Gjuha sekrete e Mitit


perendesha-maat

Mitet e lashta përbënin një thesar të vërtetë  diturie. Tek ato ruhet e gjithë dituria  e traditave. Shoqëritë  tradicionale janë të lidhura me traditat e përjetshme, kishin mite, initacione dhe rituale.Miti është afrimi i një realiteti psikologjik ose shpirtëror. Përbën një realitet që ka ndodhur  dhe themelon  zhvillimin e ardhshëm  të një populli apo të një  gjëndjeje. Do të thonim se, Miti është një histori e shenjtë.

 

Mitet përbëjnë historinë e veprimeve të Qënieve Mbinatyrale ose të Perëndive. Janë absolutisht të vërtetë dhe të shenjtë pasi përshkruajnë  veprën e Perëndive.  Tregojnë një ‘’krijim’’ dhe kështu  themelohen si modele prototipe sjelljeje për imitim.  Shoqëritë tradicionale kishin si qëllimin  kryesor , përshtatjen e mënyrës së sjelljes së tyre me modelin e mitit, model që për ata përbënte  veprimin e heroit apo  Perëndisë. Konsideronin  mitet si shprehës të së vërtetës, që mund të jipnin zgjidhje  për cdo lloj problemi të rëndësishëm të ekzistencës së tyre.

 

Nëpërmes studjimit të miteve mësojmë për fillimin e gjërave dhe mënyrën se si mund ti trajtojmë me vullnetin tonë. Një nga karakteristikat bazë të miteve , është se përdorin gjuhën simbolike, gjuhën e simboleve dhe janë shumëdimensionalë, kanë shumë interpretime  dhe fshehin brenda tyre shumë mësime.

 

Simbolet përbëjnë  gjuhën shprehëse të miteve, janë format të cilat sjellin esencat, forma në të cilat mishërohen Arketipet. Fjala simbol vjen nga greqishtja «Σύμβολο – Simvolo – sim valo – sjell bashkë me mua, brënda meje». Simboli është një lloj zarfi (forma) që fsheh brënda  tij një letër (esenca). Është ai që bashkon të sipërmen me të poshtmen, ose të brëndshmen (e shenjta) me të jashtmen (profaniteti). Simbolet nuk janë  krijesa të njeriut, sepse atëherë do të flisnim për shenja apo logo. Simbolet janë  forma që vetë natyra ofron, dhe për këtë njihen nga të gjithë njerëzit, sigurisht, pavarësisht faktit se kjo e bën shumëdimensional, pasi  cdonjeri  ka anën e tij interpretuese, pasi cdonjeri nga ne është një qënie  unike. Apo nese do të shprehnim më  drejt , do të thonim se simboli ‘’i flet cdonjeriu në gjuhën që ai kupton’’, sipas nivelit të ndërgjegjes së tij.

 

Miti duhet të përjetohet, dhe pasi të bëhet një gjë e tillë, atëherë aktivizohen të gjitha faktet që ai përshkruan. Kjo quhet Initacion. Initacioni  është rezultati  që del nga përjetimi  i mitit, domethënë ngritja e ndërgjegjes së njeriut një shkallë më lart. Është një  ndryshim i  dimensionit të ndërgjegjes që lejon  kuptimin e të vërtetave superiore që miti përshkruan. Initacioni përbën një proces  rinovimi brendësor.

 

Gjatë përjetimit të një miti, domethënë gjatë një ceremonie – rituali, një karakteristikë e rëndësishme është se ideja e kohës sic e përjetojme ne cdo dite, pushon së ekzistuari. Njeriu arrin për pak momente, ndërgjegjsimin  e përjetësisë, duke përjetuar dicka nga ajo që quajmë  Kohë Mitike ose Koha e Përjetësisë.

 

Kështu, Miti ndodhet  në një dimension më lart se ai njerëzor dhe tokësor. Shfaqja e mitit shëndërron kohën në mitike, në një të tashme të përjetshme.  Miti ‘’Është ‘’ gjithmonë dhe  mbetet solid, nuk tretet, nuk vdes dhe as nuk zhvillohet.  Njerëzit mund ta harrojnë për një kohë të caktuar, por miti nuk vdes, thjesht ‘’fshihet’’.

 

Rishfaqja e mitit quhet ceremoni. Ceremonitë përbëjnë mjetet me të cilat  e vërteta  që shpreh një mit mund të përceptohet. Është përsëritja në kohën historike njerëzore, të ngjarjeve të Kohës së Madhe Mitike që i referohet miti. Nëse do ti jepnim një përcaktim ceremonisë, do të ishte : Ceremoni është cdo veprim që  bëhet me Vetëdije  dhe me Qëllim.  Dhe kështu rezultati është initacioni, shëndërrimi, ndërgjegjësimi  i thellë i së vërtetës që miti  dhe ngritja e ndërgjegjes në një dimension me të lartë. Sigurisht që ekzistojnë  nivele initacionesh sepse shëndërrimi brendësor nuk mund të jetë i njëjtë  tek të gjithë njerëzit dhe kështu, shoqëritë tradicionale flisnin për nivele initacioni.

 

Duke u bazuar mbi të gjitha ato që thamë më lart, është e qartë  se një shoqëri tradicionale, zotëron mite të cilët kryen nëpërmes ceremonive, në mënyrë që të rikthehet  initacioni tek njerëzit e shoqërisë. Dhe këto krijojnë komunikimin e Qiellit me Tokën.

 

Dhe kjo është rruga që të gjithë njerëzit jemi të destinuar të përshkojmë : nga injoranca, të ngjitemi deri tek Dituria hyjnore, deri në shkallën e fundit qiellore që udhëheq tek e Vërteta, në zemrën e Mitit.

 

Miti ekzekuton një funksion të domosdoshëm : shpreh, ripërjeton dhe kodon dijet, doktrinat dhe besimet, mbron  dhe imponon principet etike, siguron  efikasitetin e ceremonive dhe ritualeve dhe ofron  rregulla praktikë sjelljeje për përdorimin e njerëzve në jetën e tyre të përditshme dhe jo vetëm. Miti është një element  esencial i qytetërimit njerëzor. Është një realitet i gjallë, i ngulitur thellë  në kujtesën prehistorike të racës njerëzore.

 Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 9 Nëntor, 2008.

2 Përgjigje to “Gjuha sekrete e Mitit”

  1. Pse gjuha shqipe kur éshté njé nder gjuht mé té vjetra Evropiane nuk msohet né kurse si gjut tjera botrore?

  2. Une nuk kam pérgjegje pér kte por jam e shqetsuar pér fatin e kombit ton shqiptar

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: