Rimisherimi


Që atëherë kur njeriu vëzhgoi për herë të parë , kureshtar , Natyrën dhe pa funksionimin e saj ritmik, e deri më sot, kanë kaluar miliona vjetë. Është thënë se Kureshtja është dera e parë që hapet nga aftësia e të Filozofuarit. Dhe kjo gjë është e vërtetë. Me vëzhgimin e Natyrës dhe të ritmeve të saj , Njeriu filloi të filozofojë dhe të pyesë veten për prejardhjen e tij dhe fatin e tij, për jetën dhe vdekjen, për vetë natyrën e tij dhe rëndësinë e Ekzistencës dhe të Universit, dhe kështu filloi të ndjente botën hyjnore, Përjetësinë.

Një nga pikat – qelësat kryesorë të filozofisë Brëndësore është ajo e ekzistimit të Rimishërimit, domethënë, të trashëgimit midis jetës dhe vdekjes së ekzistencës njerëzore. Vëzhgimi i natyrës na mëson ekzistimin e cikleve, ritmeve që përsëriten, ashtu si edhe një pjesë muzikore, por në nivele të ndryshme. Notat muzikore nuk janë të njëjta , por melodia është e njëjtë, harmonia e totalit mbetet e konsoliduar, ndryshimi i tingujve dhe pushimet, gjithcka ka të njëjtën mënyrë ndërtimi.

Një Pranverë e re zëvëndëson cdo dimër dhe një ditë e re zëvëndëson cdo natë. Punën e lodhshme e zëvëndëson clodhja, e cila lajmëron për një punë të ardhshme të re. Pas cdo stuhie vjen qetësia. Por, pavarësisht se trëndafilat e cdo Pranvere janë të ndryshëm nga të kaluarit, aroma e tyre është e njëjtë. Vëzhgime të tilla, mendime të tilla, bënë që njeriu të kuptojë se edhe ai vetë, si një pjesë e pandarë e Natyrës, merr pjesë ne ritmet e saj, dhe duke ndjekur këto ritme, jeton, vdes dhe rijeton në këtë botë.

Qëllimi i ligjit të Rimishërimit, ashtu si edhe të cdo ritmi tjetër të Natyrës është perfeksionimi i Qënies, domethënë të bëhet më e pastër, më e purifikuar nga gjëndjet iluzioniste të botës materiale dhe të prirjeve inferiore, që e skllavërojnë ne injorancë dhe ne vuajtje. Me Rimishërimet e njëpasnjëshme Shpirti njerëzor perfeksinohet, fiton njohuri dhe eksperienca të nevojshme dhe lartësohet gjithmonë e më tepër drejt Dritës Shpirtërore, nga e cila është ndarë.

Pra ai që Rimishërohet është Uni Superior i njeriut,Shpirti, që merr në cdo jetë, një personalitet, një seks, kombësi, familje, mjedis etj. të ndryshëm. Dhe për këtë arsye thuhet se njeriu është një Qënie me shumë fytyra. Pasi sa herë që mishërohet , ‘’vesh’’ dhe përdor një personalitet të ri, të ndryshëm. Por gjithmonë, është i njëjti Individ, i njëjti Un, i cili përdor cdonjërin nga personalitetet si një mbartës që shërben për tu shprehur në këtë botë.

Ashtu sikur Krisna i shpjegon Arzunës – në librin e mrekullueshëm ‘’Bagavad Gita’’ – Uni thjesht ndryshon rroba – personalitete ne cdo jetë, dhe vdekja e personalitetit do të thotë thjesht se tani Uni jeton ne dimensione të tjera me Superiore:

‘’Të gjitha qëniet ne fillimin e tyre, para se të lindin, janë të padukshme, sapo të lindin bëhen të dukshme dhë në fundin e tyre bëhen përsëri të padukshme’’

Ligji i Rimishërimit, qe duhet ta ndajmë nga doktrina e Metapsikozës, është një nga njohuritë më të lashta të njerëzimit. Përbënte një mësimdhënie popullore në shoqëritë tradicionale dhe transmetohej nga goja në vesh, nga babai tek fëmijët, nga Mësuesi tek Nxenësit. Eksperienca personale dhe kujtime nga jetët e kaluara kishin dhe kanë, madje akoma dhe sot, miliona njerëz. Por, përse nuk mbajnë mënd të gjithë? Sepse, zakonisht niveli i ndërgjegjësimit është i lidhur ngusht me personalitetin, dhe në cdo jetë të re, Shpirti i njeriut merr një personalitet të ri. Vetëm nëse niveli i ndërgjegjes do të lartësohet deri tek Uni Superior, atëherë do të mund të arrije të kujtojë, pasi atje regjistrohen kujtimet e rëndësishme dhe elementët e jetëvë të kaluara. Zotëruesi i kujtimeve është Uni Superior dhe jo Uni i përkohshëm i cdo personaliteti.

Në Perëndim, me ardhjen dhe zhvillimin e fesë së Krishterë, kjo mësimdhënie u harrua dhe u kufizua vetëm në disa grupe sekrete dhe sisteme filozofike që në mënyrë sporadike e sillnin në sipërfaqe. Por, në shekujt e parë kristianë, Kristianizmi pranonte ekzistimin e Rimishërimit, ashtu sikurse konkludohet nga disa pjesë të ungjilleve, si për shembull tek ai i Gjonit 9 1,2 dhe 3,3 ku duket qartë se Rimishërimi ishte një besim publik i pranueshëm tek Hebrenjtë e asaj periudhe.

Për Teologët e mëdhenj kristianë, si për Origjenin, Gregor Nazianzinon, Vasilidin dhe të tjerë, Rimishërimi ishte, deri në shekullin e 6, një e vërtetë e patundshme. Madje, patundshmëria e ekzistencës së tij, u konfirmua në Këshillin e Shenjtë të Kaklidonës, në vitin 451. Por, për arsye politike dhe për të justifikuar prejardhjen hyjnore të pushtetit mbretëror, Perandoresha Teodora, influencoi të shoqin , Justinianin, dhe mblodhi të quajturin ‘’ Këshillin e Pestë Global’’ të vitit 553 dhe deklaroi si dogmë heretike Ligjin e Rimishërimit. Që atëherë e deri më sot, Rimishërimi konsiderohet si një doktrinë heretike në Kishat e ndryshme Kristiane, me perjashtime të rralla.

Ligji i Rimishërimit është i lidhur ngusht dhe plotësohet nga një ligj tjetër i rëndësishëm, që është Ligji Karma.

Fjala Karma është sankrite dhe do të thotë ‘’Veprim’’. Por nënkuptohet me kuptimin e gjërë të saj, domethënë përmban veprimin dhe kundërveprimin që ajo vetë prodhon. Karma është Ligji Universal i Veprimit dhe Kundërveprimit, i shkakut dhe i pasojës. i njohur në fizikë dhe në kimi, ligji i Karmës funksionon njëlloj në të gjitha nivelet e ndërgjegjes. Kështu, cdo mbartës shprehjeje të ndërgjegjes krijon dhe shlyen Karmën e tij. Veprimet Mendore dhe Psikologjike krijojnë Karma dhe si pasojë do të pësojnë kundërveprime reciproke të veprimeve të mira apo të këqija që kryen.

Ligji Karma është shfaqja dinamike e Ligjit Universal, Unik që në Lindje quhet DARMAN. Për Filozofët e Indisë, përpara ekzistimin të cdo qënie tjetër, ekzistonte një Ligj Unik, Universal, i cili përmbante brënda tij gjithcka.

Ky ligj i përgjithshëm u shfaq nëpermes ligjeve të ndryshme , DARMA. Cdo Darma ka të bëjë me një lloj qëniesh . Pra ekziston një Darma për Njerëzimin, Darma tjetër për kafshët, tjetër për bimët e kështu me radhë.

Cdo qënie për tu organizuar, për të marrë formë dhe për tu shfaqur, ka nevojë për një Inteligjencë. Kjo Inteligjencë Universale, e cila buron nga Ligji Darman, quhet MAHAT. Është Drita e Vërtetë, që ndryshon Darmanin në Darmat e ndryshme, duke shfaqur në këtë mënyrë Krijimin. Darmani, duke kaluar nëpërmes Mahatit, analizohet dhe kështu krijohet dualizmi në Botën e Shfaqur. Ky dualizëm është Ligji i Karmës.

Kështu Darma dualizohet kur kapet nga mëndja. Atëherë Ligji hyn në veprim dhe ndryshohet ne dy Anë të ndryshme, Veprimin dhe Kundërvëprimin, Shkakun dhe Pasojën, që funksionojnë në kuadrin e ‘’Rrugës së Drejtë’’ të Darmës.

Cdo veprim provokon një kundërveprim dhe cdo shkak ka një rezultat, i cili do të bëhet shkak për një tjetër rezultat të ri. Nuk ekziston shkak pa pasojë dhe as pasojë që të mos provokojë një kundërveprim zingjir.

Ligji i Karmës pra, mund ta drejtojë njeriun në udhëkryq, pasi ka të bëjë me veprime dhe kundërveprime zingjir të pafund. Është ajo që quhet Rrotulla e Karmës ose SAMSARA, pasi detyron njeriun në mishërime të vazhdueshme dhe të pafund, meqë në cdo mishërim, ai krijon veprime dhe gjëndje të reja që do ti duhet të shlyejë në mishërime të tjera dhe kështu me rradhë.

Por si mund të clirohet dikush nga Rrotulla e Samsarës?

Esoterizmi tradicional , i bazuar në mësimdhëniet e të Diturve, na përgjigjet:

‘’Me ushtrimin e VEPRIMIT TË DREJTË, që nuk pret fryte nga veprimet e tij dhe me respekt kundrejt DETYRËS dhe LIGJIT të Natyrës. Vetëm atëherë njeriu mund të clirohet nga Rrotulla e rimishërimeve të përjetshme dhe ndodhet përtej të mirës dhe të keqes’’.

Karma mund të jetë, sipas cilësisë së tij, e mirë apo e keqe. Por këtu duhet të theksojmë se të dyja llojet lidhin. Vetëm Veprimi i Drejtë cliron. Veprimet e mira krijojnë kundërveprime të mira, Karma të mirë, dhe të këqijat të kundërtën. Por të gjitha këto rikthehen tek ne dhe na lidhin, duke na kërkuar shlyerje dhe fryte. Vetëm veprimi që bazohet tek Detyra, një veprim krejt altruist dhe i cliruar nga cdo shpresë shpërblimi, është me të vërtetë Veprimi i Drejtë, që udhëheq në Clirimin Përfundimtar nga cdo lloj vargonjsh, përtej kuptimit relativ të së mirës apo të keqes.

Karma dhe Rimishërimi janë dy Ligje të lidhura ngushtë njëri me tjetrin por edhe plotësojne njëritjetrin. Por si mund të shpjegojme padrejtësitë që mbeten të pandëshkuara në jetë? Apo faktin se dikush dënohet fenomenikisht duke qënë i pafajshëm? Si shpjegohen absurditetet, disa herë, ‘’kaprico’’ të Fatit, që na bëjnë të pasur apo të varfër, pavarësisht nga përpjekja dhe liria jonë? Ekzistenca e Rimishërimit na jep një pergjigjjë pozitive, duke na lejuar të ndjejmë funksionin e një Drejtësie Absolute në Univers.

Fillimi i lirisë njerëzore është një nga pasojat kryesore të Ligjit të Karmës, në nivelin psikologjik dhe mendor të vendimeve. Pasi si do të mundnim të krijonim Karma të mirë apo të keqe nëse nuk do kishin liri për të vendosur. Ligji Karma lidh harmonikisht dy kuptimet fenomenikisht të kundërta: të Vullnetit të Lirë dhe të Fatit të pandryshueshëm. Domethënë, me të vërtetë jemi të detyruar, ne mënyrë të pashmangshme, të paguajmë dhe të pësojmë rezultatet e veprimeve tona të kaluara, por edhe se cdo veprim yni i ri varet nga vendimet e lira që ne marrim. Jemi të detyruar të veprojmë. Por, cili do të jetë ky veprim? Si dhe ku do të veprojmë? Këtë mund ta vendosim vetë ne, me vullnetin tonë të lirë. Dhe sa më Vullnet të fortë të zotërojmë, kaq liri vendimi më të madhe do kemi, pasi vetëm ata që kanë vullnet të fuqishëm, janë të aftë për të ndryshuar fatin dhe të vendosin lirisht, pa vargonj.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 18 Tetor, 2008.

6 Përgjigje to “Rimisherimi”

  1. teme interesante

  2. “Bëni gjera te mira gjera te mira ju ndodhin;
    Beni gjera te keqija gjera te keqija ju ndodhin”

    LIGJI I KARMES

  3. ligji i karmes bie ne kundershtim me ligjet e vjetra te popullit tone qe thot…

    I MIRI TE MIRA NUK GJEN!!!

  4. kam ven re qe budizmi me ane te meditimit kontrollon emocionet dhe ajo cka ngelet nga jeta eshte vetem llogjika!
    ceshtja eshte qe gjerat te shpjegohen pa u futur shpirtrat ne mes apo zotat, apo engjejt. apo budalliqe te tilla!
    nese ti kontrollon emocionet ti arrin ndricimin! hahaha

  5. jeto ne mes te luftes kontrollo emocionet!

  6. eshte e pamundur!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: