HELENA PETROVNA BLAVATSKI


HELENA PETROVNA BLAVATSKI

‘’Dituria e njeriut ngjan me njё mur. Muri im nuk e tejkalon lartёsinё e njeriut dhe pёr kёtё, çdonjëri, pa vështirёsi, mund tё shikojё gjithçka qё ndodhet pas tij. Por, Mёsuesi im ngjan me njё mur shumё mё tё madh. Dhe ai qё nuk mund tё gjejё derёn, nuk do tё mund tё njohё kurrë tempujt e bukur dhe pallatet e mahnitshme qё ndodhen pas tij.’’‘’Konfuki’’

Biografia e Helena Petrovna Blavatskit pёrmban tё dhёna mbi familjen e saj, prejardhjen dhe moshёn e saj fёminore, e cila u shoqёrua nga fenomene tё çuditshme dhe tё pashpjegueshme. Gjithashtu, ishte dhe takimi i parё me Mёsuesin e saj, martesa dhe largimi i saj nga shtёpia, dhe pas gjithë kёtyre ngjarjeve fillojnё udhëtimet dhe njohja me qytetёrimet dhe traditat e ndryshme.

Shumё pёrpjekje pёr të arritur nё Tibet…..

Periudha e kёrkimeve tё saj mbaron atёherё kur krijon Shkollёn Teozofike dhe vёmendja e saj kthehet nё zhvillimin dhe rritjen  e kёsaj organizate dhe sigurisht vazhdon tё punojё, tё punojё ….

Shkruan veprat e saj : ‘’Isis e zbuluar’’, ‘’Doktrina Sekrete’’, Fjalor Teozofik’’, Çelёsi i Teozofisё’’, ‘’Zёri i Qetёsisë’’  dhe qindra artikuj tё tjerё – i gjithё koleksioni i veprave tё saj formon 15  vёllime.

H. P. B. Kishte njё karakter tё vёshtirё.  Mund tё shante si njё ‘’shofer’’, dhe pёrreth saj kur punonte mund tё shihte dikush  mbetjet e cigareve tё hedhura pёrdhe, nuk dinte tё vishej sipas modёs, dhe mund tё shpenzonte paratё e saj tё fundit pёr dicka tё parëndёsishme, dhe mund tё thonshte ose tё shkruante shumё mё tepёr se sa duhej.

Nga ana tjetёr H.P.B. ishte njё njeri qё i falte gabimet e njerёzve, mbyllte sytё pёrpara defekteve tё bashkёpuntorёve tё saj, u jepte rёndësi  sidomos virtyteteve tё njerёzve, dhe kjo gjё e bёnte tё dukej naive dhe tё tregonte mё tepёr besim se sa duhej. 15 vitet e fundit tё jetёs sё saj rrjedhin pas tavolinёs sё zyrës sё saj. 18 orё nё 24 ishte solide nё pёrpjekjen e saj pёr shёnjestrёn qё kishte vёnё.

Kёto janё disa nga karakteristikat e personalitetit tё saj dhe nuk kanё shumё rёndёsi ashtu si dhe fuqitё e saj parapsikologjike, sepse parapsikologjia  nuk ёshtё njё fenomen shpirtёror por njё fenomen psikologjik. Nё Tibet H.P.B. mёsoi se si t’i kontrollonte kёto fuqi dhe se si tё mund të mbizotëronte personalitetin e saj dhe nga medium tё bёhej Andepto.

Njё tjetёr Histori

Pёrveç asaj jete midis njerёzve, mbi tё cilёn janё shkruar shumё libra, ekziston dhe njё histori tjetёr, META-HISTORIA pёr Blavatskin

Ishte njё initacionante, nxёnёse dhe mёsuese. Kjo histori tjetër ёshtë njё udhёtim nёpёrmes hapёsirёs – kohёs  brendёsore, histori qё ka teste tё mёdha dhe fitore tё mёdha qё e udhëheqin nё fitimin e hapësirёs brendёsore tё Shpirtit. Jeta brendёsore e H.P.B.  ёshtё jeta e njё Nxёnёsi, jeta e njё njeriu tё detyrёs, devotshmёrie dhe besueshmёrie nё udhёn qё ajo kishte zgjedhur.

Disa herё H.P.B. nuk kuptonte këshillat dhe kёrkesat e Mësuesve tё saj dhe gjithmonё kishte mundёsinё pёr t’i refuzuar duke thёnё : ‘’Unё nuk dua ta bёj njё gjё tё tillё’’, dhe megjithatё … mbeti solide dhe e patundur, ishte gjithmonё nё disponimin  e tyre dhe bёnte gjithçka qё kalonte nga duart e saj. Pasi asgjё nuk kishte aq rёndёsi se sa Detyra e saj pёrpara Mёsuesve dhe veprёs sё Teozofisё.: ‘’ Atyre u pёrket i gjithё gjaku im deri në pikёn e fundit. Atyre do t’u jepet dhe rrahja e fundit e zemrёs sime.’’

Por si e shikonin Blavatskin shokёt, tё afёrmit dhe nxënёsit e saj?

Njohja me veprat e Blavatskit, dhe opinionet e  ndryshme tё asaj epoke, e shtynё tё kёrkojë dhe të gjejë imazhin e vёrtetё tё njeriut qё krijoi kaq ndjenja tё ndryshme nё botёn e asaj kohe.

‘’ … sa mё shumё pёrparoja nё eksplorimin e jetёs sё saj, aq mё i qartё bёhej mendimi se pёr biografinё e vёrtetё tё H.P.B. qё do tё mund tё jepte imazhin e duhur nuk kishte ardhur akoma koha. Organizimi i pazakontё psikologjik i saj qё shfaqte aftёsitё  tё cilat nё njeriun e sotёm ndodhen nё njё gjendje latale, ishin shumё më pёrpara aftёsive tё intelektualёve tё sotёm. Vetёm psikologjia e sё ardhmes do tё mund t’i zbulojё dhe ti interpretojё  nё mёnyrёn e  duhur….’’

H.P.B. shfaqet nё periudhёn nё tё cilёn mёnyra e komunikimit ishte tashmё e shpejtё, ku gjithçka mёsohet  dhe bёhet pronё popullore. Blavatski ishte kaq e hapur pёr tё gjithё njerëzit saqё asnjëri nuk mund tё injoronte ekzistencёn e saj por dhe as ta mitozanonin.

‘’ … H.P.B. nuk ёshtё njё teori – ёshtё njё fakt. Dhe ky fakt tregon me njё kёmbёngulje se shkenca duhet tё hapё kufinjtё e saj dhe tё pranojё nё gjirin e saj jo vetem fenomene fizike, por edhe ato mbifizike dhe pranë zhvillimit te formave te njohë edhe zhvillimin e psikise dhe Shpirtit të njeriut, përndryshe do t’i duhet të ul armët  e saj dhe tё deklarojё paaftёsi pёrpara fenomeneve tё niveleve tё larta…’’

H.P.B. kishte njё fuqi dhe njё madhështi kaq tё madhe, por ishte edhe njё njeri shumё i vetёm. Vetmia e saj  arrin atje ku akoma dhe njerёzit e saj mё tё afёrt dhe mё tё dashur e kanё tё pamundur ta kuptojnё dhe tё besojnё nё aftёsitё e pazakonta tё saj. Tragjedia e kёsaj vetmie, shfaqet kur dikush lexon kujtimet e motrёs sё saj, e cila pavarёsisht se mbёshtet Helenёn me dashuri dhe mundohet ta mbrojë nga gjuhёt e kёqija, e ka kaq e pamundur tё kuptojё madhёshtinё e motrёs sё saj. Sa çudi, tronditje,  dhe habi dallohet nga fjalёt e saj!

Nadejda Jelixovskaia (mbesa e H.P.B.)

Njё nga karakteristikat e H.P.B ishte humori i saj i shkёlqyeshёm, shumё i pёrzemёrt, por edhe disa herё dhe si acid pёr ‘’unat ambiciozё’’. Mbesa e saj, Nadejda Jelixovskaia, shkruan:

’… Tezja ime  kishte njё karakteristikё tё shkёlqyer – pёr gallatё mund tё paraqiste histori imagjinare pёr veten e saj. Në disa herë mbanim barkun me dorё nga tё qeshurat, kur dёgjonim pёr intervistat e saj me gazetarë nga Londra. Nёna jonё e ndalonte: ‘’Pёrse i  thua kёto fantazi ?’’ ndёrsa tezja ime pёrgjigjej se gazetarёt kishin nevojё tё nxirrnin para pёr fёmijёt e tyre. Disa herё  nё momentet e gёzuara me shokёt e saj  Teozofё, tregonte kёto histori fantastike duke bёrё shaka. Atёherё dhe ne qeshnim, por padituria njerёzore nuk i kupton kёto shaka  dhe pёr faj tё saj u krijuan shumё probleme. Me sa duket, disa nga ata qё nuk i kuptonin shakatё e saj, u prekёn nga ato, dhe u kthyen nё armiq tё saj…’’

Henry Olkott

‘’… asnjeri nga ata qё njihte H.P.B. nuk mund ta harrojё, asnjeri nuk mund ta zёvendёsojё. Ekzistojnё njerёz qё zotёrojnё disa nga dhuntitё e saj, por tё gjitha dhuntitё e saj nuk i zotёron askush…

… jeta e saj, atё qё unё njoha nёpёrmes 17 viteve si shok, bashkёudhёtar dhe bashkёpunëtor, ishte e mbushur me vuajtje pёr dashurinё pёr njerёzit. H.P.B. digjej pёr tё mirёn e tyre shpirtёrore, pёr lirinё e tyre shpirtёrore. Ishte larg çdo lloj  motivi vetjak. Dedikoi jetёn dhe fuqinё e saj  nё veprёn e Dashurisё, pa pritur as mirёnjohje, as shpёrblim dhe pёr kёtё arsye u ndoq nga shpifjet e farisejve dhe tё  tё mjeruarve deri nё ditёn e vdekjes sё saj, tё cilёn e pёrshpejtuan me ligёsinë e tyre…

.. . Ishim miq tё ngushtё, jetonim dhe punonim bashkё dhe drejtoheshim nё tё njёjtin synim. Njerёz me njё  temperament krejt tё ndryshёm, ndryshonim shpesh nё detaje, por pёrsa i pёrket punёs sonё, besnikërisё kundrejt Mёsuesve – ishim njё shpirt dhe njё zemёr. Unë doja tek ajo atё tjetrёn, atё ekzistence superiore, qё ishte kaq misterioze! Dhe pavarёsisht besimit qё kishim tek njeri-tjetri, H.P.B.  mbeti pёr mua njё enigmë  deri nё ditёn e fundit tё jetёs sё saj. Kurrё nuk arrita tё njoh – KUSH ISHTE – jo H.P. Blavatski me mbiemrin e lindjes Han, mbesё e gjeneralit Fandef dhe tё Konteshёs Dolgorukova, por atё individualitetin  misterioz qё shkruante librat dhe bёnte mrekulli…

… Shpirti i Madh i saj  ndizte gjakrat tonё tё butё, entusiazmi i saj ishte si njё flakё qё nuk shuhet dhe nga e cila tё gjithё teozofёt ndiznin pishtarёt e tyre.’’

Annie Besant

‘’… aftёsia pёr të rezistuar – virtyti mё i madh, aftёsia e durimit – dhuratё e shpirtit fisnik …

Aftёsia e rezistencёs gjatё vёshtirёsive pa u grindur, dhe virtyti i durimit ishin  karakteristikat kryesore tё H.P.B., kёshtu sikur e njoha nё vitet e fundit tё saj. Ana e shkёlqyeshme e karakterit tё saj ishte Forca – solide dhe e fortё si shkёmbi.  Tolerimi i saj nё aktivitetet e vogla dhe tё jashtme nuk kishte kufi, por nё temat e rёndёsishme H.P.B. ishte konfirmuar dhe e palёvizshme sa asnjeri tjetёr.

Ah, sikur tё dinin armiqtё e saj se kujt i hidhnin baltё! Njё  ndjenjё tё tillё tё brishtё tё nderit qё kishte Blavatski, duhet ta kёrkojё dikush  vetёm nё ёndrrat qё krijojnё imazhin e ‘’kalorёsit pa frikё ‘’. Sinqeriteti dhe pastёrtia e motiveve tё saj ishin kaq tё admirueshme  sa edhe fuqia e karakterit tё saj qё nuk thyhej kurrё nga goditjet e jetёs.

E akuzojnё pёr gёnjeshtra! Por, si mund tё turpёrohej nё kёtё mёnyrё kur nuk i interesonte se çfarё thonin pёr tё? Dhe tё gjitha motivet brendёsore tё cilat detyrojnё njerёzit e thjeshtё pёr tё pёrdorur gёnjeshtra, pёr atё kishte vite qё i kishte tejkaluar.

Mua personalisht H.P.B. mё solli nё dobishmёri tё madhe – mё udhёhoqi drejt vetёdijes. Më dukej e çuditshme kur flisnin se si Blavatski  mund tё bёnte gabim pёr njerёzit dhe tё besonte njerёzit qё mё vonё do ta tradhёtonin. A nuk kuptonin ata njerёz qё flisnin kёshtu se Blavatski  konsideronte si detyrёn e saj pёr t’i dhёnё çdonjëriu shansin pёr t’u korigjuar dhe kurrё nuk i interesonte  nёse do tё dёshtonte apo nёse do tё gjendej nё njё pozicion tё vёshtirё. Unё vёzhgoja komunikimin e saj me  ata qё e kёrkonin vetёm pёr fenomenet e saj parapsikologjike dhe ju afroheshin me motive jo tё pastra.  H.P.B.  fliste me ta me tё njёjtёn mёnyrё tё hapur ashtu si edhe me miqtё e saj. Por gjithashtu shikoja se me çfarё mprehtёsie shikonin sytё e saj ata njerёz dhe se me sa hidhёrimi kthente shikimin  e saj kur konfirmonte qё ata njerёz nuk ishin tё sinqertё.

Por nёse dikush me tё vёrtetё kёrkonte dijen mё tё vёshtirё nga tё gjitha –  vetёdijen – atёherё ajo e ndihmonte me dhuntinё e saj tё rrallё tё mprehtёsisё (depёrtimit). E paralajmёronte pёr rreziqet e fshehta, i shpjegonte karakteristikat e thella e tij dhe e mbёshteste nё pёrpjekjen e tij pёr tё njohur vetveten.’’

Herbert Burroughs

‘’… E njoha vetёm pёr dy vjet … dhe nёse ёshtё i drejtё opinioni se jeta e njeriut duhet tё matet sipas periudhave tё zhvillimit shpirtёror, atёherё koha qё nga momenti qё pёr herё tё parё i shtrёngova dorёn e saj e deri atёherё kur rrija afёr arkivolit tё saj, ishte koha mё e pasur dhe mё e mbushur, koha mё e gjatё nga e gjithё jeta  njerёzore.

Erdha tek ajo si njё materialist dhe ika si teozof, dhe mbi kёtё greminё, H.P.B. arriti tё ndёrtonte njё urё nё shpirtin tim. Ishte nёna ime shpirtёrore dhe nuk ekzistonte tjetёr qё mund tё donte mё shumё dhe tё ishte mё e duruar dhe mё e ngrohtё. Blavatski e vёrtetё u shfaqte pёrpara nesh shume rralle dhe i vetmi çelёs qё mund tё kuptonim  kёtё ekzistencё tё veçantё ishte shembulli i gjallё  qё na jepte me jetёn e saj. Jeta e saj na mёsoi tё mos shohim tё mirat materiale si synime, por tё shikojmё synimin e vёrtetё nё shёrbimin e njerёzimit, njё shёrbimi pa grindje, deri nё fund.’’

Kontesha Wachtmeister

‘’… nё vitin 1885 e gjeta tё dobёt dhe tё lodhur nga vuajtjet trupore dhe psikike dhe e pyeta pёrse vazhdon tё torturohet  kur ka nё duart e saj tё gjitha mjetet pёr tё lehtёsuar dhembjen? Pse duke shkruar njё vepёr kaq tё rёndёsishme ( Doktrina Sekrete) qё ka nevojё pёr qetёsi dhe shёndet, ajo nuk leviz as gishtin e vogёl pёr tё pёrmisuar kushtet e jetёs sё saj?

Dhe pёrgjigjja e saj ishte gjithmonё  e njejtё: ‘’ Çdo nxёnёs i esoterizmit jep premtimin se KURRЁ nuk do tё përdorё dijet dhe fuqitё pёr tё mirёn personale. Nёse nuk e bёn njё gjё tё tillё dhe  vepron ndryshe  ёshtё sikur tё ecёsh nё njё rrugё qё tё dёrgon drejt greminёs … unё dhashё premtimin dhe kurrё nuk kam pёr ta thyer pasi njoh esencёn  e tij tё shenjtё… mё e lehtё ёshtё pёr mua t’u rezistoj  torturave te ndryshme sesa tё thyej betimin tim … dhe tё rezistoj jo vetёm dhembjes trupore, por akoma dhe më rёndё – torturat etike: qё tё behem shёnjestёr talljesh dhe pёrbuzjesh’’

… Kёto fjalё nuk ishin tё ekzagjeruara. Pak njerёz e dinё. Tek ajo e cila ishte si njё mburojё pёrpara teozofёve, binin shigjetat e helmosura tё talljeve dhe tё shpifjeve. Blavatski ishte njё viktimё vullnetare, nёn torturat e padrejta mbi tё cilat u ndёrtua dhe u forcua jeta dhe suksesi i shoqёrisё Teofizike.

Charles Johnston

‘’… pёrshtypja ime  e parё pёr H.P.B. ishte fuqia e pazakontё e saj…  ajo ndjenjё e fuqisё sё saj nuk mbyste dhe as nuk pёrbuzte më tё dobtit, ajo ishte ndjenja e thellёsise dhe madhësisё sё Shpirtit qё pёrqafon tё gjithё qёnien dhe arrin deri tek burimi. Asnjё nga karakteristikat e saj tё rralla  nuk mё bёnte mё shumё pёrshtypje aq sa modestia e saj dhe ndershmёria e saj. Gjithmonё gёzohej pёr virtytet e tё tjerёve, dhe harronte dhuntitё e saj.

H.P.B. ngjante me njё lum malor qё buronte nga liqeni i thellё dhe shkёlqyes, i cili fshihej pas reve. Lumi i cili sillte bashkё me tё nga lartёsitё malore, kokrra ari dhe gurё tё çmuar duke i shpёrndarё  ato nё rёrёn e  luginёs. Dhe kur banorёt e saj t’i gjenin, atёherё fillojnё tё besojnё se atje tej nё male, ekzistojnё thesarё dhe deri nё vdekjen e tyre do të mundohen t’i arrijnё.’’

Bertram Keightley

‘’… para se tё njoh H.P.B. jeta ime nuk kishte asnjё ideal. Shikoja vetёm zhdukjen e plotё  tё botёs dhe kjo gjё vriste brenda meje çdo lloj motivi fisnik… nga kjo gjendje mё nxori  H.P.B.  ashtu si edhe shumё tё tjerё, me mёsimdhёnien e saj dhe mё tepёr mё shembullin e saj tё jetёs. Na dha dritёn e yjёsisё qё ndriçonte rrugёn e jetёs sonё. H.P.B. u mёsoi atyre qё mund tё dёgjonin, mёnyrёn me tё cilёn  tё gjejnё rrezet e asaj drite brenda vetvetes, u tregoi drejtimin e njё Udhe dhe bёri qё tё pranojnё se vetёm ai i cili mund tё harrojё veten e tij dhe tё dashurojё, do tё gjejё  çelёsin nё labirintin e jetёs, pasi vetёm me këtё lojë kuptimi, fillon tё rritet shpirti dhe zemra e njeriut  dhe vetёdija e tij mund tё mbushet me diturinё…

… me shembullin e saj  tё çdo momenti ndizte shpirtin e atij qё donte tё lartёsohej deri nё vetёdijen e detyrёs, tё vetёrefuzimit dhe shёrbimit tё sё vёrtetёs.

Njё nga karakteristikat e saj tё mrekullueshme ishte ‘’thjeshtёsia e zemrёs’’  sё saj, Blavatski ishte shёrbёtorja e çdo njeriu qё me tё vёrtetё kёrkonte ndihmёn e saj.

… dhe pёr atё nuk nevojitej tё falte asnjeri sepse çdo ligёsi ishte kaq larg nga H.P.B.  aq larg sa ёshtё toka nga ylli qiellor…

… dhe tё punonte nё njё mёnyrё altruistike mundej, kёshtu qё vetёm me atё stёrviste shpirtin dhe vullnetin tek njerёzit qё ndodheshin pёrreth saj…

… H.P.B donte tё mos thyhej zinxhiri i dashurisё qё na bashkon tё gjithёve pёr tё ndihmuar tё tjerёt ashtu sikur ajo na ndihmoi ne.’’

William Kingsland

‘’… H.P.B na dha teozofinё jo si njё mёsimdhёnie, fe, filozofi apo teori, por si njё fuqi tё gjallё qё duhet tё tejkalojё tek tё gjithё thellёsitё e jetёs sonё. E mira, mesazhi i  pastёr pёr t’u transferuar nё botё, duhet tё kthehet nё mёsimdhёnie, tё marrё formёn e jashtme … por nuk na mёsonte mbi tё jashtmet, por na nxiste tё shikojmё mё tej formёs dhe tё kemi si motiv tё veprimeve tona Principin e gjallё. Me termin ‘’teozofi’’ H.P.B. konsideronte shumё mё teper se ato qё kishte shkruar. Nota kryesore nё tё gjitha mёsimet e saj dhe nё tё gjithё jetёn e saj ishte vetёsakrifica. Mё mirё se kudo tjetёr e shpreh tek ‘’Zёri i Qetёsisё’’…

‘’… Por qёndro Nxёnёs… Njё fjalё akoma. DHEMBSHURINЁ hyjnore po mundohesh tё shkatёrrosh. Dhembshuria nuk ёshtё njё veçori. LIGJI ёshtё Ligji I LIGJEVE – Harmonia e pёrjetshme e Alaja e Vetvetes. Njё esencё universale pa brigje, drita e Mirёsisё sё pёrjetshme dhe pёrshtatja e tё gjitha gjёrave, ligji i dashurisё sё pёrjetshme.’’

Lahiri, Rai Bahadur, B. K.

‘’… nёse dikush do tё mendojё se unё jam Vrahman nga India, dhe i  kastёs sё Lartё, atёherё ёshtё e qartё se asgjё tjetёr pёrveç se vёrtetёs  nuk do tё mund tё mё detyronte  tё them fjalё mbёshtetёse pёr individin qё jep mёsimdhёniet e mёdha tё paraardhёsve tё mi tek ata qё pavarёsisht se kanё shkencёn dhe qytetёrimin e pёrparuar, nё tё vёrtetё janё barbarё.

Ai qё quan H.P.B. gёnjeshtare – nuk kupton se çfarё thotё! Unё do t’i jepja tё gjitha jetёt e mia atij qё do tё mё mёsonte tё gёnjeja sikur ajo!

Ndoshta pёr njerёzit e Perёndimit nuk ёshtё e mjaftueshme, nёse Vrahmani krenar qё kurrё dhe pёr asnjeri nuk ulte kokёn, pёrveç se Ekzistencёs sё Madhe, nёse ai Vrahman pёrpara kёsaj jogeje tё bardhё tё Perёndimit do tё ule duart e tij si njё fёmijё i bindshёm?

Kush ёshtё motivi i tij?

H.P.B. kaloi pragun dhe çdo indian, madje dhe vrahmani  mё i pastёr  nga tё pastrit, do ta quajё Nder tё Madh dhe Gёzim tё tijin ta quaje Nёnё.’’

Cila ёshtё e Vёrteta pёr Helena Petrovna Blavatski??

Mund tё themi se ekzistojnё  shumё tё vёrteta relative mbi H.P.B. Pёr dikё ishte Mёsuesja e dashur dhe mikesha, pёr dikё tjetёr ishte njё gёnjeshtare dhe njё sharlatane, pёr tё tjerё ishte ajo qё trondiste rregullat bazё tё besimeve fetare, tjetёrkush e shikonte si  njeriun me fuqi tё çuditshme parapsikologjike…

Tё gjitha keto janё tё vёrteta relative…

Çdonjeri, si miqtё ashtu dhe armiqtё e saj, e shikojnё nёpёrmes prizmёs tё konceptimeve tё tyre  dhe na tregojnё fakte tё jetёs sё saj duke i ngjyrosur me ndjenjat e tyre.

Kur ne  takojmё diçka tё Madhe, ёshtё e vёshtirё ta kuptojmё dhe akoma mё e vёshtirё ta shpjegojmё. Dhe e rёndёsishme ёshtё , para se tё nxjerrim konkluzione tё nxituara pёr H.P.Blavatskin, tё studiojmё veprat e saj, jetёn e saj dhe pa paragjykime tё mundohemi tё prekim  natyrёn e saj. Vetёm atёherё do tё mund tё kuptojmё  se pёrveç biografisё sё saj dhe fakteve tё jetёs brenda njerёzve, pёr Blavatskin ekziston dhe njё tjetёr e vёrtetё- qё ka tё bёjё me filozofinё dhe metafizikёn, njё histori tjetёr – histori udhёtimi brenda dimensionit  brendёsor tё shpirtit. Do tё shohim Idealin e saj, kёrkimet e saj, gёzimet dhe dhembjet, tё gjitha ato qё ishin mbёshtetjet e saj dhe tё gjitha ato pёr tё cilat  ajo jetoi.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 2 Shtator, 2008.

Një Përgjigje to “HELENA PETROVNA BLAVATSKI”

  1. H.P.B eshte dhurata me e vyer qe mund ti behet njerezimit…idhulli im falenderoj ekzistencen e saj.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: