KODI BUSHIDO


 

‘’Bushido’’ do tё thotё ‘’mёnyra e luftёtarit’’ dhe kjo mёnyrё ndodhej nё zemrёn e besimeve dhe tё sjelljes sё njё Samurai.Filozofia e Bushidos ka tё bёjё me ‘’çlirimin nga frika’’.

Nёnkuptonte se Samurai kishte kapёrcyer frikёn e vdekjes sё tij. Ai kishte ofruar paqen dhe fuqitё e tij nё shёrbimin e zotit tё tij, nё njё mёnyrё tё ndershme dhe besnike, dhe tё vdiste po ndershmёrisht nёse do tё ishte e nevojshme. Njё Samurai nuk nxirrte kurrё shpatёn e tij nga kёllёfi pa ndonjё arsye, dhe nuk e rikthente atё kurrё nё vendin e saj pa nder. Kavalieri luftёtar mund tё ndeshej deri nё vdekje pёr fisnikun tё cilin shёrbente, ose ishte Ronin (Samurai pa zotёri), dhe  I binte pёrreth vendit, duke lutuar pёr tё mirёn dhe tё drejtёn. Duke patur si princip njё kod qё nuk i jepte asgjё, por qё i ofronte gjithcka, arriti tё bёnte mёnyrё jetese veprimet e ofruara, duke qenё indiferent pёr vdekjen, e cila ishte e vetmja shoqёri qё e shoqёronte nё çdo moment.

Samurajtё shfaqen rreth shekullit tё 12, por shumё mё ndryshe nga forma pёrfundimtare qё njohim ne. Fillimisht jetojnё nё formёn e ushtarёve nёn shёrbimet e qeveritarёve lokalё. Por mё vonё, pasi arrijnё tё fitojnё njё autoritet dhe njё rol tё rёndёsishem nё shoqёrinё japoneze, fillojnё tё zhvillojnё elemente kavaliereske dhe venё bazat  pёr njё kod etik qё mё vonё do tё pёrhapet me emrin Bushido. Ky Kod  mund tё konsiderohet si njё seri ndalimesh nё mёnyrё qё tё mbahet disiplina. Nёpёrmes kёtyre ‘’ndalimeve’’, nё tё vёrtetё Samurai çlirohet nga vargojtё e botёs sonё materiale .

Njё karakteristikё si e Bushidos ashtu dhe e Samurait, ёshtё se pёr tё dyja vdekja ёshtё zbulimi i kuptimit tё jetёs. Ekziston vetёm udha, vendimi dhe veprimi. Samurajtё ndiqnin njё rrugё Vullneti. Njeriu i Bushidos ka dhёnё 4 betime: Tё mos jetё i ngadaltё gjatё Udhёs. Tё respektojё prindёrit e  tij. Tё mbizotёrojё gёzimin dhe hidhёrimin.Ky ёshtё kodi i Samurajve, qё me mencurinё e tij si model jetese, ecёn pёr gjatё shekujve.

KODI BUSHIDO

 

 

Nuk kam prindёr. Qielli dhe Toka janё prindёrit e mi.

 

Nuk kam fuqi Hyjnore. Bindja ёshtё mjeti im.

 

Nuk kam forcё magjike. Forca brendёsore ёshtё magjia ime.

 

Nuka kam as jetё as vdekje. Pёrjetёsia ёshtё jeta dhe vdekja ime.

 

Nuk kam trup. Trimёria ёshtё trupi im.

 

Nuk kam sy. Rrufeja ёshtё sytё e mi.

 

Nuk kam veshё. Ndjeshmёria ёshtё veshёt e mi

 

Nuk kam krahё e kёmbё. Shpejtёsia ёshtё gjymtyrёt e mi.

 

Nuk kam qёllime. Shansi ёshtё qёllimi im.

 

Nuk kam mrekulli. Fati (Darma) ёshtё mrekullia ime.

 

Nuk kam principe. Principet e mija janё pёrshtatshmёria nё tё gjitha gjёrat.

 

Nuk kam shokё. Mendja ёshtё shoku im.

 

Nuk kam armiq. Marrёzia ёshtё armiku im.

 

Nuk kam  uniformё luftarake. Vullneti dhe drejtёsia janё uniforma ime luftarake.

 

Nuk kam kёshtjella. Shpirti im i patundshёm ёshtё kёshtjella ime.

 

Nuk kam shpatё. Ёndrra e shpirtit tim ёshtё shpata ime.

Për më tepër materiale të këtij lloji klikoni këtu:

~ nga dituri më 2 Shtator, 2008.

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshojeni )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshojeni )

Po lidhet me %s

 
Këtë e pëlqejnë %d blogues: