Fjale te urta filozofike Shqiptare 2


Ai që di shumë flet pak.


Buka po u thye s’ ngjitet me nje Peshtymë.


C’ ke bërë do të ta bëjnë.


Dardha bie nën dardhë.


Dardha e ka bishtin mbrapa.


Dhelpra kur nuk e arrin rrushin, thote eshte i pa bere.


Dëgjo shtatë a tetë dhe përsëri bëj si di vetë.


Gjella me kripë dhe kripa me karar.


Gjuha, vete aty ku dhëmb dhëmbi.


Gjuha kocka s’ ka por kocka thyen.


Jeto sikur do vdesësh nesër. dhe mëso sikur do jetosh gjithmonë.


Më mirë një vezë sot, sesa nje pulë mot.


Më thuaj c’ shokë ke , të të them se cili je.


Mendja e madhe.. e keqja e të zotit.


Me mikun ha e pi, por tregëti mos bëj.


Mollën e mirë, e ha derri.


Mos u mundo të nxjerrësh dhjamë nga pleshti.


Mos i shiko gunën, po shikoji punën.


Nje dru i shtrembër, shtrembëron gjithë stivën.


Njëra dorë lan tjetrën, të dyja lajnë fytyrën.


Miku i mire, duket ne kohë të veshtira.


Sheh rrushi rrushin, dhe piqet.


Rri shtrembër e fol drejt.


Nuk mbahet shtëpia me miell hua.


S’ mbahen dy kunguj nën një sqetull.


Ujku qimen e ndërron por zakonin nuk e harron.


Ai që është shok me të gjithë, nuk është shok me asnjë.


Cdo hap drejt kulturës, është hap drejt lirisë.


Dashuria per rininë, si qumështi për feminë.


E keqja bëhet shpejt, e mira vjen ngadalë.


E shara është arma e të dobëtit.

Advertisements

92 mendime mbi “Fjale te urta filozofike Shqiptare 2

  1. dituri thotë:

    Blerta pershendetje

    Fjalet e urta nuk jane poezi qe te kene rime. Thjesht ato jane esenca nga pervoja dhe mencuria e nje populli. Aftesia e lexuesit eshte te deshifroje fjalet dhe te kuptoje esencen.
    me respekt
    admin

  2. puhiza thotë:

    Mendimi im: Mjaft te bukura, grumbulluar me mjeshteri nga ana juaj…Faleminderit per ket permbledhje… ndihmova vajzen ne nje ore letersie…Kaloni kendshem

  3. eli thotë:

    a bit from you means a lot to me
    me pelqyen shum dua te them se na nevojiten jeshilltar ku ne sdo i benim gabimet e dyta……

  4. ylli thotë:

    i lexova sepse as qe mujta mes mi lexu,e ju as qe keni mujt mes mi shkru,, ai qe paitohet me ket,ta kap vllaun perdore e te futet ne xhenet..

  5. gentrit thotë:

    pershendetje gentriti
    vertet me pelqyen te gjitha jan kto te gjitha qe ne i praktikojm ne jeten ton dhe madje jon shum te verteta respekt gentriti

  6. BESA thotë:

    une jam besa dhe ju keni shkruajtur disa fjal te mencura mirpo kto fjal duhen ti lexojn ata qe nuk e din cka eshte jeta…………?????????

  7. BESA thotë:

    une i lexova te gjitha dhe te gjithe me kane pelqyer shum dhe uen shpresoj qe sa me shum te keni perparim ju dua

  8. raldi thotë:

    o besa po ti ku e mesove jeten mo asnjeri nuk ka lindur u ditur kesht qe vlejn dhe per ty fjalet,,,,,,,,

  9. valja k. thotë:

    dhe mos te harroj te ceki se keto shprehje qe i thash me lart jan te mijat.Kam prirje per fjal te urta
    une shkruaj ese dhe poezi te ndryshme gjithashtu,e fjalet e urta jan ato qe i zbukurojn ato qe i shkruaj edhe me teper.
    mendoj se ia vlen te lexojm sa me shum,sepse kurr nuk i dihet jetes,ajo te sprovon kudo qe gjendesh………

  10. bora thotë:

    shum shum te bukura keto fjalet e urta
    “MENDIMET E LARTA GJINDEN NE FJALE TE SHKURTERA”

  11. Adroa thotë:

    buken e fotografur nuk mundesh me hanger.

    mik nuk esht ai qe ti fshin lotet, por ai qe nuk lejon te qajsh.

    ai qe s’ka pasuri esht i varfer, por me i varfer esht ai qe s’ka asgje tjeter pos pasuris.

    E kot esht jeta e atij qe nuk din te endrron.

    mos thuaj deshotva, por thuaj nuk e kam arritur ENDE.

    ne nje bot te cmendur, vetem te cmendurit jan normal 🙂

    historia esht rrena me te cilen te gjith te asaj kohe jan bo dakord.

    mendo si askush, por fol si gjithkush.

    kush kesh i fundit….nuk e ka kuptuar me par.

    per disa njerz esht shum e veshtir te vendosin mes te DREJTES dhe te THJESHTES.

    normaliteti esht sikur nje rrug e asfalltuar, esht shum e leht ta kalosh pa probleme por kurr nuk rritet ndonje lule aty!

    duke pritur qe te behesh dikush tjeter e humb senin me te shtrejt qe e ke…VETEN!

    te jetosh esht sikur te fizatosh pa gum!

  12. mirjeta thotë:

    me te vertet keto fjal ishin te mrekullueshme mua me pelqejn shum sepse ju mos degjoni se qfar ju thojn tjeret per diqka po qka ju thot zemra juaj vetem ate bejeni

  13. mirjeta thotë:

    keto ishin fjal me te vertet te mrekullueshme me t vertet mua me pelqejn shum sepse edhe ju mos ndegjoni se qfar ju thon te tjeret te per diqka qe doni te vendosni por vetem ate qe ua thot zemra kuptojeni kete sepse ju te gjith jeni te mrekullueshem dhe te gjith keni nje gje te veqant

  14. Murat Aliaj thotë:

    Te shkelqyera. Fatkeqesisht jane fare pak, vetem sa te hapin oreksin dhe te lene te uritur. Mencuria shqiptare eshte e gjere dhe ka mundesi qe ketu te vije sa me e plote. Mundesisht edhe te ndare ne me tema te vecanta, se s’jemi ne me te humbur nga bota. Urime nisiatoreve dhe le ta cojne me tej kete pune te nderuar! Frika nga vrejtjet eshte varferi, ndaj s’ka pse frenoheni ne nisiativen qe keni marre. Me te shumtet do ju lavderojne

  15. verora sabit gashi llapushnik thotë:

    keto fjale te urta jane thesari me i qmuar i kultures sone popullore te cilat jane krijuar nga pervoja mija vjeqare dhe jane ruajtur brez pas brezi deri ne ditet e sotme detyr e jona si brez i ri eshte ti mesojme dhe t ua percjellim brezave qe vin pas nesh.

  16. xhesika thotë:

    shume tee bukura dhe me kuptim te lumte bravo ❤
    keto fjale jane te cmuara per mesim se edhe mua mu deshen shume per neser kur te shkoj ne shkolle por te lutem shtoji dhe disa te tjera te bukura per te gjithe ne

  17. Stelakea thotë:

    M falni po shpjegimi I tyre mund te jepet sepse vtm me nje te lexuar femijet nk kuptojn asgje por nqs jepet mesazhi ose shpjegimi I cdo fjale te urte ose disa fjaleve ndoshta mund te kuptonim dicka m teper 😶😛😒

  18. metlaj thotë:

    SOT neve vuajme se nuk e njohim mire filozofin e poullit tone e cila ndertoj cilesit morale qe bene te ishim nje poull i respektuar dhe zot i vendit per te sotmen dihet

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s