Bagavat Gita ne shqip



krishna_arjuna1

Mahabharata është një nga 2 eposet e mëdha të Indisë. Eposi tjetër quhet Ramajana. Mahabharata nuk është një vepër homogjene, por një përmbledhje nga  tregime që grumbullohen në 18 libra. Tema e tyre kryesore , ashtu siç duket edhe nga titulli i saj, është historia e  pasardhësve të Mbretit Bharata të Indisë së Lashtë, shteti në të cilin jetoi dhe mbretëroi dinastia e Bharata.

Bagavat Gita, që ndodhet në kapitujt 25 e deri tek 42 e librit të gjashtë të Mahabharata është një nga veprat klasike më të rëndësishme filozofiko-fetare të letërsisë sanskrite. Gita në gjuhën sanskrite do të thotë , Këngë. Bagavat është emri më të cilin njihej  Krisna, mishërimi më i dashur i Perëndisë i Indianëve, dhe do të thotë ‘’i Adhurueshmi’’. Pra etimologjikisht, Bagavat Gita do të thotë ‘’Kënga e të Adhurueshmit’’.

Me formën e një dialogu midis Krisnës dhe shokut-mikut të tij Arzuna, heroit të Mahabharata, Bagavat Gita na mëson se si njeriu mund të arrijë të bashkohet me botën shpirtërore dhe Realitetin suprem duke ndjekur rrugët e Dijes, Adhurimit, Veprave altruiste apo të Përqëndrmit të Mendimit sipas karakteristikave dhe aftësive të tij.

Krisna, mishërimi hyjnor që paraqitet si lideri i Jadavas (Yadavas), përfaqson  të pakufizueshmin brenda të tejkalueshmes, Perëndinë brenda njeriut, i fshehur në format e trupit dhe të shqisave. Dhe Arzuna, nxënës dhe mik, është njeriu karakteristik, as shenjtor dhe as mëkatar, por një psikikë që lufton  për tju larguar  dëshpërimit dhe mjerimit të jetës. Është njeriu që jeton  brenda botës, por ndodhet në konfuzion  për detyrën e tij dhe për kuptimin dhe qëllimin e vërtetë të jetës dhe i kërkon Mësuesit të tij  ti tregojë rrugën që do ta udhëheqë drejt shpagimit  dhe paqes shpirtërore.

Përmbledhje e shkurtër:

 

Mbreti i Hastinapurës (qyteti i elefantëve) kishte dy djem: Dritarashtrën, që kishte lindur i verbër dhe Pandunë. Pas vdekjes së tij, fronin e mori përsipër djali i tij Pandu dhe pas vdekjes së parakohshme të tij, në fron u ngjit vëllai i tij i verbër.

Panduja kishte pesë fëmijë të vegjël, pesë djem: Judishtira, Bima, Arzuna dhe binjakët Nakula dhe Sahadeva, që Dritarashtra i verbër i mori në pallatin mbretëror dhe i rriti së bashku me djemtë e tij. Djemtë e Pandu-së u quajtën Panadavas, dhe u bënë luftëtarë të mëdhenj, të dhuntuar me shumë virtyte, dhe mbreti Dritarashtra, duke e ditur se djali i tij i madh, Durjodana, nuk ishte i denjë për të mbretëruar me drejtësi mbretërinë, deklaroi si pasardhës të fronit Judishtirën, djalin më të madh nga Pandavas. Kjo gjë rriti jashtë mase urrejtjen dhe zilinë e Durjodanës për kushërinjtë e tij dhe kështu vendosi ti eliminonte.

Pasi u mundua, të krijonte vdekjen e tyre, por pa sukses, arriti përfundimisht me mashtrim dhe tradhëti, t’ju rrëmbejë  fronin dhe ti detyrojë pesë vëllezërit të largohen në një arratisje  shumëvjeçare.

Pasi kaluan shumë aventura, vëllezërit Pandavas u kthyen nga arratisja  e tyre dhe kërkuan nga Durjodana pjesën e tyre që u takonte nga mbretëria, por ai refuzoi t’ju jepte edhe sendin më të vogël pa luftë.

Kështu lufta u bë e pashmangshme. Të gjithë prijësit e Indisë vajtën me njërën ose tjetrën palë. Si Durjodana ashtu edhe Arzuna, i treti nga djemtë Pandavas, kërkuan ndihmën e Krisnës. Ai i sugjeroi të zgjidhnin midis pranisë së tij personale , por pa marrë pjesë në luftë, dhe ushtrisë së tij. Durjodana me nxitim  zgjodhi ushtrinë e fuqishme të Krisnës, ndërsa Arzuna, që ishte mik fëminor i Krisnës, kërkoi praninë personale të tij, jo si luftëtar, por si një drejtues i thjeshtë i karrocës së tij luftarake.

Dy ushtritë u rreshtuan në fushën e shenjtë të Kuruve gati për të filluar betejën. Atëherë, i mënçuri Viasa, i afërt i të dyja familjeve, i cili kishte dhuntinë e fuqive mbinatyrale, ju paraqit mbretit të verbër Dritarashtra, babait të Kuravas, pasardhësve të Kuru, ashtu sic quheshin djemtë e tij, dhe e pyeti nëse dëshironte  ta bënte që ta shihte me sytë e tij këtë betejë që përgaditej të fillonte. Por ai refuzoi, duke mos dashur të shikonte të keqen e madhe  që do të bëhej nga kjo luftë dhe atëherë Viasa i dhuroi shoqëruesit të Dritarashtrës, Sanijës, fuqinë mbinatyrale të shikojë dhe të dëgjojë nga pallati ato që ndodhnin në fushën e betejës, në mënyrë që t’ja transmetonte mbretit të verbër.

Pasi tani njohim pak a shumë elementet kryesorë të kësaj historie, mund  te mundohemi te imagjinojmë atë që ndodh: në fushën e madhe ‘’Kurucetra’’( fusha e betejave të Kurava) që digjet nga dielli. Elefantët dhe kuajt janë gati për të filluar luftën… Armët që luftëtarët e zemëruar Kurava mbajnë në duart e tyre shkëlqejnë, kuajt hingëllojnë, jehojnë trumbetat e bronxta – frikësohet jeta, dhe vdekja buzëqesh me shpresë. Në qëndër të fushës , i frikësuar ndodhet Arzuna. Mbrapa tij ndodhet ushtria Pandava që është gati, ashtu si edhe ushtria kundërshtare, për të dhënë Betejën e madhe…

Gjithçka do të fillojë atëherë kur Arzuna do të ngrejë Harkun e tij të rëndë për të hedhur shigjetën e parë. Duhet të shkëlqejë ndriçimi i vullnetit të tij, që të thotë po, për të filluar Beteja e Përjetshme e Njeriut – e çdo njërit nga ne, dhe e Njerëzimit në totalin e tij.

Në qiell mbizotëron heshtje, aspirata ekziston në zemrën e shpresës. Erërat pushojnë  dhe deti ndalon si i kristalizuar. Madje akoma dhe Toka dhe vëllezërit e saj planetet rrotullohen me ngadalë në qiell, sikur të kërkojnë të shohin atë që do të ndodhë në fushën e Kurava, në ‘’Kurucetra’’.

Arzuna i cili duhej të jepte sinjalin e fillimit të betejës ka frikë, zbret nga karroca e tij luftarake dhe hedh tutje mburojën e tij.  Ndjen keqardhje për të gjithë ata që do të vdesin nga kjo betejë, ka frikë vdekjen dhe refuzon të luftojë, në mënyrë që të shmangë zhdukjen e fisit të tij.

Atëherë Krisna fillon t’i flasë për doktrinat brendësore si: të Veprimit të Drejtë, 3 Gunas (gjendjeve të Natyrës), për Avatarat. Përfundimisht pas dialogut madhështor me Krisnën, Arzuna ndriçohet shpirtërisht, ngrihet në këmbë dhe ngjitet përsëri mbi karrocën e tij luftarake, vertikalizon Shpirtin e tij dhe jep sinjalin për fillimin e luftës.

Kjo betejë simbolizon luftën ndërmjet te Mirës dhe të Keqes, ndërmjet Dritës dhe Errësirës, ndërmjet Unit shpirtëror dhe atij material, ndërmjet Ëngjëllit dhe kafshës që ndodhen brenda Njeriut. Arzuna është çdo njeri që ndjen nevojën e Veterealizimit ose Përmirësimit Shpirtëror. Është njeriu që ndodhet midis dy botëve. Midis botës Shpirtërore dhe virtyteve të saj por edhe botës materiale dhe veseve të saj.

 Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Advertisements

4 mendime mbi “Bagavat Gita ne shqip

  1. dituri thotë:

    Fatkeqesisht nuk eshte e perkthyer akoma ne shqip. Nese do ta benit dicka te tille , kjo do te ishte nje kontribut shume i madh ndaj komunitetit filozofidashes te mbare trojeve shqiptare dhe mbare shqiptareve kudo qe ndodhen. Thjesht besoj se pervec perkthimit eshte e nevojshme te jepen edhe shume shpjegime pasi shume koncepte lindore jane krejt te panjohura nga lexuesit shqiptare.
    Me respekt
    Admin

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s