Heri Poter: Filmi nga pikepamja filozofike

BOTA MAGJIKE E HERRY POTTER

 

Harry Potter është një fëmijë që e ka prejardhjen nga prindër të cilët janë magjistarë por ka diçka që e dallon që në moshën foshnjore.

Është i damkosur me forcën shkatërruese të së keqes. Vajti shumë pranë vdekjes por mburoja mbrojtëse e dashurisë amësore nuk e la helmin të depërtonte brënda tij. Nga kjo përplasje u formua në ballin e tij një rrufe e kuqe nga gjaku, si ajo e Perëndisë Zeus, simbol i lavdisë dhe fitores së dëshirës për të jetuar mbi vdekjen.

Dhjetë vitet e para të jetës së tij, i kaloi fatkeqesisht për të me familjen e tezes së tij…vite të vështira dhe jo të shijëshme. Në një prej shëtitjeve të rralla në kopshtin zoologjikë të qytetit, u gjënd përballë një boe, me të cilin mundi të fliste në gjuhën e gjarpërinjve…ishte një gjarpërfolës!…diçka të cilën nuk mund ta shpjegonte akoma.

E ndërsa rridhnin ditët e zakonshme dhe pa shije të jetës së tij, një mëngjes, i vjen në mënyrë postare një ftesë e papritur për regjistrim në shkollën “Hoguarts” për magji.

Që nga ai moment e papritura zë vend dhe jeta rutinë e Harit, mbushet me ndodhitë nga më të çuditshme që do të mund të imagjnonte, jo vetëm ai vetë, por dhe miqtë e tij, që gjenden përkrahë këtij „nxënësi të vogël magjistarë”, futen në një realitet emri i të cilit është…Hoguarts! Dhe magjia është kudo…akoma dhe muret, kanë sy dhe veshë, armatura boshe që hecin si të gjalla, fantazma si “Niku gati pa Kokë” që bëjnë parti, elf shtëpishë si Dobi, që gatuajnë në guzhinat, portrete-rojtarë në korridoret e shtruar me gurë që ndonjëherë ikin nga kornizat e tyre dhe që detyra e tyre është që të ruajnë kalimtarët, korniza e Zonjës së shëndoshë, apo të Baronit të Gjakosur, të cilët që të lejojnë të hyshë, duhet të dish flakalimin p.sh. “turi derri” që është ndryshe në çdo ditë…

Mësues magjie, specialistë në fusha të ndryshme, u mësojnë të rinjve dijet e tyre: mësime për bimë magjike dhe ndërtimin e porcioneve kimike, mësime transformimesh, fluturime me fshesa magjike janë disa nga lëndët e shumta.

Si çdo fëmije me gjërat e tij personale, edhe Hari, ka bufin e tij, Heduig, që transmetonë letërkëmbimet e tij.

Armatoset me një Shkop Magjik që zbaton praktikisht fjalët magjike që ai thotë, fjalët e fuqisë që mëson nga Mësuesit e tij…

“Hari tërhoqi me një lëvizje të rrufeshme shkopin e tij. Dhe para se Loghart të arrinte të nxirte shkopin e tij, bërtiti: “Afoplisius!” Loghart u hodh në ajër dhe ra mbrapa në senduqet e tij”

 

Këtu gjen miq të vërtet, Ronin dhe Hermionën që do ta shoqërojnë dhe do ta mbështesin si vëllezër në momentet e vështira, meqënëse edhe ata i përkasin të njëjtës shtëpi si dhe ai, tek Grifardët, fëmijë që dallojnë për guximin dhe bujarinë e shpirtit të tyre…do tu japë çmimin e fitimtarit në lojën ajërore më mahnitëse, Kudiç, ku, me “Nimbus 2000”, fjalën e fundit e teknologjisë magjike të fshesave lturuese…çan ajrin me një zhytje pingule dhe kap topin e vogël të artë i cili gjithashtu fluturonë me një shpejtësi marramëndëse!

Zë miqësi me Hagrid gjigandin, që e ka prejardhjen nga një nënë që është një gjigante dhe që ka dobësi për krijesa të veçanta të cilat i rrit fshehurazi, Nobert dragoi Norvegjez me krahët e tij të zeza e me gjëmba, Flafi qeni trekokësh, rojtari i bodrumit ku gjendet guri filozofikë, centaurë, si Bein dhe Ronan që dinë të interpretojnë lëvizjen e yjeve dhe planeteve…

Merr –trashëgiminë e babait të tij- një mantel që kur e vesh bëhesh i padukshëm dhe që e përdori në disa raste që të futej në sallat e ndaluara të Hoguarts, të gjëndej për shembull përpara pasqyrës “Erized” që projektonë prindërit e tij të vdekur si të gjallë që kaq shumë dëshironte…

Në një skenar të tillë, Hari pas çdo vështirësie të madhe apo të vogël, i duhet që të përballet me forcat e errta të “Ti- E Di – Kushit”, të Voldemortit, padronit të Errësirës, vrasësin e prindërve të tij, dhe shkaktari i shenjës që mbartë në ballin e tij.

Që t’ia arrijë, përdorë elemntet magjikë dhe shoqërinë e tij, guximin dhe zgjuarsinë e tij, mburojën mbrojtëse, forcën e dashurisë që i la mamaja e tij pak para se të vdiste, por sidomos…duke pasur përkrahë tij Dambëlldorin, drejtorin e Shkolës Hoguarts, një njeri shpirtmirë, i drejtë dhe i mençur… me të vërtet një Magjistarë i Bardhë  që më forcat e tij shumë të pastra si dhe me metodat e tij të zhvilluara, mund të ketë akses në informacione që i përkasin së shkuarsë apo të ardhmes së largët. Di se çfarë ndodhë brënda dhe jashtë Shkollës duke ruajtur sigurinë nga sulmet e shpeshta të forcave të kaosit.

Bashkë me Dabëlldorin, ka në anën e tij dhe aleatë me të cilët bashkpunonë, si Foks, Feniksin e artë, zogun e zjarrtë, që me zërin e tij aktivizonë forcat e Dritës dhe të Jetës dhe që me lotët e tij, shëroi Harin nga vdekja e sigurt në një prej aventurave të tij.

 

 

Fjalët çelës:

Magëllsat: janë njerëzit e sotëm, jeta e të cilëve është e automatizuar. Funksionet e tyre janë të droguara nga komfortet e jetës materiale.

Nuk shohin asgjë përtej kufizimeve të shqisave të tyre që përcaktojnë realitetin… nuk besojnë se ekzistojnë gjëra të tjera në jetë. Magëllsat nuk mund të deportojnë në botën e magjistarve, ekzistencën e të cilëve nuk e pranojnë, sepse brënda vetes i kanë frikë.

 

Magjistarët: Maja, është bota e iluzionit në filozofinë Lindore. Ky dimensionë i referohet botës së ndjenjave, ku gjithçka është e shërbëshme dhe relative. Loja e dualizmit është loja e magjistarëve. Magjistari është ai që luan si jeta iluzionare… krijon realitete të figurshme po të besueshme dhe të “vërteta” nga ndjenjat.

Por kurthi i magjistarit gjendet tjetërku, gjendet në anën tek e cila luan, tek skuadra që është futur… qëllimeve të cilat u shërben. Prandaj flitet për magjinë e “Bardhë” dhe të “Zezë”.

 

. Hoguarts: është Shkolla e Magjisë tek e cila gjenden mësues magjie dhe shkojnë vetëm, fëmijë të cilët trashëgojnë nga prindërit e tyre një perceptim magjik të jetës. Fantazia e tyre është e gjallë dhe mund ta shohin jetën me një sy pozitiv, ku gjithçka është e mundur… në Hoguarts mësojnë se ti ta bëjnë realitet ato që duan, ato që shohin më sytë e fantazisë…

 

Fantazia aktivizon pikpamjen pozitive për jetën, ku gjithçka është e mundur, mjafton që të përpiqesh…

Magji, është shkenca, dija me anë të së cilës dikush mund të realizojë atë sytë e fantazisë ëndërrojnë.

 

Vetëtima: Simbol qiellor i fuqisë së zjarrtë shpirtërore . fuqia e vullnetit të lirë. Është forca e pastër.

Gjarpëri: si zvarranik horizontal, simbolizon materien në e shprehjen e saj të errët. Vertikal, si tek pema e protoplast, është simbol i Vëmëndjes dhe Diturisë. Si dragojntë e diturisë, gjarpërinjtë fluturues, që hedhin zjarrë, që do të thotë se përdorin shkëndijën mendore.

Volldemort: (mort ç vdekja) është padroni i vdekjes. Fuqia shkatërruese.

 

Dabëlldor: emri i tij do të thotë dy-dyersh, shprehje alegorike e Initacionantit, që është i lidhur me dimensionin apokrifik të jetës.

 

Fjalët e Magjisë: skeptomorfoza të drejtuara që çlirojnë fuqitë e tyre me fjalë që shqiptohen me një mënyrë të theksuar.

.

Pasqyra: realitet fenomenal që projekton dëshirat tona. Një dimension gënjeshtarë që burgos shpirtin dhe nuk të çon asgjëkundi.

 

Feniksi: Simbol i lavdisë dhe fitores së jetës mbi vdekjen. Zogu i artë e i zjarrtë ringjallet nga hiri i tij. Përpjekja e drejtë që kurorëzohet me gjethet e dafinës.

 

~ nga dituri më 6 Mars, 2011.

Lini një Përgjigje

Fill in your details below or click an icon to log in:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Log Out / Ndryshoje )

Figurë Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Log Out / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Log Out / Ndryshoje )

Po lidhet me %s

 
Ndiqe

Get every new post delivered to your Inbox.

Join 26 other followers