MBRETI ARTUR dhe Miti i tij


MBRETI ARTUR dhe Miti i tij

Cikli i librave mbi Tryezёn e rrumbullakёt, rikrijon Mitin e  Mbretit Artur. Tek ai jo vetёm qё thirret thellёsia e arsyeve, ndёrtimi e universit, por edhe zhvillimi e jetёs dhe rikthimi i fuqive nёpёrmes pёrdorimeve tё shumta. Ёshtё njёkohёsisht njё cikёl unik dhe universal. Çdo personazh i historisё sё Tryezёs sё rrumbullakёt, mishёron maska qё janё personazhet e shumёllojshme tё krijesёs qё quajmё ‘’ Dragua ‘’. Nё Mitologji Dragoi ёshtё njё personazh shumё i rёndёsishёm: shfaq mijëra personazhe te kёtij rreshti qё ёshtё bota.
LUFTA KUNDЁR DRAGOIT

Shkatёrrimi i Dragoit tё mishёruar nuk nёnkupton shkatёrrimin e ligёsisё por mishёrimin kozmik tё fuqive superiore. Nё tё vёrtetё, ky Dragua pёrmban dy personazhe. Para lindjes sё Arturit u zhvillua njё betejё midis dy dragonjëve , qё u bё pёrreth Kёshtjellёs. Meqёnёse ana e tij djallёzore shprehet nё kёto histori mitike, dikush zbulon tё vёrtetat e thella qё bashkekzistojnё: si njëri, ashtu edhe Dragoi tjetёr, korrespondisht, pёrfaqësojnё  fuqitё e sё Mirёs dhe sё Keqes, shfaqjen e dy fuqive kontradiktore  nё Univers, Diellin dhe Hёnёn, natёn dhe ditёn, burrin dhe gruan.

Ёshtё e qartё se tё gjitha kёto mishёrojnё njё cikёl kozmik, njё vizion mitik zanafillёs qё thёrret njeriun pёr tё tejkaluar kohёn. E vёrteta ёshtё se ekzistonin shumё Artura nё Historinё e Njerëzimit dhe po aq Merlina. Cikli Arturian pёrfaqëson pёr Europёn njё ndёrtim tё ngjashёm. Na lejon tё shohim se si u organizua Historia, pёrreth shumё ideve tё rёndёsishme tё cilat u mishёruan gjatё shekullit tё 5-të dhe tё 6-të pas erёs sonё, nё njё periudhё ku gjithçka ndodhej nё njё degradim. Kristianizmi nuk kishte njohur akoma zhvillimin e tij tё plotё.

Kёrkimi i Mbretit Artur vendoset nё epokёn e ngritjes sё Kristianizmit, rёnies sё Romёs nё njё botё Keltiko – druide qё po pёrpiqet pёr t’u rilindur. Murgu Pelaz do tё mundohet tё ungjillojё Kornualin. Nuk mundohet thjesht pёr tё Kristianizuar, por edhe pёr tё pёrdorur mesazhin, pёr ta vёnё nё zbatim dhe pёr tё krijuar nё kёtё mёnyrё njё shpirt tё ri Historik.

Ёshtё e mundur qё fal tij, Miti i Arturit do tё mund tё plotёsohet, pasi nё kёtё mёnyrё nuk do tё pengohej nga fuqia kozmike. Ndodhemi nё agimin e njё historie tё re, nё momentin qё nuk ёshtё as ditё as natё, ku gjithçka ёshtё e mundur. Me sa duket, nё kёtё moment, modeli mishёrohet edhe njё herё tjetёr nёpёrmes njeriut.

Pёr tё rigjetur Mitin e Mbretit Artur, do tё na duhet tё kthehemi pas tek rrёnjёt, nё Angli dhe sidomos nё Kornual. Arturi lindi nё Kёshtjellёn Titagel qё ndodhej nё fundin e tokёs, qё ndahej nga batica e lumit Avalon nga njёra anё dhe nga deti nga ana tjetёr. Cikli Arturian ribashkohet nё njё gjatёsi prej 100 kilometrash dhe gjerёsi 70 kilometrash. Nё vitin 508 ishte e mundur qё dikush tё kalonte me kёmbё kёtё distancё qё ndan sot Britaninё nga ishulli Jersey.

JETA DHE DIJA

Kёshtjella Titagel ёshtё e rёndёsishme, pasi lidh Kopshtin e Esperideve me jetёn qё vjen nga lumi qё e rrethon. Njё traditё e vjetёr thot se ky Kopsht i Esperideve ( Ishuj mitikё tё Atlantikut, mundёsisht mund tё jenё Ishujt Kanarje) qё ishte burimi i tё lumturve, por edhe tё diturisё.

Herkuli arriti deri atje pёr tё mbledhur fruta, mollёt e arta, qё pёrfaqësojnё jetёn e humbur tё Arketipeve. Arturi simbolizon yjёsinё e Arushёs sё Madhe. Ylli kryesor quhet Arktur dhe pёrfaqëson Yllin Polar. Kёshtu mishёron boshtin Polar qё bёhet poli i dukshёm i botёs. I gjithё Universi buron nga kjo pikё konstante qё ёshtё ajo qё pёrcakton organizimin vertikal tё tij, pёrhapjen e jetёs me tё cilёn Mbreti lidhet ngushtё. Mbreti dhe toka  janё e njёjta gjё, janё njё Njёsi.

Simboli i Arushёs  ka dy kuptime. Si Arushёs tokёsore i pelqejnё mollёt, qё janё simbole tё jetёs, tё dijes dhe tё ringjalljes, edhe Arusha Qiellore simbolizon syrin e dukshёm tё Universit dhe qendrёn e botёs. Poshtё kёshtjellёs Titangel, janё gjetur  gёrmadha tё rёndёsishme qё janё tё shekullit tё 3-të, tё cilat pёrfaqësojnё njё nivel tё madh megalitik tё parё, ku gjithçka pёrzihet.

Aty ndodhet shpella e Merlinit. Kjo shpellё, me orientim verilindor drejt jugperёndimor, lidhet me Misteret nёntokёsore.  Njё kalim udhёhiqte direkt e tek Kёshtjella e Mbretit nёpёrmes njё gremine vertikale qё nёnkupton se tё gjitha krijesat ishin lindur nga shpirtrat e natёs, nga errёsirë zanafillase dhe valojnё drejt njё majë e cila atёherë kur do tё shpёrthejё do tё japё harkun qiellor dhe tё dukshёm. Nё tё vёrtetё nё tё gjitha kohërat, njeriu respekton dhe do tё respektojё atё qё sheh, duke qenё njё adhurues i Diellit dhe Hёnёs. Pёr kёtё arsye yjet qё kanё lindur nga shpirtrat e natёs, u quajtёn Dragua.

CIKLI ARTURIAN

Gёrmimet arkeologjike lejuan tё vёrtetohet se ky vend, ku u rindёrtua kёshtjella e mbretit Artur, rreth shekullit tё 12-të, ishte banuar  mё parё nga klerikё Keltё, nga druidёt. Ky vend pra destinohet  pёr mitet e Arturit qё humbёn dhe rishfaqen sikurse dhe batica e ekuinoksit. Dhe njё rishfaqje e tillё do tё ndodhё  midis shekullit tё 8-të dhe tё 9-të , nё kohёn e luftёs midis Saksonёve dhe Britanikёve.

Njё tjetёr rrymё Arturiane do tё rikthehet me Guljelm Pushtuesin rreth shekullit tё 12-të. Nga kjo epokё kemi pёrshkrime tё shkruara nga tё krishterёt e Trojёs nё cilat rigjejmё ekzistencёn e dy dragonjëve, tё Dragoit tё mirё dhe atij tё keq. Njё gjё e tillё shpjegon se njё arketip i ndёrtuar mirё , pёrreth botёs psikike dhe asaj mendore tё padukshme tё njeriut, rimerr shpesh herё forcёn e tij pёr tё konkretizuar ёndrrёn e Kavalierizmit qё ka filluar tё shpёrbёhet dhe tё pёrhapet, pasi meqёnёse miti shfaqet mё mirё  dhe pasurohet, tretet, duke humbur dalёngadalё pёrmbajtjen e tij tё padukshme: Pёrkohshmёria e pushton me njё ritёm tё ngadaltё.

E ёma e Arturit mbeti shtatzënё nё dimёr dhe ёshtё e rёndёsishme tё jemi shumё tё kujdesshёm nё pikat e Solticit. Nё tё vёrtetё, nё fenё e krishterё  solstici dimёror lidhet sigurisht me lindjen e Krishtit, por nё fakt lidhet mё tepёr me tё gjitha ato  qё do tё rinovojnё ciklin. Nё ekstremin tjetёr, solstici veror, ёshtё momenti ku Dielli fillon tё humbasё fuqinё e tij. Meqënёse Dielli ngjitet tamam nё mesin e horizontit, ndodhet nё boshtin  e Ekuinokseve (Vjeshtёs dhe Pranverёs), diçka e rёndёsishme pёr tё gjitha ato qё kanё tё bёjnё me jetёn, zhvillimin, plakjen dhe pёrgatitjen pёr vdekjen. Çdo drejtim i horizontit ёshtё i lidhur me njё stinё: Lindja me  Pranverёn, Jugu me Verёn, Perёndimi me Vjeshtёn dhe Veriu me Dimrin ( dhe pikat e pёrafёrta e tyre ёshtё agimi, errёsira, arketipet).

Ёshtё e rёndёsishme tё theksojmё se tё gjitha kёto pika nuk janё krijuar vetёm pёr tё  treguar njё nyje rituale, por edhe pёr tё rilidhur njё nyje rituale tokёsore me njё qiellore, nё mёnyrё qё energjitё  tё mund tё qarkullojnё si ato tё sipёrmet ashtu dhe ato tё poshtmet. Fillimi i ciklit  arturian i korrespondon  njё ndryshimi kohor. Ndryshimi i ciklit Hyjnor qё kalon brenda ciklit njerёzor. Kёtё ndryshim do tё pёrfaqësojё  udhёtimi i Arturit dhe krijimi i njё bote tё organizuar, ku kleriku, initacionanti nuk ёshtё  asgjё tjetёr pёrveçse njё Ideal dhe ёshtё i dukshёm (Merlini i mbyllur nё botёn e akullit).  Ky cikёl i cili fillon nga pёrgjegjësia e njё njeriu, do tё jetё gjithashtu dhe njё fund. Merlini do tё thotё: ‘ cikli i njerёzve mbaroi dhe cikli Hyjnor po fillon’’. Rikthimi i ciklit pёrfaqëson rikthimin e arketipit  tё mishёruar nga njerёzit.

MERLINI DHE ARTURI

Merlini pёrfaqëson polin e padukshёm, ndёrsa Arturi polin e dukshёm. Merlini sjell me vete dijen initacionuese dhe ёshtё gjithashtu i zoti i shpellёs, asaj shpelle qё pёrfaqëson mitrёn, fillimin e botёs. Shpella pёrfaqëson komunikimin midis qiellit dhe tokёs.

Merlini banon nё kёtё qendёr tё errёt, por ka njё lidhje direkte me kёshtjellёn, me Arturin qё ndodhet nё sipёrfaqe duke vёrtetuar pjesёn e padukshme tё Merlinit, i cili ёshtё edhe kёshilltari i tij. Merlini nuk vepron brenda botёs, por vetёm pёshpёrit, lë tё lirё rrjedhёn e fatit, domethёnё tё tashmen. I lejon njeriut pёr tё marrё iniciativa. Poli i padukshёm i Merlinit ёshtё ai qё quhet ‘’ Dielli i Mesnatёs’’, pasi nёse dielli i mesditёs ёshtё njё diell i dukshёm qё pёrfaqëson fuqitё jetёdhёnёse tё cilat zhvillohen gjatë solsticit veror, atёherё ka nё polin e kundёrt tё tij solsticin dimёror, domethёnё dielin e mesnatёs, nё njё koordinim perfekt.

Merlini ёshtё shpirti qё ka aftёsinё pёr tё thёrritur fuqi tё padukshme, por qё mund tё formohen  pёrreth lёvizjesh mёse tё dukshme. Pёr kёtё arsye do tё mbetet i mbyllur nё njё cikёl magjik qё pёrfaqëson dimrin, ashtu si edhe  njё simbol zodiak, Ujorin.

Merlini pas çdo lloj ndёrmjetёsimi nё tokё, duhet tё rilindё duke fjetur, pasi gjumi i thellё ёshtё njё lloj katalizatori vdekjeje. Ky fakt lidhet dhe me ‘’mbytjen  brenda ujërave tё Osirit’’ nё traditat e Egjiptit tё lashtё. Merlini do tё ndihmojё tё rilindё Arturi nё qendrёn e solsticit tё  Dimrit, nё momentin qё  fuqitё e arketipeve janё mё afёr dhe fuqite kozmike janё mё larg.

Dija që Merlini u sjell njerёzve ёshtё zgjimi, rikujtimi, shkatёrrimi i harresёs. Merlini pёrfaqëson kёtё kujtesё tё vazhdueshme, kёtё aftёsi rinovimi dhe interpretimi tё gjёrave, sikur ёshtё tek njeriu ‘’qendër e botёs’’, njeriun ideal qё pёrfaqëson Arturi, pasi midis Arturit dhe Merlinit dy solsticet lidhen me kalime dhe penetrim. Boshti i botёs ёshtё krijuar nё kёtё mёnyrё: Artur – Merlin dhe Merlin  – Artur.

Arturi – koncepti i njё gjёje tё errёt qё pёrfaqësohet nga Merlini – ёshtё djali i zjarrit por pa flakё, tё zjarrit alkemik, ёshtё si njё yll i krijuar nga njё lёndё gati e pandryshueshme.

Arturi dhe toka janё njё, pёr kёtё arsye cikli arturian pёrparon brenda kohёs, edukimi i Arturit mbetet sekret deri nё testin e Ekskaliburit. Pasi bёhet bosht, tё gjitha kёto duhet tё kristalizohen nё njё procedurё tё rёndёsishme, pasi shpata, pёrveç se ёshtё njё armё vdekjeprurëse, kryesisht ёshtё njё element simbolik por edhe ritualistik njёkohёsisht.

SHPATA MAGJIKE

Shoqёritё tradicionale nuk e kanё pёrcaktuar kurrё simbolin si njё send zbukurues. Simboli ёshtё njё ndёrmjetёsues i fuqishёm midis asaj qё jemi dhe asaj qё nuk jemi , midis nesh dhe mjedisit tonё, pёrmbledh estetikё dhe etikё. Simboli ёshtё njё mbartёs i sё vёrtetёs sё parimeve, por ёshtё gjithashtu edhe veprues.

Shpata, njё armё magjike, ku e mprehta ёshtё gjithmonё pёrpara, ёshtё simboli perfekt i njё shtytjeje trekёndёshe, disa herё lart dhe herё tё tjera pёrpara, njё simbol tepёr i saktё i natyrёs, i zjarrit dhe i mendjes, disa herё nё realitetin e mprehtёsisё sё saj, herё tё tjera nga doreza e saj qё e bёn tё duket si kryq. Nё njё farё mёnyre, shpata ёshtё ajo qё mban fijen , qё kёputet nga padukshmёria, pasi mprehtёsia ёshtё diçka e padukshme.

Shpata magjike mishёrohet brenda njё shkёmbi (lёndё materiale e pastёr, bosht – gur, qendёr – gur). Ky vend qё pёrmban shpatёn, njё mishёrim i flakёs qiellore nё tokё dhe i patretshmёrisё, i jep mundёsinё njё njeriu pёr tё komunikuar me shenjtёsinё. Arturi ёshtё njeriu i vertikalizuar qё mund tё zbulojë boshtin vertikal, meqёnёse tё dy, Arturi dhe boshti janё njё.

Kur shpata shkёputet nga thellёsia e shkёmbit tё lashtё, qё nuk ёshtё pёrpunuar, atёherё fillon koha, cikli fillon tё mbushet. Kavalierёt ribashkohen pёrreth njё shpate tё zjarrtё duke prerё errёsirёn e njё fijeje tё padukshme. Kavalieri qё ka frikё nga errёsirat nuk ёshtё i aftё t’i bёjё ato te banueshme.

Arturi duhet tё mundё errёsirat por pa i shkatërruar ato. Kjo gjё krijon mundёsi bashkimi tё njerёzve pёrreth njё rrethi nё majёn e maleve dhe njёkohёsisht njё komunikim me to, nё mёnyrё qё tё gjithё ata, qё kanë brenda tyre dritën  tё mund tё lartёsohen drejt Perёndisё. Lartёsimi drejt hyjnisё  ёshtё aftёsia e tё përputhurit  me gjёrat por pa i copёtuar dhe pa i shkatёrruar ato dhe tё krijojё njё bashkim jetёdhёnёs midis gjёrave dhe vetes sё tij. Kjo aftёsi ёshtё shumё e ndryshme nga ideja e pronёsimit sipas sё cilёs gjёrat duhet tё grumbullohen  tek ai vetё  derisa tё bёhen objekte. Qёndrimi teorik ёshtё mundёsia e tё gjithёve nё mёnyrё qё tё mund tё bashkëjetojnё, nё marrëveshje me natyrёn. Nuk kemi tё bёjmё me pushtimin e natyrёs, por me konsiderimin e saj. Konsiderimi dhe Veprimi janё tё lidhura ngushtё me njёra-tjetrёn.

NЁ FITIMIN E GRALIT – KUPЁS SЁ SHENJTЁ

Arturi qё ёshtё njё shfaqje e Merlinit zhvarros shpatёn dhe fillon njё cikёl. Shkёmbi magjik harrohet, ribashkohet me arketipin dhe njё bosht i ri lind. Gjinevra, e cila pёrfaqëson boshtin e Vjeshtёs, nuk ёshtё vetёm femra plotёsuese, por edhe ndёrmjetёsuese dhe ekuinoks i Arturit. Ёshtё nё lidhje me yjësinё e Virgjireshёs, pjekuria e natyrёs. Sjell frutat, verёn, gjakun. Simbolizon luftёn me veten tonё , tamam sikur ajo qё po pёrballonte Lanseloti. Bashkimi i Gjinevrёs  me Lanselotin simbolizon njerёzimin.

Arturi do tё vendosё shpatёn midis kёtyre tё dyve: Shpata ёshtё boshti qё pёrfaqëson idene monolitike tё vertikalizmit. Duke rihedhur shpatёn nё tokёn e shfaqur, mbjell një kryq mbi sferёn dhe nё njё farё mёnyre fekondon  tokёn dhe nё kёtё mёnyrё lind bota. Lanseloti largohet.

Arturi mbetet, por ndahet nga Ekskaliburi. Do tё shpёrbёhet dhe do tё hyjё  nё  procedurёn e riprodhimit. Bёhet i dobёt  sikur dimri dhe nuk prodhon mё.

Merlini ndodhet brenda shpellёs sё akullit, brenda fazёs sё ujorit. Nё kёtё moment fillon kёrkimi i hallkёlidhёsit tё humbur.

Pra Kavalierёt e tryezёs sё rrumbullakёt duhet tё ikin nё kёrkim tё kёtij hallkёlidhёsi tё humbur, tё gjakut tё Arturit, qё ndodhet brenda Gralit, kupёs me misterin e dyfishtё.

 

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 26 Shtator, 2008.

5 Përgjigje to “MBRETI ARTUR dhe Miti i tij”

  1. a ka ndonje informacion me te zgjeruar rreth Arturit ne lidhje me tryezen e rrumbullaket

  2. bravo shum mir edhe nje her bravo

  3. valdrin dua ta sho filmin mdreti artur

  4. filozofin shqiptare dhe filzofia e arturit

  5. po jepni me shum

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: