Arzuna – Luftetari i Drites ne Indi


Nga të gjithë Qytetërimet e Lashtë  Tradicionalë janë shpëtuar dhe regjistruar  tekste ose tradita gojore, ku elementi kryesor është Njeriu – Hero. Tek Iliada është Akili, dhe në Mitologjinë greke flitet për Herkulin, Teseun, Perseun, Velerofondin, Jasonin dhe shumë e shumë të tjerë.

Ne Mesopotami ekziston Eposi i Mbretit Gilgames, që mund të jetë poezia më e lashtë në formë eposi që është gjendur  deri në ditët e sotme. Në historinë e Europës, eposi më i njohur është Miti i Mbretit Artur dhe të 12 Kavalierëve të tij.

Në Indi ekziston një nga veprat më të mëdha epike që është Ramajana me Heroin qëndror që është Rama dhe gjithashtu vepra e famshme Mahabarata, pjesë e të cilës është edhe Bagavat Gita, me heroin e saj qëndror Arzunën, me të cilin do të merremi në këtë artikull.

Një pikë e përbashkët e të gjitha këtyre referimeve, është lufta midis së mirës dhe së keqes, të bardhës kundër të zezës, shëmtisë kundër bukurisë, jetës kundër vdekjes. Protagonist gjithmonë në një luftë të tillë është Heroi  – Luftëtar i cili pas shumë testesh – betejash të vështira mund errësirën dhe sjell dritën. Kjo betejë bëhet në dy nivele të ndryshme, një nivel të jashtëm që kryhet brënda në botë dhe një nivel brendësor, ku beteja kryhet brënda vetë njeriut, Luftëtarit të Dritës.

Arzuna , i përket klasës së Princave – Luftëtarë që quhet Ksatrija. Nga ai varet rrjedha e betejës midis fisit Pandavas (të mirët) dhe fisit Kurava (të këqinjtë), për marrjen e qytetit Hastinapura (Dituria). Një betejë që do të bëhet në fushën e madhe Kurucetra ( bota materiale, shpella e Platonit).

Hastinapura në gjuhën sanskrite do të thotë  Qyteti i Elefantëve. Në Indi Elefanti , simbolizon Perëndinë e Diturisë, Ganesën. Pra Hastinapura është qyteti i DiTURiSË dhe simbolizon nivelin më të lartë  të Ndërgjegjes së Njeriut. Për këtë qytet luftojnë këto dy ushtri, ata që e meritojnë dhe ata që duan ta marrin padrejtësisht.

Ata që duan ta përvetësojnë në mënyrë të padrejtë janë fisi KURAVA, që brënda njeriut simbolizojnë elementët e tij inferiorë: pasionet negative, instiktet, dëshirat egoiste dhe gjithcka tjetër që mund të mundë Shpirtin  dhe të nënshtrojë njeriun  në botën materiale.

PANDAVAS, janë ata që simbolizojnë Shpirtin e Njeriut, të Mirën, Dashurinë, pjesën Qiellore të tij. Janë virtytet dhe vlerat Njerëzore që sot për fat të keq janë një lloj drejt zhdukjes. Ata janë Qeveritësit e vërtetë të HASTINAPURËS.

Krisna është një nga Perënditë e Indisë, analoge e Osirit në Egjipt, të Zeusit në Greqi, dhe Krishtit në botën Perëndimore. Simbolizon Mesuesin Brendësor të cdo njeriu, që banon në nivelin më superior dhe Shpirtëror të tij. Por gjithashtu simbolizon dhe Mesuesin e jashtëm, atë që është i aftë të udhëheqë një nxënës dhe ti tregojë Rrugën e Vërtetë të Luftëtarit të Dritës.

Arzuna simbolizon ndërgjegjen e njeriut që ftohet të vendosë se cilën rrugë do të zgjedhë. Ashtu sikur edhe Herkuli, përpara udhëkryqit, i duhet të zgjedhë nësë do të marrë rrugën e vështirë të Virtytit apo atë të lehtë të Ligësisë. Kështu edhe Arzuna qëndron midis dy ushtrive  kundërshtare dhe dyshon, është i pavendosur, peshon të mirat dhe të këqijat e Pandavas  (të mirëve) dhe të Kuravas (të keqinjve). Simbolizon njeriun  që duhet të zgjedhe rrugën që do të ndjekë, dhe i duhet të zgjedhë nëse do të ndjekë një  rrugë ngjitëse të veshtirë që udhëheq në Majë, apo një rrugë horizontale që bllokon njeriun poshtë. Po ta sjellim në kohën tonë, është momenti për të zgjedhur kokrrën Blu apo atë të Kuqe (Filmi Matriks).

Dallueshmëria, aftësia e vendosshmërisë për të zgjedhur rrugën malore të vështirë, Trimëria e të dyshuarit por megjithatë të kërkojë përgjigjen  e duhur, Modestia e tij  për të dëgjuar Mësuesin e tij të brëndshëm dhe të jashtëm (Krisna) shëndërron Arzunën në një  Luftëtar – Filozof. Luftëtar sepse jep luftën brëndësore, duke ju kundërvënë zërave të errët dhe përcarës që mundohen ta bindin Filozofin të mos dëgjojë zërin e Mesuesit të tij, por Arzuna përfundimisht bën zgjedhjen e duhur.

Lufta filloi, dhe filloi mbarë sepse që në fillim është fituar beteja e parë, pasi Arzuna ka zgjedhur rrugën ngjitëse që të udhëheq  në shumë përplasje – kapërcime pengesash drejt majës.

Katalizatori qe i  jep cilësinë dhe vlerën kësaj Rruge quhet Veprimi i Drejtë. Sipa Bagavat Gitës, njeriu i Veprimit të Drejtë , nuk vepron i ngulitur tek rezultatet e veprimeve të tij. Nuk është rob i suksesit apo dështimit. Nuk e pengojnë rezultatet e veprimeve por e mësojnë. Arzuna ka drejtuar sytë e tij lart, në majën e vetes së tij, tek gjëja më superiore që mund të ëndërrojë. Kështu veprimet që bën e ndihmojnë të kuptojë rëndësinë e vërtetë të gjërave , të shikojë pas dhe brënda formave. Është një Luftëtar që lufton për mbizotërimin e Shpirtit mbi materialin, për lirinë mbi skllavërinë, për aftësinë e vendosshmërisë mbi fatalizmin, për Veprimin mbi Pasivitetin.

Luftëtari i Dritës cakton një Rrugë, tregon një qëndrim jete, është një Model Njeriu që shikon lart pa e penguar balta  që ndodhet midis këmbëve të tij. Ndjek një Rrugë që i treguan heronjtë e ndryshëm të Qytetërimeve  të lashtë. Nga Odisea e deri tek Mbreti Artur, nga Herkuli e deri tek Aleksandri i Madh, nga Urdhërat Kavalieristikë të Mesjetës e deri tek Njeriu i sotëm që arrin të zgjojë brënda vetes së tij një Forcë të Gjallë të të qënit Luftëtar i Dritës.

Arzuna – Luftëtari i Dritës, ndodhet brënda cdo Njeriu dhe prêt momentin e duhur për tu shfaqur. Por për të ndodhur një gjë e tillë duhet që Shpirti i njeriut të shpalosë krahët e tij të vegjël, ti levizë në mënyrë që të mund të forcohen dhe të bëjë hedhjen për të fluturuar i lirë,  sa më lart dhe sa më shpejt të ketë e mundur, ashtu sikur edhe pulëbardha Jonathan. Nuk ka nevojë për shumë mendim, nuk ka nevojë për shumë bisedë, nevojitet vetëm vendosshmëri dhe guxim për një udhëtim kërkimi të Filozofit – Luftëtar brënda dhe përreth nesh.

Të gjithë njerëzit marrin vendime që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në vazhdimin e jetës së tyre.  Cfarë profesioni do të ndjekin, me kë do të martohen, cfarë shokësh do kenë, nëse do të udhëtojnë apo jo etj. Por nga ky vendim varet nëse do të vazhdojnë të mbeten pjesë e turmës, nëse do të kristalizohen në sistemin shoqëror ose  nëse përfundimisht do të ngrejnë kokën lart e do të bëhen si Arzuna, një Luftëtar i Dritës.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 19 Tetor, 2008.

Një Përgjigje to “Arzuna – Luftetari i Drites ne Indi”

  1. Arjuna eshte nje nga personazhet me te bukur te filozofise se Indise. Dhe me e bukura eshte se cdonjeri nga ne e ka brenda tij njw Arjuna. Nuk e prisja te ekzistonte dicka e tille ne shqip, pasi e kam lexuar Bagavad Giten ne anglisht
    Urime per faqen

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: