Jeta dhe Vdekja


Tju jetojё! Sapo lindi njё fёmijё!

Fёmija ynё sapo erdhi nё jetё!

Kёshtu festojnё shfaqjen e njё qёnieje tё re nё tokё.  Gjithçka duket  pak pёr atё trup tё vockёl qё ka nevojё mbrojtjen absolute dhe pёrkujdesimin mё tё madh. Puthje, dhurata, lotё gёzimi dhe mallёngjimi shoqёrojnё kёtё fakt jetёsor.

– Çfarё dhimbjeje!  Sa dhimbje mund tё nxejё shpirti im! Sapo humba njё nga njerёzit e mi mё tё dashur! Kёshtu  qajnё njerёzit pёr humbjen e atyre qё na shoqёrojnё  dhe zhytja e tyre nё atё mister tё errёt tё vdekjes. Lotё mёrzitjeje, morti dhe dёshpёrimi shёnjojnё  kalimin e njё shpirti nga njёra botё nё tjetrёn.

Rrallё herё u ndalёm tё mendonim  nga ku vijmё kur lindim. Nuk kemi tё bёjmё kёtu me temёn filozofike ose fetare tё prejardhjes tё shpirtave. Kemi tё bёjmё me diçka mё tё thjeshtё: nёse arrijmё nё jetё, ёshtё sepse vijmё nga diku tjetёr, cilido dhe çfarёdo lloj vendi tё jetё ai.

Nuk do tё lemё pra disa krijesa tё tjera tё hidhёruara dhe duke qarё, kur shpirti vendos ti braktisё ata e tё kthehet nё tokёn e tё gjallёve? Ajo qё prindёrit festojnё me gёzim, nuk ёshtё  njё dhimbje pёr prindёrit e tjerё tё patrup qё shikojnё  tё ikё njё shpirt qё I shoqёronte deri nё atё moment? Dhe kur vdesim dhe lemё tokёn , ku shkojmё? Nesё vijmё nga njё vend tjetёr, sigurisht qё do tё shkojmё nё njё vend tjetёr.  Nё pafundёsi nuk kanё vend kufinjtё e pёrcaktuar.

Dhe kur ikim atje, nuk do tё na presin me buzёqeshje dhe gёzim pёr ribashkimin, ndёrsa tё afёrmit tokёsorё do tё jenё duke qarё?

Jeta  dhe Vdekja janё dy anёt e sё njёjtёs monedhe: tё JETЁS. Ne qё ndodhemi nё kёtё botё, kemi ardhur nga njё vend dhe drejtohemi drejt njё tjetri, por pa rreshtur kurrё  sё ekzistuari.

Atё qё njerёzit quajnё jetё ёshtё shfaqja nё botёn materiale tё njё shpirti nё kёtё botё. Dhe ajo qё njerёzit quajnё vdekje, ёshtё I njёjti shpirt qё , ndahet nga trupi I tij fizik, dhe meqёnёse nuk mund tё jetojё mё nё kёtё botё, I drejtohet njё bote tjetёr.

Jeta tokёsore ёshtё mbretёria e lёndёs materiale. Kёtu ёshtё ku Illuzioni bёhet I fortё dhe I sigurtё. Ai luan me jetёn luan me format jetёsore, I ndryshon dhe I pёrshtat, nё mёnyrё qё tё arrijё qёllimin e tij: mё tepёr jetё materiale, mё tepёr lёndё materiale, mё tepёr shumёllojshmёri.

Kur shfaqen format nё botёn e Illuzionit, marrin analogji tё vogla. Ёshtё mbrojtja e shqisave tё rreme, pёr tё mbrojtur trupat e rinj. Asnjeri nuk mund tё mos ndjejё njё simpati pёr  dhe pёrkujdesi kundrejt njё jete  tё vockёl dhe tё re. Njё bebe, njё kafshё e vogёl, njё bimё e vogёl qё hapet … tё gjitha tё udhёheqin pёr tu pёrkujdesur dhe pёr ti dashur ato.

Njerёzit kanё njё dobёsi, jo vetёm tek fёmijtё e tyre tё vegjёl, por edhe pёr kafshёt e vogla, sado qё tё rrezikshme ato mund tё bёhen kur tё rriten. Nuk ёshtё I njёjtё njё tigёr I madh me njё tigёr tё vockёl, njёri ёshtё njё bishё e rrezikshme dhe tё fut frikёn, dhe tjetri  tё bёn ta pёrkёdhelёsh dhe tё gёzohesh me tё. Madje dhe vetё kafshёt mallёngjehen pёrpara foshnjave dhe fёmijёve tё vegjёl dhe e njёjta bishё qё u versulet njerёzve, mbron foshnjat e tyre, sepse illuzioni mbulon syte e egёrsuar me njё tyl  tё bashkёdhimbjeje: duhet tё shpёtojmё jetёn me çdo lloj kushti. Pёr kёto forma jetёsore u desh shumё pёrpjekje dhe durim pёr tu krijuar, dhe nuk mund tё shkatёrrohen me njё goditje tё lehtё.

Kur format jetёsore kalojnё  njё periudhё ekzistence brёnda botёs illuzioniste, mund tё mos kenё vlerё  ato vetё, dhe kёshtu nuk zgjojnё dhёmbshurinё por konkurencёn. Ёshtё lufta pёr vetёmirёmbajtje, ku mё I forti ja arrin  nё shpinё tё mё tё dobtit. Vetёm dashuria mund ta zhdukё kёtё luftё, pavarёsisht se nё tё vёrtetё gjithçka ёshtё temё e forcёs dizike , psikologjike mendore dhe shpirtёrore. Dhe gjithmonё fiton mё I forti, nё çdo nivel.

Konkurencat atletike, qё kaq shumё argёtojnё njerёzit , janё njё lojё, njё kopje e lojёs sё Illuzionit  qё zbatohet nё ndeshjen e jetёs sё pёrditshme. Para se format tё treten dhe tё pёsojnё njё decadencё, kanё pёr detyrё tё  plotёsojnё detyrat e tyre kryesore qё I detyron vetёm Illuzioni: tё vazhdojnё tё prodhojnё forma tё tjera.

Me mijra tyle mbuluese dhe arsyetime, Illuzioni do tё bёjё qё trupa tё rinj tё njohin jetёn materiale, dhe pёr kёtё qёllim duhet tё thjeshtёsohen trupat qё ekzistojnё deri tani. Egoizmi natyral I tё gjallёve do tё çonte nё mos riprodhimin e kurrshёm tё tyre nёse nё kёtё mes nuk ishte loja e  Magias/illuzionit, ndjenja e rremё e kёnaqёsisё, iliuzioni qё kanё njerёzit se janё vetё ata qё marrin vendimin pёr tu riprodhuar.

Dhe pastaj vjen dekadenca e formave jetёsore. Ёshtё kapitulli I fundit, ai qё njerёzit quajnё pleqёri. Gjёrat e vjetra nuk inspirojnё me dashuri, por as edhe nuk krijojnё konkurrencё. Janё elementё tё thata e tё tretura, qё kanё nevojё tё ndёrrohen. Ёshtё njё mёnyrё e mirё pёr tё pёrshёndetur dikush jetёn, nё mёnyrё qё tё mos dashurohet sё tepёrmi me shkёlqimin e formave. Shpirti vetё kёrkon tё çlirohet nga  maskat qё pёrdorte, nё mёnyrё qё tё fitojё pёrsёri njё botё ideale, me lehtёsinё dhe tёrheqjen  e saj qё nuk mund tё pёrjetohen brёnda njё trupi tё tretshёm.

Vetё Maja, perёndesha e illuzionit, shpejtёson procedurёn me njё lloj mungese vullneti dhe njё gjumi pa ёndrra, por megjithatё duke mos humbur kurrё energji, pasi format e vjetra do tё rinovohen nё thellёsinё e tokёs ose nё prekjen e brishtё tё hirit. Asgjё nuk humbet, gjithçka ripёrtёrihet.

Jeta dhe Vdekja janё dy anёt e sё njёjtёs monedhё dhe dy momente tё njё  loje tё pambaruar qё pёrsёrit momentet e saj, duke prodhuar ato qё njerёzit quajnё rrethe. E gjtihё natyra luan me rrethe: nata dhe dita, dielli dhe hёna, vera dhe dimri, gjumi dhe vigjilenca, fёmijria dhe pleqёria… Nёse gjithçka rikthehet, nёse pemёt qё dukeshin tё thara mbulohen nё vazhdim me gjethe tё jeshilta, I njёjti det qё ishte I qetё dhe me njё nivel stable, fryhet me ujra tё egёrsuara, atёherё pёrse ne njerёzitduhet ti mungojmё kёsaj loje?

Nuk ekziston rastёsia. Ekziston njё lojё e vazhdueshme e Majas, qё sipas ligjit tё shkaqeve, na tёrheq dhe na detyron tё plotёsojmё ecurinё e ekzistimit tonё. Tё jetojmё dhe te vdesim nё verbёri, duke luajtur me Maja-n … ose tё jetojmё e tё vdesim duke njohur rregullat e lojёs…

Kjo ёshtё  temё  zhvillimi.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 2 Shtator, 2008.

10 Përgjigje to “Jeta dhe Vdekja”

  1. jeto po spate frik vdis po spate besim…

  2. mos u frikeso nga ideja se nje dite do te vdesesh por mbeshtetu ne ate se vdekja eshte pjese e jetes

  3. vdekja nuk ekzistone ajo eshte nje deformime trupi ku njeri kerkone nje shpirt me te rri prandoaje eshte dhe shpreja nese njeriu do te dinete qw do vdiste ai nuk do ti vuste copat e mshit ne frigorifer

  4. shum interesante,esht e vertet se te gjitha kan nje fillim kan dhe nje fund jam dakort ne shum gjera, por une kam per momentin nje puetje ne te cilen po te jet e mundur te me pergjigjet dikush,ne cfar forme ose si mund te imagjinosh nje shpirt te zhvendosur na nje trup,ne cfar do lloj qenje esht ajo, dhe si behet e mundur rimisherimi ne cfar menyre dhe kush e percakton ate,kur, ku,dhe si,dhe si perfundim,perse……..

  5. Shume interesante pyetja por qe te te pergjigjem do te na duhet pak kohe, pasi te gjitha keto pyetje kane nevoje per pergjigjje qe bazohen ne shume dituri dhe nuk mjafton nje koment ne nje faqe interneti per ta bere nje gje te tille. Por une do te te them pak gjera dhe nese deshiron dicka me teper me kontakto tek nefersilent@gmail.com

    Persa i perket rimisherimit mund t elexosh keto artikuj:
    https://dituri.wordpress.com/2008/10/18/rimisherimi/
    https://dituri.wordpress.com/2008/09/15/darma-karma/
    ndersa persa u perket se kush e percakton ate, thjesht do te te them dy emra: Lipika dhe Lipitaka, nese nuk i ke degjuar ndonjehere me pare, jam i sigurt qe do qeshesh kur ti lexosh. Megjithate une po bej timen
    Me respekt
    Admin

  6. me pelqen shume ky pershkrim por per sa i perket vdekjes dhe jetes ka ndryshim sepse ne mendojme se jeta ne toke eshte materialiste dhe egsiston trupi fizik qe kemi e pranojme ose jo ajo eshte kurse vdekja mendoj se do jemi duke ndjekur shpirtin tone ashtu sikurse na ndodh neper endrra atehere cdokush nga ne do e kuptoj projeksionin astral shume mire rit i cili aktualisht eshte prane nesh por sjemi mire ne gjendje ta kuptojme mendoj se kete cdokush do ta kuptoj por nese vertet dikujt i ka ndodhur nje projeksion astral ska pse te jete i ndrojtur nese keni mundesi mund te me ktheni nje prgjigje mendoj se nepermjete komunikimit mbase marrim dicka.ju faleminderit per leksionet duhet te vazhdojme shume te kerkojme per kete sepse kjo ndodh shpesh here pafshim

  7. VDEKJA NUK ESHTE NE FUND TE JETES ,AJO ESHTE PREZENTE NE SECILIN QAST TE JETES,NE VETE AKTIN E TE JETUARIT.NDERSA TE JETOSH DO TE THOT TE JESHE VAZHDIMISHT NE NJE BRENGE PRA NE NJE ANKTH TE PAPERCAKTUAR

  8. duke marre parasysh qe ne po ekzistojme ne kete bote dhe duke pare se si shkojne gjerat ne kete jete shume njerez jane ziliqare sepse dikush jeton mire dhe dikush keq pavarsisht nese ka njerez qe besojne ne boten materialiste por kjo per njerezimin sbesoj se ka rendesi ata duan te jetojne nje jete te qete une per vete bazohem ne teorine e ekzistences midis jetes dhe vdekjes dhe e mendoj se eshte kalimtare sikurse te kalosh nje lume ka shume dilema ne kete jete sa qe duhet dikush te ndjeke kete filozofi te formuluar deri me sot aq sa dhe vete jeta e vet nuk i del per tu informuar sakte une per vete kam arritur te kenaqem ne projeksion astral jam ne gjendje ta kontrolloj veten ne enderr dhe kjo me ben te besoj se shpirti nuk ka vdekje thjesht do perqendrim une e mendoj se shpirti nuk rresht asnjehere se ekzistuari faleminderit

  9. shume bukur bravo

  10. Shpirti jon eshte thjeshte energji ku e cila kur ne vdesim ajo transformohet ne nje tjeter form por qe nuk zhduket asnjeher..duke pare dhe degjuar shum njerez qe flasin per fantazmat ato jan shpirtrat dhe skemi pse te themi qe vdekja eshte fundi i te gjithe njerezimit pasi kjo e fantazmave na i verteton fare mire qe pas vdekjes vjen nje tjeter jet ose e re ose ajo qe kemi len por ne tjeter form.Faleminderit!

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: