Rimisherimi ne fillim te shekullit


 

Tema e Rimishёrimit ёshtё kthyer nё njё objekt bisedash midis mbёshtetёsve te zjarrtё  dhe kritikuesve kundёrshtarё qё janё po aq tё zjarrtё. E keqja me kёto dy ekstreme, si me ato qё e mbёshtesin kёtё ide si dhe ata qё e kritikojnё ёshtё se tё dyja palёt bazohen nё kritere besimi, nё fantazi sekrete ose nё mendime shkencore, qё janё mё tepёr  prodhime tё njё mendimi tё detyruar, se sa tё njё dije tё ekuilibruar. Pёr fat tё keq ёshtё e vёshtirё tё gjenden sot disa njohuri , qё tё jenё tё qёndrueshme, pavarёsisht se sot librat qё qarkullojnё mbi kёtё temё janё tё panumёrt, sepse pёr shumё shekuj me rradhё e deri mё sot shumica e qytetёrimeve e braktisёn kёtё loj konceptimi tё veçantё tё jetёs ku bashkёekzistojnё elementёt fetarё, filozofikё dhe shkencorё.

Duke qenё shumё larg nga specilistёt e llojit, nuk mungojnё sentimentalёt e erotizmit, qё shikojnё nё rimishёrim njё formё tё vazhdimit tё jetёs, tё kthimit nё kёtё jetё me njёrёn ose tjetrёn mёnyrё.

Fanatiket e disa feve qё refuzojnё ekzistimin e rimishёrimit, vetёm sepse ai nuk ndodhet nё librat e tyre tё shenjtё, libra qё kanё pёsuar shumё ndryshime dhe rregullime. Dhe nё tё gjitha kёto, nuk futen dhe ato jo-specialistё, qё fusin dhe mё tepёr probleme , duke ngatёrruar njerёzit me mundёsinё e rimishёrimit tё njё qёnie  vetёm pёr tё kёrkuar eksperiencёn, pavarёsisht nga  format  jetёsore.

Me kёtё mёnyrё, dikush qё ёshtё sot njeri, nesёr mund tё mishёrohet nё trupin e njё lope, guri ose sallate jshile. Ёshtё e qartё se , nёse ndjekim kёte vijё mendimi, rimishёrimi merr gjithmonё e mё tepёr vende tё dyta nё interesin e intelektualeve  dhe tё studjuesve.

Ndёrkaq tё gjithё qytetrimet e lashta e njihnin kёtё ligj dhe  e pёrjetonin me njё mёnyrё natyrale, si njё element pёrbёres I vetbesimeve dhe filozofisё sё tyre. Dhe tani mё nuk mund tё vazhdojmё tё besojmё se njerёzit e lashtёsisё ishin mё pak tё mençur se njerёzit e sotёm, vetёm sepse ishin mё tё  vjetёr. Ideja e zhvillimit tё vazhdueshёm  dhe tё pёrparueshёm nuk vёrtetohet nё tё vёrtetё.

Shumё dije nga epokat antike vazhdojnё tё jenё shumё larg kuptimit tё shkencave bashkёkohore. Ajo qё ёshtё e sigurtё ёshtё se njerёzit  nuk drejtohen gjithmonё drejt interesimeve tё njёjtave, nё tё gjitha momentet historike dhe nuk kanё gjithmonё tё njёjtёn piknisje nё sitemet e mendimit tё tyre.

Aty ku sot mbizoteron racionalizmi – ose tё paktёn njё racionalizёm I supozuar – kohё mё parё mbizotёronte nё shumё pamje njё konceptim mё intuitor (parandjenjёsor)  dhe mё I thellё te disa eksperiencave qё janё shumё tё vёshtira pёr tu shpjeguar nga mendja. Por, megjithtё nuk ёshtё e nevojshme tё ketё dikush njё intuitё tё veçantё  dhe as njё racionalizёm tё dalluar, nё mёnyrё qё tё mund tё shkruajё disa supozime qё, duke filluar qё nga rimishёrimi, ofrojnё mbёshtetje  konceptimeve mbi zhvillimin.

DUKE SHIKUAR NATYRЁN

Tani qё ekologjia dhe respekti ndaj planetit mallёngjen mё shumё njerёz, ёshtё mё e lehtё tё shikojmё nё thellёsi Natyrёn dhe tё mos kufizohemi vetёm nё fenomenet e saj sipёrfaqsore. Ligji  I rretheve shfaqet nё tё gjitha qёniet qё na rrethojnё. Asgjё nuk ёshtё mё natyrale se  nga kalimi I vazhdueshёm I stinёve, me ndryshimet e tyre tё njohura, dhe asnjё nuk do tё quante dimrin si njё vdekje pёrfundimtare, por vetёm si njё çplodhje pёrpara  zgjimit tё pranverёs. Njё pemё pa gjethe  nuk ёshtё njё pemё e tharё/vdekur. Por kalon njё rreth dhe do tё fillojё njё tjetёr., kur tё rilindin gjethet e saj, lulet dhe frytet e saj. Rrethi qё shkon qё nga fara e deri tek bima nё majёn e zhvillimit tё saj, qё nga frytet  e tё cilёs  do tё prodhohen pёrsёri fara, na flet nё njё mёnyrё  tё pastёr dhe tё qartё  pёr energjinё qё qarkullon  nёn forma tё ndryshme jetёsore por pa u shkatёrruar.

Rёra qё bёhet gur, ose guri qё shpёrbёhet nё rёrё, ёshtё njё shembull tjetёr qё pranohet pa kundёrshtim, sepse nuk tejkalon logjikёn, ashtu si dhe uji qё bёhet re dhe reja qe shёndёrrohet pёrsёri nё ujё.

Nata dhe dita ndjekin njёra tjetrёn, dhe nuk mund tё na mbushё mendjen askush se errёsira e natёs do tё jetё e vazhdueshme Natyrale ёshtё qё Dielli tё shfaqet nё tё gjitha mёngjeset, ose nga njё tjetёr pikёpamje, Toka tё rrotullohet pёrreth boshtit tё saj dhe pёrreth Diellit, duke krijuar kёshtu zona drite dhe errёsire, zona me mё tepёr ngrohtёsi dhe mё tepёr tё ftohtё.

Ajo qё ёshtё logjike pёr Natyrёn duket se po humb rёndёsinё e saj, kur duhet tё zbatohet pёr njerёzit dhe pёr shkallёn mё tё afёrt tё tyre tё zhvillimit, kafshёt. Nuk e kemi pёr qёllim tё  kёmbёngulim kёtu pёr rrethet e kafshёve, qё gjithashtu ekzistojnё, por qё tё pёrqёndrohemi tek njerёzit.

NJERIU

Ёshtё e pranuar botёrisht se ekzistojnё rrethe nё zhvillimin e njeriut, qё e udhёheqin qё nga lindja e deri tek vdekja, duke kaluar nga mosha fёminore, rinia, pjekuria dhe pleqёria. Por ёshtё njё rreth I hapur qё le tё fshehtё dy tё panjohur : atё tё lindjes dhe atё tё vdekjes, domethёnё nga ku kemi ardhur e drejt ku shkojmё.

Jeta njerёzore ёshtё njё sektor I rrumbullakёt, njё hark I periferisё qё nuk mbyllet vetё. Nёse deti kthehet nё det nёpёrmes shiut qё bie nga  retё, njeriu nuk kthehet nё jetё pas vdekjes. Pse? Ndoshta nga injoranca ndoshta nga frika, ose ndoshta nga paragjykimet, ndoshta sepse nё kёtё mёnyrё jeta do tё bёhej mё e nderlikuar… E sigurtё ёshtё se, akoma dhe ata qё konceptojnё pavdekshmёrinё e shpirtit, nuk konceptojnё gjithashtu se dhe shpirti I pavdekshёm mund tё marrё forma tё ndryshme jetёsore tё jashtmё,, nuk pranojnё se , nёse kishte trup njё herё, mund ta ketё shumё herё mё tepёr.

Ekzistimi, nёse mund ta quajmё kёshtu, shёndёrrohet nё njё ferr tё vёrtetё, nё njё betejё kundёr kohёs, nё njё ankim tё vazhdueshёm kundёr fatit ose fatkeqёsisё, se sa njё grumbull I pashpjeguar I fatkeqёsive qё duket tё mos kenё kuptim. Pёr arsye tё ndryshme, disa jetojnё mё tepёr dhe tё tjerё mё pak,  disa kanё njё shёndet tё mirё dhe tё tjerё pёsojnё vazhdmisht fatkeqёsi dhe sёmundje, tё tjerё kanё shanse tё mira dhe favorizime dhe tё tjerё deshtojnё nё gjithçka qё pёrpiqen, tё tjerё kanё mjete dhe pasuri dhe tё tjerёve u mungojnё gjёrat mё tё nevojshme. Dhe si  mё kryesore, nuk mbizoteron gjtihmonё e mira dhe drejtёsia, dhe as nuk ёshtё gjithmonё e mundur tё jepet nё mёnyrё vendimtare e drejta mbi disa persona nё lidhje me tё tjerё.

Ne fillojmё nga e sigurta se njeriu ёshtё diçka mё tepёr se  trupi I tij fizik, atёherё kemi bёrё njё hap pёrpara pёrkundrejt kёsaj teme. Pavarёsisht se ekzistojnё ata qё duan ti fusin tё gjitha procedurat njerёzore nё funksione biologjike dhe nё ndryshime fiziko-kimike, nuk shpjegohen kaq lehtё tё gjitha mendimet dhe ndjenjat tona.

Pёr çdonjёrin ky ёshtё njё element qё tregon se shpirti ose mendja e tij shpalosen nё njё tjetёr dimension, nё njё tjetёr nivel, tё ndryshёm nga ai fizik, nё  mёnyrё qё ideteё dhe ndjenjat mund tё shqetёsojnё trupin dhe trupi  mund tё influencojё ndjenjat dhe mendimet. Pёrse atёherё tё mos mendojmё se psikia, mendja dhe madje dhe Shpirti – nёse duam tё referohemi nё diçka mё tё ndёrlikuar – janё si rrёnjёt e pemёs qё mirёmbahet, pavaresisht se gjethet e saj bien dimrit?

Dimrii ekzistencёs mund tё thajё trupin, por rrёnja qё rrjedh jetё dhe qё , kur tё kalojё rrethi I pushimit, ёshtё e gatshme tё lulёzojё pёrsёri dhe tё mbulohet me veshje tё tjera. Nёse gjёrat janё kёshtu, nёse çdonjeri nga ne do tё kthehej kaq shpesh nё jetё, duke ndryshuar kёto rrethё me ato rrethё tё tjera qё quajmё vdekje, ekzistenca do tё ishte njё shkolle shёndёrrimi.

Pёrvojat e fituara do tё lehtёsonin njё zhvillim ngjitёs dhe shumё nga ‘’tё padrejtat’’ dhe pabarazitё qё thamё mё parё mund tё shpjegoheshin si pabarazi zhvilluese, si rezultate tё shkaqeve tё njёjta qё kishin kaluar, dhe jo si thjesht gёrvishtje tё fatit tё mirё ose tё keq. Vdekja do tё humbte pamjen e saj fatale dhe do tё ishte  pёrkundrazi njё logjikё dhe njё pushim I nevojshёm, ashtu sikur ёshtё dhe gjumi I natёs qё vjen pas njё dite tё mbushur me aktivitete.

Vetё jetesa lodh, shterr, dhe njeriu I brendshёm, qё ndodhet pas formave qё treten, dёshiron njё shplodhje tё vogёl. Jeta dhe Vdekja, ose eksistimi me formё dhe ekzistimi pa formё, ndёrrohen sipas ritmeve tё veçantё.

Ashtu sikur mёsimdhёnjet e tё lashtёve, shpirti ka nevojё pёr njё periudhё jo mё tё vogёl se pesё herё  kohёn qё kaloi  duke jetuar nё tokё, nё mёnyrё qё tё mund tё kthehet I rionvuar, dhe me forca pёr tё pёrjetuar eksperienca tё tjera.

Por bota jonё nuk drejtohet vetёm kundёr natyrёs, duke shkatёrruar burimet qё na ndihmojnё tё mirёmbahemi, por gjithashtu drejtohet dhe kundёr vetё jetёs njerёzore. Frika – pёr tё mos thёnё terrori – pёrpara vdekjes  ka bёrё qё tё shkurtohen pёrparёsisht rrethet e shplodhjes, nё mёnyrё qё asnje nuk deshiron  tё mbesё pa trup, dhe ata qё kthehen, e bёjnё pa u shplodhur.

Tё paktёn, kёto mёsojmё nё mёsimdhёnjet tradicionale. Kёshtu çdo herё periudhat e shplodhjes ose tё vdekjes  janё mё tё shpejta,  janё mё tё shpeshta periudhat e jetёs tokёsore, atёherё rriten dhe orekset materiale, pasioni  pёr ndjenjat fizike dhe pa aftёsia e kuptimit tё njё forme tё ndryshme tё qёnies, qё nuk ёshtё e mbyllur nё njё trup. Njerёzit vijnё nё jetё ‘’ tё plakur’’ dhe tё lodhur, nevrikё dhe agresivё, ashtu si ata qё kanё fjetur pak, dhe jo vetёm pёr njё natё por pёr shumё netё tё vazhdueshme.

SHPEJTIMI I KOHES

Ёshё e sigurtё se ekzistojnё momente nё histori qё gjithçka duket tё pёrparojё mё shpejt, ngjarjet tё ndodhin si zinxhir me shpejtёsi tё cmendura dhe ndryshimet tё jenё tё pandaluara. Rrethet historike, qё gjithashtu ekzistojnё, shkёputen nё pikёn qё njerёzit shkёpusin rrethet e jetёs dhe tё vdekjes sё tyre, tё veprimeve dhe tё pushimit, dhe historia vrapon me tё njёjtёn shpejtёsi me njerёzit.

Nёse njerёzimi beson vetёm nё trupet fizike dhe nё tё mirat materiale, dhe historia gjithashtu formohet nga vlerat materiale dhe tё caktuara, qё janё tamam ato qё shkatёrrohen mё lehtё, duke detyruar nё kёrkimin e mёnyrave tё reja njerёzore qё vёrtetohen gjithashtu joefektive, pasi tё gjithё bazohen nё bazёn e paqёndrueshme tё tretjёs.

Frika pёrpara vdekjes nuk kundёrluftohet me pёrpjekejn e shmangjes tё çdo ideje qё lidhet me tё, duke e fshehur pas njё kёrkimi  tё parregullt kёnaqёsish, pёr tё harruar ato qё nuk duam tё kujtojmё.

Por kёto kёnaqёsi mbarojnё shpejt dhe do tё duhet tё fitojmё gjёra tё reja, pёr tё ‘’ mbyllur syte tonё’’, nё mёnyrё qё tё mos na detyrojnё tё pёrballemi me realitetin. Do tё na duhet tё bёjmё jetёn tё duket si diçka argёtuese, tё mahnitshme, ose tё biem nё çmendurinё e mёnyrave tё ndryshme tё ikjes. Ndёrkaq ‘’instikti’’ i pavdekshmёrisё sonё na ndjek ngado qё tё shkojmё dhe kёrkojmё mёnyra pёr tё zgjatur jetёn, jetёn e vetme, nё njё betejё tё pabarabartё me vdekjen.

Kёtu shkenca ofron shёrbimet e saj, jo mё pёr prosperitetin apo shёndetin trupor, por nё mёnyrё qё tё zgjatet mesatarja e viteve tё jetesёs dhe tё fitohet njё rini e rreme e pёrjetshme, sepse njёra gjё sjell tjetrёn. Nёse do tё jetё tё jetojmё mё shumё vite, duam tё jemi dhe nё njё gjёndje tё mirё, sikur tё ishim tё rinj dhe tё fuqishёm.

Karakteristikat e pleqёrisё  janё kaq tё urryshme sa dhe vetё vdekja. Sot bёhet njё betejё e dёshpёruar nё mёnyrё qё tё ngjaje njeriu  me diçka qё nuk ёshtё, pёr tё treguar se koha pёr tё nuk kalon. Qindra teknika kirurgikale mundohen tё rikthejnё trupit njё figurё tё freskёt e tё rrumbullakёt. Kozmetikat  po fitojnё territor nё bursat botёrore, ashtu si dhe disa ilaçe qё ‘’fshehin’’ disa vite dhe rrudha.

Manipulimi gjenetik, qё filloi duke bёrё disa teste mbi kafshёt, kthehet tani rrezikshёm nё teste tё tjera, kёtё rradhё me njerёz, dhe gjithmonё me tё njejtin qёllim: pavdekshmёrinё fizike.

SA NJEREZ NXE TOKA?

Nёse marrim parasysh ato qё thamё mё parё pёrreth rretheve tё shkurtёra tё shplodhjes qё udhёheqin nё njё  njerёzim ‘’tё lodhur’’, i cili lind i rritur, menjёherё na vjen dhe njё tjetёr reagim: ndёrsa thyhet ekuilibri midis periudhave tё jetёs dhe vdekjes, ndёrsa  janё çdo herё e mё tё shpeshta lindjet  e shpirtrave tё njёjtё, qёniet qё janё tё mishёruara nё tokё janё gjithmonё e mё shumё. Sipas traditave esoteriste qё janё ruajtur, sasia e njerёzve qё mund tё mishёrohen ёshtё shumё mё e madhe, , por jo e pakufi, dhe pёrpara sё tё arrijmё kufirin e madh, Natyra kёrkon disa lloje rregullimi tё kёsaj anomalie.

Shumё herё, ato qё ne quajmё shkatёrrime, nuk janё asgjё tjetёr mё tepёr se kthimet  tek njё ligj qё ёshtё thyer mijra herё. Mbipopullarizimi ёshtё njё fantazёm tjetёr qё shkatёrron momentin e tanishёm historik. Por nuk kemi tё bёjmё as me njё mbipopullarizim tё ekuilibruar. Shumicat e mёdha tё botёs mblidhen nё vendet mё pak treguese: ne vendet e varfёra, me mundёsitё mё tё pakta pёr tё ofruar njё nivel jetese me dinjitet, ose nё qytetet e mёdha, ku  mbledhjet e mёdha tё njerёzve detyrojnё njerёzit tё drejtohen nё sisteme mё artificiale mbijetese.

Nё pёrgjithsi, nё shtete me treguesit mё tё mёdhenj tё pasurisё, popullarizimi nuk arrin nё numra tё mёdhenj. Dhe me tё njёjtёn mёnyrё, aty ku tepron vendi, ekziston shumё pak popull. Uria ёshtё dukur tani e shumё vite. Uji ka filluar tё rrallohet dhe mungesa e fondeve ёshtё njё  plagё qё po godet mё shumё fytyra. Sipas statistikave tё fundit, mё tepёr se 500 milione njerёz nё tё gjithё botёn pёrballojnё urinё, ndёrsa disa milionё tё tjerё masin  kaloritё qё konsumojnё, pёr tё mbajtur linjёn e tyre dhe qё tё jenё nё modё e ti shmangen majmёrisё.

Ёndrra e shpёrndarjes sё ushqimit me njё shpirt tё barabartё nuk ёshtё asgje tjetёr pёrveç njё ёnёre. Mund tё bёhen shumё numёrime, por ekzistojnё kaq shumё interesa, qё asnjёri nuk mund tё bёjё njё shumё  tё kёtyre mendimeve.

Por as nё qytetet e pasura jeta nuk ёshtё e lehtё: vendet e punёs janё qellime tё betejave tё forta  me çdo lloj mjeti, dhe tё rinjtё kalojnё shumё vuajtje  derisa tё sigurojnё njё mirёqёnie tё mesme ekonomike. Ekziston mungesё e shtёpive, dhe atёherё kur ekziston, nuk ёshtё e mundёsishme  pёr shumicёn e forcёs ekonomike . Gati pa arritur ta kuptojmё kanё filluar emigrimet e popujve tё varfёr drejt vendeve mё tё pasura. Masa tё mёdha dhe tё dёshpёruara lёvizinin nga njeri vend nё tjetrin, duke kёrkuar  njё vend tё pranueshёm pёr tё qёndruar dhe nёse munden tё grabisin dhe tё vjedhin, aq mё mirё, ashtu sikur kanё bёrё dhe tё tjerё me njё mёnyrё fenomenikisht tё lehtё. Pas pak kohe  nuk do tё kemi tё bёjmё vetёm me emigrime por dhe me pushtime.

Pёrgjigjja  gjithashtu ёshtё shafaqur , gati me njё mёnyrё mashtruese: fuqizimi I grupeve njerёzore qё bashkohen pёr tё pёrballuar pushtuesin, ‘’armikun’’. Kёshtu u rrёnjёsua racizmi, ksenofovia,  kontrolli I kufinjёve dhe vizat e reja, pёr tё penguar kalimin e tё ‘’padёshiruarve’’. Agresiviteti mbizotёron kudo dhe ёshtё gati e pamundur tё gjejё dkush edhe njё cep tё botёs ku tё mos ekzistojё njё luftё e deklaruar apo jo. Dhe tё gjitha kёto vijne si rezultat se jemi shumё dhe bezdisim njёri tjetrin … Ёshtё bёrё e modёs tё flasim pёr paqe, ndёrsa pas vitrinёs tё kryhet lufta mё e pisёt.

NJЁ PANORAMЁ E ERRЁT, POR JO DHE SHUMЁ

Nuk Duam tё mbyllim kёtё shkrim duke lёnё figurёn e njё tё ardhmeje tё errёt dhe shkatёrruese. Nuk janё tё gjitha shkatёrrime dhe as vetёm tё kёqijat janё ato qё shfaqen. Ekzistojnё nuanca ndriçimi dhe ere tё freskёt nga shumё pikёpamje. Ndёrsa vazhdohen luftat pёr mbizotёrimin midis popujve, rracave dhe feve, ekzistojnё shkencёtarё qё hetojnё me pasion prejardhjen e njeriut dhe tё Universit nё disa  momente arrijnё tё prekin ‘’Misterin’’ me duart e tyre.

Nga ata kёrkues gjeni na vijnё shpresat mё tё mira mbi tё ardhmen. Mos tё na çudisё fakti se do tё jenё ata qё do tё flasin pёrsёri pёr Zotin, dhe do tё takojnё logjikёn e rimishёrimit, pёr tё shpjeguar jetёn e njerёzve dhe tё botёve.

Shkencetari Nils Bor (1885 – 1962 ) shprehej si njё fizikant I vёrtetё, kur vёrtetonte se : ‘’Çdo fjali qё them nuk mund tё quhet si njё pohim, por si njё pyetje’’.

Dhe I famshmi Stefen Hoking I afrohet ‘’Puranave’’ tё indisё kur thotё se: ‘’ Zoti jo vetёm luan me faktet, por disa herё I hedh atje ku nuk mund ti shikojё asnjeri’’.

Ja pra, diçka e re po bin. Intelktualёt e mёdhenj venё pyetje tё mёdha dhe nuk kanё frikё dhe as duan tё japin pёrgjigjje tё nxituara dhe tё rreme. Intelektualёt  e mёdhenj njohin Zotin, nё tё njёjtin nivel qё zbulojnё ligjet e mёdha, tё vёrtetat e mёdha, nё tё njёjtёn gradё qё ne njerёzit jetojmё tё verbuar dhe nuk mund tё kuptojme gjuhёn e ‘’fakteve’’ tё Natyrёs. Diçka ndryshon midis atyre shumё mjerimeve qe na vёshtirёsojne.

Kemi tё bёjmё me njё mёnyrё tё qartё tё zbatimit tё ligjit tё rretheve: Brenda errёsirёs lind njё shkёndijё zjarri dhe brenda dritёs njё pikё e zeze zmadhohet. E njёjta gjё vlen dhe pёr jetёn njerёzore: njё lindje qё sjell bashkё me tё njё vdekje dhe njё vdekje qё pёrmban e fshehur thelbin e jetёs, atё qё nё fillim quajtёm rimishёrim.

 Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 4 Shtator, 2008.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: