JUL CEZARI – GAIOS IULIOS CESARE-


Nё Suvure, nё njё lagje mjaft popullore dhe tё shumёbanuar tё Romёs, pak a shumё nё lartёsinё e rrugёs sё sotme Via Covour, ndodhej shtёpia nё tё cilёn  me 13 Korrik tё vitit 100 para erёs sonё lindi Gai Jul Çezari. Gai ishte emri i tё atit, qё i ishte dhёnё sipas zakonit Romak, qё djemtё merrnin emrin e tё etёrve tё tyre. Julio ishte mbiemri i tij pasi dhe kishte prejardhjen nga fisi i Julёve. Çezar ishte njё nofkё qё ju vu pёr shkak tё mёnyrёs me tё cilёn lindi, domethёnё me operacionin e barkut tё sё ёmёs (kesus).

Qё nga lindja e  Jul Çezarit, ky lloj operacioni quhet Çezarik. Sigurisht, rёndёsia e kёtij emri ёshtё njё çikё i dyshueshёm. Njё shkrimtar romak thotё: ‘’ Njerёzit mё tё mençur dhe mё specialistё pranojnё se njeriu i parё qё kishte kёtё emёr, e fitoi kur vrau nё njё betejё njё elefant, qё nё gjuhёn kartagjenase quhej çezar.’’.

Familja e tij i pёrkiste Patricianёve, njё fisi tё pёrbёrё nga fisnikё tё vjetёr, por tё thjeshtё  tё asaj kohe. Çezari thonte se nga ana e tё atit , e kishte prejardhjen nga Juli ose Askani, bir i Eneas dhe Kreusёs. Enea konsiderohej si i biri i Afёrditёs, dhe si rezultat çezari ishte  nipi i saj. Pёr kёtё arsye vuri figurёn e Afёrditёs tek monedhat, vulat dhe armёt e tij.

Madje ndёrtoi, nё Forum dhe njё tempull pёr nderin e saj (Venus Genetrix). Nga ana e sё jёmёs, e kishte prejardhjen  nga Ankio Markio, mbretin mitik tё 4, nga mbretёrit e Romёs, dhe bёnte gjithçka qё kalonte nga dora e tij  pёr tё zgjeruar dhe pёr tё pёrforcuar mitin e prejardhejs sё tij hyjnore. E vёrteta ёshtё se paraardhёsit  e tij patricianё nuk ishin personalitete tё veçanta, vetёm se ishin dalluar  pёr martesat e tyre tё suksesshme. I ati i tij kishte arritur deri nё gradёn e Pretorianit, duke shёrbyer si Komandant i krahinёs aziatike dhe ishte vёnё nё krye njё revolucioni bujqish  nё Kirkeo. Rastisi tё merrte njё edukim  tё njё niveli tё larte sipas traditave tё familjeve tё Patricianёve.

Mёsoi tё lexonte dhe tё shkruante si nё Latinisht ashtu edhe nё Greqisht (nёpёrmes njё pёrkthimi tё vjetёr tё Odisesё, sё Livio Andronikut, ashtu si edhe nga prototipi) dhe studjoi tekstet mё tё famshme tё literaturёs sё kёtyre dy gjuhёve . Kur ishte 10 vjeç kishte mёsues Mario Antonio Gnifo. Me kёtё mёnyre fitoi bazat e artit tё Retorikёs, qё ishin tё domosdoshme pёr njё politikan. Ashtu si edhe poezinё, tё cilёn do ta pёrdorte dhe mё vonё. Vizitonte shpesh Forumin, dhe dёgjonte me shumё kujdes oratorёt e mёdhenj tё asaj kohe dhe zakonisht ishte i pranishёm nё marrjen e vendimeve apo tё bashkёbisedimeve tё ligjvёnёsve, pёr tё depёrtuar nё problemet kryesore tё Drejtёsisё.

Vitet e rinisё sё tij mbaruan atёherё kur veshi tibanin, petkun zyrtar tё burrёrisё, e cila simbolizonte kalimin  nga mosha adoleshente nё atё  burrёrore. Nё vitin 84 para erёs sonё, i ati i Çezarit do tё vdesё nga njё vdekje e papritur. Kjo ngjarje i dha Jul Çezarit pavarёsinё e plotё tё tij. Nё tё njejtin vit prishi fejesёn e tij me Kusutinё, qё vinte nga klasa e kalorёsve dhe u martua me vajzёn e Kines, armikut tё betuar tё diktatorit Sila, Korniline. Kёtё martesё e bёri mё tepёr pёr qёllime politike.

Shtrёngimi i marёdhёnieve midis familjes sё tij dhe kryetarёve tё krahut demokratik u bё mё i thellё. Por tё shoqen ashtu si edhe tё bijёn e tij Julian, i donte  nё shpirt. Pёr herё tё parё nё jetёn e tij shfaqet njё harmonizim midis ndjenjave personale  dhe qёllimeve politike. Ishte gjithmonё fans i demokratikёve, nё kundёrshtim me tё tjerёt tё asaj epoke qё e kishin si zakon tё ndryshonin bindjet e tyre politike. Por kёto bindje tё tij nuk ishin si arsye  ideologjike, ashtu sikur Katoni, pasi dinte shumё mirё se  çdo tё thoshte pёr njё politikan besimi i populit tё tij.Gjithmonё vepronte fshehurazi. Nё rrugёn e tij pёr pushtet, pengesat e vetme ishin Senati dhe Pompei.

Shёrbimi i parё publik qё mori pёrsipёr ishte posti i kryeklerikut tё Zeusit. Njё post qё nuk jepte ndonjё pushtet tё veçantё, por njё prestigj  tё madh dhe qё i shkonte pёr shtat njё pasardhёsi tё Afёrditёs.Kryeklerikёt ishin pёrgjegjёs pёr mirёmbajtjen e traditave gjyqёsore dhe fetare tё qytetit.  Ushtronin kontrollin e adhurimit publik dhe privat dhe sugjeronin mёnyra kryerjeje  tё detyrimeve fetare. Ishin akoma temeruajtёs  tё mёnyrave tё lutjeve dhe tё sё drejtёs sё martesёs, kompozonin tabelёn  e qeveritarёve vjetorё dhe vitin e ngjarjeve. Klerikёt banonin nё ‘’Mbretёror’’, pallatin e vjetёr dhe vishnin tibanin klerikal. Tё gjitha kёto pёrbёnin pjesё e edukimit tё Çezarit. Kёshtu Çezari arriti nё momentin ku e udhёhoqёn dёshira, dhuntitё, ndёrgjegjshmёria mbi detyrёn ashtu si edhe kёrkesat e asaj kohe.

Ishte 54 vjeç dhe kishte pas vetё mbi 3 dekada aktiviteti politik, qё  e kishin drejtuar drejt qёllimit tё tij. Sigurisht, jo nёpёrmes njё rruge  tё shtruar dhe tё paraplanifikuar , por me vizionin e qёllimit tё tij gjithmonё para syve dhe me njё besim tё madh nё ekzistencёn e tij,  krijoi vazhdimisht mjete dhe rrugё tё reja. Personaliteti i tij ishte unik, i shumёanshёm dhe shumё aktiv. Ishte njё politikan, njё ligjvёnёs, jurist,  orator, shkrimtar historik, poet, shkruajti njё vepёr mbi gramatikёn, u mor me matematikёn, sektorёt teknikё, arkitektonikё, dhe gjithmonё mbante pranё vetes njerёzit e duhur  qё do ta ndihmonin nё qёllimin  e tij.Mund tё diktonte mbi kale, gjashtё zyrtarёve qё shkruanin gjashtё letra me pёrmbajtje tё ndryshme. Me kёtё aftёsi krijohej njё dinamikё qё kёrkonte mё tё lartёn si nga ai ashtu dhe nga tё tjerёt qё kishte pёrreth. Shfaqej çdo herё nё shpejtёsinё e aksionit, por sidomos nё lёvizjet e tij ushtarake. Nevoja e tij e vogёl pёr gjumё i lejonte tё fitonte kohё duke udhёtuar natёn nё karroçёn  e tij. Kёto veçori ishin si te detyrueshme pёr njё trup qё mund ti rezistonte gjithçkaje.

Çezari ishte i gjatё dhe i dobёt, me sy tё gjallёrueshёm tё zinj dhe karakteristikat  e tij kishin shpesh herё ёmbёlsi dhe mirёsi. Vazhdimisht  demonstronte trupin e tij tё stёrvitur, tё cilin e mbante nё njё formё tё shkёlqyer, duke u stёrvitur pёrditё. Ishte njё njeri i pёrmbajtshёm, gjё qё e ndihmonte tё  mbetej i shёndoshё por edhe nga ana tjetёr pa e prishur qejfin e tij, shmangte gjithmonё ekzagjerimet me pijen. Kishte njё kujdes tё veçantё pёr veshjen e tij, sikur kur ishte i ri ashtu edhe mё vonё. Kishte prirje gjithmonё pёr perfeksion, gjё qё vёrtetohet nё faktin se ndonjёherё kur ndёrtonte ndonjё vilё, qё nuk ishte tamam sikur ai e donte, jepte urdhёr ta shёmbnin dhe ta rindёrtonin qё nga fillimi. Pёr shkak tё kёtyre prirjeve besonte se pёr tu plotёsuar  deyra e tij, duhej tё bёhej kryetari i shtetit. Edhe njё element tjeter i veçantё  nё personalitetin e tij ishte ai qё i kundёrvihet vetes sё tij. Kur arrin nё njё kufi e njeh dhe vepron sipas pёrvojёs qё ka fituar deri atёherё.

Tёrheqja e tij ishte shumё e madhe dhe buronte nga njё xhentilesё natyrale, qё dilte nga thellёsia e zemrёs sё tij. Arti i çezarit nё trajtimin e njerёzve duket shumё qartё nё marёdhёniet qё kishte me ushtarёt e tij. Madhёshtia e strategjikёs sё tij sё bashku me lidhjen me ushtarёt e tij kishin si rezultat njё pushtet qё sillte nё duart e tij akoma dhe ushtarin mё tё fundit.  Nga ana tjetёr dhe i qortonte, i ndёshkonte, i shqyrtonte gjёrat hapur dhe qartё dhe nё fund i bindte se kishin mundёsi tё shmangnin  humbjen dhe se mund tё korrigjonin gjёrat.

Kurrё nuk u mundua pёr tu dhёnё kurajo ushtarёve tё tij, duke u fshehur tё vёrtetёn ose duke u thёnё gёnjeshtra. Nё pёrgjithsi besonte se vetёm nёpёrmes sinqeritetit arrihet besimi midis tij dhe ushtarёve tё tij. Gjithmonё luftonte sё bashku me ta dhe jo vetёm kur ekzistonte ndonjё rast i nevojshёm. Nuk  mungonte tё sterviste vetё  disa herё ushtarёt e tij dhe tё merret shpesh herё me çdonjёrin personalisht. Gjithmonё ishte i gatshёm tё njihte shёrbime trimёrie, duke u dhёnё armё tё çmuara dhe grada. Me tё njёjtёn mёnyrё fitonte dhe besimin e popullit, sidomos nё fillimin e aktivitetit tё tij  politik.

Njё burrё me njё rrezatim tё tillё  bёnte shumё pёrshtypje dhe grave. Arritjet e tij erotike dёgjohen kudo.  Pas vdekjes sё tё atit, lidhja e tij me tё ёmёn dhe tё motrёn u bё mё e ngushtё. Burrat qё kishin nё rininё e tyre  njё nёnё tё mirё dhe tё dashur , kёrkojnё nё jetёn e tyre tё gjejne kompletimin nё format e ndryshme tё saj,  nё imazhin e gruas.  Njё gjё e tillё ndodhi dhe me Çezarin. Ana mё e bukur e karakterit tё tij shfaqej nё lidhje me armiqtё e tij. Mundohej tё binte dakort, duke treguar njё gjёndje kompromisi dhe shpirtbutёsie tek tё gjithё ata qё morёn anёn e Pompeit. Ndjehej njelloj i pёrgjegjshёm si pёr romakёt qё e mbёshtesnin ashtu si dhe pёr ata qё ishin kundёr tij.

Jeta e tij ishte e mbushur me prova tё shpirtmadhёsisё sё tij ( falja e pengjeve tё luftёs nё Korfini etj) jo vetёm nё tema qё kishin tё bёnin me politikё, por edhe nё raste tё tjera (psh ndalonte duelet, pak pёrpara se i humburi tё merrte goditjen vdekjeprurёse). Megjithatё mund tё anashkalonte shpirtmadhёsinё e tij dhe tё tregonte njё ashpёrsi , atёherё kur ishte e nevojshme dhe sidomos nё temat politike. Pёrfundimisht, kёtё virtyt tё tij, e paguajti me jetёn e tij, pasi ata tё cilёve  u kishte falur jetёn me shpirtmadhёsinё e tij, ishin ata qё pёrbёnё pjesёn mё tё madhe tё atyre qё kryen komplotin dhe vrasjen e tij.

Mbёshtetёsit e tij tё inatosur thanё, pas vdekjes sё tij, se Çezari u shkatёrrua nga shpirtmadhёsia e tij dhe nёse nuk e tregonte njё gjё tё tillё, nuk do ti ndodhte kjo (Nikolau i Damaskut). Jul Çezari ishte njё personalitet i madhёrishёm dhe i shumёanshёm i epokёs nё tё cilёn jetoi. Kishte aftёsinё tё vlerёsonte drejt çdo moment, pavarёsisht  butёsisё sё tij. Ishte njё strateg i madh, joshёs dhe  mirёsjellshёm me miqtё e tij,  i kuptueshёm me armiqtё e tij, xhentil me tё gjithё, orator i shkёlqyer dhe pёrveç tё tjerave krijues i planeve jetёdhёnёse qё  i shёrbyen shtetit.Pёrfundimisht, sipas tё gjitha atyre qё thamё mё lart, mund tё themi pa u druajtur se mund tё ishte me tё vёrtetё njё bir i denjё i Afёrditёs.

About these ads

~ nga dituri më 2 Shtator, 2008.

15 Përgjigje to “JUL CEZARI – GAIOS IULIOS CESARE-”

  1. Me Pelqen qka keni publiku se edhe boll me vyti qekjoo

  2. bukur shum bukr

  3. Per mendimin tim keto Njerez negelen Ikona te pa vdekshme
    dhe me frymzojne per lartesine shpirterore qe kane pasur.

  4. ju lutem mundeni te shkruani dicka per formimin e perandoris romake se me duhet shume per ne shkoll…nese mundeni

  5. shum interesante dhe me plot kuriozitete me pelqeu shum njekohesisht me dha shum dije per jul cezarin

  6. edhe mua me pelqen si fillim dua ti them edinit qe mos tu kerkoj te shkruani per perandorin romake sepse seshte faqe per tu shkruajtur njerzve informacione si ti duan ata sepse eshte faqe thjesht per jul cezarin

  7. po ke te drejt korina te njejten ankes kam dhe un

  8. po dhe un kshu them

  9. jam e interesuar te di se nga eshte marr materiali dhe kush eshte burimi.pra dua te di se kush eshte ai person qe e ka shkruar kete mendim?ju faliminderit per mirekuptimin

  10. Ened nese ju intereson personi mund t ekontaktoni tek E-maili i shkruar ne majen e faqes
    admin

  11. Cezari kishte arritur fitore te shumta.Ne raportin qe ai i kishte drejtuar senatit ndër të tjera ai i kishte shkruar “veni vidi vici”(shkova,pashë,fitova).Forcimi i pozitave të Cezaarit shqetësoi aristokracinë,prandaj e urdhëruan të kthehej në Romë.Cezari u vra në egjipt ku edhe u vra.Ai lindi ne muajin Korrik dhe për nder të tij muaji korrik u quajt “JUL”.

  12. Une e di ndryshe historine,te pakten me cfare ka shkruar Shekspiri dhe Plutarku….ne fakt Cezari ishte i rrembyer pas ambicies se tij pas lavdise e madheshtise…Cezari vet u vu ne krye me gjakun e Pompeut,me pas deshironte te behej perandor dhe diktator tiran autokratik….Por Bruti me nje grup republikanesh vendosin ta vrasin ate ne senat,per hir te lirise se tyre dhe te popullit,qe te mos lejonin venien ne krye te tiranise(ne ato kohe te lashta vrasja e nje tirani konsiderohej si gjesti me heroik e me madheshtor me gradat me te larta).Sipas pershkrimit te Plutarkut Cezari nuk ishte as bujar as fisnik as i meshirshem as shpirtmadh,por qe te behej madheshtor BEHEJ edhe fisnik edhe i meshirshem edhe shpirtmadh,pra kerkonte madheshti per hir te madheshtise lavdi per hir te lavdise.

  13. shume bukur

  14. bukur me pelqen

  15. ESE ese kufoma e cezarit nepermjet gjuhes dhe zerit t e mark antonit behet me impo nues sesa kur ai ishte gjalle

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Google+ photo

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Merreni çdo postim të ri drejt e te email-et tuaja.

Bashkojuni 73 ndjekësve të tjerë

%d bloggers like this: