Hyrje » Filozofi » Eposi Ramajana ne shqip

Eposi Ramajana ne shqip


Ramajana është një epos i famshëm i Indise se lashte ,  por mjaft më i vogël se eposi Mahabharata. Numëron rreth 48.000 vargje, por megjithatë është mjaft më i madh se eposet Homerike. Pavarësisht se procesi i formimit të tij filloi në shekullin e 5 para erës sonë, mori formën të cilën e njohim sot vetëm në shekullin e 3 para erës sonë.

Ky epos tregon aventurat e Ramës, një Avatara (i dërguar i Perëndisë) i Visnu, që bashkë më vëllain e tij Laksmana shkon për të cliruar gruan etij, Sitën, të cilën kishtë grabitur Ravana, mbreti-demon i ishullit Lanka, mishërimi i të keqes.

I gjithë eposi konsiderohet, nga ana esoterike , si një lavdi ndaj nderit dhe të vërtetës , si rrugët e vetem që dikush të arrijë tek Perëndia. Këto ngjarje heroike supozohet se ndodhën në epokën e pushtimit të Indisë Jugore nga Arianët pushtues. Por nga ana esoterike, elementët simbolikë që referohen në këtë epos shfaqin një lashtësi shumë më të madhe. Përshkrimi i armëve të përparuara, aeroplanëve ose ‘’Vimana’’, ashtu si edhe raporti mbi ekzistencën e një race arkaike njerëzo-majmunësh me mbretin e tyre Hanuman (i ngjashëm me Perëndinë Thot të Egjiptianëve), përbëjnë një tregues se bashkë me ngjarjet historike janë përmbledhur dhe elemëntë mitikë nga epoka e Atlantisit, kur qytetërimi i Toltekëve arriti në kulmin teknologjik, të nënracës së 3 të racës Atlante.

Sipas një interpretimi esoterik, ishulli Lanka ( që sot quhet Kejlan) thuhet se ishte me të vërtetë një nga ishujt e copëtuar , pas përmbytjes së madhe të Atlantisit. Sipërfaqja gjeologjike e tokës në atë periudhë ishte shume e ndryshme nga ajo e sotmja. Edhe sipërfaqja e Indisë dhe ishulli Lanka ishin maja malesh, ashtu sic referohet tek Magavata Purana. Gjigandi Ravana, mbreti-demon, ishte një nga magjistarët e zinj të mëdhenj –ngjasohet me vetë Odhuarpën- të cilët në atë kohë komandonin Atlantisin dhe referohen nga traditat esoterike që flasin për përplasjen e Vëllezërve të Errësirës apo të Dorës së Majtë me Vëllezërit e Dritës apo të Dorës së Djathtë, sikur i quan E. Keisy.

Pas shumë aventurash të ndryshme Rama dhe Laksmana arrijnë të futen në ishull dhe të mundin gjigandin Ravana, duke arritur të shpëtojnë Sitën nga burgimi i saj. Por ajo duhet të vërtetojë se ruajti nderin e saj gjatë qëndrimit të saj afër Ravanës. Për këtë do ti nënshtrohet testimit të zjarrit, nga i cili do të dalë e gjallë. Me ndihmën e Perëndisë Visnu do tja arrijë tja dalë me sukses.

E gjithë procedura fsheh një simbolizëm të thellë brendësor. Ashtu si edhe në mite të tjera, Sita simbolizon Psikinë (Psikikën) e njeriut , që burgoset nga fuqitë e liga, të errësirës, të pasioneve inferiore të njeriut dhe te materies, që simbolizohen me Ravanën, demonin tiran. Kur Psikia lirohet nga vargonjtë e saj, duhet të vërtetojë se nuk ishte ndotur, nuk u tundua nga e liga, pavarësisht tundimeve, mbeti e pastër dhe e ndershme. Për këtë simbolikisht, ju nënshtrua testimit të zjarrit, që do të shaktërronte cdo lloj njolle , duke lënë të paprekur delirësine brendësore që karakterizon natyrën e saj shpirtërore. Sic thotë dhe nje fjalë e urtë lindore, ‘’ për të testuar floririn e vërtetë duhet ta vësh mbi zjarr’’. Por lumturia e ciftit nuk do të zgjasë shumë, pasi Rama akuzon përsëri Sitën për tradhëti, dhe kështu ajo e braktis dhe tërhiqet për të jetuar në pyll, ku dhe do të takojë të diturin Valmiki. Falë këtij takimi mistik, Valmiki do të shkruajë eposin e Ramajanës.

Në fund, pas testimit të fundit në të cilin Rama do të vendosë Sitën, ajo do të zhduket në thellësi të tokës, pasi toka hapet nën këmbët e saj . Kjo figurë mitike kutjon shumë zbritjen e Evridikit në Hades, ku Orfeu nuk do të mund ta marrë mbrapsht. Por, ashtu si edhe në mitet orfike, Rama përfundimisht do të arrijë të ngjitet në qiell ku dhe të të gjejë përsëri Sitën, që në mënyrë misterioze ndodhet aty. Kështu mbyllet kjo aventurë simbolike e Psikisë, e cila, pas një ecurie mistagogjike aventuroze, plotëson ciklin e testimeve initacionuese mbi tokë.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Advertisements

3 Komente

  1. Andi thotë:

    Bravo per artikullin! Shume informacione interesante. megjithate jam paksa skeptik per sa i perket lidhjes se Historise me Mitologjine.

  2. dami thotë:

    te lutem po te shkruaj nga vlora dhe dua shum ti kenm ata libra dhe shum te tjere.jane perkthyer ne shqip?ku mund ti gjej

  3. dituri thotë:

    Eposi Ramajana eshte i botuar ne shqip. Nuk e di ne Vlore, por ne Tirane mund ta gjesh tek libri Universitar
    admin

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: