Strategjia e Delfinit


Strategjia e delfinit ka tё bёjё tё mendohemi mbi mёnyrёn e tё  menduarit. Brenda ecurisё shekullore qё vioji, njeriu bashkёjetonte me kafshёt. Njё numёr tё tyre arriti ti zbuste dhe arriti tё kishte afёr tij disa lloje kafshёsh, ndёrsa ato mё tё egrat i mban nё distancё, pasi kёtu e mijra vjetё nuk ka bёrё ndonjё lёvizje pёr tju afruar me njё mёnyrё pozitive. Provё pёr kёtё ёshtё vetё fakti se shekujt e fundit nuk ёshtё zbutur asnjё kafshё. Pёrkundrazi, tё gjitha llojet shtazore konsiderohen thjesht ‘’ burime ushqimore dhe pasuriprodhuese’’, diçka qё largon njeriun akoma mё tepёr nga ‘’komshinjtё’’ e tij shtazorё.

Por nё vitet e fundit , shfrytёzimi barbar i kёtyre qёnieve ka ngritur njё dallgё protestash nga mijra njerёz tё cilёt janё tё prekur nga temat dhe problemet ekologjike dhe mjedisore tё tё gjitha llojeve. Kёshtu njeriu u detyrua tё ‘’kujtohet pёrsёri’’ pёr kёtё mbreteri tё lёnё pas dore tё natyrёs.

Nё kёtё atikull do tё pёrpiqemi tё vёzhgojmё sjelljen e kafshёve, dhe paralelizimin e tyre me njerёzit dhe nxjerrjen e shumё konkluzioneve dhe mёsimeve .Nё greqi, Esopi, ishte njё njeri i cili me shembullin e tij u pёrpoq tё tregonte disa veçori, karakteristika dhe virtyte tё kafshёve dhe se si ato mund tё pёrputhen me karakteristikat e njeriut. Tё gjithё e kuptojnё se pas dhelprёs, fshihet njeriu dinak, pas gomarit fshihet njeriu kokёfortё por dhe ai qё ka durim, pas ujkut fshihet njeriu agresiv, dhe kёto janё vetёm disa nga shembujt qё ekzistojnё.

Nё kornizёn e çdo Mitologjie,por edhe tё Mitit dhe tё Simbolologjisё Teologjike tё popujve nё pёrgjithsi, kafshёt luajnё njё rol tё rёndёsishёm. Disa karakteristika tё tyre bёjnё njeriun tё kuptojё se ato pёrbёjnё shprehjet tokёsore tё disa fuqive qiellore.

Akoma, brenda ngjarjeve, tё takimeve tё njeriut me kafshёt, gjejmё Androkliun me luanin e tij tё zbutur, por edhe Arionin, qё thuhet se njё delfin e mori mbi shpinёn e tij dhe e shpёtoi nga mbytja nё det.

Dhe kёshtu arrijmё nё epokёn bashkёkohore. Tё gjitha speciet ‘’hyjnё nёpёr laboratorё’’, ku shqyrtohen dhe studjohen me kujdes, me qёllim vleresimin e tyre. Por, mundёsite e medha tё teknologjisё shfaqen tё dhёna tё reja, qё me mёnyra tё tjera do tё ishte shumё e vёshtirё tё vёrtetohen. Kёshtu, vёrtetohet pёr edhe njё herё tjetёr se kafshёt mund ti mёsojnё njeriut shumё gjёra. Madje shumё shkrimtarё janё marrё me tё ashtuquajturat ‘’fuqitё psikike’’ tё kafshёve. Dhe tashmё na sjellin disa shembuj tё shkёlqyeshёm.

Kёshtu pёr shembull, disa elefantё tё zbutur vinin baltё brenda zileve tё tyre, nё mёnyrё qё tё mund tё iknin pёr tё vjedhur banana, ndёrsa disa kafshё tё mbyllura nё vende tёё mbyllura hermetikisht mund tё komunikonin me kafshё tё tjera qё ndodheshin jashtё kёtij vendi. Njerёz me disa dhunti tё veçanta thanё se arritёn tё komunikonin me kafshё nё mёnyrё telepatike, se ‘’folёn’’ me ta dhe se nё pёrgjithsi vёrtetohet se nё sektorin e konceptimit mbindjenjёsor, kafshёt jo vetёm nuk kanё mungesa, por mund tё tregojnё dhe arritje tё rёndёsishme.

Akoma dhe sot kafshёt vazhdojnё  ‘’ tё shpetojne jetё’’, nё zjarre, aksidente dhe nё ngjarje tё tjera ekstreme. Midis tё gjithё kёtyre shembujve, dallojnё delfinёt. Kemi folur tashmё pёr mitin e Arionit tё lashtёsisё, qё mund tё jetё edhe njё histori e vёrtetё. Dhuntitё psikike dhe mendore tё delfinёve na bёjnё tё çuditemi nё çdo moment.

Duke u bazuar nё sjelljen e tyre, disa studjues shkruajtёn librin:‘’Strategjia e delfinit’’. Kemi tё bёjmё me njё libёr qё ka si teme menagjmentin, por qё titulli dhe pёrmbajtja e tij bazohet nё karakteristikat e delfinёve. Pёrmbajtja e kёtij libri bёn qё lexuesi i kёtij libri nuk duhet tё interesohet medoemos pёr menagjimin dhe bizneset. Elementet e problamatizimit qё pёrmban e bёjnё tё dobishёm pёr çdonjeri qё interesohet pёr Vetёnjohjen dhe vetёzhvillimin e tij, ashtu si edhe me maredhёniet e tij me njerёzit pёrreth.

Tё mendosh dhe tё veprosh si Delfini, ky ёshtё boshti kryesor i temёs sonё. Por tё gjithё njerёzit mendojnё dhe veprojnё nё kёtё mёnyrё? Sigurisht qё jo! Brenda mjedisit tё ‘’detit njerёzor’’ qarkullojnё shumё lloje njerёzish. Por theksohet ekzistenca e tre llojeve kryesore:

* Tё Delfinit

* Tё Peshkaqenit

* Tё Krapit

Tek Peshkaqeni do tё njohim llojin agresiv dhe rrёmbyes , atё qё kёrkon gjithmonё tё ketё sa mё shumё tё jetё e mundur. Nё postet e ‘’ Cisternёs seёEkzistencёs’’ merr postin ndjekёsit, e gjahtarit. Ёshtё ai qё i ndan njerёzit nё viktima dhe grabitqarё, nё humbёs dhe nё fitimtarё dhe gjёra tё ngjashme me kёto. Brenda ‘’ujrave detare’’ tё Peshkaqenit ekziston mashtrimi, mjegulla, arrogancё, kontrolli dhe lloje tё ngjashme me kёto qё ‘’shёnjojnё ‘’ territorin e tij. Strategjia qё ai pёrdor ёshtё mitosja dhe kompromisi, pasi ka tё bёjё me viktima.

Por, brenda çisternёs ekziston vend edhe pёr taktika tё tjera, pёrshembull si Tejkalimi i kufijeve por edhe Tёrheqja. Nё thyerjen e kufijve do tё njohim Delfinin, i cili ёshtё ai qё ‘’thyen’’ kufijtё dhe zgjeron dimensionet e çisternёs, ndёrsa Krapet rrinё nё cepin e viktimёs dhe adoptojne Ikjen me mёnyrat e saj tё ndryshme. Ikja dhe tёrheqja janё taktika qё do tё pёrdorё Krapi, atёherё kur do tё gjendet pёrballё vёshtirёsive. Por ekzistojnё dhe maska tё tjera qё mund tё adoptojё , meqё beson se nuk ёshtё vetёm ai viktimё por gjithashtu janё edhe tё tjerёt si ai. Kёshtu, mund tё shfaqet si Shpёtues (pёr viktimat e tjera), si njё pengesё nё zhvillimin e lojёs, (çfarёdo qё tё jetё ajo) dhe duke u shtirur si i mirё apo problematik ose si ai njeri qё rri larg problemeve.

Por, Krapet me njё mёnyrё pёrshtatjeje nё realitet ja arrijnё tё mbijetojnё pёrfundimisht. Njё pjesё e madhe e tyre akuzon , por edhe njёkohёsisht dhe mbёshtetet nga sistemi. Kёtu kemi tё bёjmё me mendjehapurit e rremё Krape, Psaket (ashtu siç quhen nё libёr), tё cilёt pushtojnё njё hapёsirё tё madhe nё çisternёn shoqёrore tё qytetёrimit tё sotёm material dhe tregtar, qё mbizoteron nё planet.

Kёta janё njerёzit Mikroborgjezё,janё ata qё kanё fitime tё mjaftueshme, por qё shikojnё pёr mё tepёr, por edhe kanё frikё humbjen e rehatllikut tё tyre dhe rreziqet qё pёrmban marrja e çdo lloj vendimi. Kёshtu, adoptojnё dhe ata taktikat e tyre nё mёnyrё qё tё arrijnё tё mbijetojnё. Nuk u kalon nёpёr mend se ndoshta do tё vijё njё ditё qё tё ketё mungesё t çdo lloj gjёje, pasi besojnё nё bollёk. Nuk marrin pёrsipёr pёrgjegjinё pёr asnjё ndryshim. Ёshtё tipi i njeriut Intelektual, qё vetёm sa bisedon dhe tregon tekstet e kotё. Janё njerёz qё lenё kohёn tё vendosё pёr gjёrat, nuk thellohen nё qёllimet dhe synimet e tyre dhe besojnё se pёrfundimisht ‘’gjithçka do tё vejё mbarё’’.

Njё element tjetёr interesant nga karakteristikat e tyre ёshtё ai i mos konkretizmit, pasi flasin nё pёrgjithsi . Kёtu flitet edhe pёr teorinё e majmunit tё njёqindtё, qё bazohet nё konsiderimin sasior tё gjёrave.Nёse 100 persona bёjnё diçka, atёherё dhe tё gjithё tё tjerёt pёrreth do tё fillojnё tё bёjnё tё njejtёn gjё. Njё gjё e tillё ka njё dozё vёrtetёsie, por fsheh brenda saj rrezikun e pёrgjithsimit sipёrfaqsor, gjё qё bёn tё gjitha gjёrat tё njёllojta dhe tё barabarta shumё lehtё.

Duhet tё kuptojmё se brenda Çisternёs shoqёrore qarkullojnё Peshkaqenё, Delfinё dhe Psak ( Krape mendjehapur tё rremё). Delfinёt motivojnё dallgёn, shfrytezojnё ankthin ‘’krijues’’, zgjerojnё kufijtё e Çisternёs, arrijnё Tejkalimin e kufijve, dhe kёrkojnё gjithmonё rezultatin e duhur.

Peshkaqenёt ndjekin medoemos fitoren, duke thёnё gjithmonё: ‘’ duhet tё fitoj ‘’! Bёjnё andagonizmin si diçka hyjnore, shikojnё vetёm tё humbur dhe fitues. Por, pёrfundimisht munden nga delfinёt.

Krapet, karakterizohen nga disfatizmi dhe kёshtu meqё ‘’ kёndojnё’’: ‘’ nuk mund tё jen fitues’’, mundohen gjithmonё tё gjejnё mёnyrёn e duhur, duke mbuluar me çdo lloj mёnyre kompromisin dhe dёshtimin e tyre, tё cilёn madje nuk duan as tё shohin. Preferojnё tё mos dinё. Pranojnё humbjen , sakrificёn dhe dobёsinё si rregulla kryesore tё lojёs sё jetёs.

Nepёr kёto rreshta tё kёtij teksti, çdonjeri mund tё dallojё veten e tij, por edhe njerёzit qё ka pёrreth. Por duhet tё pyesim veten. Pёr çdonjeri tjetёr jashtё meje, a nuk pёrkas edhe une tek tё tjerёt?

Gjithashtu tek ky libёr flitet edhe mbi dallgёt e Tofler*,qё sikur ёshtё e ditur , thekson se bota ka kaluar nga faza e gjahtarit nomad nё fazёn bujqёsore, pastaj nё fazёn industriale dhe sot ndodhet nё fazёn elektronike, ku kompjuterat kanё zёvёndёsuar trurin njerёzor, ndёrsa njё tjetёr dallgё zhvillimi ndodhet pёrpara nesh ose ndoshta dallgё tё tjera do tё vёrshojnё me njё ritёm shumё tё shpejtё, dhe shumё njerёz nuk do tё arrijnё tё pёrshtaten nё tё dhёnat e reja.

Akoma flitet edhe pёr Teorinё e Kaosit me tё gjithё gjёrat interesante qё fsheh. Por, sidomos atё qё thotё se Kaosi eshte diçka fenomenike, pasi ekziston njё regull I padukshёm nё universin e shfaqur kaotik, ndёrsa faktorё fenomenikisht tё pavlefshёm mund tё udheheqin, pёr arsye tё gradualizmit tё tyre, nё tronditje tё mёdha.

Njё udhёtim brenda çisternёs shfaq ‘’tipe’’ njerёzish, tё cilёt dallohen nga tё tjerёt duke u bazuar nё botёkuptimin e tyre.* Do tё sjellim disa nga ato shembuj: pjesёmarrёsi, individualisti, ligjbindёsi, gjahtari i zgjidhjeve. Çdonjёri nga ata adopton disa vlera dhe bёn disa zgjedhje nё mёnyrё qё tё mbijetojё. Ju nё cilёn pjesё tё Çisternёs ndodheni? Dhe me çfarё mёnyre vleresoni tё tjerёt, por sidomos veten tuaj?

Gjithashtu referohet edhe nё rёndёsinё e madhe qё kanё hemisferet e trurit dhe mёnyrat e sjelljes qё korrespondojnё tek tetartimoriёt e trurit qё mbizotёrojnё tek çdonjёra. Gjithashtu, nё lidhjen e njeriut me kohёn, dhe mёnyrёn me tё cilёn ai vendoset pёrpara vizionit tё sё ardhmes. Edhe zonat Morfogjenetike pёrmёnden ( bёhet fjalё pёr Çisternёn nga e cila burojnё tё gjitha frymёzimet njerёzore tё çdo lloji, pёr ta thёnё mё thjeshtё).

Pёrfundimisht, a ёshtё i dobishёm leximi i njё libri mbi menaxhimin bashkёkohor? Nёse dikush e bёn njё gjё tё tillё me njё sens filozofik, atёherё po. Ajo qё ka rёndёsi nuk ёshtё tё mundohesh tё shohёsh veten tёnde si Delfin qё mund Peshkaqenёt dhe gjithmonё krijon rezultate tё mira, qё mund stresin dhe monotoninё, qё thyen kufijtё dhe ‘’krijon vizione’’.

Rёndёsi ka qё meqё jemi njerёz dhe mendohemi, duhet tё merremi dhe me mёnyrёn me tё cilёn Mendohem. Nёse nuk e bёjme njё gjё tё tillё, atёherё do tё jenё tё tjerё qё do tё vendosin pёr ne.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 4 Shtator, 2008.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: