Ëngjëjt, lajmëtarët e Perëndive


Archangel Michael

Ëngjëjt janë konsideruar si lajmëtarë të padukshëm, banorë të parajsës, qënie të dritës dhe simbole të butësisë, po ashtu dhe zjarrit si dhe fuqisë luftarake. Ëngjëjt gjithmonë kanë qënë prezentë në imagjinatën e njeriut. Të gjithë qytetërimet pranojnë ekzistencën e këtyre  qënieve shpirtërore zemërmadhore që bashkëpunojnë me krijuesin, sipas gradës së tyre në Hierarkinë Hyjnore.

Ndërmjetësit midis Zotit dhe Botës, nganjëherë të pajisur me trup eterik, Ëngjëjt simbolizojnë funksionet hyjnore si dhe marëdhënien midis zotit dhe krijesave të tij. Hierarkitë tokësore janë reflektimi i atyre hyjnore. Ëngjëjt gjithashtu janë lajmëtarët e prezencës së shenjtë. Ata na shoqërojnë dhe na ndihmojnë nëqoftëse është e nevojshme. Tradita Judeo-Kristiane na tregon disa emra ëngjëjsh si, për shembull, ato të tre kye-ëngjëjve: Mikeli, vrasësi i dragojëve; Gabrieli, lajmëtari dhe nismëtari; dhe Rafaeli, mbrojtësi i mjekëve dhe i udhëtarëve.

Në Indinë e lashtë, universi është parë si hierarki fuqish aktive, Ëngjëllore dhe Demonike, hyjnore dhe heroike. Ky univers ka 7 plane (lokas) që vijnë që nga origjina e padukshme deri tek manifestimi i dukshëm. Banohet nga një pafundësi perëndish, ëngjëjsh, djajsh të cilët bashkë, përpiqen ti shërbejnë “Darmës”, Ligjit të madh universal, nëpërmjet Karmës, ligji i veprimit dhe kundërveprimit, dy ligjet bazë të kulturës orientale.

Në greqi, Platoni na tregon rreth “daimones” (demonëve) nga Sokrati që deklaron se në çdo njeri të mirë banon një nga këto “shpirtra mbrojtës”, ku mund të gjenden ndërmjet të vdekshmëve dhe të pavdekshmëve, ndërmjet njerëzores dhe hyjnores, ndërmjet të prekshmes dhe të kuptueshmes, që pëlqen të vërtetën dhe e drejton njeriun drejt së mirës, bukurisë dhe lumturisë.

Kështu që, cdo qënie njerëzore ka sipas te gjithë traditave, një ëngjëll mbrojtës (ose tre sipas C.Agripa, i cili vesh një ëngjëll mbrojtës me cdo botë të personalitetit njerëzor: mendor, emocional dhe fizik). Këto ëngjëj mbrojnë qënien njerëzore që kanë nën përgjegjësi, në mënyrë që të zhvillohet kundrejt përmbushjes shpirtërore. Të gjithë fetë shpallin se Perëndia asnjëherë nuk i ka braktisur qëniet njerëzore dhe se ai donte të na jepte secilit prej nesh një ëngjëll mbrojtës në mënyrë që ne mund ta dëgjojmë zërin e tij duke pëshpëritur tek ne fjalë misterioze ose duke na dhënë urdhëra të domosdoshëm, për të zgjuar vetëdijen tonë.

Sipas legjendës, ëngjëjt, lajmëtarë të menjëhershëm me krahë të parajsës, janë gjithmonë mbartës të lajmit të mirë për qëniet njerëzore.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 30 Maj, 2009.

6 Përgjigje to “Ëngjëjt, lajmëtarët e Perëndive”

  1. besimi ne zot…

    genjeshtra me e madhe e njerezimit!

    ajo cka njeriu ndjen ne brendin e tij si te vecant… nuk ka te bej me zotin!
    binduni o artista te iluzioneve!

  2. pershendetje dhe urime per shenimet e juaja te rralla qe shume sot e kesaj dite nuk i njohin!per zoterin apo zonjen me siper E.D. e pelqyera jote te jesh ateist,nuk mund te hedhe poshte te ekzistuarin e nje qenie hyjnore sic eshte i PLOTFUQISHMI!te besuarit ne TENZOT nuk eshte iluzion,por dicka e provuar nder shekuj qe AI ekziston!te keqiat e botes nder shekuj kane ardhur nga ata njerez qe interpretonin gabim fjalen e ZOTIT ose nga ateistet,dhe jo nga ata qe kane besuar ne meshiresine e TIJ!

  3. Qe ka nje Zot, kete nuk duhet kurr qe ta veme ne dyshim, do te ishte mekati yne me i madh.

  4. nuk ka te beje me bindjen apo mos bindjen tone por e verteta eshte se meqense engjet nuk ekzistonkan a mund te me shpjegosh se si ne u krijuam dhe cpo ndosh me njerzit qe vdesin?cu be me herkulin qe na e permend filozofia perderisa ishte zoti i forces apo akoma eshte gjalle herkuli?sa e pa kuptim do ishte bota nqfse nuk do te ishte ekzistenca e zotit dhe e engjeve.gjithsesi gjithkush ka mendimin e vetpor duke mos harruar se nje dite sic u krijuam dhe ne do te vdesim mendonja pak se cdo ndodh me ju pas vdekjes.respekte te gjithve

  5. nuk ka dyshim ne ekzistimin e krijuesit, nuk eshte iluzion por shume e vertet, si p.sh. ne po komunikojm permes internetit ket kush e shpiku, njeriu e krijoi apo programoji sigurisht se po d.m.th cdo gje ka nje krijues,edhe foshnja pa ardhe ne kete bote jeton ku?ne nje bote tjeter(ne barkun e nenes), cdo gje ne kete univers noton drejt diqkaje , pra tek kerkimi i te vertetes tek krijuesi,pra edhe engjejt(te padukshmit),edhe njerezit edhe cdo gje qe eshte natyrore e e dukshme ka nje te vetmin krijues. Zotin.Pra krejt gjejat ne natyre jane te programuara dhe kryejne funksione te cilat i zbatojne me perpikmeri p.sh. dielli lind ne lindje,uji i embel sperzihet me ujin e njelmet etj.,perveq njeriut i cili eshte i programuar me vullnet te lire pra te vendos vete se a do te besoj apo jo ne gjerat e padukshme ne baze te perceptimit qe ben permes shqisave te ndryshme qe ka, ndodh qe nje person qe e njehe e shikon por nuk e veren deri sa ai ta terhek vemendjen e te thote hej ku e ke mendjen,pra perqendrimi i vemendjes ka qene diku tjeter, po ti se thu se keto jane iluzione mendjen tende a shehe sigurisht se jo por e beson se e ke pa e pare ashtu eshte edhe puna me krijuesin e engjejt i besojm pa i pare.

  6. kjo nuk eshte as nje iluzione as imagjinate por realitet, nje e vertet por e hithur per shpirtitn njerzor sote i katandisur si mos me keq ….ENGJEJT jane kudo mesnesh ..BESOJE VETEM

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: