Dhimbja, shkaqet dhe eliminimi i saj


dhimbja

Që nga momenti që vijmë në jetë ashtu si edhe deri atëherë kur jemi  gati të lëmë praninë tonë fizike  nga kjo botë, dhimbja  shfaqet me shumë mënyra. Dhimbja është  gjithmonë një humbje.

 

Për trupin: dhimbje mund të jetë  humbja e shëndetit dhe ky disekuilibër  natyral  shprehet në dhimbje të ndryshme që zakonisht burgosin vëmëndjen dhe ndërgjegjen tonë.

 

Për Psikinë (botën Psikologjike): dhimbja bazohet në humbjen e një ndjenje ( si për ato që ndjejmë ne, por edhe sidomos për ato që marrim nga persona të tjerë).  Megjithatë, le të lëmë të tjerët të na duan dhe të na lënë ti duam. Disa shembuj mbi humbjen e ndjenjave:

 

Humbja e besimit tek dikush apo dicka

Humbja e perspektivave që filluan por nuk mbaruan

Humbja e besimit tek vetvetja, që shprehet si frikë për përballimin e situatave të vështira por madje edhe ato të lehta.

Dhimbja që krijohet nga humbja e personave të dashur apo  sendeve të cmuara.

Gjithashtu , të gjitha ato emocione që përfaqsojnë humbjen  e dickaje që besonim ose shpresonim se zotëronim.

 

Për Mendjen: dhimbja vjen si  rezultat i mungesës se kuptimit nga njerëzit përreth. Kur mendja mbyllet, bllokohet dhe nuk e kupton rëndësinë  e rrethanave, kështu që vuan. Kur mendja nuk është trajnuar  dhe nuk ka  mjetet për të konceptuar shkaqet e jetës, vuan. E njëjta gjë ndodh edhe kur  mëndja  është pak e trajnuar apo e kultivuar pak.  Nëse bllokohet gjatë përpjekjes  për të arritur në thellësi të gjërave, rezultati është i njëjtë, Dhimbje.

 

Dhimbja gjithashtu krijohet edhe kur vërtetojmë se ndjekim ide të gabuara ose veprojmë me kritere të gabuara. Edhe kur kuptojmë  se kemi një imazh të gabuar për veten tonë dhe se në të vërtetë nuk jemi ai/ajo që ëndërrojmë se jemi.

 

Ndalimi i dhimbjes

 

Është e mundur që dhimbja  të mos mbarojë kurrë  plotësisht, pasi ndodhemi në një  rrugë zhvillimi përparuese dhe meqënëse përparojmë ngadalë, gjithashtu edhe dhimbja shuhet ngadalë, por jo krejtësisht. Zhdukja e saj gjëndet  në një nivel clirimi shpirtëror, që për ne është shumë larg tani për tani. Ajo që duhet dhe mund të bëjmë , është të fillojmë  të kufizojmë shkaqet  që e krijojnë dhimbjen.

 

Për këtë nevojitet  ti shikojmë gjërat më një mënyrë të qetë, inteligjente dhe objektive. Duhet të shikojmë veten tonë nga jashtë, për të vlerësuar  realitetet e tij, të cilat  përndryshe do të  na  preukopojnë aq shumë sa do të na bëjnë të verbër, në mënyrë që  të mos tju japim emër dhe përkufizim. Nëse dikush nuk shikon gjërat, si hap i parë, është e pamundur të kërkojë ndalimin e dhimbjes.

 

Si hap i dytë, duhet të kërkojë zgjidhje  për të arritur tek motivet që na udhëheqin drejt dhimbjes. Gjithcka ka një zgjidhje, pak apo shumë të mirë.  Por nëse dkush nuk ka Vullnetin për ta kërkuar dhe aq më tepër  për të zbatuar  zgjidhjet, dhimbja do të qëndrojë . Dhe jo vetëm do të qëndrojë, por edhe do të na bëjë  të akuzojmë  faktorë të jashtëm për atë që ne nuk guxuam të përballonim.


Rrugët për eliminimin e dhimbjes

 

Këto rrugë na i jep Filozofia Budiste, e cila me ‘’ Rrugën e Madhe’’  apo  ‘’Udhën Fisnike Tetëshe’’, na ofron hapat të cilët  mund të përdorim, pasi sipas kësaj filozofie gjithcka është në dorën tonë, pa u nevojitur për të ndjekur fenë, por vetëm duke u menduar.

 

Opinionet e drejta duhet të jenë puna jonë e përditshme për të dale nga padituria dhe për të arritur gradualisht drejt diturisë. Nje gjë të tillë gjithashtu këshillonte edhe Platoni.  Opinionet tona do të jenë cdo herë e më të drejta  sa më shumë ti largohemi subjektivitetit, nga arroganca e bindjeve tona që i konsiderojmë si më superiore nga ato të të tjerëve, nga dëshira për të pasur gjithmonë të drejtë. Përkundrazi, duhet të bazohemi tek doktrinat e të diturve, në këshillat e tyre që janë të mbushura me përvojë dhe në vizionin e pastër që ata na ofrojnë.

 

Synimet e drejta fillojnë nga një ideal i pastër për Jetën, nga disa principe që mund të shëndërrohen në objektiva. Nëse do të kemi një ideal si burim  frymëzimi, kemi mundësinë për të drejtuar në mënyrën e duhur synimet tona. Me pak fjalë: le të zëvëndësojmë egoizmin me bujarinë.

 

Veprimet e drejta do të jenë pasojat logjike të ideve ose opinioneve të drejta dhe të synimeve bujare. Këtu duhet të shtohet ,  në mënyrë të pakthyeshme, vullneti për të vepruar.

 

Fjalët e drejta na detyrojnë të mendohemi përpara se të hapim gojën dhe të flasim. Në vend që të themi të parën gjë që na thonë emocionet (dhe jo domosdoshmërisht idetë), duhet të llogarisim rezultatin që mund të krijojnë  fjalët tona. Duhet te jetë e qartë nëse duam të komunikojmë me të tjerët apo nëse thjesht duam të bisedojmë dhe të mbushim heshtjen me zëra bosh.

 

Mjetet e drejta të jetesës  nënkuptojnë një sjellje etike. Të gjithë duhet të punojmë për  të jetuar. Kjo, pavarësisht atyre që thuhen për të kundërtën , është një ligj i mrekullueshëm i ekzistencës që na mban aktivë dhe na bën të zhvillohemi si brënda ashtu edhe jashtë vetes. Por nuk ndodhen të gjitha punët  në lartësinë e dinjitetit filozofik. Nuk i referohemi  punëve modeste, por atyre që  ofendojnë  dinjitetin njerëzor nën mijra fytyrat e korrupsionit. Dhe janë të drejta gjithashtu mjetet e  jetës që janë pikërisht ato : mjete dhe jo objektiva që thithin të gjithë ekzistencën njerëzore.

 

Përpjekja e drejtë konsistohet në përdorimin e energjive tona, pa i shkuar dëm, por edhe pa qënë si ai kurnaci që nuk do të sakrifikojë dicka, ose do të sakrifikojë sa më pak të jetë e mundur. Përpjekja është e drejtë atëherë kur drejtohet drejt objektivave  që janë zgjedhur si më të mirët dhe kur nuk kufizohet në përpjekjen më të vogël, por përkundrazi në përpjekjen më të madhe që mund të ofrojmë. Ai që përpiqet të japë dhe të bëjë në maksimum, zgjeron kufinjtë e aftësisë së tij. Sa më shumë të përpiqet, aq më shumë mundet.

 

Vëmëndja e drejtë është një qendër drite ku mblidhen përjetimet tona, gjë që na jep rregull dhe pastërti në ndërgjegjen tonë. Mjafton të themi,  duke përmbledhur se, Vëmendja është Fuqia e Ndërgjegjes.

 

Përqëndrimi i drejtë konsiston në të qënit gjatë pjesës më të madhe të ditës (si edhe të jetës) në boshtin tonë të brëndshëm, në qëndrën tonë, duke eliminuar gradualisht  ngjitjet dhe zbritjet e ndërgjegjes, që vijnë si rezultat i  ndryshimeve emocionale dhe mendore. Kjo është përpjekja  e drejtimit të shprehjeve të Shpirtit dhe veprimeve të trupit drejt Unit (vetvetes) tonë të vërtetë.

 

Cfarë të bëjmë ndërsa përpiqemi të kapërcejmë dhimbjen?

 

Të mos  ‘’paralizohemi’’ në të:  Të mos presim se dhimbja do të zhduket krejtësisht për të vazhduar veprimet tona dhe as mos të shtyjmë të tjera, më të reja dhe më të mira.  Duhet të mësojmë  të ecim duke marrë dhimbjen për dore, pa i kushtuar shumë vëmëndje. Vëmëndjen tonë duhet ta drejtojmë drejt mjeteve që do të na lejojnë ta eliminojme krejtësisht dhimbjen.

 

Të mos bëhemi të padurueshëm: nëse dhimbja bëri shumë kohë të vendosej  në Psikinë (botën psikologjike) tonë, gjithashtu nevojitet  kohë e konsiderueshme – jo kaq shumë – për të dhënë një kalim  pastrimit dhe clirimit nga ajo. Le të zhvillojmë një durim aktiv, një durim që nuk do të pushojë së punuari  për detyrimet e tij.

 

Të mos biem në emocione apo ide nënvlerësuese:  Në vënd që të nënvlerësojmë veten tonë, le të përpiqemi të dalim nga burimi i errët i dhimbjes dhe të vëmë të gjithë vullnetin tonë për këtë.  Kështu do të zgjerohet  vetëvlerësimi. Ai që dorëzohet dhe braktiset në dhimbje, nuk do të mund të djehet mirë  me veten e tij.

 

Të mos nxehemi: Të mos akuzojmë të tjerët dhe as të mos  lejojmë që të bie sipër tyre gjëndja negative e dhimbjes. Më mirë të përpiqemi të tregojmë gëzimin e betejës që kemi filluar në mënyrë që të mund të vazhdojmë.

 

Dhe mbi të gjitha të këmi parasysh faktorët e shumtë që na japin kënaqsi, që na japin gëzim dhe entusiazëm, dobitë e shumta që jeta na ka dhënë, pa qënë  mosmirënjohës me Fatin dhe dhuratat që marrim. Nuk ekziston asnjë njeri që nuk  ka asgjë, vetëm nëse ka mbyllur krejtësisht  shqisat e tij të brendshme kundrejt cdo realiteti.

 

Por cështja nuk është kjo. E rëndësishme është të duam Jetën dhe shanset që ajo na ofron. Dhe nëse ndonjeherë na bëjnë të vuajmë, le ti zëvëndësojmë hijet me dritë. Ky është kuptimi i zhvillimit.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

 

~ nga dituri më 9 Nëntor, 2008.

3 Përgjigje to “Dhimbja, shkaqet dhe eliminimi i saj”

  1. pse thoni gjithmon mos bej.
    ne vend qe te thoni bej keshtu!
    te perkufizosh dhimbjen do te thot te perkufizosh jeten!
    ndjesia e te qenit gjall eshte dhimbje!

  2. Nese jeta nuk ta ka dhuruar melodine qe ti deshiron ta luash atehere krijo vete ate………..!!!!!!!!!

  3. Pershendetje ; Ishte nje tem shum interesante dhe mendoj se do me hy ne jeten e perditshme e sidomos ne keto kohra te veshtira .

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: