Nikolo Paganini, ”magjistari” i violines


 

Nikolo Paganini 

Nikolo Paganini ishte një nga violinistët më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Shumë tregime të çuditshme tregohen përreth jetës së muzikantit, të cilat përforcohen edhe nga  paraqitja e tij e jashtme  shumë ‘’ecentrike’’.

U lind në Gjenova të Italisë, me 27 Tetor të vitit 1782 dhe ishte një nga gjashtë fëmijët e Tereza dhe Antonio Paganinit. I ati ishte një argat në portin  e qytetit dhe një  amator i mandolinës. Afër të atit dhe drejtorit të korit të kishës katedrale te Gjenovës, Nikolo i vogël, akoma pa mbushur gjashtë vjeç , mori edukimin e tij të parë muzikor duke mësuar mandolinë dhe violinë. Studionte jashtëzakonisht shumë (deri në pesëmbëdhjetë orë në ditë) ndërsa shkruajti sonatën e tij të parë në vitin 1790, kur ishte vetëm 8 vjeç.

Në moshën nëntë vjeçare, u shfaq në skenë duke krijuar një entuziazëm  të paparë me interpretimin dhe ndryshimet e tij mbi veprën Karmanjola. Përmirësoi ndjeshëm artin e tij afër violinistit të famshëm Rola në Parma dhe studioi kompozim me Chiretti-n, mësuesin e Paer: që të dy deklaruan se nuk kishin se ccfarë ti mësonin këtij djaloshi me shumë dhunti.

Një periudhë e jetës  rinore të Paganinit mbetet e mbuluar me mister, por thuhet se gjatë turit të tij të parë me koncerte nëpër Itali, shiti violinën për të paguar disa borxhe që bëri nga pjesëmarrja  në lojrat e fatit. Një amator francez i fal Paganinit në Livorno një violinë të shkëlqyer Guarnieri, violinë kjo që mbeti e preferuara për  të në gjithë jetën e tij.

Femrat dhe lojrat e fatit thuhet se i vunë në rrezik karrierën  dhe shëndetin e dobët të kompozitorit Italian.

Gjenialiteti i tij në kombinim me teknikën e tij, prototipe për epokën, themeluan famën e  tij në të gjithë Italinë. E gjithë bota fliste për këtë muzikant me pamje ekzotike, dhe madje disa e akuzonin se kishte bërë marrëveshje me ‘’jashtë që këtu’’ siç e quanin atëherë ose djallin siç e quajmë, duke shpjeguar me këtë mënyrë sjellje të çuditshme  që provokonte me interpretimet e tij.

Paganini ishte i gjatë, i dobët, me flokë të gjatë dhe një fytyrë të verdhë që i jepte një pamje eterike që kujtonte më tepër fantazëm sesa njeri të gjallë. Kishte gropa në fytyrën e tij, dhe shikimi i tij ishte  kaq i ftohtë, saqë njerëzit rrallë arrinin ta shikonin në sy.  Zakonisht dilte në skenë me vonesë, shumicën e rasteve i veshur në të zeza dhe pasi vendoste violinën në supin e tij, pa shoqërinë e ndonjë instrumenti tjetër, fillonte të shpërndante ‘’magjinë’’ e tij. Dëgjuesit e tij thoshin : ‘’kishte djallin në bërrylin e tij’’.

Kishte një ndikim të tmerrshëm emocional mbi publikun. Referohet se princesha Eliza e Lucas, motra e Napoleonit e kishte të pamundur ta dëgjonte pa i rënë të fikët, dhe se kompozitori Rossini qante si vajzë e vogël kur dëgjoi Paganinin të luante për herë të parë. Mund të trasnformonte burra guximtarë  në frikacakë duke i udhëhequr në çmenduri dhe anasjelltas, të transformonte frikacakët në heronj, ndërsa sidomos tek femrat, krijonte kriza emocionale dhe histeri kur e dëgjonin.

Të gjitha këto fakte ndihmuan që të krijoheshin zëra dhe shpifje  të ndryshme përreth fytyrës së muzikantit, që në atë kohë besoheshin shumë më lehtë sesa sot. Kështu, thonin se Paganini kishte vrarë dy gra që kishtë dashuruar marrëzisht, e me artin e tij dhe rregullat e magjisë së zezë, burgosi shpirtrat e tyre brenda violinës së tij, ‘’Cremonën’’ e famshme.

Gjithshtu, thuhej se telat e violinës së tij ishin të krijuara nga zorrë njerëzish, dhe kjo ishte arsyeja  e dëgjimeve të jashtëzakonshme që dilnin nga interpretimet e tij. Arrinte të imitonte me violinën e tij  flautin, ashtu si edhe të ekzekutonte  melodi të gjata dhe të mrekullueshme vetëm me telin Sol.

Bashkëkohorët thonë se rezultatet e muzikës së Paganinit, bazohen në metoda  që ose ai i krijoi i pari , ose kishin vetëm një zbatim të përkohshëm. Disa nga këto metoda ishin dhe përdorimi i  fthongëve harmonikë (nuk përdoreshin përpara atij, me përjashtim të atyre që prodhohen mbi telat e hapur), Scordatura( konvertim në kurdisjen e instrumentit) picikato shoqërore me dorën e majtë etj.  Të gjitha këto, së bashku me mjeshtërinë e tij të paparë deri në atë periudhë, shërbyen për të krijuar mitin  e tij. Paganini kishte një djalë, Akilinion, të cilin e kishte pikë të dobët, djalë i cili ishte rezultati i dashurisë së tij me kërcimtaren Antonia Bianki, por që kurrë nuk u martuan.

Paganini ndërroi jetë në Francë me 27 Maj të vitit 1840, si arsye e një sëmundje  të fytit. Përpara se të vdiste kishte lënë amanet të mos ti bënin një varrosje kristiane. Trupi i tij, ashtu siç thotë i biri më vonë, mbeti i pavarrosur deri në vitin 1845, pasi priftërinjtë refuzonin të varrosnin dikë që kishte refuzuar besimin e krishterë.

Nikolo Paganini ishte një artist i shkëlqyer, që magjepste me talentin e tij dhe me të drejtë emri i tij ndodhet në listën  e shkurtër të violinistëve më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Muzika e tij frymëzoi shumë njerëz, dhe pavarësisht shpifjeve kundrejt tij, ai krijoi dhe la pas një trashëgimni të madhe, një  pasuri për të gjithë njerëzimin.

 Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 30 Dhjetor, 2008.

6 Përgjigje to “Nikolo Paganini, ”magjistari” i violines”

  1. kisha pas deshir me dit se nikolo paganini a i ka ra ndonje istrumentn tjeter perveq violines

  2. edhe une te njeten pyetje a mos i ka ra ndojnje instrumenti tjeter

    Pershendetje

    Paganini ka qene gjithashtu edhe nje pianist shume i mire.
    Flm per komentet
    admin

  3. nikolo paganini ishte maestro aaaa shumë i smut u kan

  4. hey a munesh me ma gjet edhe per antonio paganini se shume po me vyne tung

  5. thuhet se paganini momentet e fundit para se te vdiste kerkoi violinen e tij dhe tha: ata mendojne se kjo eshte dora e djallit por kjo eshte vecse dora ime e te zbavitem tani per here te fundit. pasi tha keto fjale nderkohe qe luante muzike violina i bie nga dora e tashme violinisti me i mire e te gjithe koherave vdiq.

  6. Niccolo Paganini ishte nje virtuoz edhe ne kitare , madje ka bere kompozime per kete instrument. Burime te marra nga Libri i Zholt Harshanji mbi jeten e Franz Liszt. Ky i fundit ishte mahnitur me performancat e Paganinit , saqe ishte vene ne dyshime mbi aftesite e tij ne piano dhe filloj te interpretonte duke u frymezuar nga shpejtesia marramendese e mjeshtrit Paganini.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: