Mirshea Eliad – Mircea Eliade


Mirshea Eliad – Mircea Eliade

BIOGRAFI E SHKURTËR

Mirçea Eliade u lind në Bukuresht, në vitin 1907 dhe vdiq në Çikago në vitin 1986. Është quajtur si njeriu më i rëndësishëm që u mor me fetë në shekullin e 20. Mbaroi shkollën filologjike të Bukureshtit në vitin 1928. Në Kalkutë studioi filozofi Indiane dhe Sanskrite (1928 – 1931). Gjithashtu jetoi dhe studioi në Astram Risikes, në Himalajë për gjashtë muaj.  Në vazhdim do të riktheht në Rumani, ku në vitin 1933  do ti jepet titulli i Profesor – Doktor të Filozofisë, falë studimit dhe veprës së tij mbi Jogën. Gjatë periudhës 1933 – 1939  jepte mësime filozofie në Universitetin e Bukureshtit. Në vitin 1945  shkon në Paris si pedagog vizitor. Në vitin 1956 bëhet pedagog i historisë së Feve në Universitetin e Çikagos.

VEPRA E TIJ

M. Eliade studioi dhe hetoi në shkallën më të thellë konceptin e fetarizimit tek njeriu. Gjëja më mahnitëse tek vepra e tij është se ai nuk u përqendrua  brenda kuadrave të fesë së tij, por arriti të shfaqte idenë e fetarizimit ashtu sikur u shpreh në të gjitha qytetërimet që ekzistonin në historinë e njerëzimit. Nuk ndante fetë në të mira dhe të këqija, në të vërteta apo të rreme. Për Eliade, nevoja që ka njeriu për tu bashkuar me Hyjun dhe për ta kuptuar atë, nuk mund të hyjë në kallup: të vërtetë apo të rremë. Në të vërtetë, fetarizimi i njeriut, është principi zanafillës së tij, ai që e dallon nga kafshët.

Kur studionte konceptet fetare dhe traditat e një kombi, vërtetonte vlerat e tyre, autenticizmin e tyre. Kjo nuk ishte një lëvizje diplomatike por diçka që shpreh një thellësi  shumë të  madhe shpirtërore. Nëpërmes veprës së tij gjigandeske vërteton ekzistimin e një rrënje të përbashkët të feve. Për Eliade, fetë e ndryshme nuk janë asgjë tjetër përveçse FORMA të cilat shprehin të njëjtën nevojë të të gjithë njerëzve. Eliade përparon përtej formave por pa i fshirë ato. Nuk thekson ndryshimet dhe diferencat e tyre por  vërteton bashkimin dhe rrënjën e tyre të përbashkët.

Zbulon dhe vërteton se koncepti i Shenjtësise është diçka që njeriu lind me të dhe nuk është një ndjenjë që njeriu ka krijuar. Të gjitha format fetare janë autentike në shkallën që ato lejojnë njeriu të njohë natyrën e tij të vërtetë dhe të integrohet  brenda Universit si një pjesë e pandarë e tij. Eliade është një nga kërkuesit më të rëndësishëm të Perëndimit që i jep kuptimin që i takon fjalës ‘’Misticizëm’’ duke i dhënë rëndësinë e saj fillestare dhe tradicionale që kishte. Misticizmi është përvoja shpirtërore dhe përjetimi i momenteve të shenjta. Pa Misticizëm, pa përjetime brendësore, njeriu largohet nga Natyra e tij, largohet nga Qëndra e tij shpirtërore.

Në intervistën e tij autobiografike, që dha pak para se të ndërronte jetë, zbulon se është influencuar shumë nga Gëte dhe sidomos nga vepra e tij “Metaformoza e Bimëve’’. Kjo vepër i dha idenë për tu përpjekur për të gjetur  një ndërtim  të përbashkët  në shfaqjet e ndryshme fetare. Dhe në të vërtetë, vërtetoi se koncepti fetar  i njeriut ndryshon vetëm në formën shprehëse dhe jo në thelbin e tij.

Modeli i tij i madh  ishte  filozofi i epokës së Rilindjes, Piko De la Mirandola. Eliade dëshironte të vazhdonte veprën e tij dhe të përparonte më tej se Kavala dhe Zoroastrizmi. Për këtë arsye zgjodhi dhe Indinë  ( një qytetërimi i gjallë -i atëhershëm – tradicional), për të mësuar filozofi, ‘’për të kontribuar më tepër në diturinë e qytetërimit perëndimor’’.

Pra është i padyshimtë influencimi që kishte nga Esoteristë – Filozofë të mëdhenj. Vepra e tij nuk është e madhe vetëm për shkak të sasisë së saj. Eliade realizon një përmbysje të madhe në mentalitetin e botës dhe në mënyrën me të cilën konceptohet feja. Largohet nga sipërfaqja dhe në periferia dhe penetron në qendër, në thelbin e saj brendësor.

Sipas Eliade, në botën bashkëkohore, njerëzit kanë humbur kontaktin e tyre me natyrën dhe ritmet e saj. Natyra ndjek ciklet e saj të zhvillimit, të cilët njeriu tashmë nuk i njeh. Këto cikle, të cilët ishin të njohur në shoqëritë tradicionale, kanë një qendër dhe kjo qendër e tyre janë Arketipët. Arketipët bëhen të kuptueshëm nga njerëzit nëpërmes simboleve dhe Miteve. Procedura historike  nuk është asgjë tjetër se sa shfaqja e Simboleve.

Mënyra  me të cilën konceptojmë kohën sot nuk ka asgjë të përbashkët me lashtësinë. Sot njerëzimi beson në një zhvillim vizor të historisë. Koha Historike  përmban dhembje dhe njeriu vendos tek Zoti shpresën e shpëtimit në një ditë të largët, ditën e gjykimit.  Për njeriun e lashtë tradicional, jeta e tij është një shans pjesmarrjeje në zhvillimin Universal, në vete Krijimin i cili përsëritet ditë për ditë. Në këtë mënyrë , përditshmëria fiton një shenjtësi dhe asnjë veprim nuk është i kotë. Vetë jeta pushon së qëni e kot edhe merr vlerë, në shkallën që çdo njeri përsërit veprimin themelues të Krijimit.

Mënyra me të cilën njeriu arrin të marrë pjesë tek Miti, është nëpërmes ritualizmit. Në këtë mënyrë të gjitha veprime të njeriut  fitojnë një rëndësi ritualistike: Mbjellja, punimi i tokës, ushqimi, dashuria etj. Nëpërmes ritualeve njeriu arrin atë që quhet Initacion. Initacioni lejon zgjerimin e Vetëdijes dhe kuptimit të mistereve më të thella të jetës, të vetvetes dhe të natyrës.

Falë treshes: Mit, Ceremoni dhe Initacion, njeriu bëhet bashkëpunëtor, bashkëkrijues i Universit, por pa refuzuar në asnjë mënyrë vlerën e Perëndisë. Pikërisht sepse merr pjesë në krijim, gjen vendin e tij brenda krijimit, dhe njëkohësisht është i aftë të vlerësojë të gjitha qëniet  që marrin pjesë me mënyrën e tyre tek e njëjta Vepër. Sipas kësaj pikëpamjeje mund të vlerësojmë më mirë, vlerën e të gjitha formave fetare që  ekzistuan në të gjtihë historinë e nejrëzimit. Kjo ishte dhe një nga pikësynimet kryesore të Eliade.

Në fundin e jetës së tij, mori përsipër koordinimin e shkrimit të një enciklopedie të feve. Mentaliteti i organizimit të kësaj enciklopedie tregon një mentalitet dhe një konceptim nga ato të zakonshmet.

Eliade vetë shpjegon: ‘’Teologjine Kristiane, që deri pak më parë ishte zakonisht pika kryesore, në vend që ta vendosja të parën , u përpoqa ta klasifikoj  në radhën e saj historike. Por mos u shqetësoni. Kemi kryer një  paraqitje të shkëlqyer  të Kristianizmit të lashtë, të kishës lindore, por ajo nuk është epiqendra. Epiqendra ndodhet gjithkund’’.

Nuk është e ekzagjeruar të themi se Eliade ‘’shpëton’’ konceptin e vetë  fesë, duke i dhënë esencën e saj të vërtetë, sidomos mbi mendjet e shqetësuara, të cilat nuk kënaqen nga format e tretura fetare të sotme.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 14 Shtator, 2008.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: