Hyrje » Biografi » Paolo Koelho dhe jeta e tij

Paolo Koelho dhe jeta e tij


Paolo Koelho është një nga 5 shkrimtarët më të lexuar botërisht të viteve të fundit. Koelho na bën të udhëtojmë  në një ecuri kërkuese të ‘’mitit personal’’. Paolo Koelho u lind në vitin 1947 në qytetin e Rio de Zhaneiros. Braktisi studimet e tij për të udhëtuar në botë  si hipi. Kur u kthye në Brazil, filloi të shkruante  vepra teatrale dhe tekste për këngët e  Raul Seiksas. Në vitin 1970 do të botojë revistën ‘’2001’’. Në vitin 1981 braktis punën e tij si drejtor i një Kompanie Diskografike  dhe fillon përsëri të udhëtojë nëpër botë  edhe për dy vjet të tjerë. Në Hollandë do të njohë njëriun që i ndryshoi jetën, duke e nxitur  të zbulojë vetveten e tij. Koelho do të  rilindë shpirtërisht i drejtuar drejt kristianizmit dhe atëherë do të rifillojë të shkruajë, këtë herë libra.

Filloi me ‘’Kalendari i një Magjistari ose Pelegrini i Kobostelit’’ (1987),  që përshkruante eksperiencat e vetë shkrimtarit. Në vazhdim do të shkruajë ‘’Alkemisti’’ (1988), Brida’’ (1990), Valkiriet (1992), ‘’Në brigjet e lumit Piedra u ula dhe qava’’ (1994), ‘’Mali i pestë’’ (1996), ‘’Manuali i luftëtarit të Dritës’’ (1997),   ‘’Veronika  vendos të vdesë’’ (1998)  ‘’ Djalli dhe zonjusha Prim’’ (2000),   ‘’11 Minuta’’ (2003),   ‘’Zahir’’ (2005) etj. Gjithashtu shumë të famshme janë edhe historitë e shkurtra që Paolo Koelho shkruante nëpër revista me titullin ‘’Maktub’’.

Librat e tij janë përkthyer ne 57 gjuhë në mbi 150 shtete. Koelho gjithashtu është nderuar me shumë cmime ndërkombëtare, midis tyre dallojnë Crystal Award, si edhe Kavalier i Urdhërit  të Legjeonit të Nderit, që ju dha nga shteti francez. Paolo Koelho  u pranua në Akademinë Letrare të Brazilisë në vitin 2002.

Celësi i veprës së tij është kërkimi brendësor dhe zbulimi i vetvetes sonë, Është një aventurë Vetënjohjeje, është një luftë brendësore. Është i besimit katolik, por beson se se cdonjëra nga fetë, nëse janë zgjedhur me sinceritet, na udhëheq drejt Zotit.

Sic thotë dhe vetë: ‘’Gjuha e simboleve është mënyra jonë për të komunikuar me Zotin. Për të mësuar këtë gjuhë nevojitet të zhvillojmë intuitën tonë. Kur dikush ndjek rrugën e ndërgjegjes së tij, atëherë do të vijë dhe momenti  që trupi dhe shpirti do të rilindin’’. Paolo Koelho përpiqet të kuptojë vetveten dhe botën   nëpërmes punën së tij që është shkrimi letrar, dhe mori kurajo për të jetuar ëndrrën e tij në vitin 1986, kur bëri Ecurinë në Santiago, dhe kreu pelegrinazhin legjendar të Shën Jakovit nga Shën Zhan Pierre de Port të Francës e deri në Santiago de Kobostella të Spanjës, duke ndjekur gjurmët e pelegrinëve  të epokës së Mesjetës.

Koelho beson se Luftëtari i Dritës është cdo njeri, që përvec vështirësive të përditshme, është akoma i aftë të  luftojë për ëndrrat e tij, mjafton  të mos lërë zhurmën e botës të mbysë zërin e tij të brendshëm, mjafton që të zgjojë brënda tij  vetveten tjetër që fle i harruar  në një rrugë të mbushur  me  lajka, tundime, kurthe dhe ‘’lufta’’ që po zhvillohet është përpjekja e vazhdueshme për tja kaluar më mirë me vetveten tonë por edhe me njerëzit e tjerë që kemi përreth, duke përshtatur  jetën tonë  në rregullat e harmonisë. ‘’ Cfarë është Luftëtari i Dritës?’’ ‘’ Është ai  që është i aftë të kuptojë mrekullinë  e jetës, të luftojë deri në pikën e fundit për dicka  që beson’’  Sikurse thotë dhe shkrimtari  duke folur për Alkemistin,  ‘’ Universi komploton për të na ndihmuar, atëherë kur përpiqemi  për të jetuar ëndrrën tonë personale’’. Me këtë mënyrë  zbulon se , kur dikush  mund të përqëndrohet  në të tashmen, atëherë është një njeri i lumtur dhe hap monopatin e vjetër për njohjen e botës: monopatin që kalon nga zemra.

Përsa i përket pyetjes klasike, nëse njeriu është i keq apo i mirë, Koelho thotë se : ‘’Një ëngjëll dhe një demon  është gjithmonë  afër nesh, dhe do të duket ai të cilin dëgjojmë më tepër.  Beson në idenë e ‘’Anima Mundi’’ (Shpirti i Botës), ku cdo individ, nëpërmes përkushtimit të plotë  te veprimeve të tij, hyn në një kontakt me frymëzimin e universit.

Për misticistës thotë se janë: ‘’Njerëzit më të hapur, që nuk vënë mure  midis atij që quajmë  realitet i botës materiale dhe pjesës së padukshme  të realitetit, domethënë të ndjenjave, senseve, dhe intuitës. Ekzistojnë shumë popuj që pranojnë  këtë botë të padukshme, është brëmda kulturës së tyre  dhe sensi i përgjithshëm që mbizotëron është : ‘’le të përpiqemi të shohim se cfarë ndodhet  pas gjithckaje qe mund të shohim’’.

Për Shpirtin, Koelho thotë se është pjesa që na lidh me imazhin e Zotit. Konsideron veten e tij si një pelegrin që lufton për ëndrrat e tij , dhe shpreson  të vazhdojë kështu deri në fund të jetës së tij. Sepse sipas tij të ndjekësh një ëndërr nuk do të thotë  të arrish diku. Thotë se: ‘’ e rëndësishme është se  nevojitet të jesh  trim, të kesh guxim, të këmbëngulësh. Përndryshe do të paralizohesh. Të jesh trim nuk do të thotë të mos ndjesh frikë, pasi frika është  bashkëudhëtari ynë. Por duhet ta kapërcejmë dhe mos ta lëmë të na paralizojë. Dy gjëra  na paralizojnë: e para është  të kujtojmë se gjithcka është e pamundur dhe e dyta kur mendojmë se ëndrrat tona  janë të  mundshme për tu realizuar por përdorim  si justifikim  frikën  se nuk mud tja dalim mbanë’’. Eksperiencat e përditshme krijojnë reagime, që pasqyrohen në kërkimin tonë brendësor.

Për vdekjen Koelho thotë: ‘’ Njerëzit nuk besojnë se do të vdesin. Besojnë se do të vdesin prindërit e tyre. Nëse do të kishin parasysh se do të vdisnin, shumë gjëra do të ishin ndryshe. Do të ishin të vëmendshën për jetën e tyre, nuk do të merreshin me cfarë bëjnë të tjerët. Nuk besoj se vdekja është fundi i gjithckaje. Vdekja ëtë një shoqëri e mirë dhe mund të na ndihmojë  të marrim vendime të nevojshme’’.

Dekalogu i Paolo Koelhos

1. Të gjithë njerëzit janë të ndryshëm. Dhe duhet të bëjnë c’është e mundur për të mbetur kështu.

2. Cdonjeriu i janë dhënë 2 cilësi: fuqia dhe talenti. Fuqia e udhëheq të takojë fatin e tij. Talenti i tij e detyron të ndajë me të tjerët elementët më të mirë që ai zotëron. Cdonjeri duhet të dijë se kur duhet  të përdorë njërën apo tjetrën.

3. Cdonjeriu i është dhënë një virtyt: aftësia për të zgjedhur. Për atë që nuk përdor  këtë virtyt, shëndërrohet në mallkim – dhe të tjerët do të zgjedhin gjithmonë për të.

4. Cdo njeri ka Mitin e tij Personal për të materializuar dhe ky është shkaku për të cilin ai vjen në këtë botë. Miti Personal shfaqet tek entusiazmi i tij tek gjithcka që ai bën

5.Cdo njeri duhet të njohë dy gjuhë: gjuhën e shoqërisë dhe gjuhën e shenjave. E para shërben në komunikimin me të tjerët, ndërsa e dyta shërben për të shpjeguar mesazhet nga Zoti.

6. Cdo njeri ka të drejtë të kërkojë kënaqësinë – domethënë atë që i jep gëzim atij dhe jo medoemos dhe të tjerëve.

7. Cdo njeri duhet të mbajë të gjallë brënda tij flakën e shenjtë të ‘’cmendurisë’’. Dhe duhet të sillet si një njeri i zakonshëm.

8. Gabimet e vetme që konsiderohen si serioze janë si në vazhdim: mosrespektimi i të drejtave të tjetrit, paralizimi nga frika, ndjenja e fajtorit, të kujtosh se nuk meriton as të mirat dhe as të këqijat që të ndodhin në jetën tënde dhe të jesh frikacak. Të duam armiqtë tanë , por të mos bëjmë aleanca me ta. Ata ndodhen në rrugën tonë për të testuar shpatën tonë dhe meritojnë vlerësimin e betejës sonë. Ne duhet të zgjedhim armiqtë tanë dhe jo anasjelltas.

9. Të gjitha fetë udhëheqin tek i njëjti Zot dhe të gjitha meritojnë të njëjtin respekt.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

Advertisements

4 Komente

  1. Gezim thotë:

    Tung, shum shkrim i mire dhe edukuse. A mund te me tregosh a eshte libri “Alkemisti” i perkthyer ne Shqip??

    Pershendetje Gezim
    Po libri Alkimisti i Coelhos eshte i perkhtyer ne shqip, po ashtu edhe disa libra te tjere te tij.
    respekte
    admin

  2. viora thotë:

    Por a eshte libri me i ri Brida e perkthyer ! Dhe Gezim mos e le pa lexu se eshte tejet liber i mire, shpresoj se ne shqip eshte mire i perkthyer mbase nuk e kam te lexuar ne shqip!

  3. besarta thotë:

    Shkrim shum i mirë,përgëzoj autorët dhe keni votën time.
    P.K është një ndër shkrimtarët që ka lënë më shumë përshtypje në mua në këto dy vitet e fundit.Do t’ua propozoja të gjithëve të lexoni “Shtriga e Portobelos” dhe “Buzë lumit Piedra u ula dhe qava”,romane shumë me domëthënie dhe që shërbejnë bukur për ngritje personale.
    Nderime

  4. Garip Lata thotë:

    I madhi Coehlo. i kam lexuar e rilexuar librat e mesipercituar.Jane mbrekullia vete, por duhen lexuar jo ma pak se tre here, qe te mund te meret kuptimi sa me i plot. Nga eksperienca ime e them. Ndoshta ka te bej dhe perkthimi jo ne nivelin e duhur.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

Këtë e pëlqejnë %d blogues: