The Truman Show : Filmi nga pikepamja filozofike

THE TRUMAN SHOW

Një film thellësisht shoqërorë. Një kryevepër në llojin e saj. Shumë kritikë e cilësuan si një pikë referimi kur doli në kinemat e botës për herë të parë. Në përgjithsi ishte një filmi i cili krijoi fansa dhe kundërshtarë. Gjëndje të ndrmjetme nuk ekzistonin. Atyre që u pëlqeu e adhuruan, ndërsa atyre që nuk u pëlqeu e urryen. Por asnjëri nuk flet për të pa interes.

Nëse “Frankenstain” i M. Selly shprehte fillimn e problemeve të epokës së re që po lindte, një epokë në të cilën njeriu do të përdorte teknologjinë për herë të parë, këtu kemi pjesën e dytë të këtij problemi. Njëriu shëndërrohet në perëndi (nëpërmjet televizorit) dhe arrin në pikën ku kontrollonë jetën e një njeriu tjetër, ta skenografojë, ta përkufizojë, të zgjëdhë për të dhe të gjitha këto për mbështetjen e publikut të pangopur.

E keqja është se Perëndia – regjizor nuk arrin të vetëdijsohet për të keqen që po shkaktonë dhe vazhdonë të besojë ( kuptojë diçka të tillë në dialogun e tij në fundin e filmit), se të gjitha ato që bëri ishin në të mirë të protagonistit. Pra vesh në mënyrë ideologjike dëshirën e tij për pushtet dhe para, duke u fshehur kështu nga vet vetja e tij.

Historia është e thjeshtë dhe për fat të keq shumë familjare për brezin që rritet me telenovela dhe Reality Show. Një fëmijë lind, lindja e tij filmohet dhe shfaqet në televizorë si dhe çdo sekondë e jetës së tij që nga lindja e tij e më pas. Regjizori i krijonë teksa ai rritet një botë tërësisht të rreme dhe e lë që të besojë se është e vërtet. Gjithçka ndodh është një gënjeshtër. Familja e tij, shokët e tij, shkollën që mbaroi, qyteti në të cilin punon dhe jeton, gjithçka ëstë një inskenim dhe njerëzit janë aktorë e cila është puna e tyre. Është plotësisht i izoluar në një botë të rreme dhe nuk është i vetëdijshëm për gjëndjen në të cilën jetonë. Jetonë pa entuziazëm brënda rutinës së tij, çdo ditë takonë të njëjtat gjëra dhe kjo i sjell një llojë sigurie, duke mos kërkuar diçka më thelbësore.

Ata që e kan lexuar Platonin fillojnë të kuptojnë se ku do të dalë regjizori i filmit. Platoni në Mititn e njohur “Miti i Shpellës”, shfaq këndvështrimin, që bota në të cilën jetojmë dhe perceptojmë është një Shpellë e madhe në të cilën njerëzit jetojnë të lidhur. Shikojnë përpara tyre hijet që bien mbi një murë përballë tyre sikur të ishte një ekranë. Këto hije formoen nga drita që futet nga hyrja e shpellës. Të lidhurit mendojnë se hijet janë realiteti. Gjithashtu, vazhdonë Platoni, aty poshtë jetojnë dhe “Zotërit e Shpellës” – Shiko regjizorin e jetës së Trumanit – që i modifikojnë këto hije, duke u dhënë shumë forma nga kalimi kundrejtë dritës, në mënyrë që të lidhurit të kenë më shumë arsye për tu marrë me to, në mënyrë që të mos arrijnë asnjëherë të shohin zinxhirët e tyre dhe për më tepër që ti shqyejnë dhe të dalin nga shpella.

Në mënyrë të ngjashme tek filmi, Truman jetonë një realitet ëndrrimtarë, ku gjithçka është në vëndin e vet, të sistemuara, nuk ka frika, ankthe, por… larg së Vërtetës.

Në një moment fillon të dyshojë (edhe këtu dashuria luan një rrol të rëndësishëm, sikurse në shumë Mite bëhet shkaku i kërkimit) dhe dalë ngadalë lindin brënda tij dyshimi dhe “përseja”. Në Lindje besojnë se ky është momenti i lindjes së Nxënësit të Jetës – domethënë të filozofit – kur njeriu fillon të vrasë mëndjen për përsetë dhe sitë e gjërave.

Që të thyejë dikush zinxhirët e tij dhe të dalë jashtë, drejt dritës, drejt botës së vërtetë sigurisht që lyp një Vullnet të madh (një nga virtytet më të lartë Shpirtërorë). Që të lërë dikush sigurinë e shtëpisë së tij dhe të familjarëve ( qoftë në nivelin fizikë apo në atë psikologjikë) është një arritje shumë e vështirë. Kështu Nxënësi burrërohet, tejkalonë frikat e tij, sepse dëshira për Liri, domethënë dije, është një pasion që e shëndërronë në një Hero ( siç e përmend shumë bukur Xhordano Bruno në librin e tij Pasionet Heroike apo siç e tregoi Homeri që vuri Odisenë të kaloi 10 vite prova për shkak të Dashurisë së tij për Atdheun dhe Penelopën e tij). A nuk është kjo karakteristika e Heroit? Që të ket Burrëri, Durim dhe Këmbëngulje, që të përpiqet për ti tejkaluar vështirësitë, të jet i vërtet, larg çdo hipokrizie, dhe të jetë nën veprim në mënyrë që ti ndihmojë të tjerët, duke u dhën një shembuj atyre?

Pra është shumë e vështirë që të dalë dikush nga shpella, një provë e vërtetë. Kështu është edhe për Truman. Është shumë e vështirë të dali nga skena e rreme që i ka vënë regjizori. Ne që e shohim nga jashtë, na duket për të qeshur se si për pak desh mbytet në një det të trazuar (përsëri si tek Odisea), e krijuar nga regjizori që të mos arrijë në murin prej kartoni që e ndanë nga bota reale.

Por le të mendohemi paksa këtu, sa herë kemi pasur frikë nga diçka e thjeshtë që na është dukur si diçka e pakalueshme. Le të kuptojmë se kush e skenaronë jetën tonë dhe na kushtëzonë me nevojat (kaq zinxhirë do të thoshin filozofët Lindorë). Çfarë është ajo që na bën të vrapojmë gjatë gjithë jetës tonë duke ndjekur gjëra materiale dhe duke mos e pyetur veten asnjëherë se çfarë do Shpirti jonë, kush është kuptimi i ekzistencës tonë, esenca e njeriut, kush janë misteret që fsheh Universi? Dhe ndërsa të gjitha këto na tingëllojnë shumë të bukura në vesh, dhe Shpirti jonë preket nga këto pyetje sikur të jenë duke u kujtuar për diçka të vjetër, vjen përditshmëria (Reality Shoë jonë) duke trazuar Shpirtin me mendime të tilla si ku të gjej një celularë më të ri, kush është bursa më e lartë për të shkëmbyer lekët. Kështu, duke qënë rehat nën mbrojtjen që na jep skena e rreme ndoshta nuk do të arrijmë asnjëherë në momentin e madh të Trumanit, kërkimi për daljen nga muri i rremë, hapi i parë drejt Lirisë Brëndësore.

~ nga dituri më 4 Prill, 2011.

Një Përgjigje to “The Truman Show : Filmi nga pikepamja filozofike”

  1. shume ineresante

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 26 other followers