si lajmëtar i perëndive, paralajmëruesi i fitoreve që vijnë. Duke qënë një zog diellor, paraqitet si zog i kuq.

Në Indinë e vjetër, Mahabharata e merr si lajmëtar të vdekjes. Në librin e zanafillës (libri i parë i biblës), korbi është simbol i shikimit të pastër. Noe e lëshon për të parë nëse ultësirat e tokës kishin dalë nga siperfaqja e ujërave të përmbytjes.

Në greqinë e lashtë, korbi është i shenjtë për Apollonin. Straboni thotë se korbat vendosnin për anëndodhjen e gurit-kërthizë (Omfalos) në Delfi. Megjithatë, Pindarus konstaton se detyra kryhej nga Shqiponjat dhe Plutarku thotë se ishin mjelmat. Korbi është midis tipareve të Mithras.

Për keltët, zogu i shenjtë luan një rol profetik. Sipas Pseudo-Plutark-ut, emri i Lions-it, Lugdunum, është për tu përkthyer si “Kodra e Korbit” dhe jo si “Kodra e dalë” për shkak se një fluturim i korbave i tregoi themeluesve ku ta ndërtonin qytetin.

Zogu ishte i shenjtë për Galët.

Në mitologjinë Gjermane, korbat ishin shoqëruesit e Ëotanit. Në mitologjinë Skandinave, dy korba rrinin në fronin e Odinit: Hugin (Mëndje) dhe Munnin (Kujtesë).

Për Indianët e Amerikës Veriore, zogu ishte personifikimi i bubullimës dhe erës; e njëjta ndodhte për Majat në Popol-Vuh.

Shfaqja e tij në ëndrra është konsideruar si ogur (shenjë) i keq. Mërzitshëm rrotullohet mbi fushëbetejë. Përfaqëson gjithashtu vetminë dhe izolimin vetëdashës.

Simbolizimi i Korbit është plotë kontradikta: Diellor dhe i Zymtë në të njëjtën kohë është lajmëtar i vdekjes dhe i syrit të keq por gjithashtu mund të mbrojë. Kjo ambivalencë e simbolit është caktuar në bazë të karakteristikave fizike të ndryshme.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 9 Qershor, 2009.

Një Përgjigje to “Korbi, ne qyteterimet e ndryshme”

  1. i dua shum korbat…per mua jane me teper se me siper..

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: